Debat i ashpër midis Macron dhe Le Pen në televizionin francez

Në ç’do rast Francën do ta drejtojë një grua, unë ose Merkel - ka qënë njëra nga batutat e Le Pen, por kritikët thonë se debatin e ashpër në TF1 e fitoi kandidati Emmanuel Macron.

Qe Le Pen ka ditur te kapitalizoje mbi dobesite e kundershtareve, ka ditur. Eshte nje ratings whore si kolegu Trump dhe per kete arsye shpresoj qe po u zgjodh s’do te kete kurajo dhe as interes te implementoje ultesirat qe ka propaganduar ne fushate.

1 Like

Clidhje ka Trump me Le Pen?
Ajo erdhi deri tek Trump Tower dhe ai se priti fare.
E la te pinte kafe tek Starbucks.

o mami, o mami, trumpi esht i ime

zhardin, pse ofendon seksin e dobet? Apo perfiton nga rasti qe tani grate femen jane bere si burrat?

zhardin, si e shpjegon qe megjithse seksi i dobet ka qene gjithnje seks i forte ne politiken e majte, sidomos ne politiken franceze, tani politika e djathe franceze eshte bere seksi femen?

Ma shpjego kte, qe un te shpjegoj ate muhabetin e larjes komve te vjerrit evropjan.

Kjo te rrije urte, se ku djali eshte msu me plakat, e po e kap live

2 Likes

Nuk I njoh shume te dy se Nuk me intereson shume por fakti qe ky eshte Martu e gjoja dashuru dhe vazhdon I dathurum me nje femer qe duhet te ish e jema per nga mosha -something must be wrong with him ! Lol

1 Like

Ahahaha, ajo edhe të donte, nuk do i kish prishur mbreme aq shume pune vetes :joy:

Deri dje, kish fort shance qe ajo të humbte me mbi 40% (stil: 42 me 58% për Macronin) ; duke filluar nga mbreme në darke pas debatit, Qelbesira do humbë 37% me 63% :joy: E pakta !!

Gjynah për ata qe nuk dine frrongjisht se do ishin kerrnaqur me komentet e sotme në mediat dhe rrjetet sociale franceze :joy:

1 Like

pr zotin edhe un se imagjinoj dot veten me noj cun cerek sheklli ma t’vogl

po per nji cerek sheklli me t’modh te lshon leng goja vecse

Kujdes me ato pollet se edhe ne Angli dhe SHBA e bene pune te mbaruar por te nesermen e zgjedhjeve ju iku dhe zeri dhe figura.

Nejse edhe une nuk besoj qe ajo te fitoje,por qe 40% e elektoratit te votoje per te eshte shifer goxha e madhe.
Nuk eshte per te fjetur gjume por per te vene kembanat e alarmit.
Po nga sa shikoj ne BE do te kujtohen kur te kete marre zjarr catia.

ene ty manolo stu gjeka karari, njiher thu qe pule e vjeter ka shume leng here tjeter se imagjinoj dot

1 Like

https://radioadelaidebreakfast.files.wordpress.com/2011/11/2911_erstwhile.jpg

Nuk arrij te gezohem sa ti. Per llum qe eshte, 37% eshte shume.

kujtes elefanti ke dhe ti mo. …ne s’ po majm men kush jena

Diten e djele, i lutem Xixes, te na hapi nje teme per zgjedhjet, (aty nga dreka) dhe te na njoftoje per çdo incident :smile:

1 Like

Ndoshta do te cuditesh me cfare them, por nese behet président, do te jete me i qendrueshmi ne jeten private qe ka pasur Franca. Parardhesit e tij kane pasur secili 2-3 skandale: dashnore, familje sekrete, etj., etj.

Prej diskutimit me xixen lexova sa anej knej ca artikuj per politiken franceze se ka ca vite qe nuk me interesonte me. Ju jeni bo per ku te therret qameti, ky ne daç te kete 100 dashnore, ne daç te jete me i nershmi ne bote, po ajo pune eshte.
Mendo qe edhe gazeta te majta shkruanin qe varfanjaket kane votu djathtas, kurse majtas kane votu mikroborgjezet. Makroni qeka njeri i bankave, gje qe as xixa nuk e thoshte drejtperdrejt, ose un nuk arrita ta kap midis informacionit per 4 pretendete qe as i njifja fare. Merre me mend tani Stalker komunisti antiqelbesira ka votu das Kapitalin. A ka me qelbsinllek te tille?

