Dënohen dy shoferët shqiptarë që transportonin libra shqip në Greqi

Gjykata greke në Janinë shpalli fajtorë sot dy shoferët e ministrisë së Jashtme që u kapën pak ditë më parë me tekste shkollorë për nxënës të shkollave shqipe në Greqi.

Dy shoferët, Altin Tafa dhe Agim Asllani, u akuzuan për shpërndarje të materialeve propagandistike dhe u dënuan me nga 30 muaj në liri me kusht.

Dënimi i dy shoferëve të diplomacisë shqiptare është një gjest i rrallë armiqësie nga një vend i cili pretendon të ruajë marrëdhënie të mira me Shqipërinë.

Policia greke i arrestoi ata në Janinë më 14 nëntor pasi pasi gjeti se në makinat e tyre kishte libra shqip ku nuk mungonin edhe histori e hartave të Shqipërisë.

Librat që po transportoheshin kishin në disa raste tekste sensitivë dhe materialet nuk ishin të vulosura dhe rrjedhimisht nuk konsideroheshin pako diplomatike, sipas policisë greke.
Mësohet që njeri prej shofereve mbante pasaportë diplomatike

Gjithashtu, këto materiale nuk kishin asnjë dokument shoqërues të Ministrisë së Jashtme shqiptare, ndaj, sipas palës greke, konsiderohet kundravajtje.

Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi atë ditë se cështja u zgjidh dhe dy shoferët u lanë të lirë por ndërkohë gjykata greke vijoi procedurat duke i dënuar dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

gjuhe e ndaluar

sa kompleke kane keta majmunat

sa vite kane kaluar nga Udha e shkronjave …?
…vendnumro , kete fat kemi Ne !

Në shtetet e tjera në këtë rast zbatohet parimi i reciprocitetit. Gjenden dy grekë në R.SH. arrestohen, u gjendet një gjë që t’u bëhet akuza e dënohen me burg po aq sa u dënuan ata shqiptarët.

2 Likes

Kryeministri tha sot se Qeveria Shqiptare nuk do të heshtë më dhe nuk do t’i nënshtrohet Greqisë për problemet mes dy vendeve, por do të zgjidhen në bazë të reciprocitetit.

“Marrëdhëniet me Greqinë kanë nevojë për t’u ngritur në një nivel tjetër duke kapërcyer disa probleme që na shfaqen herë pas here përpara si pengesa të mbetura të së shkuarës. Jemi shpresëplot se do mund t’i kapërcejmë këto pengesa.

E kemi bërë të qartë që ditën e parë se nuk kemi ndërmend të heshtim dhe t’i nënshtrohemi fakteve të kryera. Për një kohë të gjatë fqinjët tanë u mësuan pak keq”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

1 Like

pse ndalohet vetëm shqipja është pyetja për _ndërkombëtaristat shqiptarë?? ndërkohë që në shqipëri janë hapur shkolla greke në çdo cep! ne na mungon sensi i masës. ose plotësisht të mbyllur ,ose pakryesi e plotë!
ata mbrojnë interesat e tyre. shqipja përbën rrezik për qënien e shtetit grek. 3-4 milionë arvanitas dhe 500 mijë shqiptarë shqipërie nuk duhet të kenë qasje tek kjo gjuhë. tani, integrimsat do habiten,si ka mundësi një shtet i be-së të veprojë keshtu?/? kjo tregon çfarë kuptimi të gabuar kanë për evropën . dhe habiten shqipot pse kanë ngelur pas,

1 Like

agjentura greke vazhdon edhe sot, lutuni qe Edi Rama te vazhdoje ne kryeministri. qellimi eshte i qarte . nuk do te dorezohemi perpara grekerve.
dhe nuk kemi pse.
kjo kronike vlen per ndergjegje-prishurit , jo se do tu rregullohet ndergjegja, por do te shqetesohen kur tu kujtojme se agjentura shqiptare punon gjithashtu :slight_smile:

historia do te shkruhet edhe per te heshturit.

SA E BUKUR QENKA KJO NGJARJE…tipike Shqiperi - Greqi …njeri me gomar se tjetri…NJERI ME TINZAR SE TJETRI …

“”"""""""""“Në ngarkesën me tekste shkollore që MPJ dërgoi në Greqi për shkollat e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, ndodheshin gjithsej 1512 libra, abetare, gjuhë shqipe histori dhe gjeografi. Por “News24” dhe “BalkanWeb” kanë mësuar se në mesin e tyre ndodheshin rreth 300 tekste, botime të viteve të shkuara, që nuk janë miratuar nga MAS për të qenë pjesë e programit zyrtar në shkollat shqiptare. Këta libra të mbetura stok janë ndaluar për t’u futur edhe në programet mësimore . Mësues të shkollës shqipe në Greqi thonë se ka disa vite që MAS e ka ndaluar përdorimin e këtyre librave, që me hartat dhe tekstet e tyre promovonin nacionalizmin, por me sa duket një kontigjent prej rreth 300 prej tyre është futur gabimisht në ngarkesën e këtij viti dhe është konstatuar nga doganierët në Kakavijë, të cilët vendosën bllokimin e gjithë librave. Këta libra, përveç hartës së Shqipërisë së sotme kanë në përmbajtje hartën e trojeve ku kanë banuar dhe banojnë shqiptarë, material që është konsideruar provokativ dhe është bërë shkak që 2 shoferët të akuzohen sipas nenit 141 të Kodit Penal grek për futjen e materialeve propaganduese që mund të dëmtojnë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. “””"""""

Doli Ramazani sot tha qe " s`do i tolerojme me greket “” me MAS qe ka miratuar ““VETE””""…as qe i plas fare per abetaret nuk shpeton 1212 abetaret e tjera qe jane ne rregull dhe do i asgjesoje greku …te digjen , vetem votat i duhen vitin tjeter …prite kur te dali ndonje gomar tjeter neser nga qeveria greke te thote po behet gati plani i luftes ndaj Greqise …po hedhin trakte…

Sot te dashur nxenes te " peshkut"" do te mesojme alfabetin e gjuhes se bukur shqipe dhe do flasim per gomeret me vlera te rralla…!!!

Po ti gjarpër i kryqëzatave je kundër nacionalizmit shqiptar?
Ti si thua të mos mësojnë fëmijët cilat ishin trojet shqiptare?
Le ti kontrollojë edhe shteti shqiptar librat që vijnë nga greqia.
Sidoqoftë është i çuditshëm rreshtimi i disave që supozohet(?) se janë shqiptarë,megjithëse të zinj, me çdo tezë antishqiptare që vjen nga fqinjët lart e poshtë.

lol, 3-4 milion arvanitas…, Ca po thu ? Ata jane greke e kaluar grekut. Flas si ndjehen dhe si veprojne. Pavaresisht se me origjine mund te jene nga viset tona. Kur ata/ato jane larguar nuk ka pasur ndjesi te kombit e as te gjuhes, por vetem te familjes dhe te fese.

germa C qenka cellulari ne Kohen tone ishte cjapi.Cjapi ben qumesht u tha njehere mesuesja nga qyteti katunareve te vegjel. needless to say u be object shakaje e fshatit per nje kohe te gjate.:grinning:

1 Like