Pasi i thirri qytetarët të tregojnë përvojat e tyre negative në administratë, Kryeministri Rama botoi një raport në rrjetin social FB, ku përmblidhte komentet e qytetarëve dhe përmendte 100 vetë të komentuar negativisht nga qytetarët që i kishin kthyer përgjigje në Facebook. Publikimi i kësaj liste nga kryeministri i ka irrituar shumë vetë të cilët i kanë kujtuar fletrrufetë dhe gjyqet popullore, dhe të tjerë akoma i kanë përmendur procesin ligjor, si e drejtë e të gjithëve, para se të baltosen publikisht.
Por Rama e ka mbrojtur zgjedhjen e tij si një mbledhje thjeshtë mekanike e emrave që vetë qytetarët i kanë shkruar në përvojat e tyre negative, pavarësisht kësaj, në listë janë vetëm 100 dhe jo të tjerë që gjithashtu janë përmendur shpesh. Në fund kryeministi i ka quajtur “lule mos më prek” ata që janë ankuar, " “…lulet mos më prek” dhe gjithë tallavaxhinjtë e katundit politik e mediatik që qenkan kuturisur sot të vënë kujën për demokracinë në rrezik, i këshilloj të ruajnë energjitë se nuk kanë parë e as dëgjuar gjë akoma!" - ka shkruar kryeministri.
“Platforma online e Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm PER SHQIPERINE QE DUAM, e cila do të hapet me fillimin e punës së qeverisë së re, do të jetë ferri i kujtdo që paguhet nga shteti dhe abuzon me njerëzit e zakonshëm, jo vetëm duke u futur duart në xhepa po qoftë edhe duke u sjellë pa etikë me ta.” - thotë Rama meë tej.
Ka nga ata që janë të kënaqur për listën, ata e mbështesin kryeministrin, të tjerë e konsiderojnë një veprim anormal, etj. etj. Unë e kam të paqartë qëllimin e këtyre 100 emrave, për shkak se nuk di mbi cilët kritere u perzgjodhën ndër qindra e qindra që janë përmendur në rreth 3000 mijë komente. Nuk di as çfarë është apo kush janë “Skuadra e Shënimeve” dhe “Grupi i Punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit” por jam shumë kureshtar për mendimin tuaj të argumentuar. “Skuada jonë e lexuesve” nuk do të përgatisë një raport mbi komentet tuaja.
Alba2265@Alba2265
Shteti ligjor sundimi ligjit me the e Te thashe ku vane apo I bejme gjykimet fshatce nga masa ?
Br3dh, br3dho...@Br3dharaku
ushqim me luge te zbrazet. Biles, pasi ua nxjerr lugen nga goja, u fshin dhe mjekren, medemek po u pikon ushqimi nga buzet e po u varet poshte.
Jo se shan Trumpin, zoteria e tij. Po ne fund te njejtin stil pune kane te dy; bejne zhurme shume, dhe e mbyllin diten me batuta online, kush ne twitter e kush ne FB
salben@salben
Budallallek. Denoncimet per ato emra mund te jene sajesa. Duhen verifikuar, pa te nxirren emrat.
korriku@korriku
blendi kjo qe ben ti eshte overthinking. Lista s’ka ndonje karakter juridik, njerezit po flasin ne facebook dhe faqja e km eshte faqe fb me ndjekje te larte.
Nese x person eshte ne 100she dhe s’i vjen mire, e shumta qe mund te behet eshte te provohet me komentin & profilin e deshmitarit/ve.
Ketu mbyllet historia.
Kthupi@Kthupi
Keto qe thote polici dixhital, qytetari dixhital, mjeku dixhital, pensionisti dixhital dhe dixhitalet e tjere do t’ju beje fleterrufe ky apo vetem ato qe i shkruajne ne fejsbuk?
Nuk eshte serioze kjo jo sepse tregon budallallek nga ana e kryeministrit qe behet vete vali vete kadi, por i jep oksigjen cdo budallai te perhape fjale pa i hyre gjemb ne kembe. Reputacioni i mire ne biznes edhe ne jete merr kohe qe te krijohet, por i duhet vetem pak minuta qe te prishet sidomos ne vende si ky yni ku thashethemi ka me shume rendesi se e verteta.
Beluli-XVI@BeluliXVI
liste apo flterrufe psikopatesh bazuar nga denoncimet e ‘‘friends-it dixhital’’ . te fb se km-se… -pamvaresisht nese jane te korruptuar apo jo personat ne kete liste, prape mbeten dyshime te bazuara ne llogje fb-je apo pazari.
-edhe kur arrestohet nje kriminel i kapur ne flgrance nga policia, deri sa te deklarohet fajtor nga gjykata nuk i nxirret emri e mbiemri i plote, por vetem inicialet… -keshtuqe se kuptoj, si mund te akuzosh apo te publikosh emrat e njerzve pa u argumentuar dhe verifikuar faji i tyre, por vetem duke u bazuar nga denoncime te tilla ?!
ACDC@ACDC
Numuri 1 ne liste duhej te ishte Edi Rama me 200 milion euro pasuri.
Muli me L@Muni
Mbajeni veten burra…!!! Le te filloje diku per ta shkundur sistemin e dhjere qe kemi. Rama ta beje ne menyren e tij si e ka zgjidhur dhe ne te bejme te tonen duke e kritikuar dhe duke sugjeruar si mund te behet me mire. Po dreqi ta haje diku duhet filluar druri se po humbasim kohen kot me inate e sherre.
Gjembi@gjembi
4 vjet qe kete refren degjojme. Kur do e marrim vesh qe e kemi pare e degjuar gjë-ne me ne fund? Sic tha dhe bredhi, zhurme e batuta.
P.S. sapo vura re nje krisje te ciftit. Njeri e shan, tjetra e lavderon.
pikerisht, dhe personalisht nuk mendoj se kjo ka per te qene metoda por nje taktike per ta filluar levizjen per reforme ne administrate.
Kujt ja merrte mendja para 3 vjetesh se mund te vihej ne levizje ndonje reforme per drejtesi ne menyre kaq gjitheperfshirese sic po shohim te konkretizohet sot. Nga diku do filluar patjeter.
Ka ndryshim nga njeriu dixhital , ka statistika qe 100 emrat jane permendur mbi 100 here dhe kur te permendet emri lista do verifikohet sipas "ku ka ze nuk eshte pa gje " do verifikohet. Emrat jane listuar sepse u eshte permendur no nga nje as nga dy.tre. kater. Dixhital anonim , por nga 100 here e me shume ankesa publike per sherbime publike !
Nuk jane permend 100 here, Ai Mjeku i Shquar ka rrjep mijera e mijera qytetare…qe ja kon dhone vete …se skishin ku te perplaseshin.
Problemi eshte pse 100 dhe jo 40 000- 50 000 emra Minimumi e ne fund te fundit Kjo Liste nuk te fut ne burg, kta prap aty do hane se nuk i ka denuar ndonje gjykate… Po Likja me Monen ku futen? Tek Hajdutet qe kan kryer denim? Po MInistrat e meparshem dhe te tanishem???
Sa per deme morale nuku them se ka se aty njerezit jane fare po Fare pa Turp.
Albano-id@Albano-id
Per mua eshte gjetur nje menyre per te perdorur dacibaot digitale si mjete dhe pretekste per te filluar fushate spastrimi ne administrate, ne menyre pseudoligjore.
Nga kjo do te largohen nga puna disa peshq te vegjel, por te vegjel fare, fakire sportelesh nga ata qe hane mllefin e popullit karshi sistemit, ata qe sherbejne si rrufepritese por asnjehere ata qe kane perfituar nga sistemi duke dhene licenca private ne favor te tyre te politikaneve, favorizuar evazion fiskal, shitur vendime, tendera etj.
Sot u kuptua me mire qe eshte fushate spastrimi kur tha se do shkurtoje vende ne administrate si pasoje e strukturave parazite, ndonje roje pastruese etj. Pra reforma eshte e djathte, qeveri e vogel, shkurtim vendesh pune dhe kursim fondesh per koncesione te reja
Turondon@Tirondon
Po edhe une kete mendim kisha lista. Numri duhet te ishte me Kater shifra !
Jo mer se foli prap Gjigandi sot ne Durres gju me gju me popullin …fizikisht…jo elektorinikisht …e me kta u morr prap. E ka kuptu qe njerezve u ka shku thika gjer ne palce dhe po perfshihet ne proces Shfryrjeje…po tu rruaj bishtin ngaqe Km as te akuzon e as te denon.
Edhe po pushoi njerez i kthehen ne bumerang financiar… fitojn rrogat ne gjyq kta horra si ngahera. Eshte kontakt me popullin, gjoja qytetari po merr fatet e tija ne dore e mund te denoncoje ke te doje.
Qe duhet, duhet. Por jo keshtu. Ajo behet duke forcuar ligjin, institucionet, jo llafet.
Rastesisht, teksa Rama ftonte njerezit te ankoheshin, une isha faktikisht duke shkruar ankese per dy punonjes shteterore me te cilet pata perplasje.
Ata shkelen rregulloren e vet ne demin tim dhe une nisa nje ankese ne zyrat qe jane siper tyre, dhe nje tjeter qe do ta coj ne polici per dem financiar e moral, nese kerkesa te institucioni perkates nuk merret parasysh sipas afatit.
Te Rama nuk cova, sepse Rama nuk eshte institucion. Rama pikerisht kete duhet te beje, te garantoje qe kur une kete ankese e coj te zyra perkatese, te merret parasysh atje ku duhet marre, brenda afatit.
Dhe paskam bere mire qe nuk e kam cuar se do te ishin pare si viktima tani.
patrioti@Patrioti
Le te themi ankesat per keta 100 individe jane te drejta. A justifikojne keto ankesa masa te mundshme administrative? JO! Bile jo vetem kaq, po personat ne fjale ose e marrin masa se e dine qe jane ne shenjester, ose ne rast te ndonje perjashtimi te mundshem nga administrata ankohen (edhe ligjerisht) me justifikimin se ndeshkimi u krye sikur nga gardisted e kuq te Maos.
Anketimi mund te behet per te pare pikat e dobeta te administrates, po publikimi i emrave te vecante eshte populizem pabuks.
mund te jete dhe show sic thua ti, se e ka permend shpesh shprehjen naive qe fryka ruan vreshtin, por ai 90 perqindshi ajsbergut qe ndodhet poshte nuk zbulohet me fryke.
Po kur te thote qe i ka dhon LEKE per ket vendim apo per ket operacion apo e ka detyru te boj radiografi jo ne spital publik por radiografi ne spital privat??? Shiko per nje cope leter dokument arsimi te kerkojne rryshfet ne nje menyre ose nje tjeter, se jane ustallare.
sigurisht qe ke bere mire qe s’e ke cuar ke rama. Kjo levizje e tij s’ka per qellim te merret me ndeshkim te shkelesit te ligjit, specifikisht.
