Dënimi që i dhanë votuesit Tereza Mejit

Revista “The Atlantic” kishte një artikull interesant rreth votimit të ditëve të fundit në Angli. Artikulli shtron tezën se rezultatet e zgjdhjeve mund të ndalojnë Brexit. Meqë ka një numër të mirë peshqish që jetojnë ne Angli, jam kurjoz të dij se c’mendojnë rreth arsyjes pse humbi Tereza May?

Dënimi që i dhanë votuesit Tereza Mejit
David Frum (The Atlantic)

Kryeministrja Theresa mund të besonte se ajo kishte ndërtuar një kurth të pashmangshëm për votuesit britanikë. Shumica e vëzhguesve dhe ekspertëve, përfshirë dhe vetveten, supozuan se do të funksiononte. Mbrëmë, votuesit dhanë një surprizë mahnitëse. Në vend që të bienin në kurth, ata e anashkaluan.

Gjysma e shoqërisë britanike dëshironte të qëndronte në BE. Dyzet e tetë përqind votuan të mbeteshin në referendumin e qershorit 2016, dhe ata nuk kanë ndryshuar mendjen. Një sërë anketimesh me pyetjen “A ishte e drejtë apo e gabuar që Britania të linte BE-në?” Nuk treguan asgjë. Anketa e fundit më 7 qershor tregon një ndarje 45-45 të publikut rreth pyetjes.

Theresa Mej mendoi se mund të injoronte ata që mbetën të pakënaqur. Në shtator të vitit 2015, Labour Party kishte zgjedhur si udhëheqësin e saj Jeremy Corbyn, një udhëheqes i majtë me një rekord dhjetëvjeçarësh simpatie për grupet terroriste, dhe një stil menaxhimi aq kaotik saqë shkaktoi dorëheqjen e të gjithë kabinetit të tij të parë në Shkurt. Corbyn kishte luajtur gjithashtu një lojë transparente të dyfishtë në referendumin e BE. Partia e tij ishte kundër Brexit, por sjellja e tij gjatë fushatës së referendumit sugjeronte te kunderten. Ai madje bëri pushime në mes të fushatës.

Ekstrem në pikëpamjet e tij, joefektiv në udhëheqjen e tij, Corbyn e gjeti veten në pranverë të vitit 2017 në një disavantazh pothuajse të dyfishtë në sondazhe. Siç kam raportuar këtu (në The Atlantic) në pranverë, anketuesit e vetë Labour Party konsideronin pothuajse çdo vend ne paralment si vend në rrezik.

Meji pa një mundësi për të fituar një shumicë dërrmuese votash. Ajo e mori si bazë që qendra e gjerë e opinionit britanik nuk kishte zgjedhje: Duhet të votojë kundër Corbyn. Kjo e la atë të lirë për të kaluar në ekstrem më të djathtë, duke thithur votat më ekstreme kundër BE-së nga mbetjet e U.K Independence Party. Ajo zgjodhi për atë që britanikët e quajnë “Brexit të vështirë”: ndarjen e shpejtë dhe të plotë të marrëdhënieve të Britanisë me BE.

Shumë gjëra shkuan keq për konservatorët në zgjedhjet e vitit 2017, duke përfshirë edhe sulmet idjoteske të Presidentit Trump kundër kryebashkiakut popullor të Labour në Londër, pas aktit terrorist.

Por ajo që fshihej pas problemeve të shumëfishta ishte një pakënaqësi e thellë: zemërimi i vazhdueshëm i qendrës së moderuar britanike për largimin nga BE dhe për premtimet e rreme. Si ai i autobuzit me parrullën që me dalje nga BE, mund të përfitonin 350 milion paund në javë kundrejt Shërbimit Shëndetësor Kombëtar.

Meji besonte se ajo mund të ndërtonte një shumicë të madhe parlamentare nga qendra. Qendra nuk kishte opcione të mira dhe duhej ta pranojë atë si zgjedhja më pak e keqe. Por e kundërta ndodhi. Sondazhet sugjerojnë mekanikën e asaj që ndodhi: populizmi i Mejit nxiti mbështetjen e saj midis votuesve të klasave të bardha të Labour, por jo mjaftueshëm për t’i dhënë fitoren që kërkonte; ndërkohë, ajo humbi terren në klasat e mesme metropolitane. Konservatorët madje humbën Canterbury që e mbanin të tyren që më 1918.

Klasa e mesme e pakënaqur nuk e ndëshkoi Mejin aq keq sa të sillnin Corbyn në pushtet. Por, me anë të mençurisë kolektive misterioze, ata bënë aq sa duhet për të thyer fuqinë e saj, për të shkurtuar karrierën e saj dhe ndoshta ta rihapin çështjen e ndalesës së Brexit.

Ky eshte fillimi i shperberjes se perandorise britanike, prisni, do thosh Bradi, se nuk keni pare gjo akoma.

Ckemi anej nga Shqiperia Pjero , nga dt 21 kthehem une e takohemi , te ta pregatis nje takim me Lulin ?

Me 23 largohem, i nderuar, dhe nuk e di a do jesh ne durres ne 22, se me 21 edhe mund te jem ne tirone, por me 22 pregatitem te largohem, duhen bo gati valixhet. Plus qe dua te nxjerr nje tregim per keto dite. Ethet e politikes shqiptare.

Takimin me Lulin, mund ta bojm nese ai del fitues, pra zgjidhet kryeminister, sic dhe deshiron vete. Une po te isha ne vend te tij, nuk do pretendoja dhe ta perserisja si papagall, se. Do jem kryeministri juaj, i halleve tuaja, etj, sic thote ne cdo miting. Une do kerkoja te realizoheshin disa ide projekte, qe jane ne interes te biznesit e konsumatorit, dhe nuk do e permenia ceshtjen se kush do jete kryeminister.

Brado shiko se ka ardh dhe zeqo ne shqiperi per te takuar Lulin. Bile ka ardhur apostafat per ta takuar. Zeqo ka per ti paraqitur nje memorandum me 69 pika, te pergatitur nga diaspora e amerikes veriore, e vetmja diaspore me personalitete te shquara ne cdo fushe te jetes. Para se te vinte aty, zequa u takua dhe me ne ( une, bredhi, etj etj) dhe na kerkoi ca mendime per 69 pikat. I thame qe vetem ne nje qeveri me paritet femer mashkull ky memorandum mund te gjente zbatim.
Shikoje pak mos i rregullon ndonje takim se zeqo eshte modest nga natyra, pret ay 1-2-3-4 dite nuk e ka problem.

1 Like

" Shikoje pak mos i rregullon ndonje takim se zeqo eshte modest nga natyra , pret aty 1-2-3-4 dite nuk e ka problem " :joy:
Zeqo eshte rob zoti :thumbsup: