Demokracia qesharake shqiptare

Ky fillimgushti më gjeti duke lexuar librin me kujtime të mikut tim të vjetër, Kurt Kola, me titull “Në Shqipërinë burg” dhe kjo më ndodhi menjëherë pasi vizitova (në fare pak ditë që qëndrova në Tiranë këtë verë) Muzeun e Gjetheve.

Desha t’ia plotësoj njohjen për Shqipërinë tim biri, një fëmijë shumë i interesuar për historinë dhe gjithçka përreth identitetit tij të dyfishtë etnik.

Në korridorin e Muzut të Gjetheve ndesha me një vajzë të re, e cila më dha të njohur dhe më kujtoi se ishim takuar në një takim letrar për një nga romanet e mi dhe se kishte emrin e njërës prej personazheve më të rëndësishëm të romanit tim “Ku je?”, botim i vitit 2009.

Më tha se sa herë vinte në punë aty, asaj i kujtohej romani im, që lidhej kaq shumë me historinë që ajo strehë famëkeqe mban. Sigurisht ajo ishte vetëm një asistente dhe një vajzë e re dhe shumë e pafajshme për gjithë çfarë rri varur dukshëm dhe fshehtas në historinë e asaj ngrehine, por i shpjegova shkurt se në të gjithë muzetë e botës, libra si romani im dhe shumë vepra që kanë subjekt atë kohë të errët, do të ishin të ekspozuar në një sallë më vete, për t’i dhënë me dije vizitorëve (por edhe ndërgjegjjes sonë) se ne po merremi me shqyrtimin e së keqes që na e deformoi (bindja ime personale) gati ADN-në.

Në atë raft duhet të ishte edhe ky libër me kujtime i Kurt Kolës, një libër rrëqethës për nga e vërteta dhe një dëshmi e një nga krimeve më të mëdha historike. Një genocid i pastër për të cilin askush deri më sot nuk është akuzuar.

Vajza e re mblodhi supet, fundja unë isha shumë e lumtur që njëra e brezit të saj lexonte autorë shqiptarë, madje me një vëmendje të admirueshme.

Në fund të vizitës, mes komplimenteve për kuratorët dhe gjithë stafin që ka punuar me të, në librin e shënimeve të mia, shkrova: “Po vrasësit kush janë?”.

Meqenëse dokumentet e ekzpozuara aty janë të deklasifikuara, dhe në shumicën e tyre janë emrat e viktimave, dhe statistika pafund për të vrarë, të burgosur, të humbur, të internuar, të dhunuar, të deportuar, të përzënë me fe e me farë, pse nuk janë emrat e vrasësve. Sepse viktimat me emër kanë edhe vrasës me emër?

Me këtë shllim mental, e lashë Shqipërinë dhe në vend të parasolave të plazheve private shqiptare (disa vërtet të mrekullueshëm, aty ku vandali rajonal dhe qeveritar nuk ka vënë dorë), zgjodha të ftohtin gushtor të Europës dhe çadrën time aerodinamike, që më mbron nga athëtia e tepruar shqiptare dhe nga erërat deri në 80 km në orë.

Në ato pak ditë në Shqipëri, në ato pak çaste që hapa televizorin për ndonjë njoftim nuk m’u shmang për asnjë edicion lajmesh kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili ka vendosur që për çdo fendë të vetën të bërë me paratë e shqiptarëve të dalë e të flasë dora vetë (kurioze të di ç’këshilltarë të dobët ka ky njeri), njoftimet mbi javën e parë të presidentit të ri, entuziazmin e papërshkruar të rinisë partiake në qirtoret e ngritura në Jalë e kudo në kampingjet për rioshët e partive (që do të sjellë parazitët e dhe përfituesit e ardhshëm politikë), gjumin dhe plazhin për qejf të opozitës, themethashet me-dhe-pa bikini nëpër rërë të vip-ave të sajuar, një histori gruaje e zënë në grackë në seks e sipër nga kunatëria dhe që të nesërmen protestoi të mos ia zinin dashnorin me gojë (a thua se ishte një mekanizëm dhe i ishte hequr spina!) dhe zjarret, zjarret që i vinin të mërziturit që nuk mbillnin dot kanabis pasi nuk i lejonin po ata që i kishin lejuar vitet e fundit.

E kam shkruar edhe më parë, pasojat e Shqipërisë së kanabizuar vitet e fundit, do të jenë të lemerishme, shenjat e para i dhanë zgjedhjet, zjarret janë vetëm vazhdimi, por nuk keni parë gjë akoma.

Shkurt, demokracia për të cilën kemi ëndërruar të jetë e shëndetshme të gjithë, është bërë qesharake. Më qesharake nuk mund të bëhet. Në cilën demokraci mund të ndodhë që Opozita të jenë edhe President edhe pjesë e Qeverisë, pra një demokraci pa Opozitë nuk është demokraci.

Tek nisa të lexoj “Në Shqipërinë burg” të mikut tim Kurt Kola, m’u kujtua një nga takimet e para me të aty nga fillimi i viteve 2000. Ai u afrua, u takuam dhe u përkul mbi karrocën e tim biri, ia zgjidhi rripat dhe e la të lirë fëmijën, dhe unë, edhe pse me merakun e nënës që mund t’i rrëzohej fëmija që hidhte shkelma nga lumturia e mbjellë nga çlirimi që i ndodhi, prita disa minuta në respekt të këtij njeriu që kishte kaluar një gjysmë shekulli burgeve, kampeve, gjyqeve dhe hetuesive të diktaturës. “Nuk shoh dot njerëz të lidhur”, u shfajësua. Këtë çast epik në sytë e mi, e kam përshkruar në romanin tim “Ku je?”, që duhej të ishte (bashkë me mijëra dëshmi rrëqethëse të krimeve të diktaturës) pjesë e Shtëpisë së Gjetheve. Por nuk do të jetë kurrë sepse Shqipëria vazhdon të jetë një burg, por një burg kaotik, sa kohë do të ketë një demokraci qesharake, pjesë e së cilës kam dhimbje të jem.