Problemet duhen adresuar si zakonisht ne rruget ligjore sic edhe veprove…
Ceco@Cecua
Goxha presion nga Rama. Diktator absolut behet keshtu. Nga ana tjeter ata drejtoret rajonale te spitaleve qe nuk marrin ne pune studente mjeksie te diplomuar ke La Sapienca per vende vakante fshati, perballen me prozhektorin e skenes publike.
Prap me duket show.
Une mendoj eshte vetem nje levizje per te thirrur vemendjen ne nje nga problemet me te medha qe kemi. Me tutje do marre forme dhe do behet siç e thua ti dhe e duam te gjithe.
Ti e the me shkoqitur se une. Sa bukur flisni ju artistet
Ceco@Cecua
Nje pytje kam, ne farsen e dates 26 Gusht, box vs ufc, kush do fitoje? TMT apo CMcG?
ACDC@ACDC
-E pushuan sot Golen,burrë i dashur!
-Komshiun tonë? Si kështu?
-I bëra një koment në fb e Ramës.
-Pse?
-Se dje gruaja e tij më tha që si familje do pushonin në Sarandë. Le të bëjnë tani plazh në tarracën e pallatit.
Une nuk thashe qe nuk ka vertetesi lista, por kjo nuk eshte menyra per te luftuar fenomenin. Ky eshte populizem alla Rama, per t’ju treguar njerezve qe ky do t’i zgjidhi te gjitha si puna e Trampit qe do thante keneten, po eshte ajo qe thote Tironsi qe ky ka celesat e kashtes ne dore. C’u be me ate faqen Transparenca.al a c’è kishte? Pse nuk vazhdojne me ate projekt por duhen bere keto filmat e tjere mediatike?
STALKER@STALKER
mendoj qe atyre qe u ka dale emri në linte duhet të reagojne siç reagoi Doktor Petrela dhe pastaj të shikojne si reagojne komentuesit (siç duhet ta kete parë doktori në fjale )
(Paska shku në 84 numri i komenteve; si thote njeri ? "Menyra qe ka zgjedhur kryeministri eshte e gabuar por ju duhet patjeter te gjykoheni nga gjykata"
po c’i keni keto, mo Stalker, gjyqe kolektive do beni?
Po keto jane budallalleqe me oke, mo. Nuk i merr per baze asnje gjykate ne bote.
Komentuesit jane te irrituar me te drejte me padrejtesite qe u behen dhe e kane shume te lehte te shfryjne dufin si ajo valvola qe nuk mban me. Po ne krye te asaj listes duhet te ishin te tjere, se komente per ta ka pasur jo 100, po me mijera. Po ce do qe ca prej tyre i ben presidente ky “sportivi”. Dhe gjen ca pushta te vegjel neper cepa qe t’u permende emrin
Ktu e djjjj…esin, qendrestaret, e mbajne veten te persekutuar kur kan shoqeruar Hysni Kapon ne Paris, skan bo i dit burg e internim, por ja ka kan Nonen fasuleve e qepve e gjelave te katnareve ne kamunizem dhe ne post-kamunizem ja u kan rrjep liretat, markat e dallaret pinjolleve te katunarve perseri.
Shifini Vilat e klinikat e Spitalet private perfaqesuesve te djathtes se Leshit duke fillu nga ky, Cikuli e tritan Shehu me shoke e shoqe…ja kan kan Nonen atij poplli.
Nderkohe Corapekuqi duhet te mos kapet veq me ket por ene me Doktorin tjeter, DocMortjen si ene KaptinModhin me Bishen a Tezen qe ja rrasi atij Poplli per President e Zonje te Pare.
Por varet edhe si e shikon. Une them se Mentor Petrelat & co. ja kanë ka nonen atij populli (të citova) shume here me teper se Berisha, Meta, Rama & co.
Nje bindje imja kjo
bradland@bradland
Me interesanti ishte denoncimi i OSBE qe Kryeministri Shqiptar Edi Rama ka investuar ne kompanite Offshore 250 milion euro .
Po mir si ka mundesi qe ti dhe Edvini e mesuat tani prej komenteve te njerezve ne FB sa te rande a ka pas doren Doktori, qe ste prekte fare po te mos dorovisje roncem??? E di gjithe Shqiperia per ket Mo…dhe kan per tja rrujt se ky ska as din e as imam…Mafia me bluza te Bardha kan qen 27 vjet…i kan vjedh edhe spitalet popllit me donacione te te huajve kshu si shoqnisht…bashke…se jan me kulture dhe gjasme te persekutum nga Hysnia ne Paris.
po ja mo, me siguri ke lexuar per histori anonimesh ose histori me kusherinj…
Ja po hyj une e po shkruaj 50 a 100 mesazhe per njefare Stalkeri qe eshte hajdut e kryehajdut. Ja ta zeme ta qendisi dhe ty fleterrufene KMja. E pastaj, çfare ndodh pastaj? edhe ata qe i ka vete nen hyqem, pra nen administraten e tij direkte nuk i heq dot pa u dhene rrogen per 1 a me shume vjet. Gjykata, ajo te fut ne burg! KM-ja ben pune, jo llogje FB-je. Po ne nje vend normal, ama. Ne nje si ky i shkabave, kesaj i vihet emri “era shtet”
Jo jo sepse ti shkruan pa gabime drejtshkrimore dhe do kuptohet menjehere qe mesazhet e tua janë fake
Maks@maksmeto
Kryeministri e ndjen veten si Zeusi, qe me rrufete e tij, ose me sakte me flete-rrufete publike, mund te godase dhe vere ne pyetje moralin e kujtdo, qe atij i intereson. Nese sistemi juridik do funksiononte ne Shqiperi, une po ta kisha emrin ne liste, do hapja nje proces gjyqesor dhe do kerkoja demshperblim financiar per sulm moral, nga pozita pushteti.