U vertetu edhe nje ide qe me dukej paradoksale, por ne fakt rezultoi profetike, e Spenglerit ne librin “Perendimi i Oksidentit”, qe e majta eshte ne sherbim te kapitalit te madh, edhe ne menyre te pandergjegjshme.

A plehra, o plehra, e pordhet fare çdo gje!

Shkrimi përmbledhës i mësipërm është thjesht një kompilim i lajmeve pas-debatit, informues në linja të përgjithshme por jo më tepër.
Unë e ndoqa debatin në direkt, nga fillimi në fund (2 orë e 30 min) dhe po ju sjell përshtypjet e mia personale (në se interesojnë njeri…)

Fillimisht, duhet të theksojmë se turi i parë i zgjedhjeve presidenciale (23 prill) përzgjodhi jo thjesht dy kandidatë (Macron dhe Le Pen) por shfaqi disa dukuri të reja që diktuan edhe debatin edhe vijimin e procesit elektoral:

  1. Dy partitë kryesore tradicionale të pejzazhit politik francez u fundosën krejtësisht, asnjëra prej tyre nuk arriti të mobilizojë militantët dhe simpatizantët në atë masë që kandidatët e tyre zyrtarë, të dalë nga zgjedhje paraprake brenda partisë (Fillon për Republikanët dhe Hamon për socialistët) të figuronin në turin e dytë. Në këtë mënyrë edhe linja e ndarjes së shoqërisë paraqitet jo më si e djathta/e majta, por partizanë/kundërshtarë të mondializimit (europianistë/nacionalistë).

  2. Për herë të parë, Presidenti në fuqi (Hollande) hoqi dorë nga rikandidatimi, ndërkohë që katër kandidatë të ndryshëm konkurrojnë deri në fund me shance praktikisht të barabarta: Le Pen (ekstremi i djathtë), Fillon (e djathta tradicionale), Macron (qendra e majtë), Mélenchon ( ekstremi i majtë).

  3. Në vend të partive politike, fituesit e vërtetë të këtij turi ishin lëvizjet dhe frontet politike: En Marche - Në Ecje (Macron) dhe Le Front de Gauche - Fronti i Majtë (Mélenchon). Ky i dyti, anipse nuk arriti të katapultojë kandidatin e tij në finale (19,6%) ndërkohë që dy kandidatët e kualifikuar morën respektivisht 24,0% dhe 21,3% - thjesht për hir të peshës elektorale të tij përbën një element që s’mund të anashkalohet për zgjedhjet parlamentare e ardhshme (11 qershor 2017).

  4. Franca paraqitet globalisht e ndarë më dysh sipas një vertikaleje: Lindja dhe Jugu (kufijtë me Evropën -Belgjikë, Luksemburg, Gjermani, Itali dhe bregdeti Mesdhetar) preferuan të djathtën ekstreme; e gjithë fasada atlantike, Parisi dhe zona e Lionit - kufiri me Zvicrën) preferuan qendrën e majtë.

