Çili në shërbim të hegjemonisë neoliberale të Ramës

Nga Klevis Kolasi*/Nga debati mbi aktin e protestës ndaj ministres Nikolla në emisionin Opinion zhvilluar më datë 21 nëntor 2016, dy tema të përsëritura vazhdimisht nga Henri Çili, administratori i një prej universiteteve më të mëdha private në vend, do të shërbenin si pikënisje për të shpjeguar gjendjen e marrëdhënieve shoqërore në Shqipëri dhe pasqyrimin e tyre në pushtetin politik.

Henri Çili, i cili ka qenë mbrojtësi më i zëshëm i neoliberalizmit në Shqipëri këto tri vitet e fundit, vazhdimisht ka akuzuar si ideologjike çdo qasje që rroket të depërtojë poshtë asaj çka thuhet dhe flitet rëndom në media. Pra një qasje kritike, ndaj ligjëratës dominuese politike dhe që në rastin konkret mbron të drejtën e arsimit publik falas, sipas tij është ideologji, madje e kuqe. Argument ky që nënkupton se autori ka një armë të fshehtë shkencore mbrapa kurrizit e cila jo vetëm që i mundëson atij ta kuptojë realitetin social në mënyrë shkencore, por edhe i lejon të vendosë kufirin te thana për qasjet ideologjike. Por përsakohë që Çili mendon se këto punë nuk duhen zgjidhur me “ideologji” por me shkencë, na lejon të pyesim se cila është vallë kjo teori shkencore që do të na ndriçonte në lidhje me reformën dhe mësonte se ka apo s’ka struktura shoqërore. Gjithmonë, kjo sfidë pranohet, duke shpresuar se Çili nuk është nga ata që mendojnë se ka një realitet social aty tutje që ai mund ta shpjegojë fare mirë direkt duke cituar disa statistika, për numrin e individëve të lirë që zgjedhin lirshëm të regjistrohen tek universiteti i tij akoma më i lirë.

Tema e dytë e preferuar e Çilit është të mbroje si të drejtë, të vonuar dhe të pamjaftueshme, politikën ultra-neoliberale të qeverisë për të financuar universitetet private me fonde publike. Reforma në fjalë është zvarritur aq shumë djathtas, saqë çdo argument për arsimimin falas duket si radikal i majtë. Ndërkohë që arsimimi falas, së bashku me shëndetësinë falas dhe pensionet kanë qenë tre nga arritjet më të mëdha të shtetit-social, të bazuar te kompromisi socialdemokrat në Perëndim deri në vitet 1980. Modeli neoliberal i cili përbënte përgjigjen anglo-saksone ndaj krizës strukturore të mbiakumulimit ku hyri sistemi kapitalist në fillim të viteve 1970, synonte kryesisht zhbërjen e shtetit-social dhe riformulimin e marrëdhënieve shtet-shoqëri, shtet-treg dhe treg-shoqëri në dobi të kapitalit. Në këtë kontekst merr kuptim të plotë ideja e Çilit se universitetet publike janë “krunde” të së kaluarës apo se arsimi publik falas pengon reformimin e vendit. Ngaqë reformimi i Çilit nënkupton vazhdimin e pashqetësuar të ristrukturimit neoliberal të shoqërisë dhe shtetit shqiptar, ai ka të drejtë. Mbrojtja e publikes i kall datën neoliberalit.