Fikret@Fikret
Po shif se te duhen nja 100 veta per nji liste te bardhe i here, ato ku ti gjesh,
Po per te zeza e, a ke bojë
Dhe KM do dergonte Prokurorin e do mblidhte disa nga ato dhjetera qindra denoncime e d ote conte ne gjykate. Prokurori do e bente me shume qejf. Si eshte ajo historia e zogut dhe Bajges, kur e ngriti koken prej Bajges erdhi Sqifteri. Nga krahu tjeter Derrat nuk korrigjohen e nuk rrine dot pa vjedh deri sa shkojne ne ate bote.
Prokurorin e komandon kush e komandon. I kishte cuar leter Parlamentit sot qe te merrte vesh “cere doni ju me Xenin? Pse e thirret, ai pershesh po hante”.
Po ca ti them Maksit une, Maksi eshte nga Demokratet e ndershem te 90, Ceta e Zenit dhe Salukut e Doktoreve ka vjedh edhe ato qe i perkisnin Maksit dhe e coji Partine te konkuroj me Comet. Sja themi dot Maksit qe Partia anti-komuniste eshte parti familjare dhe kta tek kjo lista …plot jan Socialista…jan te gjithe Hajduta plus dhjetera mijera te tjere…
Sa per Prokurorine, ka arritur FBI ne Tirane ne Godina te reja…kot spo therrasin Liri Demokraci kta sot se ska mo Ramiz Alia e Xhelil Gjon a Fatos Nano me u qorrolleps.
Lista nuk ka asnje ndryshim nga qytetari digjital qe ka vite qe ametemon cdo njeri. Ne demokraci ka instituacione qe e ngrene akuzen dhe denojne dike. Ne lidhje me doktor Petrelen ka dy konsiderata, eshte mjek shume i mire por qe merr lek.Ama qe ka dhe mjeke te tjere qe fitojne 100 milion ne muaj si Petrala ka sa te duash. Ketu duhet nderhyre nje ore e me pare. Ama te jene institucionet jo fleterrufete.
Dakort me dakord qe nuk ka asnje ndryshim nga qytetari digital por nuk i takon nje Kryeministri te merret me keto budallalleqe .
korriku@korriku
kryeministri vetem sa u dha ze mases se mekur te te abuzuareve, e bashkoi zerin e tyre individual e te drojtur ne nje kor dhe e beri te degjohet.
Fat i mire qe KM mbetet ne radhe te pare nje qytetar dhe nuk kujdeset per korrektesira politike kur jane te pavenda
Pjer Thomas@Pjer
Me duket se paskam patur te drejte djema kur u shpreha para 2-3 ditesh, se; kjo nisme e Palloshit do pesoje fiasko. Dhe vertete pesoi fiasko, se ne vend qe Palloshi-gomar te mblidhte ide e vizione per ekonomine shqiptare, mblodhi ankesa e mllefe te njerzeve te pakenaqur pikerisht nga qeverisja e tij, ku nje % ishin genjeshtra, pasi dolen edhe njerez te nderuar e njerez te vdekur ne keto denoncime.
Tani une i them dy llafe Palloshit hajvan;
O lidhjer, mos u merr me budalliqe por merru me reformen Sociale, me ekonomine, se po diskretitohesh per dite. Eshte per te miren tende dhe te Shqiperise, te merresh me kete reforme dhe reformat e tjera. Nese nuk di, hap dritaren per te ndigjuar e shikuar, siç hape dritaren per keto budalliqe. Me fjale te tjera, ler organet e drejtesise, Taks-Force, auditimin, etj organe te bejne punen e tyre e mirru vetem me pune te medhaja, me reformat.
Kshu si i leshon fjalet qy do e kapi noji dite @Manjola_Tirana per çante shpine dhe do e hedhi jashte furgonit. Ka per t’ia nxjerr qoftet dhe birren me nje te kapme nga qafa
Vlonjat@Vlonjat
Te ajo lista mungon dhe kujdestari ( i denoncum nga sula dhe lelo) si dhe stavri ekonomisti i jetimores.
Nuk e dija une qe në Shqiperi qenka mallkim “rafsh në duart e doktor Petreles”, e mesova tek lumi i komenteve !!
Dhe ne themi ketu “pse u publikua lista”
ACDC@ACDC
Ka ndonje socialist kjo liste apo te gjithe jane te LSI dhe PD?
P.S. meqe une “s’e kap” (tm shkaba), ma shpjegon dot njeri sesi kryetari i nje partie socialiste reklamon kaq fort tregtine e lire?
TironciLebetit@TironciLebetit
Tani qe lista eshte plot me Socialist kjo dihet…po Shkaba ka e drejte per nje gjo per Emigrantet qe kan humb lidhjen me atdheun…e kjo lista si pelqeu Shkabes …pike se pari. Lexoni listen e do gjeni socialiste. Nuk i gjeni dot …mos kerkoni perkthyes …thjesht keni humb lidhje me vatanin…por keni kohe …kontriboni ne vendet tuaja per democracy…si ne Shqypni.
Mos e leni te punoje o njerez…bojeni si para 4 vjetesh…jini te sigurte qe do e rrezoni per 3 muaj…qe sdo e haje kaposhin e vitit te ri…thjesht po i zgjasni Mandatet e jo Mandatin.
