Dege qe ka me shume prepektive Shkenca Politike apo Sociologji?

Cila dege ka me shume treg pune mundesi per tu punesuar ne privat apo edhe ne institucione te administrates Shkenca Politike apo Sociologjia ju ke do zgjidhnit?Dua mendime me argumenta nga ju.Si mendoni ju per cilen dege ka me shume mundesi dhe prekspektive?

Ne shqiperi ke konkurrence te forte ne shkencat politike me tre milione shqiptare te tjere .

1 Like

Shkencat politike absolutisht. Argumenti im eshte shume i thelle per tu argumentuar.

Ah ndjese. Paskam kuptuar keq pyetjen. Mendoja se pyetja ishte: cila dege eshte me e q***"?

Ndjese.

Fat te mbare dhe perspektive te gjate!

1 Like

Gjuhe - Letersi, aty ke mundesi te mesosh si shqiptohet fjala PRESPEKTIVE . Nuk eshte as prepektive as prekspektive, me sa di une ( ne rast se nuk ka ndryshu fjalori nga koha kur kam qene une ne shkolle). Hear me now and thank me later …

1 Like

As PRESPEKTIVE nuk eshte ama :smile:

Ashtu osht, e ka prejardhjen nga liqeni i Prespes :rofl:… ne libra e gazeta gjithmone eshte shqiptu prespektive. Bile edhe ne parrullat propagande neper mure. E di se i kam shkrujt vete. Perspektive eshte shqiptimi fancy…

sido qe te jete eshte pamje ngambrapa, pamje “post”, postperspektive, sepse nuk ka gje te re ne horizont, te tera kane ndodhur tashme. Fundi i politikes tashme ka ndodhur (si dhe çdo fund disipline tjeter pa perjashtim), dmth tani ka vetem postpolitike dhe postsociologji.

Per çdo gje te mbarosh, ne fakt ke mbaru universitetetin e Marlonit.

Argumentet e mij jane te ceket, aq shume te ceket dhe aq prane turinit, saqe intelektuali i modh qe argumenton thelle dhe me perspektive, nuk arrin dot as t’i shohe, pale t’i kape - i Modhi :smiley:

1 Like

atebote thuhej per intelektualin e modh:

eshte kuader i pregatitur, kuader me prespektive.

Horizontet e dijes shkencore t’i hap Sociologjia (meqe ke dhene vetem keto dy opcione), te karrieres t’i hapin shkencat politike (edhepse pak a shume edhe keto jane brenda sociologjise).

Oksidenti perspectives I thote “e ardhme “.:blush:

nuk na the idene e biznes-planit per grantin e Bashkise, qe pyete heren e shkuar mor djale
aplikove apo jo, se bere pyetje ketu

Me mire merr nje zanat se te dyja deget jane humbje kohe me leke.
Me zanat si ne shqp si jashte shqp ja ben vendin vetes.

1 Like

Me mire hidraulik, ose guzhinjer, me degët që do ti kamarier do perfundosh

1 Like

Shiko ku të pëlqen ty të punosh më shumë. Nëse je i zoti ke gjithmonë treg pune.

1 Like

O ironiku i madh na “ndrite” me kete sarkazmen e lodhur fjala prespektive eshte shkruar dy here gabim sepse eshte kam bere gabim shpejtesie dhe per vete faktin se kam shkruar nga celulari.Ishte vetem gabim shpejtesie gabim njerzor asgje me teper.Ty ma do mendja qe do te shkonte dega llafollogji meqe kapesh per gjera te vogla.

o Xperson, ke nja 3 vjet qe pyet ketu cfare dege te studjosh. Ende nuk e ke zgjedhur?

o gjemb, pse behesh kaq e keqe, eshte ne interesin tend si admine qe iksi dhe ypsilon, zeta te hape nje teme, aq me teper teme e shkolles qe nuk eshte teme dosido.

Sipas teje kjo eshte teme edukative?