  5. Në përfundim të turit të pare dhe me shpalljen e dy konkurrentëve Macron - Le Pen, (pothuaj) e gjithë klasa politike tradicionale (e majta/djathta) u polarizua, dhe në përgjithësi i propozuan bazës së tyre elektorale të votonin pro kandidatit Macron me logjikën e “të bërit gardh Frontit Nacional”. Kjo lloj strategjie u praktikua për herë të parë masivisht (flitet gjithmonë për Republikën e Vtë) gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2002 ku në finale dolën Chirac dhe Le Pen (babai) dhe ku si pasojë e saj Chirac fitoi me 82% (vetëm 19% turi i parë).
    Veçse kësaj here, kundër kësaj praktike “republikane” u ngrit Fronti i Majtë, drejtuesit e të citit deklaruan se nuk ju takonte atyre të jepnin porosi vijuesve që janë madhorë, të ndërgjegjshëm dhe të lirë të bëjnë si të duan. P.sh: Mélenchon u shpreh publikisht se jo e jo ai nuk voton Le Pen por edhe se nuk ishte gati të votonte Macron - pra sugjeroi “votën e bardhë” të pakënaqsisë dhe të protestës - as njeri/as tjetri. Në të kundërt, ai i kërkoi Macron të tregonte hapur vullnetin e tij të mirë si i dalë nga e majta, duke bërë një gjest publik drejt Frontit - dhe të mos priste pasivisht që të tjerët të shkonin pas tij thjesht për hir “kundër Le Pen”, gjë e cila u injorua nga Macron.
    Nga ana tjetër, gjithmonë për herë të parë, Fronti Nacional (Balli Kombëtar) arriti të bënte aleancë me forcën politike Debout la France - Më këmbë France, të përfaqsuar nga Dupont-Aignan që arriti të grumbullojë 4,5% të votave.

Ja pra ky është konteksti në të cilin u zhvillua debati. Përsa i përket vetë debatit mes dy kandidatëve të lartpërmendur:
Më tepër se i ashpër, ky debat ishte brutal, tejet agresiv dhe kakofonik, i karakterizuar nga fyerje, sharje dhe akuza personale. Gjatë thuaj dy orësh, dy gazetarët e përzgjedhur për të arbitruar debatin nuk arritën dot të disiplinonin as konkurruesit, as edhe të impononin temat që ata kishin përgatitur. E vetmja gë që u arrit ishte koha e njejtë e fjalës të sejcilit si edhe mos permendja e elementave të jetës personale.
Eshtë hera e parë që ndodh kjo gjë në historinë e debateve mes dy tureve. Dhe kjo jo si statistikë por si ndjesi e imja personale. I kam ndjekur rregullisht këto momente qysh prej vitit 1995 (Chirac-Jospin), 2002 (Chirac-Le Pen), 2007 (Sarkozy-Royal), 2012 (Sarkozy-Hollande) por është me të vërtetë hera e parë që debati kalon çdo cak mirësjelljeje dhe respekti reciprok, duke krijuar një ndjenjë të përzierë mes revoltës dhe pështirosjes.

Në të vërtetë, përgjegjësinë për këtê gje e pati Le Pen, e cila e filloi dhe e mbaroi këtë debat duke sulmuar kundërshtarin. Në mënyrë sistematike, ajo neglizhoi shpjegimet rreth temave të programit të saj me qëllim të vetëm stigmatizimin e programit të tjetrit. Aq e vërtetë sa edhe komentet e analistëve pas debatit vunë në dukje se Le Pen nuk kish ardhur si Presidente e ardhshme por si opozante.
Tjetër: programet e dy kandidatëve ishin krejt të kundërta - vizione të kundërta të Francës së ardhshme në Evropë dhe në botë, gje e cila përputhet me orientimin politik të sejcilit. Macron paraqitet si evropianist-socio-liberal, Le Pen si patriote-antievropiane-antimondaliste.

Tjetër: paçka se në rrafshin mediatik, Le Pen dha imazhin e një kandidati të shpenguar, jo standard, në rrafshin teknik ajo pati shumë vështirësi me shifrat dhe u kap keq pasi kërkonte parreshtur argumentat nê dosjet e saj - krejt e kundërta e Macron që ishte shumë i saktë dhe preciz me shifrat dhe me propozimet e tij.
Por pika më e vajtueshme e Le Pen ishin idetë e saj lidhur me euron dhe frangun. Dihet se ajo kërkon daljen e Francës nga Europa dhe braktisjen e euros, por kohët e fundit, nën ndikimin e aleatit të ri Aignan, ajo ka ndryshuar disi qëndrimin duke propozuar frangun brenda vendit dhe euron në shkëmbimet me vendet e tjera - pra egzistencën e dy monedhave njëherësh. Një çorbë e vërtetë, që Macron e përzieu deri në absurditet me aftësinë e tij prej bankieri.

2 Likes

Ene i jati i Qelbesires (dmth krye-Qelbesira) e pranoi: "Goca ime nuk ishte në lartesine e duhur"
:joy: