Detaji shmagjepsës

Besa a ka njeri ende që lexon Majakovskin sot e kësaj dite?
Pyetjes nuk i mungon as kripa as edhe piperi pasi njëherësh, njihet zvjerdhja e përgjithshme e të rinjve ndaj letërsisë së shkruar, rrallimi i tejskajshëm i rusofonëve vendalinj, telendisja financiare e lexuesve të pasionuar si edhe nami sulfurik i futuristit poet si “lajmës i Revolucionit bolshevik”…

Ma merr mendja që, sidoqoftë, të pandjeshmit ndaj këtyre ceneve nuk mungojnë: disa kokrra të rralla të moshuarish rusofilë, nostalgjikë të pandreqshëm të Bashkimit Sovjetik të dikurshëm; një grusht vargofilësh adhurues të poezisë ruse - sikundër dhe dy-a-tre përkthyes, poetë si ata vetë - "rivalë’ të autorit. Mes tyre është ai që magjepset nga teknika demoniake e vargëzimit apo tërhiqet nga forca magnetike e gjigandit poet, rrebelimi i natyrshëm i të cilit u derdh në shtratin e Revolucionit bolshevik, ai tjetri i befasuar nga ekonomia e mjeteve shprehëse, e çiftuar me novatorizmin gjenial; dhe i treti i prekur nga tragjizmi dhe fataliteti - shprehje fundore e atij që në të gjallë të vet mbahej si “… një përqeshje totale ndaj bukurisë, butësisë dhe vetë Zotit”.

Xhanëm, përpos origjinalit që ata përkthejnë, a lexojnë përkthyesit njëri tjetrin?

                                 * * * 

E rigjeta dhe rilexova Majakovskin përmes poemës së tij “Re me pantallona” (1915), të përkthyer së fundi nga Shkëlqim Çela dhe të botuar në faqet e revistës Saras. Bile përpara se të zbrisja rreshtat dhe shijoja mjeshtërinë shqipëruese, sytë më mbetën tek shënimi i përkthyesit që çel tekstin ku gjeta edhe një pjesë të përgjigjes ndaj asaj pyetjes së mësipërme:

“… pa një grimë gjuhe të origjinalit në xhepa, bëra të pamendueshmen, atë që nuk do t’ia këshilloja kurrkujt: e përktheva (poemën “Re me pantallona” - shënimi im) nga një tjetër gjuhë, bëra krimin e “përkthimit nga përkthimi”, krim që rëndohej edhe më nga qenia ndërkaq e një përkthimi të mjeshtrit nga mjeshtri drejtpërdrejt nga burimi, përkthimi i Kadaresë tek “Ftesë në studio”, të cilin me përdhunë e mbajta sa më larg, madje nuk po e shoh as tani post festum, si të ishte Meduza.”

Për hir të të vërtetës, më duhet t’i them lexuesit se përkthimi i mjeshtrit Majakovski nga mjeshtri Kadare është i hershëm. Sipas vetë përkthyesit, sprova daton qysh në periudhën e tij moskovite të fundviteve 50’, ndërkohë që botimi i këtij teksti është bërë në vitin 1990, si pjesë përbërëse e vëllimit “Ftesë në studio”.
Për kujtesë Shkëlqimit, përpos përkthimit të Kadaresë egziston të paktën edhe përkthimi i Faslli Halitit, i botuar vetëm një vit më parë, në 2015. Sidoqoftë, fanepsja e fundit e poetit rus në universin shqip u bë shkas që, brenda një rrethi lexuesish, syri i vëmendshëm të dallonte një detaj kurioz.
Kështu, diku në pjesën e dytë të poemës, strofa e origjinalit:

… Где глаз людей обрывается куцый,
главой голодных орд,
в терновом венце революций
грядет шестнадцатый год.

përkthehet:

… Atje ky syri i njerëzve s’arrin
Në krye të hordhive t’uritura,
Tatëpjetë,
Me kurorën me gjëmba të revolucionit,
Vjen viti i shtatëmbëdhjetë. (I.K)

dhe:

… Aty ku të tjerët nuk arrijnë të shohin,
Në ballë të turmës së uritur,
Duke mbajtur kurorën me gjemba të revolucionit
Unë shoh vitin 16 duke u avitur. (Sh.Ç)

apo:

… Atje ku syri i njerëzve ndalet i pafuqishëm,
në krye të një luzme të uritur
me kurorën me gjemba të revolucioneve
përparon viti gjashtëmbëdhjetë. (F.H)

Nga pikpamja e muzikalitetit të vargut bie menjëherë në sy pamundësia (*) pak a shumë e theksuar për të riprodhuar besnikërisht rimën (A-B-A-B) majakovskiane sikundër dhe ritmin e tij të brendshëm (dhjetërrokëshi i vargut A, i alternuar me një të asimiluar tetërrokësh - aleksandrin, i vargut B).
Fundja punë e madhe! kjo mund t’i vihet si hise interpretimit apo frymëzimit vetiak - për të mos thënë, trillit poetik të krijuesit-përkthyes.
Por ajo çka vret syrin është shifra që shoqëron vitin - shtatëmbëdhjetë për Kadarenë, gjashtëmbëdhjetë për të tjerët, duke përfshirë edhe Majakovskin vetë!

                                                        * * * 

Përse në tekstin e Kadaresë lexohet “viti i shtatëmbëdhjetë” kur origjinali thotë shkoqur “шестнадцатый год - viti i gjashtëmbëdhjetë” ? Duke njohur rrugëtimin e asokohe të një teksti për t’u botuar, në mënyrën më racionale, mund të renditen hipotezat vijuese:

  1. është autori që gabon për një nga shkaqet e mëposhtme: mosnjohje e saktë e gjuhës së “njerkës”, kërkim me çdo kusht i rimës, lajthitje e syrit pra mëkat i pafajshëm, “lajthitje” e paramenduar për të ndrequr apo pasuruar origjinalin e mangët;

  2. janë të tjeret që gabojnë: “lajthitje” e imponuar- redaktori ndërhyn në tekst me apo pa paramendim, pa dijeninë e përkthyesit;

  3. që të gjithë “gabojnë”: “lajthitje” e organizuar.

Logjika e rimës bie menjëherë pasi me shtesën e tij “tatëpjetë” dy vargje më sipër - e cila, me që ra fjala, mungon edhe ajo në origjinal - rimon çdo shifër nga njëmbëdhjeta deri në nëntëmbëdhjetë. Përse pikërisht shtatëmbëdhjetë - dhe jo, të themi, dymbëdhjetë apo tetëmbëdhjetë? E vetmja përgjigje logjike do të ishte: pasi përputhet me vitin emblematik të Revolucionit bolshevik.

Po të jetë kështu, “lajthitja” ne këtë rast shfaqet e ndërgjegjshme - në dallim me atë lajthitjen tjetër sa të pandërgjegjshme po aq të pamundur, të mosnjohjes së gjuhës. E thënë ndryshe, mjeshtri përkthyes riparon “gabimin” e parashikimit të vetë mjeshtrit poet, paçka se ky i fundit jo vetëm e ka përjetuar atë revolucion por edhe e ka ngritur në piedestal me poezitë e tij.

Për t’i qëndruar besnik racionalitetit të mësipërm, mos ka qenë vallë një lajthitje syri e çastit, e kushtëzuar nga një hallakatje fatkeqe e vëmendjes? Si shpjegohet atëhere që kjo lajthitje i ka qëndruar kohës, që ajo të ketë qenë ngjizur, të themi në vitin 1959 dhe të jetë shtypur në vitin 1990, tridhjet vjet më vonë? A i eshtë kthyer ndërkohë përkthyesi leximit të këtij teksti apo, gjithë kësaj kohe, dorëshkrimi i shquar të ketë mbetur i ndrydhur në baulen e studentit, e cila u ronit në një qoshe të humbur të asaj studioje dhe u shkapërderdh pikërisht në vitin 1989, në vigjilje të përgatitjes së botimit?

Po redaktori dhe recenzentët e shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, asokohe me aq prestigj letrar, ku e gjejnë vehten në këtë skemë? A thua ta kenë lexuar poemën e përkthyer pa patur fizikisht përpara origjinalin, apo i bënë besim gjenisë së përkthyesit pa patur nevojë të konsultojnë tekstin fillestar?