Flutura Açka
Utrecht, 3 gusht 2017

e mër kapo fuksi i vone 2000-leksh, e shef qe kishim te drejte ne fuksat e hershem 2-leksh kur thoshim se ekzistojne vetem dy fele: ose tirani ose anarki!?

1 Like

Shkrim shume i dobet dhe me nje titull qe stonon me permbajtjen. Sforcim i mjeruar! :frowning:

Flutura Acka mire do bente te shkruante nje doreshkrim per te gjithe favoret dhe sherbimin e perulur ndaj Liri Berishes dhe Madam Zhosephina Topally.
Pse nuk fliste per ADN e shqiptareve signora Acka , kur te perndjekurit politike i vune flaken vetes tek cadra e vertete e demokracise kur ishte PD ne pushtet ?

Ishte Lazarati atehere vaktit.

Tashi eshte çdo pellembe.

Po hajt varja.

Partija ne balle
Populli ne kembe

Hambaret i kemi plot,
Te eger bijt e Shqipes re Fiqo,

Zot na ruj, kur del e tepron edhe per lopen moo :smile:

image

image

kapo fuksi, po ky spermatozoidi i dezhurnit fatosa pionere, eshte rezultat i pallimit midis tiranise dhe anarkise?

Duke lexuar shkrimin, doli qe ishte autore, dhe te them te drejten na hutoi, Kapoooo femer, mirpo ne fund doli emri i autores, Fluturaaaa :smiley:

I modho, se te osht bo menia dyfelore, nuk ekzistojne vetem dy krah/kah, por ekziston dhe nje i trete; Disiplina. Ne mes Tiranise (diktatures) dhe Anarshise , ekziston Disiplina, ku te gjithe duhet ti binden ligjit qe vete kane votuar.

origjinalisht menja oshto bo me dy fele sepse dy hemisfere ka truri, njesoj si dy bole, e njesoj si dy pole politike: majte dhe djathte. Ty me shoke shume, te osht bo menja tre fele dhe plurifele, njekohesisht edhe tre bole dhe tre pole politike (partite e vogla qe tunden si gogla).

Ta kam thene edhe here tjeter, dy bole te shkreta jane, mirpo ju intelektualet e shquar ngambrapa nuk ngopeni me dy bole, doni te beni akoma me teper qef edhe me nje bole te trete duke bere operacione trans si intelektuale transeksuale.

Mos i ngatro gjojnat organike, (dy hemisfera te trurit, dy bole) me gjojnat politike se s’kane shume lidhje, se ne politik kemi vertet dy pole ngaiher por del edhe i pol i trete, siç historia e ka treguar. Perpjekja jote per ti shpjeguar gjojna me dyfelorin dhe dybolerin, te detyron qe dhe mendimet tu ngjajne ketyre dy organeve.
Shih me gjere e me larg.

Un nuk jam me i modh se Frojdi e nuk mund te shoh me lart se Frojdi, i cili u tregoi te gjithe njerzve te kultures se mendimet, idete, gjetjet varen nga bolet tuaja, nuk mund te shkoni pertej boleve tua.

Ka nje menyre per te shkuar pertej Frojdit, pertej boleve te tij dhe boleve te tua (un e kam nenkuptuar me shkrimet e mija), por nuk mund t’ja tregoj me hollesi boleve dhe loqeve qe takoj pazarit dhe blogjeve, sepse eshte kohe e humbur.

Frojdin nuk e kam lexuar, por me kaq sa shpjegon ti, edhe ai paska qene bole.

neqoftese nuk e ke lexuar, atehere maje n’myth bolen e tij, biles edhe bolen tende maje, se ti nuk ke lexuar akoma as VQ, se po ta kishe lexuar VQ, nuk do i çaje trapin dynjase lexo vq vq vq vq vq vq

Po sikur folem nje here per qirtoret e kesaj farfalles, cne prape?

Vllai im Berti, e ka lexuar Frojdin. Tani po bindem qe shyqyr qe nuk e paskam lexuar, se do isha bo bole ose dyfelor. Vertet ne mes boleve dhe dyfelorit ekziston transeksueli, por te shpjegosh ter fenomenet politike, shoqerore/sociale, ekonomike, etj, etj, me konceptet e dyfelorit dhe boleve te Frojdit, do te thote te jesh kthyer ne origjine, ne kafshe, ne sperme, ne larve.

:frowning: Histori e dhimbshme!

Eshte Qirtore ndryshe e Promovuar nga Kaposhi ksaj rradhe…
Si pune e Agim Hushit…Kandiat i PS per Deputet ne Kavaje kunder Sales…humbi…Donte me u bo drejtor i OPeras e Baletit…prap kot…Lulthimi, Legeni i dha goditjen e fundit vrastare dhe e coji ne Emigracion Katili…sepse nuk e boni deputet pas 2 muaj cader…Shishja e veres qe i kish dhuru Gjigandi i kishte pelqyer…

1 Like

Kjo eshte shprehja e shekullit.:rofl: