Çmimi Nobel në letërsi 2017

ishiguro

Çmimi Nobel në letërsi 2017 i jepet shkrimtarit britanik Kazuo Ishiguro i cili “me romanet e tij me fuqi tepër të lartë emocianale, ka zbuluar humnerën që gjendet poshtë ndjenjës iluzive të lidhjes me botën

Lindur më 8 nëntor 1954 në Nagasaki të Japonisë, Kazuo Ishiguro është një romancier, skenarist dhe lëvrues i prozës së shkurtër. Ai u transferua ne Angli së bashku me familjen e tij në vitin 1960 kur ishte në moshën 5-vjeçare. Romanet e tij janë “A Pale View of Hills (1982) An Artist of the Floating World (1986), The Remains of the Day (1989), The Unconsoled (1995), When We Were Orphans (2000), Never Let Me Go (2005), The Buried Giant (2015).

Punët e tij të përkthyera në shqip janë pak tregime dhe ese publikuar në revista letrare ndërsa i vetmi roman i tij që gjendet në shqip është “Mos më ler të shkoj” përkthyer nga Rudi Erebara dhe botuar nga “Pegi” në vitin 2006.

3 Likes

e pse qenka britanik ky japonezi??? apo vk,shtetësia=kombësi thot multikulti i dështuar,që pi akoma ujë vetëm te shqipot

Hame sufllaqe e leshojme fende nacionaliste :blush:

Ky eshte shkrimtar i panjohur, ç’ne fitues .

1 Like

Nuk eshte edhe aq i panjohur shoku Pjer! siç aludon ti !

urime kazzou

S’kam lexuar asgje nga ky shkimtar.

2 Likes

i dyti vit rresht me japoneze per Nobelin ne letersi?

U be kardare si leo dekaprpiua

Bej nje roman koti se mbase e fiton more k.

T’pakten paska qene shkrimtar jo kantautor. Jemi qe jemi t’ia blejme nje liber ta lexojme per pushimet e dimrit.

Nuk është i panjohur mor njerëz, thjesht është i pa lexuar në Shqipëri. The Remains of the Day ka shumë mundësi ta keni parë edhe film me Anthony Hopkins dhe Ema Thompson kohë me pare, libri është i shkruar në një mënyrë shumë të bukur.

1 Like

Aman mo se na u be ky çmimi nobel si telenovel. Prit vitin tjeter me ankth te marrim vesh si do dali. Shko mor pirdhu me gjithe akademi suedeze dhe nobel bashke. Dava egocentrikesh.

Kadareja?:hushed:

e mbaj mend me ka pas pelqyer