Daniel Day-Lewis tërhiqet nga kinemaja

Daniel Day-Lewis po tërhiqet nga profesioni i aktorit, raporton gazeta The Guardian. Aktori 60 vjeçar britanik është ndër më të respektuarit e ekranit të madh, me role të paharrueshëm në filma të rëndësishëm dhe 3 çmime Oscar si aktori më i mirë protagonist. Roli i fundit i Day-Lewis do të jetë në një dramë me tematikë nga bota e modës, me regjisor Paul Thomas Anderson, i cili do të dalë në Dhjetor.

“Danieli u është shumë mirënjohës bashkëpunëtorëve dhe publikut që e ka ndjekur për shumë vite.” - ka thënë zëdhënësja e tij Leslee Dart për Variety, duke theksuar se, “Ky është një vendim personal dhe as ai, as përfaqësuesit e tij nuk do të bëjnë komente të tjera mbi këtë temë.” Disa nga filmat më të njohur të Daniel Day-Lewis janë, Këmba ime e majtë, Lehtësia e papërballueshme e qenies, I fundmi i Mohikanëve, Mosha e pafajësisë, Do të rrjedhë gjak, Bandat e Nju Jorkut dhe Linkolni.

Foto Matt Sayles/Invision/AP

1 Like

Madheshtor. Nje nga aktoret filmat e te cileve i shoh per aktrimin, jo domosdoshmerisht per filmat, zhanrin a kontekstin. Se c’rrezaton nje bukuri. :slight_smile:

Aktor I mire po kot se skishim per ta vene re a mungonte kohet e fundit apo jo. Lol