Debati per teatrin vazhdon: Te gjithe kunder Rames

https://lapsi.al/2018/06/13/debati-per-teatrin-te-gjithe-kunder-rames-projekt-mafioz-qe-duhet-ndalur/

mbështetja e’‘stilolapsave’’ të saliut për teatrin , e dëmton atë. si mund të mbështetet çështja e teatrit kur dalin përpara fytyra të shëmtuara jeniçerësh të saliut?? prania e tyre funksionan si pengesë për qytetarët që duan të mos prishet teatri kombëtar. këta i bëjnë njerëzit të bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj ramës, sepse kur shikojnë çetën të fërkojë duart, mendohen përsëri. le të flasë vetëm robert ndrenika a ndonjë aktor tjetër! besoj se teatri do shpëtojë vetëm po su përzien merobazomarko bushatët

de fakto ka gjera me te rendesishme se teatri i renuar per tu mbrojtur. Kjo nuk do te thote qe kauza e aktoreve per mbrojtjen e fasades se teatrit nuk eshte e drejte. Nonjehere ti ecen neper tirane dhe rralle sheh ndonje gje qe te kujton te shkuaren.
Une i shoh te hedhura dem 30 milion euro per nje godine, nuk e kemi kete luks, por kemi nevoje per investime jetike per nje ekonomi te qendrueshme si infrastruktura, stimulimi i ekononise prodhuese.
nje 3 milion euro per nje godine teatri do ishte racionalitet.

3 Likes
1 Like

Ky shtet qe gjen miliona per chekp-up flas a palma qe pas 1 vit nuk jane me. Pse nuk i gjen dot ky shtet 50 milion euro te ngrej nje teater modern dhe nje bibloteke te denje per Tiranen. Kuptohet qe jemi ne mes te nje pazari te paster ky zhvatet publikja dhe privatit e shfrytezon maaksimalisht.

Kishte bere nje shkrim shume te qarte Bojaxhiu ( nuk e mbaj mend ku e lexova) ku sillte shembuj sesi qeverite e meparshme, ( vitet 20-30) qe ishin me te dobta nga ana financiare sesa keto te sotmet, blinin toka privatit per interesa publike. Dhe jepte shume shembuj. Mbas njeqin qin qin vitesh shtet smartass-et e qeverise dhe te bashkise po shesin publiken te privati me justifikimin se nuk kane 10-20-30 ( asnjhere nuk kane prezantuar nje projekt mevete me vleren financiare ) milione euro per te restauruar apo ndertuar teatrin kombetar. Dhe si skutha qe jane nuk po lene intrige apo thashethem per t’ia ul vleren (qofte historike qofte kulturore) teatrit kombetar. Jo ka qene ndertuar nga italianet, jo ka qene dopolavoro, jo po kane qene projektuar privizorisht etj etj etj. Dhe si mjeshtra te propagandes qe jane e kane zhvendosur debatin ne periferi duhet nje teater i ri apo jo? Te gjithe jane dakord qe te ndertohet apo restaurohet por te behet nga shteti dhe trualli ti qendroje publikut. E bukura eshte se ne kete debat, i gjati bashke me zhapikun po perdorin ( apo jane ne nje vale) ne menyre shembullore kllufat dhe loqet e pd-hit.

3 Likes

vlonjato, po kushua jot ku eshte mo, nuk e ngre zerin ai mo, nuk jeni ne unison ne kete problem, eee.

Me aq pak sa e kam ndjekur kete perplasje, te bie ne sy pozicionimi i perkundert i dy paleve qe teorikisht duhet te mirekuptoheshin paralelisht. Dmth ka dicka qe nuk figuron, dicka e pathene apo ne sfond qe e ben kete perplasje te mbaje ere.

Replikat dispropocionale ndermjet pjesmarresve direkte dhe dhuna verbale apo fizike nga aktore indirekte ne kete debat jane indicie qe te shtyjne te lexosh pertej rreshtave.

vlonjato, qenke ngritur nga ana kulturore, te njejten gje i uroj edhe kushos tat.

Ç’kemi shoku P. ?
Ça behet andej nga magazina?

nga magazina mire, sa erdha te gjithe u gezuan, vete drejtori erdhi nga mbasditja per te me dhene doren. Peco-grosset e tjere, pritshin raportin tim, e ju thashe te presin ca.

Ndertimi apo prishja e teatrit vendoset nga historianet, urbanistet, arkitektet, artistet e pastaj edhe mundet politikanet. Prishja per mua eshte njesoj si te prishesh ministrite apo kryeministrine apo universitetin, si vlere historike, po ashtu edhe arkitekturore etj. Te njejten rendesi kishte edhe stadiumi. Jo vetem shkaterrimet por edhe ndertimet qe shakterrojne Tiranen e shkrete. Ajo kulla mbas xhamise, ajo afer bankes jane krime po ashtu. Teatri mund te riparohet e te sillet ne gjendjen origjinale. Preteksi se ai nuk mund te restaurohet eshte qesharak. Kur u be edi km mbaj mend nxorri disa foto te kministrise, dhe vetem brenda pak kohe e restauroje sic deshi, biles i futi edhe nje kanopi tek hyrja, qe beri me turp veten. NJe arkitekt mund te jete edhe piktor (biles ditet e sotme cdo njeri mund te jete piktor), por kurrsesi nje piktor te jete arkitekt. Per mua shkaterrimi i tiranes mori fund qe me ngritjen e kullave prane komitetit qendror (mund te them qe me pallatin e kongreseve, piramiden e rogner etj)…pastaj per cdo ndertim te ri ky lali i fut ndonje kull. Eshte e lehte te arrish ne perfundimin qe kur ne pak toke ngrihesh shume larte fitimi eshte edhe me i madh. Prishja e teatrit dhe ngritja e kulles aty do vazhdoje krimet urbanistike arkitekturore historike te bera deri tani.
Me vjen keq per ata profesioniste qe nuk e ngrene zerin sa duhet, per nje gje qe ka te beje me historine e qytetit te Tiranes e qe duhet te jene mbi partite e politiken…ky eshte mentaliteti…
…ndoshta edhe une po te isha do shifja deri tek familja, ska heroj sot…trunii eshte gjo e modhe…

Mire o mire, por po te bjere ndonje termet apo qofte edhe nga amortizimi te bjere ndonje cope e nderteses e te zere brenda aktore e shikues, kujt do t’i hidhet faji? Edi Rames, aktoreve dhe nostalgjikeve qe s’duan ta prishin apo italianeve qe e ndertuan cope-cope sa per te pare sinjora Bertinin?

Sa per dijeni, as me behet vone nese prishet a jo teatri, por e thashe per te ngjallur debatin. Nuk kam aq nostalgji se s’jam rritur ne Tirane dhe nuk me duket se ka ndonje vlere arkitekturore kushedi se cfare, ndryshe nga ndertesat e ministrive psh. 2 here qe kam qene vura re qe s’bente per teater kombetar, akustika ishte keq dhe lageshtia na beri azmatike per 2 ore.

Si gjithmone ne cdo debat alla shqiptar ku futen shume duar dhe shume prej atyre jane duar politike, nuk merr vesh fare se c’behet. Thone qe ligji i teatrit eshte antikushtetues por pa thene ku e si eshte antikushtetues. Jepen argumente idiote pse te prishet a te mos prishet dhe ne fund behet ajo qe do i madhi, kot lodhen robte ne mes te vapes duke bertitur.

Ja si shkelet kushtetuta: http://top-channel.tv/2018/07/05/miratohet-ligji-per-teatrin-opozita-gjuan-ramen-me-kartone/

Pyeta dike pse e quajne antikushtetues dhe me ktheu kete pergjigje:

Se pari sepse ligji eshte shkruajtur per nje firme te vecante, pra per nje subjekt, duke eleminuar nje nga parimet e para, neni 7 a 8, te kushtetutes: te gjithe jane te barabarte para ligjit.

Ligji i merr nje toke Keshillit Bashkiak te Tiranes, i cili duhet ta miratoje kete me 2/3 e votave. Pra kane perdorur nje ligj te vecante per rrezuar nje ligj organik.

Akoma me tej, me shume si parim se sa e shkruajtur, ligji nuk ka asnje reference mbi ligje te tjera. Nuk ka asnje procedure te sanksionuar. Ata qe do negociojne nuk kane asnje parim ku duhet te bazohen. Asgje.

1 Like

Behet shume mire qe do te ndertohet nje teater i ri modern dhe bashkekohor. Per kete, pra per te ndertuar nje te ri, duhet te kishin protestuar me kohe artistet e teatrit dhe artedashesit e tyre. Godina ekzistuese, nje palo ndertim dhe me nje hapesire relativisht te madhe sigurisht qe kundrejt nje plani zhvillimi duhet shembur e gjitha pa piken e keqardhjes. Une kam lindur dhe jam rritur ne Tiron, dhe sikur ta kisha ne dore, do te shembja jo vetem godinen e teatrit, por edhe pallatin e kultures, edhe muzeun historik , duke ndertuar ne keto hapesira nje qender moderne me te cilen edhe mund te mburemi me vone. Tirona nuk eshte Viena apo Parisi, apo edhe Budapesti etj., qe identitetin e kane tek godinat e ndertuara perpara 200 vjetesh.
Por, nuk jam dakort me menyren sesi qeveria e ka zgjidhur per te zhvilluar zonen perreth teatrit , duke paracaktuar investitorin “FUSHA” shpk . Per kete ja vlen te diskutohet dhe te protestohet sepse gara apo konkurenca duhet te jete parimi baze kur negociohet per te investuar ne hapesirat publike.

1 Like

Une se di nese prishja apo jo e teatrit eshte gje e mire apo e keqe.
POR shof sesi paprit e pakujtu qeveria sjell si argument kushtet egzistuese ku aktrojne aktoret dhe kushtet e sigurimit teknik te godines.Digjova ate llerperveshurin nje dite qe pervec ketyre kishte dhe hallin e asbestit qe demtonte publikun.
Qekur ka fillu qeverija te merakoset per aktoret e publikun?
Pffff, vje ere them une.

3 Likes

Tani per ça e duan teatrin shqiptaret e mij? Sa teatra duan? Kane bythe te paguajne gjife ato teatra? Boll e kane nje thiatro me njeqin e dyzet aktore njeqin metra me tutje! Akoma nuk u ngopen qafshkurtrit me drama, komedhira, sonete?

1 Like