Në këtë rrugëtim dramatik e të pandërprerë të shndërrimit strukturor nën hijen e reformave neoliberale – që nisi me aplikimin e “terapisë së shokut” në vitet 1990 nën “kujdesin” e FMN-së dhe Bankës Botërore dhe rinisi me një hov të ri pas 1997-s, nën ripaketimin e tyre si “reformat standard” nga PS-ja – neoliberalizmi ka përbërë ideologjinë zyrtare të shtetit shqiptar. Shqipëria do ta përqafonte modelin neoliberal, që e ka përkëdhelur ngaherë me termin lozonjar globalizim, si dogmën e re zyrtare. Aq hegjemonike ka qenë ideologjia neoliberale në Shqipëri saqë ajo nuk është vënë kurrë në pikëpyetje apo të diskutohet hapur deri këto vitet e fundit. Një qeverisje apo koncept i caktuar e arrin pikën më të lartë të hegjemonisë kur merret si i dhënë, i mirëqenë dhe i natyrshëm. Jo rastësisht partitë e gjysmë kryesore politike në vend, duke qenë se që të treja bashkë e kanë përqafuar si TINA-n (there is no alternative) e Thatcher-it modelin neoliberal, e kanë reduktuar debatin politik në qortimin e korrupsionit të individëve të partive kundërshtare. Kësisoj e kanë mbajtur jashtë kritikës dhe riprodhuar, legjitimitetin e sistemit neoliberal. Motoja e tyre de facto ka qenë: “Edhe në mjerim/borxh të zhytet populli, por parimet e neoliberalizmit nuk i shkelim!” Në sistemin neoliberal, për klasën e mesme që firon vazhdimisht “ngrënia e barit” zëvendësohet me dhënien e kredive për të siguruar kështu iluzionin e rremë se ata po bëjnë një jetë normale, ndërkohë që “prona” dhe “shpirti” iu delegohet bankave si këmbim. Ngaqë frika më e madhe e klasës së mesme të mbetur ende në këmbë është të mos rrëshqasë në llumin gjithmonë e më në rritje të lumpenëve, ajo ka prirje të strehohet si shpëtim te kotheret klienteliste që u ofron pushteti. Në këtë kontekst, sot në Shqipëri arsimi dhe shëndeti publik kanë mbetur dy kalatë e fundit të papushtuara ende tërësisht nga hovi neoliberal që kërkon me çdo kusht privatizimin e tyre si hallka finale e neoliberalizimit të shtetit. Kjo, e përkthyer në shqip, do të thotë në praktikë: reduktimi i aparatit shtetëror në një shkop gjigand gome i mbështjellë me një pëlhurë sentimentalizmi postmodern. Kjo e fundit e spërkatur me doza nacionaliste e fetare, të cilat në kësi rastesh pritet që të funksionojnë si opiumi që do të rehabilitojë “psherëtimën e krijesës së shtypur” dhe të qetësojë kësisoj plagët e shoqërisë të gjakosura nga penetrimi i dhunshëm i neoliberalizmit deri në palcë.

Në këtë aspekt, duke nxjerrë në shesh figurën e një privati që del të mbrojë politikat e qeverisë, mund të thuhet së Çili padashur i ka bërë një shërbim të vyer publikut shqiptar. Ai i ka shpalosur atij një nga kontradiktat e thella që buron nga gjendja aktuale e marrëdhënieve shoqërore në vend: pra struktura mbi të cilën ngrihet dhe funksionon aparati shtetëror. E megjithatë ky zbulim i plehrave nën qilim nuk mund t’i mvishet thjesht qëllimit të tij të mirë apo të keq. Për më tepër, shpalosja e këtyre kontradiktave është në kundërshtim me qasjen e dashur teorike të tij individualizmit metodologjik që përbën metodën bazë sesi neoliberalët i qasen shoqërisë dhe vetë shkencës, pra shpjegimit të fenomeneve shoqërore. Individualizmi i shpjegon fenomenet shoqërore duke i reduktuar ato te veprimet e individëve. Për të, realiteti social përbëhet thjesht prej individëve dhe sjelljeve apo vendimeve të tyre. Prandaj edhe shpjegimi shkencor i fakteve sociale kërkon që ato të shpjegohen si vendime të individëve. Për sa i përket individit, ai hamendësohet se vepron i lirë, si një egoist racional, në një mjedis të pastrukturuar nga forcat shoqërore. Këtu, institucionet sociale si shoqëria, shteti etj. shihen vetëm si “modele abstrakte” për të interpretuar eksperiencat e individëve. Në këtë kornizë, shoqëria shihet si sinonim i grupit, duke e mohuar ekzistencën e marrëdhënieve apo duke i parë ato si kallëpe të sjelljeve të individëve. Duke pranuar se realiteti social shterohet prej individëve, individualizmi e mohon thellësinë e tij dhe priret t’i shtrijë me përdhunë faktet sociale në “shtratin e Prokrustit”. Faktet sociale, që në thellësinë e tyre e tejkalojnë kornizën e ngushtë të individualizmit, ai i cungon në mënyrë që t’i përshtaten hamendësimeve të tij. Shkurt individualizmi ka një koncept të sheshtë të realitetit social, i cili e bën atë miop ndaj marrëdhënieve, strukturave e mekanizmave që përbejnë shtresën e thellë të shoqërores.

Këto çështje teorike që nxjerrin në pah kuptimin e cunguar të realitetit social të individualizmit, kanë pasoja të rëndësishme etike dhe politike. P.sh. individualizmi kërkon që ne të besojmë se kaosin që polli 97-a, nuk e solli çrregullimi ekonomik dhe financiar i recetës neoliberale, por e gjeti aty mes egoistëve racionalë. Kështu individualizmi na sugjeron të mos lodhemi me shpjegime të thella por ta shohim 97-n si një ngjarje që mund të reduktohet te dëshira e papërmbajtur e kokëpalarëve për t’u pasuruar shpejt. Individualizmi nuk sheh kontradikta që burojnë nga marrëdhëniet shoqërore, pasi për të, “nuk ka shoqëri, por vetëm individë dhe familjet e tyre”. Pra nuk ka struktura që kufizojnë dhe kanalizojnë veprimet e individëve. Mirëpo nëse realiteti social është thjesht produkt i individëve me vullnet të lirë, atëherë nuk ka kuptim pse të shqetësohemi për emancipimin. Pikërisht te kjo premisë i ka rrënjët edhe ideja e ndritur që “nuk ka dhunë strukturore në shoqëri”. Në fakt koncepti i dhunës strukturore është hedhur nga studiuesi i paqes Johan Galtung në vitin 1969, si reagim ndaj konceptit tradicional të dhunës që e shihte atë thjesht si personale apo fizike. Kështu Galtung-u hodhi idenë se nëse nuk zbresim poshtë të zbulojmë rrënjët shoqërore të dhunës dhe të analizojmë aspektin e fshehur të saj, jo vetëm që nuk mund ta kuptojmë dhunën, por rrezikojmë ta legjitimojmë atë duke menduar se nuk ekziston. Galtung-u e përkufizon dhunën strukturore si “diskriminim të shmangshëm të nevojave njerëzore bazë, që shkallën e plotësimit të nevojave e ul më poshtë asaj çka është potencialisht e mundshme.” Kjo formë dhune, nuk ushtrohet nga persona, por nga strukturat/marrëdhëniet shoqërore. Pabarazia në shpërndarjen e të ardhurave, mungesa e mundësive për arsimim dhe shëndetësi apo shanset e pabarabarta janë nga shembujt më të përhapur të dhunës strukturore. Në këtë kuptim dhuna strukturore merr formën e padrejtësisë sociale. Prandaj t’i shpjegosh faktet sociale në mënyrë strukturore e shkencore, do të thotë të prodhosh njohuri të thellë rreth fakteve sociale, pra të shkosh përtej shfaqjeve të jashtme për të zbuluar e identifikuar marrëdhëniet, strukturat, mekanizmat dhe proceset që i prodhojnë ato. Është pikërisht kjo karakteristikë e shkencës për të shkuar përtej shfaqjeve sipërfaqësore, që e bën atë të domosdoshme në aspektin e emancipimit.

Në këtë aspekt, Çili, duke parë kudo një realitet të sheshtë, të pastrukturuar prej marrëdhënieve shoqërore, është kurdoherë gati të bëjë “përshesh”, pra të pretendojë se nuk ka struktura apo se studentët janë të lirë të zgjedhin kë të duan. Thënë këto, si ta kuptojmë atëherë këtë çiltërsi nga ana e tij, për të na zbuluar fytyrën e vërtetë të pushtetit në Shqipëri? Në fakt ai nuk është i vetmi në këtë drejtim. Kryeministri Rama kur u bën thirrje bizneseve të huaja ejani në Shqipëri se këtu nuk ka sindikata, apo kur mburret se në Shqipëri nuk ka konflikt midis biznesit dhe shtetit dhe se partneriteti publik-privat është në themel të filozofisë së qeverisjes së tij, ashtu si Çili, zbulon hapur gjendjen aktuale të marrëdhënieve shoqërore dhe pushtetit politik. Në këtë drejtim, do të ishte më e shëndetshme ta shihnim zbulimin e kontradiktave që na ofron Çili dhe qeveria e Ramës në një aspekt strukturor, si krizën e hegjemonisë neoliberale në Shqipëri. Një nga treguesit se hegjemonia – si një formë qeverisjeje e bazuar te pëlqimi i klasës që qeveriset – ka hyrë në krizë është fakti se shteti detyrohet të mbështetet më tepër te aparatet represive dhe të radikalizojë aparatet ideologjike si media, intelektualet organike, UET-ja etj. që kanë për funksion edhe riprodhimin e ideologjisë, për të ruajtur pushtetin. Prandaj në analizën e fundit, ajo çka na tregoi Çili me mbrojtjen e pushtetit politik dhe politikave neoliberale është një mësim aktual: pushteti i sotëm shtetëror në Shqipëri, ashtu si dikur ai në Perëndimin e kohës së Manifestit, “s’është gjë tjetër veçse një komitet që administron punët e përbashkëta të gjithë klasës së borgjezisë” shqiptare nga njëra anë dhe elitës transnacionale nga ana tjetër. Por kjo e fundit është temë për një diskutim tjetër.

2 Likes

Pertoj ta lexoj. Por nese dikush duhet te quhet bythlepires, Cili ose Naimi eshte prototipi adapt per kete epitet. Ta gezosh o njeri i peshtire.

1 Like

ja vle te lexohet jo aq per personifikimin cili, sesa per ate se cfare modeli perfaqson, kush jane forcat e padukshme qe levizin zemrekun e pushteteteve ne albanie e gjetke…

ok, meqe fola: :-1:
(perndyshe, pass…)

je e ftuar te na sqarosh ate gjishtin poshte, se nuk je cesari

kjo faqe s’ka opsion per dislike

nuk me interesonte me teper se sa dislike apo like se sa perse’ja, that’s the problem with yuo brezin e ri, asihere nuk i shpjegoni dislike’t tuaja, always in the run.
te pakten ka forca te reja dhe te rinj qe perpiqen per emancipim shoqeror

jane thene shume, por le ta nisim nga kjo qe me duket baza: si ka mundesi e shifni shqiperine kaq neoliberale, shqiperine e botes se trete me marrdhenie shoqerore ende ne feudalizem.
Ne shqiperine e sotme akoma s’ka ndodhur revolucioni industrial.

bota eshte me fluide sot, cfare pret ti shqiperia te kaloje me pare ne fazen e motorit me avull.
ujku (cili) eshte aty, i prekshem , nuk mund te kerkosh per gjurmet.
bota sot eshte globale, dhe kur flasim per hegjemoni neoliberale duhet ta mendojme ne kete kontekst tashme te instaluar, dhe mjaft te eger ne vende si shqiperia. E kemi thene qe ky model i arsimit te larte ne fillim kilian tani anglosakson nuk eshte ne evropen ku duam te aderojme.

mos u fut ende tek arsimi, ajo vjen me pas
Bota fluide sic eshte, shkon perpara por leviz edhe mbrapsh - kjo e fundit ka ndodhur tek ne sidomos, prej nga feudalja ne marrdheniet shoqerore.

hegjemonia liberale ne strukturen e saj perfekte e ke ne perendim, sebashku me tiparet e zbutura. nuk me duhet t’ia di per to.
tek ne vjen e eger sepse eshte feudalizem ne fakt i sperkatur nga siper me aroma neoliberalizmi.

merruni me ujqerit feudale jo me borgjezine

hegjemonia liberale ne strukturen e saj perfekte e ke ne perendim, sebashku me tiparet e zbutura. nuk me duhet t’ia di per to.

duhet te jesh me e ndergjegjshme qe struktura perfekte per te cilen po flet po behet shkaterrimtare gjithnje e me shume, me kalimin e kohes po tregon se nuk po funksionon edhe ne perendim. cdo vit ke shenja te nje ndarje te re. even hollywwoodi e ka kuptue dhe po prodhon vetem filma me ndarje polarizuese te shoqerise njerzore elisium, hunger games etc.
wake up korriku, you live in a lie

mos dil nga tema e shqiperise.
ka polarizim ekstrem ne shq., qysh tani, s’ka nevoje ta presim ndarjen polarizuese shoqerore nga neoliberalet
shume teori keni

Po m’dukesh si alteregoja e shkllabonjës! :smirk:
Shkrimi teorikisht esht i shtjelluar e I argumentuar. Revolucioni ska per te ndodh ndonjehere ketu der ne momentin qe ne nuk kemi nje industri te mirfillte. Ketu mund te shpertheje ndonje revolucion i sherbimeve, e shumta. Natyrisht, nje vend kaq i Vogel si i yni thjesht e vuan Terapine e Gjendjes se Shokut. Aq me teper edhe politikat liberale. Duke pasur parasysh se si I copy-paste ne gjerat ketu, edhe kto pokitika jane te “implementuara” made in Shqipëria.
Sinqerisht Shkrimi duhet Lexuar deri ne fund, dhe me vemendje bile.

dhe kush jeni juve, me falni, qe i jepkeni gojes sipas qefit ne lidhje me mua, ju lutem

ore mire e ka korriku, ke naj titull shkencor zotrote qe merr guximin me debatu?

1 Like

nji pasazh krucial

“I am, I am, the promised One! I am the One whose name you have for a thousand years invoked, at whose mention you have risen, whose advent you have longed to witness, and the hour of whose Revelation you have prayed God to hasten. Verily I say, it is incumbent upon the peoples of both the East and the West to obey My word and to pledge allegiance to My person.”

ah, me vonese
pasi me pergjigjen kishit zbuluar instiktivisht cili ishit tashme
pyetja qe vetem retorike

Between the velvet lies,
There’s a truth that’s hard as steel,
The vision never dies,
Life’s a never ending wheel.

1 Like