Dekorimet

Ditet e fundit ka patur nje debat brenda llojit per dekorimet e 67 nacionalisteve nga Presidenti. Them brenda llojit sepse si ai qe i dekoroi si ata qe e sulmojne vijne nga i njejti krah (para 90-s). Biles edhe Ai qe e beri President, i kish shpall armiq ballistet pas 90-s. Plus qe ne u be ca kohe qe nuk kemi bere sherr per keto tema dhe dita e sherrit te madh vjetor po afron (29 nentori).

Historia e përshkruar duket pak si e trilluar. Këtë punën e dashnoreve partizane e kemi dëgjuar sa herë nga tipa që s’kanë se ç’thonë për veprimtarinë e të pareve të tyre në lufen e dytë botërore. Ballistët në shumë raste ashtu si edhe partizanët kanë bërë krime të shëmtuara. Personalisht këtë dekorimin e tyre nga Presidenti nëse ata s’kanë bërë krime e shoh si një e drejtë e mohuar ndër vite.

Titulli i dekorimit “Martir i Demokracise” eshte qesharak dhe aq me teper eshte motivacioni “se luftuan për një Shqipëri demokratike si dhe në shenjë nderimi për rezistencën e tyre të paepur, deri në sakrifikim, kundër instalimit të regjimit komunist diktatorial në Shqipëri”. Pra ata fshatere te shkrete te zones se myzeqese qe i ishin bashkuar thirrjes se Ballit Kombetar per t’iu bashkuar nazi-fashisteve ne lufte ndaj partizaneve, e dinin qe ne 1943-shin se cfare do e priste Shqiperine nga regjimi komunist i Enver Hoxhes. Hajde president tru peshk hajde. Biles duhet thene qe eshte pa tru fare.

1 Like

Ballistet ishin per shqiperi etnike .kamunistet ishin Bande terroriste e organizuar nga serbet.m shehu ishte pasues I bindur I dushan mugoshes nje kriminel Serb.

1 Like

Kreret e Ballit nuk kuptuan drejtimin e rrotes se historise. Aleatet do perkrahnin ata qe do luftonin gjermanin. Kujtuan se do ia hidhnin me llafe pazari. Si perfundim e morren ne qafe Albanien.

Foro nuk e menoj fare si ty. Nuk ka lidhje fare qendrimi pasiv i Ballit ndaj gjermaneve me fatkeqesine 50-vjecare te metejshme. Fatkeqesia jone nisi me krijimin e partise komuniste nga serbet ne 41. Nga ai moment ata (dhe ruset) na quajten pjese te tyre dhe kur u ndane zonat e influences ne Jalte, ne na lane nen influencen e tyre. Nuk pyeti kush se kush kish bashkepunu e kush jo ne ate moment. Rasti me flagrant ishte ai i Greqise. Ku bashkepunimi ishte shume me i gjate dhe repreziv se ai i Ballit tone. Megjithate per te mos e lene ne dore te komunisteve, qeverisja ju la edhe atyre qe kishin bashkepunu. E njejta gje ndodhi ne te gjithe Europen Perendimore (Itali, France, etj.) P.sh. ne France per shume vite nuk i hyri asnje gjemb ne kembe atyre qe moren pjese ne holokaust. Chirac ka qene presidenti i pare qe ka kerkuar falje per ate qe ndodhi ne “velodromin e dimrit” (vendi ku grumbulloheshin hebrenjte para se te niseshin neper kampe perqendrimi. Ishin te pakten 4000 femije dhe njerzit u mbajten aty per dite te tera pa uje dhe pa banjo).
Le te flasim pak edhe per te famshmin “bashkepunim”, qe ne fakt ishte nje pakt mos agresioni, shume i ngjashem me ate te Belgjikes. Po nderkohe qe Belgjika e beri per te rujte b… e vet dhe ua futi fqinjeve, ne e beme per te shpetu nga agresioni i fqinjeve.
Nese mendon ndokush se gjermani e rrunte per luften civile qe u zhvillua ne ate kohe midis Ballit dhe komunisteve, e ka shume gabim. Gjermani perfshihej (ose me sakte bente masakra) vetem kur ndokush konfrontohej me te (dhe nuk kane qene vetem komunistet ne fakt).
Pra ne rroten e historise ne nuk na erdhi asnje e keqe nga ky pakt mos agresioni. Fakt per kete eshte jane edhe kontaktet e vazhdushme te aleateve me disa krere te Ballit, apo mundesia per tu evakuuar qe i dhane pas instalimit te komunizmit. Ndaj debati duhet fokusu vetem ne punet e permrencme dhe nuk duhen perfshire fare nderkombtaret.
Sipas meje asnjera pale nuk eshte e paster ne kete mes. Te dyja palet kane bere edhe gabime ne lidhje me fatet e Shqiperise edhe krime te shemtuara. Por nese analizojme cdo gabim dhe qellimet e seciles pale rezultojne gjithmone shume me fajtore komunistet.