Eshte KM i zgjedhur i Shqiptareve e jo nga JU…Democracia i ka keto…keni te zgjedhur ate qe urreni…Got Milk???
Albano-id@Albano-id
jam kurioz nese ndonje nga dacibaot digjitale e ka permend aferen e asaj firmes qe hidhte ne lume mbetjet spitalore, mbetje me te cilat vaditen tokat, hame damotet qe na serviren ne tavoline ne dhe Km.
E pra ajo firme ka mare miratimin e nja shtate institucioneve, qe mbajne pergjegjsi per mos kontroll te duhur., perpos atyre qe i kane dhene tenderin qarte ne menyre abuzive.
A nuk eshte paradoksale qe komentet ne facebook jane mllefe te vogla personale karshi zyrtareve te caktuar, ndonese nuk e ve ne dyshime qe kane nje perqindje vertetesie dhe zbulojne vertete padrejtesi, por eklipsojne ne nje fare menyre shkaktaret e vertete te gjendjes qe jemi sot.
E pra ky eshte vetem nje nga rastet e shumta qe nuk paraqiten ne ato komente.
Fakti qe Km kerkon gjurmet kur ujqrit i ka para syve dhe i dine te gjithe te ben te dyshosh ne sinqeritetin e kesaj nisme.
Ajo Firma e kishte honger nje gjobe 15 milionshe dhe penalizime te tjera…duhet ta dije se jeton ne Shqypni. Po ty Damoten ta helmo katnari mer si kudo…a e ke menu me e mbjell Domaten e Luleshtyrdhen vete…kur ta shofesh sa te vogla bohen …ske per te ble mo ne pazar as me ramen as me Luthimin KM.
@urbantelescope tha qe eshte legalizuar ne 29 shtete te Amerikes per qellime medicinale. Ti me duket jetoke ne nje nga ato shtete Kete e them bazuar ne menyren si e ke shkruar kete koment.
Nuk e kisha per firmen por per abuzimin e institucioneve qe e kane lejuar ate, nuk di te jete penalizuar kush nga pergjegjsit e institucioneve.
Se qe ta dish ti firmat private ne albanie fitimin e ndajne me drejtorat, perndryshe nuk fitojne gje. Dhe ky fitim si ne rastin ne fjale bie mbi kurrizin tone.
mjafton nje analize kaq e thjesht qe ti dalin aq pune Km sa nuk ka nevoje per Fb.
si dhe doja te ilustroja faktin qe kjo nisme nuk arrin te nxjerre ne pah aferat qe nuk prekin drejteperdrejte komentuesit, por gjera te perbashketa, publiken.
Km ashtu si komentuesit nuk arrin te shofi pertej hundes se vet, me nje fjale.
Dhe per ta mbyllur me nje perceptim timin personal, nje pjese e mire e mllefeve te njerzve ndaj zyrtareve ne albanie jane te padrejta, sidomos te atyre te perkedhelurve qe kane luksin e te shprehurit nepermjet nje hapsire digitale.
Po Gjembi, kush nuk bindet osht Drogaxhi, ene Homo, ene Dele. Gjembi si kontribove sot ne Democracine Amerikone… Shqiperia sapo kaloji nje pale zgjedhje ku u zgjodh ai qe sdo ti…
Cfare thua o Tironc? Kur them une qe do jesh duke e thithur nje s’e paskam gabim. Lexoji neser fjalite inkoherente e pastaj me thuaj qe e kam gabim. As nuk e kam fare per bindje apo mosbindje. Futi dhe disa … te tjera. Dhe kaloje ndonjehere mos e merr te gjithen per vete. puff puff pass.
Po tallesh? E para pse e di une qe sjetoj ne shqypni e jo ti qe firma u penalizu e mori gjobe? Plus eshte ne proces gjyqesor me gazetarin.
Ca i bi kjo qe ne se une ndaj fitimin me drejtorin etj une nuk jam fajtor. Ndryshimi fillon tek vetja Albano, Firma i ka hudh en lume se ka pertu me i precesu si duhet dhe kjo eshte kriminale…ai drejtori qe thu ti ska firmos per kete.
Tani ti thu qe KM e komentuesit nuk shofin pertej hundes se tyre kurse ti shef? Jo mer ti nuk shef pertej hundes tate.
Komentuesit jane 100% RIGHt se kane vite qe vuajne e tregojne te verteten…KM RAMA nuk ka te drejte te shkoje ne llogoren e tyre e te qaje hallet bashke me ta…ketu qendron padrejtesia. Ti nuk shikon pertej hundes tende perderisa si anarko-sindikalist te pelqen edhe Gjembi…qe te jep like me zemra.
Gjembi osht njoni qe merret me drejtshkrimin e atyre qe lejne komente nga telefoni…e shajne dhe e evitojne keq fare…Gjembi, Edvini u zgjodh KM, perseri… nuk e zgjodhe ti e as votove bashke me mue…ti votove Hillarin…si une … tani motivimi i jetes tende do jete opozitarizmi ndaj Edvinit…Good Luck SIS
eshte nisme hipokrite mo burre si cdo populizem i paster, une ta ilustrova me shembuj si dhe me faktin se kesaj nisme do ti shpetojne peshqit e medhenj, qe jane neper ministri qe emerojne drejtorat, te cilet jane pergjegjes per punonjesit e thjeshte neper institucione, qe sillen ne menyre te atille bie llafi me njerzit.
ate qe degjon Km gju me gju me popullin duhet ta analizosh mo burre, nuk eshte aq e thjeshte sa te dalesh neper degjesa e te besh gjeueti shtrigash sepse fajtoret e vertete nuk jane ne kontakt me popullin e thjeshte dhe nuk i njef kush, per tu vene gishtin, njofin vetem ate qe u paraqitet te sporteli qe ne te shumten e rasteve eshte fajtori me i vogel.
Kjo eshte ideja dhe eshte mese e qarte.
Une personalisht jam i bindur se pjesa me e madhe asaj liste jane teresisht fajtore por nuk eshte kjo ceshtja.
Pastaj ka me hipokrizi se kur akuzon administraten per harbuteri kur Rama eshte nga individet me harbute ne shqiperi, ne raport me vartesit, dhe kete e thone te gjithe, dhe disa madje ja marrin dhe si virtut.
si mund ta quash harbuterine ne sportele emergjence, qe jam i bindur nuk eshte aq shqetesuese kur korrupsioni diten per diell ja ben mu.
Kesaj i thone ti biesh samarit se nuk ke cfare i ben gomarit.
Po kte te thashe une se pari…qe eshte Nisme Populiste …jo per gjo por ti kishe fobi per shtet te vogel e shkurtim administrate.…eshte nisme populiste sepse populli kete konge do me degju se eshte abuzuar shume keq keto 27 vjet…KM po tregohet kopil dhe po kendo kongen qe dun me degju njerezit…PA TE DREJTE por problemet nuk ua solli KM …faji i tij eshte qe nuk pranon te verteten qe as ai nuk eshte ne gjendje te ndryshoje gjo…NDRYSHIMIN NUK E SJELL EDVINI …QENDRA ESHTE DIKU TJETER.
Nderkohe Njerezve u osht bo qejfi kur shofin padrejtesite e tyre ne ajer te paster…gjithe ata njerez qe kan lon breket tu dhon rryshfete per cdo gjo…ndjehen mire ca dite…manipulim a bjeri samarit thu ti…shume e vertete…nderkohe koha kalon ene qeveriu vazhdon duke u morr me listen.
Nje pytje kisha , si i bie tani meqe “fajtoret” na qekerkan ata te lartet te mos denoncohen dhe ata neper sportele ose zyra te administrates ? Po populli me sportelin ka kontakt, me zyren , punonjesin e thjeshte , nuk do dale populli te beje kontrolle neper zyra drejtorish e ministrie, ka struktura perkatese per kte pune, nese populli denoncon abuzim qe tek me i thjeshti punonjes , hetimet mund te arrijne fare lehte deri tek ata siper. Po ky modeli shqiptar bicim alla camorra mos flit mos shif mos degjo e ka lene vendin vend numro 27 vite. Dhe ata punonjesit e thjeshte nese do ishin qytetare dhe te ndershem, do e hapnin ndonjehere gojen nese bejne abuzime eproret jo ai vodhi tenderin pse mos te vjedh dhe une 5000 lekshin…
Nuk ka procedime penale deri tani lista eshte produkt qe do skanohet nga institucioni special I verifikimit te sherbimeve publuke pika me korruptive e administratave publike te sherbimit publik ne keto 27 vjet lereni rehat Ramen projekti eshte amerikan europian
Je ftof n myth. Pa lidhje ! E migjithe ate PD ja ngordhi ! Keto atavizma krahasimesh , nuk pijn uje ! Berishizmi si ideologji mori fund ! Tani fillon faza e re nafak e re krim e ndeshkim per cilin do qe prekin fondet publike ose sherbejne ne administrat !Duhet shume pun per te heq shume moot qe ka lene mbrapa berishizmi dhe lakejt e tjer !
Eshte e thjeshte, ndrro drejtuesit sa here dicka nuk ecen mire, per cdo gje mbajne pergjegjsi menaxheret kur nje institucion nuk funksionon.
Ka raste kur i detyrojne vartesit te firmosin shkelje flagrante ligjore.
Sportelet jane thjesht valvula shkarkimi, kane nje peshe specifike te vogel ne te teren.
Po te merrnim mendimin e popullit hitlerianet do ti kishe ne pushtet sot e kesaj dite. Jo per cdo gje merret zeri i popullit.
Disa gjera burokracia i di me mire.
ore po nje fare Ilir Meta qe i doli korrupsioni me fakte ; me ze e figure pse nuk ishte ne listen e hitparade FB top-100 ??! - apo ky nuk plotesonte kriteret e facebook …
zeqir@zeqir
Edhe vjedhim, po edhe na vjedhin, vjedhja eshte bere sport kombetar ne albanije
Ajo pesha e “vogel” qe thua ti eshte pesha qe i rendon popullit te thjeshte mbi supe. Keshtu si thua ti i bie te ndrrohen vetem drejtoret e ministrat , ndersa ai/ajo punonjes i thjeshte qe thyen ligjin, abuzon me postin e tij morracak merr ne qafe edhe drejtoret kshu apo jo ? Se di a ke vene re , po shumica e emrave te listes ishin me poste te larta , se po te fillojne njerezit te denoncojne dhe ata me te vegjlit jo 3000, po 300.000 emra do kishin dale.
aty kish nga te gjitha, turli postesh, disa prej te cilave vihej re qe jane pozicionet me te ekspozuara (rjedhimisht me delikatet per tu gjykuar) ndaj pakenaqsive si bie llafi mjeke komisionesh te invaliditetit, police, etj, qe tregon se lista eshte jo shume e filtruar, gje dhe Rama e pranoi sot, madje lexova se kishin gjet dhe te vdekur si dhe dikush qe ish drejtor prej 5 ditesh dhe dikush ish kadidate e ps per deputetet qe nuk kish dhene asnje lloj vendimi
Megjithate une kundershtoj ne parim metoden naive te vepruarit. Pastaj te besh shembull 100 nga 10 mije qe jane realisht pegjegjes eshte pak diskriminuese, o amnistoi te gjithe e fillo nga e para, o ,o mos nxirr lista fare.
Nga pervoja ime rralle mund te nxjerresh ndonje perfitim nga keto lista, pasi asnjehere nuk vertetohen, por kane gjithashtu dhe nje doze te madhe mllefi dhe energjish te cuara dem.
ne si vend mesojme te qeverisim rruges duke qeverisur e gabuar, metoda instiktive alla Rama.
Por verteton dhe dyshimin tjeter qe don te beje shkurtime per te kursyer fonde per gjera te tjera, qe me vone mund te perkthehet dhe ne ulje te funksioneve qeverisese dhe liberalizim i metejshem i sektoreve. Eshte ende heret por ka mjaft indicje.
Albano, per kete të fundit (liberalizmen) vetem të jesh naiv të kesh iluzione nga politika e Rames, pra eshte “teme me vete”. Amà kur lexon në detaje se si nje kryemjek ua ka nxire literalisht jeten njerezise, nuk mund vecse të thuash: po ku kish qene kjo dite, pse nuk kish ardhur më parë ??! (në mendimin tim, qytetari dixhital ishte krejt e kunderta é listes ne fjale, pra ishte pikerisht populizem)
eshte vertete teme me vete, prandaj nuk u ndala shume.
Po eshte e vertete qe ne pamje te pare u ka nxirre jeten, por pare ne teresi eshte sistemi ai qe ua nxin me teper relativisht, pra po u ndalem ne emra te vecante nuk eshte se zgjidhim gje.
Si petrela ka burra shume here me te mire, me integritet etj, qe zevendesojne ate dhe kane gjetur menyra te tjera si tua marrin parate njerzve, ne menyre ligjore
Lista me 100 emra, lol, budallallek me brire. Nuk ka nevoje me bo llafe e me u morr me thashetheme. Kemi nevoje per shtet ligjor, kemi nevoje per kontrollor profesioniste, per prokurore te pergjegjshem dhe per gjyqetar te ndershem. Kush ka bere pasuri nepermjet korupsionit, abuzimit me detyren shteterore, nuk mjafton vetem te futet ne biruce. I duhen sekuestruar pasurite dhe vlera e tyre te shkoje ne buxhetin e shtetit. Puna e prokurorise dhe e gjykatave me kete duhet te matet: sa para apo pasuri ne pergjithesi kane sekuestruar nga keqeberesit .
Nuk ka Burgje per te futur gjithe Hajdutet ne Shqiperi…te pakten te futen Vrasesit Seriale dhe Hajdutet e Bankave.
Mos u Shqetesoni se asigjo ska per tu bo…Fryma Populiste po pushton shqiperine si kurre ndonjehere fale zotit Trump:
Populizem i Pare : LSI …lufte Oligarkeve…kur Likja e Mona jane Oligarket e medhenj te Shqiperise me Bankiere ala Fullanra e Media Mogul alla Ylli Pasmaciu e vllazni tregtie alla Hashim Thaci partnership. Populizem i Dyte: PS…lufte Administrates se korruptuar…nuk ka asnje mundesi pushteti qendror te depertoje ne qelizat e korrupsionit mbare Shqiperise Populizem i trete: PD…RePublike e Re e Recall i deputeteve ku njerezit mund te mblidhen dhe shkarkojne deputetin e zones cdo 2 vjet…sepse uji i pishem nuk mbrit akoma ne fshat. Populizem i katert: Libra …1000 euro per cdo lindje…kur vendi e ka borxhin tek 73% e GDP dhe kur per te rritur nje femije deri 18 duhen te pakten 100 000 euro…
Mos harroni Saliun dhe luften e tij ndaj Oligarkeve qe laheshin ne Vaska Floriri para 12 vjetesh…te gjithe jane me te pasur sot duke perfshire ene KOqon.
Lista eshte per Sanijen time e plakat e Lagjes qe te ken i cik muhabet me bo tu pi kafen se kujt i ka dal emri nga doktorat e kujt jo e pse atij Kadastristit si ka dal kur i ka rrjep pronat tan njerezit e fisit te vet…
Po mire me cer tboj une se rre Rama, ti do qe te rrej ene une? Shiqo, Rama mmund edhe te kete thene te verteten si Sala qe borxhi ka shku 68% por mbas nje krize energjetike mund ta kesh per 1 vit prap tek 74% por shume larg 180% te Greqise qe e akuzut Ramen qe do ju conte para 4 vjetesh apo ke harru. Ndonje gjo per Populizmin kishe per tna thon apo ja kum fut pordhes kot une. Ma thuj se sme mbetet hatri.
Ore sa me shume opozitarizem 2 leksh i boni Rames ju aq me shume pike fiton ai, e keni von re apo e kom une gabim.
Populizmi eshte gjithmone i demshem per nje vend e sidomos per Shqiperine pavaresisht nga vjen nga Rama apo Sala…
Let’s Make the List Great Again…te shtojme ene qytetarin dixhital te Salukut.
Albano e ngre me shqetesim ceshtjen per ma te medhenjte…kurse une e shof jo te ndershme sepse luftojme korrupsionin ne Administrate ne te njejten kohe kur i dhurojme popullit shqiptar nje President me Ze e me Figure???
Shqiperia ka shume probleme qe duan kohe te zgjidhen por keshtu nuk zgjidhen.
Per Sanijen time po …sapo me mori ne telefon e me pyeti nese di gjo une pse atij Cunit te Veres qe ka punu ne dogan 2 vjet e ka 10 vjet qe spuno mo, nuk i ka dal emri…Ku di gjo o non i thashe, ndoshta ka dorovit Bosin e SurratQitapit e ja kun heq komentet e shokve te Punes.
Bleta@Bleta
Nuk ka asnje vlere kjo liste. Nga ana ligjore jo e jo, po as nga ajo njerezore. Njerezit nuk kane nevoje per emra se I dine, dhe keta 100 apo 100 mije po te nxjerresh nuk I ze as turpi as u prishet reputacioni sepse po te kishin kete merak nuk do ishte kaq cope administrata. Njerezit e kane pranuar dhe bashkejetojne rehat me kete fenomen, sepse administrata ka punonjes vellezer motra kusherinj e te njohur dhe me mendje te gjithe I justifikojne, jo me.kot paguajne shume para per nje vend ne shtet. Kushdo ketu kur ka mundesi nuk do tia dije per drejtesi por do vetem te zgjidhi hallin e vete. Kur ska mundesi …dhe e pyet dikush , flet ne emer te drejtesise. Nuk ka me parime masa, mungesa e reagimit e tregon kete. Edhe ata me protestuesit qe duken flake per flake me pushtetin gjerat e tyre gjithsesi me pushtetin I sistemojne. Kshuqe fleterrufete ti mari te fshije…
[quote=“TironciLebetit, post:111, topic:3022, full:true”]
Po mire me cer tboj une se rre Rama, ti do qe te rrej ene une? Shiqo, Rama mmund edhe te kete thene te verteten si Sala qe borxhi ka shku 68% por mbas nje krize energjetike mund ta kesh per 1 vit prap tek 74%[/quote]
Tani nuk eshte me problem se Kryeministri genjen diten per diell, sepse delet gjithsesi do i shkojne nga pas, pa kushte.
Po mire, po ne me Greqine do krahasohemi, pastaj as me Greqine nuk mundemi, sepse ata jane ku e ku me lart se Shqiperia ne cdo pikepamje.
Jo aspak, eshte populist midis turmes, qe ska asnje ndryshim nga delet, por per mua ngelet nje garip narcisisist, me shenja te theksuara skizofrenie qe ka mesuar ta kontrolloje ne menyre te mrekullueshme. Eshte kombinimi me i habitshem i snobistit dhe totalitaritistit.
Po i bejme, sepse ne fund te fundit ju e doni, ne ju ndihme qe ju shumica ta mbani.
nuk do zgjidhet ineficenca ne administrate (jo korrupsioni vendit ne pergjithesi, kujdes ketu) me lista fejsbuku nuk ka njeri iluzione per kete. Shume shume keqkuptime po cfare ti besh kazanit mediatik
Po nuk jane ankuar njerezit per Liken o Belul se Likja vjedh po nje here ne 4 vjet ua kthen pas ca leke qe ua ka marre, domethene nuk eshte se vjedh me shume sesa merr borxh. Pastaj Likja vjedh nga shteti dhe nga parate e Evropes jo nga qytetari, ka ndryshim.
Daniel@Danieli001
Per nje vend me demokraci solide do te ishte fundi I nje qeverie.
Per nje vend me “demokraci” b@the eshte ndoshta menyra me efektive per te demaskuar gjobevenesit e administrates apo harbutet me pushtet qe ne vend t’ju sherbejne njerezve I shkelin ata me kembe…
" … Emisioni “Të Paekspozuarit” ka publikuar një videoskandal ku numëruesit e dy partive të mëdha PD dhe PS por edhe të partive të tjera LSI dhe PDIU, kanë tjetërsuar votat e LIBRA-s të Ben Blushi. Materiali 7-minutësh bën fjalë për vjedhjen e mbi 40 votave të LIBRA në 7 kuti, në Njësinë nr. 8 në Tiranë, KZAZ nr. 38 tek Shkolla e Kuqe.
Numëruesit e KZAZ nr. 38 janë nënpunës të administratës shtetërore. Njëri prej tyre quhet Ergys Hila, ai është i Partisë Socialiste dhe punon si Shef Finance në Ministrinë e Mbrojtjes. Një tjetër numërues i kësaj KZAZ ku janë vjedhur votat e LIBRA, quhet Florian Shkreta, dhe është i LSI. Ai punon pranë Drejtorisë së Hipotekave. Dy numëruesit e tjerë janë Mirand Seferi dhe Elona Filolli. Kjo e fundit është e PDIU dhe punon pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. LIBRA ka marrë me vonesë dhe me probleme pamjet filmike të numërimit nga KQZ. Kjo bëri që të digjeshin afatet për ankimin në Kolegjin Zgjedhor…"
Nga ky skandal, Palloshi po te jete i ndershem, i kthen mrapsht zgjedhjet aty ku ka patur vjedhje dhe parregullsi, ose i kthen mandatin Benit. Kur ne Tirane jane bere keto pislliqe e abuzime, po ne rrethet e tjera, apo fshatra ku kane munguar kamerat dhe vezhguesit e paanshem apo te huaj.
Pjer, pecogroset e Osebese e pranuan qe kishte parregullsi, po ne vija te pergjithshme dolen ne konkluzionin qe zgjedhjet ishin te lira dhe te ndershme.