Fundja, nën dritën e hipotezës së mësipërme, përse u dashkësh korrigjuar ai “lapsus”-i majakovskian, i ngjizur qysh në përkthimin e vitit 1959? për të bindur publikun e ardhshëm shqiptar mbi dhuntitë parashikuese të Majakovskit - një poet të cilin shumëkush e zbulonte për herë të parë? për të mikluar egon vetiake? apo për të tërhequr vemendjen e nomenklaturës partiake?
Për çka vlente kjo stisje e dikurshme në një libër të përpiluar me ngut në vitin 1989, të dorëzuar në shtyp në gusht dhe botuar në shtator 1990 - ndërkohë që rregjimit komunist po i dridheshin këmbët, ndërkohë që të guximshmit mes disidentëve po planifikonin si të braktisnin anijen që po fundosej?
Mistere që vetëm autori mund t’i davaritë…

Me që ra fjala, ç’thotë vetë autori lidhur me përkthimin e tij të poemës “Re në pantallona”? Me ç’kam mundur të gjej, ai shprehet fillimisht brenda kuadrit të librit të tij “Ftesë në studio” (fq. 263, botim i Shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, viti 1990), ku përmend vetëm atë “përçartje” të Majakovskit në vargjet e famshme që çelin pjesën e parë të poemës:

Вы думаете, это бредит малярия?
Это было, было в Одессе.
«Приду в четыре»,— сказала Мария.
Восемь. Девять. Десять

të cilët ai i përkthen:

I merrni përçart fjalët e mia ?
Kjo ndodhi Ndodhi n’Odesë.
“Do vij në katër” – tha Maria.
Tetë Nëndë, Dhjetë e pesë.

dhe me këtë rast kujtohet se jo vetëm mungon fjala “malarja” (vargu i parë) por edhe se i ka shtuar asaj pritjeje ankthndjellëse gjashtë-orëshe të Majakovskit edhe pesë minuta mbi orën dhjetë (vargu i fundit). Sipas tij, natyrisht një rastësi dhe aspak ndonjë prirje të gjuhës shqipe - sikundër mund të mendonte dikush - që t’ua shtojë vuajtjen poetëve.
As më të voglën fjalë lidhur me atë brengën tjetër të poetit kur sheh nga përtejvarri poemën e tij të “korrigjuar”!

Një rast i dytë paraqitet gjatë intervistës dhënë Gjekë Marinajt (Revista Nacional, nr. 11, 21 qershor 2009) me titull “Ju rrëfej tre përkthyesit e mij më të mirë”. Me që bëhet fjalë për përkthimet dhe përkthyesit dhe në mënyrë të veçantë përkthimeve të tij, Kadare i rikthehet vëllimit të tij “Ftesë në studio” dhe nënvizon frymën e lamtumirës që ai përmban, vlerën e testamentit, Aty, lidhur me përzgjedhjen e tij të autorëve të preferuar për përkthim - mysafirëve në studio, ai shpreh parapëlqimin ndaj teksteve të vështira - dhe në këtë kuadër, i vetmi rrëfim që i lejon vehtes është fraza vijuese " kur kam qenë student në Moskë kam përkthyer poemën më të bukur e njëkohësisht më të vështirën e Majakovskit „Re me pantallona”, duke respektuar me skrupulozitet teknikën e saj pothuajse demoniake".

Ndërkohë, “Ftesë në studio” qe përkthyer në frëngjisht (Invitation à l’atelier de l’écrivain, Fayard 1991) ku për arsye të kuptueshme është e kotë të kërkohen poezitë apo përkthimet e pjesës së I-rë apo të II-të. Sidoqoftë, ai ishte ribotuar në vitin 2004 (Onufri) me disa ndërhyrje krejt të dorës së dytë. Një ribotim tjetër po i Onufrit krejt i ripunuar vjen në vitin 2012, në të cilin mungojnë përkthimet duke përfshirë edhe poemën “Re në pantallona”.