  • lufta kunder italianeve u nis dhe u be shume me teper nga forcat jo komuniste
  • zanafilla e sherrit qe produkt i presionit serb dhe nje prerje e turpshme ne bese (Mukja)
  • qendrimi ndaj gjermaneve, ne nje krah ishte si rezultat i interesave kombetare (mund edhe te kete qene e gabuar, perderisa u perca edhe Balli), nga ana tjeter ishte nen presionin e interesave serbe (kete e verteton edhe vazhdimi i luftes “partizane” kunder atyre qe luftonin per te cliruar Kosoven nga serbet)
  • ne vitet 43-44 pati shume krime te shemtuara nga te dy anet si ne cdo lufte civile. Besoj se do kete pas me shume nga ana e Ballit.
  • mbas lufte komunistet nuk kishin asnje shanc te merrnin pushtetin ne Shqiperi, ndaj filluan masakren e te gjithe atyre qe i kishin kunder, duke filluar me intelektualet. Nder te paret qe u eleminuan ishin ata qe kishin marre pjese ne lufte (edhe kunder gjermanit) por qe ishin anti-komuniste. Te jesh i bindur qe nuk kishte fare bizheksion midis atyre qe luftuan deri ne 44 dhe komunisteve.
  • pjesa 45-90 pastaj nuk ka nevoje per koment dhe ishte ajo qe na mori ne qafe.

Persa i perket motivimit te dekorimit nga Presidenti, aty mund te kete edhe ndonje pasaktesi, po e sigurte eshte qe nuk kishe nevoje te ishe gjeni per te kuptu qe ata qe u krijuan e drejtoheshin nga serbet, ishin nje rrezik per Shqiperine dhe duheshin luftuar. Ndaj shumica e atyre qe u vrane pa gjyq nga komunistet jane deshmore qe rane per nje Shqiperi te bashkuar dhe demokratike.

Komunistët që me të famshmin Kongres të Përmetit dihej që do mernin pushtetin, ajo që ju citoni është e gabuar megjithse keni të drejtë në një pikë; Marrëveshja e Mukjes

1 Like

Dekorimi-decor, zbukurimi i Nishanit, dmth per nga autoriteti t’ Nishanit jo institucionit nuk qendron as nje lidhje sepse mungon komplet integriteti -dekorimi si akt i Nishanit eshte nje hic eshte si psh , si te hedhesh lule mbi moot Ka nje shprehje populli ne kshu rastesh.moot me lule =Decorim.

Ore nuk po diskutojm ca qene komunistat e qene apo jo me serbin. Po aleatet i ndihmune shume qe gjate luftes se ata luftune gjermanin. Brigadat partizone u armatosen prej inglizit. Mos shif ato filmat me te rrembyme anmikut.

Historia e jetuar ka ndryshim te madh me historine e shkruar. Nuk e di nese e ke lexu Fitorja e Hidhur e Reginald Hibbert.
Po mo bukur kete pune e ilustro nje bisede e Curcillit me te dergumin te Tito nje fare Davis (kto inglizt te gjithe te dergumit i paskan qujt Davis). I thote ky qe Tito ka menje te keqe kamunisti e Jugosllavia do perfundoje nen Mosken. I gjegjet Curcua, ore Davis djali ke ndermend te bosh konak ne Jugosllavi ti mbas lufte? Jo i thote ky, as une, pranaj mos e vrit menjen, ne na duhet vec te luftojn gjermonin. Pajk. Si perfundim, si do qi ta kthesh qe faji i nacionalisteve qe nuk e moren ne dore situaten. Ne fun te funit nuk shahet ujku pse bo punen e vet, po bariu qe s’e rujti tufen.

Dhe mas lufte as ia lane rusit fare, po e harrun e perfundoi nen Jugosllavi. Stalini ka nje fjalim te famshem qe e merr Albanien si shembull e nje shteti koti qe s’ka si te ulet me te medhenjt. Fati i modh qe u zine Stalini me Titon, se sot do ishim tu filozofu si kto kosovaret ca kombi jemi.

Ballistet e donin shqiperine por fatkeqesisht vune bast per kalin qe e humbi garen.pavaresisht se eshte veshtire te gjykohet me objektitvitet per masen e atyre qe bene kabim apo drejte ,anatemimi dhe balta 70 vjecare qe hodhen kamunistat mbi ta eshte komplet e padrejte.

2 Likes

Eshte pak e komplikume historia me balliste fashist dhe ballist patriot Vetem ne tavolina me gota vere perpara - por lufta do mustaqe dhe ballistat skishin mustaqe qe te varnin dyfekun – ne lufte ka krime sigurisht dhe gabime por nami ballistet e kane nxjerr vete ka filmime dhe histori kronika ngjarje. documenta qe jane shkruar ne kohen qe kane ndodhur dhe jo ne kohen e pordhes pas 1990!

Ç’filmime ka? Si kam ndeshur gjëkundi përveç ca filmave surrogato, ku dhe diktatori si pëlqente

Cudi, si ishin mbledh gjithe frikacaket e dembelat me Ballin dhe trimat ishin te gjithe me anen e Shefqet Musarajt ?

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Filmime ka.Po. Dokumente ka! Po si nuk ka ? Nuk qenke informuar

Se kisha fjalen per filmat artistik , s paske kuptuar gje.

1 Like

Ballistet fashisto zogist !

2 Likes

Sigurish që filmime standarte ka, unë e kisha llafin për filma provë për të dokumentuar krimet e supozuara.

Kur je kaq i painformuar perse perfshihesh ne nje diskutim serioz. Ti as nga filmat e Kinostudios s’e paske mesu historine. Po ke kujton se po mashtron duke na tregu filmime italiane per te vertetu bashkepunimin e ballisteve e zogisteve me gjermanet. O legen i cpuar i propagandes komuniste, luften kunder italianeve e kane nis legalistet dhe ballistet. Ajo partia jote e qelbur sllavo-komuniste eshte kriju 2 vjet e 7 muaj pasi u pushtua Shqiperia. Te gjithe historianet bien dakort per beteja te perbashketa kunder italianeve edhe ne qeshor 1943, shume kohe pas tradhtise anti-shqiptare te Mukjes. Jeni aq te stresuar qe po iu dalin krimet e gjysherve sheshit sa shpikni lloj lloj perrallash.

Une nuk i kuptoj as ata qe kerkojne pajtim per keto ceshtje. Jo mer jo nuk ka pajtim me ata qe te vrasin pafundesisht (moralisht pasi te kane vra fizikisht). Rraca e keqe qe per hater te perfitimeve ne monizem eshte gati t’i vere flaken Shqiperise ne cdo moment, nuk mund te jete e barabarte me te tjeret. 26 vjet patet boll kohe te kerkoni ndjese por perkundrazi jeni bere akoma me te ndyre. Me ne krye ate plehren qe del ne Parlament e fyen njerez qe u vrane per clirimin e trojeve shqiptare, duke u bazuar te jashteqitjet e Shefqet Musarajt. Ju duhet te provoni ne kurriz ate qe i bete njerzve per 50 vjet. Pastaj do flasim per pajtim.

@ Kuqo, e di sa komuniste kishte ne fund te luftes? 2800 dhe asnji me teper. E kam shkrujte edhe me lart qe nuk kishte kurresesi bizheksion midis atyre qe luftonin dhe komunisteve.
Une jam plotesisht dakort qe te denohen te gjithe ata qe bashkepunuan me gjermanet ne menyre aktive (pra jo cdokush qe thjesht refuzoi t’i luftoje) per te vrare shqiptare te ndershem, por kjo vetem pasi te jene denu te gjithe ata qe bashkepunuan me serbet gjate dhe pas luftes. Te largohen nga varrezat e deshmoreve te gjithe ata qe moren pjese ne luften civile dhe ne betejat kunder clirimit te Kosoves nga serbet. Te zevendesohen nga ata qe dhane jeten duke luftuar vetem me te huajt dhe atyre qe u vune ne sherbim te serbve. Armiku yne historik ishte serbi dhe jo gjermani.

Eshte per t’u gajas me kete llogjiken qe Zogun e quan tradhtar se erdhi ne pushtet me mbeshtetjen e disa mercenarve serbe (per tu vertetuar edhe kjo) Kurse keta qe u krijuan, drejtuan e urdheruan nga kriminele serbe, luftuan edhe per interesat serbe, na paraqiten si heronj.

1 Like

Peshkukuq , te thashe historia e luftes me balliste e partizane eshte e komplikume bile edhe sot qe flasim behet edhe me e komplikume pasi sic dihet sot ka nje lume fallciteti nje lume shpifjesh dhe thashetheme politike te cilat nuk jane te interesuara vertet per te nxjerr te verteten por perkundrazi per ta bere edhe me te veshtire ceshtjen e luftes se shqiptareve ne luften e dyte boterore .Ketu tek peshku ka shume anarki anarki e modhe ku I padituri ben te diturin dhe shkerdhata , te ndershim !Filmat e me siperme nuk duan koment se cfare perfasonin nje pjese e shqiptareve te genjyer nga propaganda fashiste per “shqiperine e madhe” Perca e sundo -nuk ka me mire se sa ti sundosh shqiptaret dhe popuj te vegjel si I yni,Filmat jane te Duces dhe ka edhe me shume ne arkiva nuk jane filma te Komunistve.

Nga menyra dhe tensioni se si pegjigjesh tregon se ti je vertet nje bir kurve, qe kujton se e njeh historine dhe faktet duke u mbeshtetur nga gazetat dhe opinionet ! Tamam si politikan shkerdhate ke komentuar !. Dhe nese do te komentosh sic duhet trego se ke kulture ose aftesi te komentosh pa sharje.dhe ofendime *Karruc!

1 Like