Në këtë mënyrë del nga skena Majakovski i shqipëruar dhe bashkë me të perëndon edhe vargu kaq i çuditshëm “… vjen viti i shtatëmbëdhjetë” i cili, për fat, s’kish mundur të tërhiqte vëmendjen e dikujt… deri sa të vinte së fundi Shkëlqim Çela me përkthimin e tij nga përkthimi anglisht i Majakovskit (A Cloud in Trousers, P. Lemke - in: John Glad & Danier Weissbort - Russian Poetry: the Modern Period, Iowa 1978).

                                                 * * * 

Pjekja ime e kësaj rradhe me Majakovskin kish vlerën e një simboli.

Në të vërtetë, ajo që ma ka prezantuar për herë të parë këtë këtë poet gjenial ka qenë nëna ime - rusofone, rusofile, letersifile - bile edhe më shumë se kaq, lëvruese e gjuhës ruse dhe përçuese e ndërgjegjshme dhe metodike drejt brezash të tërë nxënësish dhe studentësh. Jo vetëm e kam parë me sy dhe prekur me dorë Majakovskin-libër në gjuhën e origjinës por kam dëgjuar tempon dhe muzikalitetin majakovskian që ende i mitur. Koha dhe të tjera lexime e kishin zbritur këtë poet në katet e poshtme të kujtesës… Ra ky përkthim dhe u ripamë!

Por nuk besoj se epitetin e mësipërm “gjenial” ta kem trashëguar nga ime më, bashkë me atë bibliotekë të tërë në gjuhën ruse të cilën në mos pluhuri, të paktën e ka mbuluar harresa e të ikurve në këtê botë dhe në atë tjetrën. Sidoqoftë para ikjes së madhe, më kujtohet që asaj i qëllonte ende të merrte ndër duar atë libër të dikurshëm dhe të shfletonte vetëm faqet e para… dhe më tej, të dëgjoja një zë pëshpëritës… “Reja me brekë”. Ndoshta dëgjoja vetë Ivan Buninin - një prej autorëve të saj të dashur, zërin e tij përçmues që nëmnte militantizmin politik të atij " kllounit rrugaç"…

Fundja shmagjepsja s’është gjithmonë atribut i idealit të tradhëtuar… herë-herë, mjafton edhe një detaj!

_________________________________ 

(*) Shënim: një version tjetër i ritmuar dhe i rimuar i kësaj strofe mund të ishte:

… aty ku vështrimi tretet prorë,
në ballë të të unit milet,
me të revolucionit gjëmb kurorë,
vjen viti gjashtëmbëdhjetë.

Falemnderoj Endacakun për shkëmbimin frytdhënës të ideve lidhur me poemën “Re në pantallona” - shkëmbim i cili nxiti këtë shkrim.
© G.X.

4 Likes

Shume interesant shkrimi z.Xixa-g! Analize racionale gjenetiste, e veshur me pasion dhe e sperkatur me kripe e piper djeges. Mire se poezia per lexuesin e sotem digital duket kaq arkaike dhe Majakovski, ca me teper, i harruar e blasfemuar si kengetar i Revolucionit, po me vajtuese eshte gjendja e kritikes letrare. Si mundet valle nje reviste letrare, motake, si Saras, me pretendime per te afruar lexuesin me letersine, boton perkthimin e SH.Celes dhe as nuk merr mundimin te beje nje rezume per “poetin e Revolucionit” te metamorforizuar ne rebelin dhe kritikun me te rrepte te Revolucionit bolshevik? Me nje perkushtim me te madh, revistes Saras do t’i jepej mundesia te kapte dhe “lajthitjen” e habitshme te Kadarese ne perkthimin e tij ne kohen e djalersie, pra “lajthitjen” per “vitin gjashtembedhjete”. Per hir te vertetes Sh.Cela nuk ka korigjuar “Mjeshtrin” sepse sikurse pohon vete, e ka mbajtur larg variantin e Kadarese. Thjeshte ai ka perkthyer besnikerisht Poetin rus ne variantin anglisht.
Ne komentet e shkembyera me ju ne temen e Rese, kundershtova idene tuaj kur ngrinit hipotezen se “regjimi as ja kishte haberin se kush ishte Majakovski” dhe theksova se redaktoret dhe kritiket e asaj kohe ose nje pjese e mire e tyre, ishin njohes te mire te letersise ruse. Por ndoshta, ne fund te vitit 1990 kur “anija po mbytej” censoret mbase ishin tulatur nga shterngata qe po afrohej apo ndoshta nga besimi verber ne pagabueshmerine e timonierit te letrave shqipe, Kadarese pra, as e kane marre mundimin ta verifikojne perkthimin me origjinalin.
Tani mbetet te verifikohet se kush kane qene redaktoret dhe recenzentet? Ata te gardes se vjeter apo rioshet qe kishin depertuar neper redaksira?
E habitshme eshte dhe enigme mbetet se perse Perkthyesi do tregohej me katolik nga Poeti (Majakovski) ne profetizimin e Revelucionit te Tetorit permes Rese te shkruar ne vitin 1915!
Po kaq e habitshme dhe, pse jo, mua me le nje shije te keqe, ribotimi i sakatuar i “Ftese ne studio”!
Nese para vitit 1990, problemi ishte censura shteterore, pas 90-es, eshte IK censori dhe inkuzitori vepres se tij!
Per poetet e viteve gjashtedhjete,Majakovski duket se ka qene emblematik. Pathosi poezive te tij u mbart ne poezine shqipe dhe u transformua ne patetizem agjitativ, perfshire dhe vete IK ( Shqiponjat fluturojne lart, Perse mendohen keto male etj.) . Por Majakovski aq sa ishte kendonjes i revolucionit, po aq dhe u rebelua kunder tij. Shpresa, iluzioni, zhgenjimi, rrebelimi jane diagrama e shpirtit te poetit rus. Sivellezerit e tij shqiptar moren prej tij angazhimin, pathosin .Rebelim jo e jo. Edhe sot kur angazhimi poetit konsiderohet si fundi poezise, Majakovski duhet te jete nje model. Se muza o lum miku, nuk thirret vetem per ta palluar por edhe per t’u rrebeluar. Sidomos ne realitetin e tallavase, showt dhe shitjes se shpirtit per ca dollaro me shume.

2 Likes

Ne nje koment ne facebook, z.A.Vebiu hedh hipoetezen se ndoshta IK perkthimin e tij e ka bazuar ne ndonje variant te Rese e cila ka patur disa botime nga viti 1915 deri ne vitin 1917-te. Ndoshta mund te jete dhe keshtu por analiza logjike tregon se kjo mbetet nje hipoteze e pabazuar. IK , sikurse e pohon vete, e ka perkthyer Rene kur ishte student ne Moske , pra rreth 40 e kusur vjet nga botimi pare i Rese. Logjika ta do qe pas aq vitesh, botimi me i popullarizuar dhe me i njohur nga publiku, e per me teper, teksti baze per studentet e letersise ruse duhet te kete qene varianti origjinal, i pa censuruar. Variantet e tjera te censuruara thjeshte mbetshin kuriozitet i studiuesve te historise se letersise. Nga ana tjeter, vete propagandes sovjetike (te pakten deri ne vitin 1955 para destalinizimit) do ti interesonte prezantimi Majakovskit si profet i revolucionit dhe, rrjedhimisht, varianti me i popullarizuar rusisht do te kishte vargun " viti shtaembedhjete…" i cili do te ishte reference edhe per perkthimet ne anglisht, italisht e gjuhe te tjera. Duke kerkuar ne internet, ndesha ne nje analize ku thuhej shprehimisht se Majakovski ishte profet i revolucionit dhe thjesht gaboi me nje vit dhe kete e ilustronte me strofen e vargut kaq te debatueshem nga ne. Por fakti qe ne boten anglosaksone , te gjitha perkthimet bejne fjale per “vitin gjashtembedhjete” te le te kuptosh se varianti me i popullarizuar ka qene ai origjinal, pra i vitit 1915.
Nga ana tjeter ne internet gjeta nje dokument ne rusisht me komente rreth poemes “Re me pantallona” ku jepen detaje per pjeset e censuruara ne botimet e viteve 1915-1917. (http://az.lib.ru/m/majakowskij_w_w/text_0060.shtml) Ne kete dokument thuhet se : Edicioni i parë i poemës u mundesua nga Osip Brik në shtator 1915.Ajo permban mjaft shkurtime nga censura dhe konkretisht rreshtat 250-253, 323-335, 348-355,360-363; 474-475, 501-505; në pjesën e 4
vargjet 620-623, 630, 668-708.
(Ketu duhet nenvizuar se vargu i famshem “viti gjashtembedhjete” sipas botimit qe shoqeron dokumentin e komenteve eshte me numur 351, pra rezulton i censuruar ne botimin e pare)
Në vitin 1916, poema u ribotuan në librin " Simple as Mooing" nga shtepia botuese e Gorkit, me më pak prerje nga censura dhe perfshihen edhe strofa e “vitit 16-te” e cila mungonte ne botimin e pare. Edhe ne kete variant, Majakovski thote " viti gjashtembedhete…" Botimi trete u bë më 17 Mars 1917 (Novy Satyricon’s No.11 ) me versionin e plote te pj.2 dhe pj. 3 (75 vargje) me titullin “Reinstate” (Восстанавливаю).

Teksti i plote , i pacensuruar, u publikua ne fillim te vitit 1918 nga shtëpia botuese e organizuar nga Majakovski “Asis” (Association Socialiste Art).
Kur thuhet “i plote, i pacensuruar” logjikisht i bie te jete teksti origjinal, ai i vitetit 1915. Ose “lepuri” fshihet pikerisht ne kete botim, pra ne vitin 1918, kur entusiazmi fitores se Revolucionit te Tetorit ishte ne apogje e ndoshta kesaj atmosfere i shkonte paraqitja e Majakovskit si profet . Por gjasat qe kjo te kete ndodhur jane shume te pakta. Gjithsesi shpresoj te hedhi pak drite (pak drite o shok, o mik, o vlla) z.Agron Tufa, si njohes i mire i letersise ruse.
E nese vertetet nuk ka patur ndonje version me "viti 17 ", ne veshe na kombon pyetja e Hrushovit: perkthenjesi, a e njef mire gjuhen? Padyshim qe studenti Kadare e njihte rusishten ne ate nivel sa te dallonte 16 nga 17. Sikur kete perkthim ta kishte botuar ne vitet 60, kur ishte djalosh, kur Majakovski ishte idhull dhe paraqitja e tij si profet i revolucionit te tradhetuar nga hrushovianet, i rriste edhe kreditet e perkthyesit, gjithcka behet e kuptueshme dhe do ja benim kabull.
Por e botuar ne vitin 1990 kur IK po braktiste regjimin e ikte ne France, cfare kuptimi do kishte nje homazh per poetin-profet te Tetorit, kur e gjithe bota qe erdhi prej atij revolucioni po rroposej e groposej para syve te perkthyesit tashme disident. ?!
Atehere mbetet te besojme se ne mendjen e redaktoreve fjala revolucion eshte asociuar automatikisht me vitin shtatembedhjete. Prandaj Lasgushi me te drejte pyeste: po redaktoret kush i redakton??

4 Likes

Hej, çfarë komenti!
Chapeau bas!
Për një çast,s’u gjenda më tek PPU por gjetkë…

Është rasti të të kërkoj të falur Endacak për atë shënim të vakët që kam vënë në fund të shkrimit - lidhur me shkëmbimin e ideve.

Më vjen thjesht keq që ky shkëmbim paraprak nuk arriti këtë nivel të tanishëm, në dobi të pasurimit të vetë shkrimit - duke përfshirë edhe autorësinë!

Faleminderit zoterinjve!

Shifni edhe kete mundesi interpretimi:

Majakovskij ishte vertet profet, nuk gaboi kur parashikoi ardhjen e Revolucionit ne vitin 16, por gaboi Revolucioni qe vonoi nje vit!

1 Like

Asnje falje zotri! Shkrimi juaj ishte qepur mire dhe shpresoj ta botoje ndonje nga gazetat e Tiranes. Ishte kenaqsi qe shkembyem mendime dhe , me kete rast, mesuam ca gjera me shume per Majakovskin.
Gjithe te mirat!

1 Like

kam dëgjur që majakovski me dashnoren e tij dhe burrin e saj jetonin në te njëjën shtëpi. threesome i vjetër ,revolucionar! shumë vargje ja kushtuar kësaj cucës thonë.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

1 Like

Me sa di nga Majakovskij, nuk di te jete rebeluar kunder revolucionit, perkundrazi i ka sherbyer me perkushtim, ne fakt rebelimi i tij ishte ndaj stabilizimit te situates postrevolucionare, reagim i zakonshem artisti t’modh, fresket ndodhur me studentet tane te dhjetorit.

Gjithashtu Majakovskij nuk ishte kaq tip i lehte sa te rebelohej vetem kunder nje situate politike, rebelimi i tij arrinte edhe nje nivel tjeter, ishte kryesisht rebelim ekzistencjal, ne vetevete. Gje qe shpjegon vetvrasjen e tij, nje praktike e njohur e shume kolegeve te tij t’mdhej te epokes moderne.

1 Like

Me këtë lloj postimi symprehtë oj Shkabe, ti arrin sidoqoftë të justifikosh zgjedhjen e pseudonimit por asgjë më tepër.

Po të kishe marrë mundimin të shpalosje edhe flatrat dhe të zbrisje poshtë titullit, thellë në pus në kërkim të Qerosit, do të kishe vërejtur se diku aty në Odesë - duke pritur gjashtë orë Marien bashkë me poetin, nga lodhja dhe nga pagjumësia, mjeshtrit tonë përkthyes i duket nënta - nëndë…

Për të ta thënë ndryshe, sikundër i bën vaki edhe atij tjetrit, frazat e mia i binden parësisht asaj muzike që luhet në kokën time gjatë të shkruarit dhe kur më mbushet mendja se shmagjepsës tingëllon më mirë se çmagjepsës… apo nëntëdhjetë-e-pa-një kumbon më fort se tetëdhjetë e nëntë - alors, au diable les règles, et les autres avec!

Është krejt tjetër gjë mënyra që ke gjetur për të më bërë një mësim drejtshkrimi… bashkë me kujdesin për të tejkaluar edhe rregullat më elementare të komunikimit të Peshkut sipas të cilave, nga momenti kur s’kemi kullotur dhëntë bashkë, unë mbetem xixa-g dhe ti vetë Shkabë!

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

1 Like

Bravo…
thellë e më thellë. Por, gjithmonë në frazën e parë!

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Me pelqen menyra se si the critically acclaimed comrade Qimo I jep rendesi vetes duke folur me stilin e Kadarese.

1 Like

Falsifikimi i nje numri apo date te shenuar, nuk eshte asgje fare para falsifikimit qe i eshte bere figures dhe vepres se Majakovskit nga Pushteti i Sovjeteve ku ka studjuar Kadare i ngopur me rrena ngambraparevolucionare dhe ngambrapavangardiste. Kadare i ngopur deng me rrena pazhallusta, natyrshem ngopi lexuesit, admiruesit dhe ithtaret e tij katunare.
Nuk eshte fare problem, ose eshte thjesht nje problem teknik (megjithse mjaft tregues per fenomenin) falsifikimi i profecise te revolucionit, sepse figura e Majakovskit eshte paraqitur ne forme monstruoze, sikur nuk mjaftonte monstruoziteti i vete tij, si person dhe si veper. Por gjema me e madhe i eshte bere Avangardes (deformimi i Majakovskit eshte vetem pasoje), funksionit, qellimit te saj, etj, i cili ishte i pandashem nga Revolucioni, biles ne thelb identifikohen si fenomen, jane i njejti.

Gjithe ai eksplozion i Avangardes, me permasa kozmike dhe me shume personazhe te mbetur ne hije ose pak te konsideruar, i eshte veshur artificialisht dhe shtrembet Majakovskit, poet i moth mer jau, me i modhi i t’gjitheve, apapapa sa i moth!

Kryekatunari ne kete rast eshte Kadare, qe per me teper jo vetem nuk kupton rolin e Avangardes, por edhe eshte kunder pak e nga pak me kalimin e kohes. Prandaj edhe referimi nderues ndaj Majakovskit, i cili pak e nga pak rezultoi edhe ai ne te gjalle as mish e as peshk, nje kembe ne realizem, e tjetren ne surealizem. Kjo shpjegon edhe faktin se pse, perveç merites se talentit te tij te padiskutueshem, eshte mbrojtur edhe nga eksponente te nderuar anti-avangardiste te kohes tij, qe jo rastesisht ishin edhe antikomuniste.

Teper e keni edhe Gorkin!

1 Like

Nje ku e ke ne foto me dashnoren e tij Lili Brik qe ke degjuar ti; Lili ishte gruaja e mikut te tij te ngushte dhe shkrimtarit t’moth Osip Brik. Banonin te tre ne intimitet te ngushte ne nje shtepi me tre krevate dhe palloheshin bashke, shkruanin vepra t’mdhoja bashke, njekohesisht kursenin dhe paret e qirase, ngrohjes, uje, elektrik blu etj.

Ja nje veper e tij e modhe intime (e botoj ketu pjeserisht se na nxefet xixa se ashtu osht i pune!, ose me sakte se ashtu osht i liste t’mdhejsh!):

Onanist’s Anthem
by Vladimir Mayakovsky

All you onanists
Cry “Hooray!”
The fuck-machine
Is adjusted okay!

Every hole is
At your service now
Even a keyhole

(vjershen e plote e gjeni ketu, kryeveper fare, me ka vjedh ide te mijat qerratai, edhe pasthirrmat “ah!” dhe “oh!”, dmth ja ka vjedh zhardines)

1 Like

Duhet te mbroc PHD me temen:adhurimi i kadarese ne periudhen mbrapa moderniste asht katunarizem po aq I madh sa sulmet ndaj tij ne periudhen paramoderniste.:grinning:

O Inkuizitor,

Ti po m’cyt me të t’dal n’shteg… pale me kto foto t’moskovit me kanotjere.
M’prit dhe pak sa t’maroj ca pun qi po m’morrin frymen.

po m’cerrit telefoni ka t’kater onet, nji t’myllme dhe po vij n’takim.
Le qi m’doli dhe nji far zogu i … aty nolt qi dojte me m’trem me Trumpin!

Boj disi lazëm!

E drejte, nje lapsus i imi, i yshtur nga ideja per t’i meshuar natyres kontraversale dhe komplekse te Majakovskit. Pervcse natyres, karakterit te tij , duhet marre ne konsiderate dhe konteksti ne te cilin veproi dhe performoi artin e tij si poet, piktor, satirist, propagandist, aktor, nje kontekst ku dallohen dy etapa, ajo para Revolucionit te Tetorit dhe tjetra pas tij , deri diten kur me nje krisme revolveri i dha fund jetes. Revolver me nje t midis behet Revol(t)ver, fjale e cila shpreh me se miri thelbin e tij si karakterin dhe kontekstin, famen dhe fatin. Them “fatin dhe famen” e sidomos famen, sepse, vetvrasja si vdekje tragjike , aq sa e vesh me mister personin , po aq e vesh dhe me nje lloj aureole madheruese dhe mitologjizuese. Per me teper, ne levizjen futuriste Majakovski ishte nje nga te shumtetat talente te kohes,por duke u bere “poeti revolucionit” ka thithur edhe shkelqimin e vete levizjes avandguardiste prej nga doli.
Levizja futuriste ka qene mjaft pluraliste, e diversifikuar ne rryma e tendenca, por te gjitha rrymat predominohen estetikisht nga fryma anarkiste dhe filozofikisht nga apelimi per ndryshim radikal, per nje “revolucion radikal” ne shoqeri, art, kulture. Jo me kot futuristet ne poezi dhe piktura “lojen me letra” e ngriten ne rangun e metafores per jeten si loje e paparashikuar , si liri ,si shanc, risk etj. perballe determinizmit dhe rutines mekanike te perditshmerise, frymezuar kjo sa nga anarkizmi bakuninist, aq edhe nga Dostojevski ( Shenime nga nentoka) Ne fazen pararevolucionit, Majakovski padyshim eshte nje rebel apo radikal dhe kete fryme e shpreh qarte ne poemen Re me pantallona, e cila, sikurse eshte shprehur vete, artikulon : Poshte arti juaj! Poshte dashuria juaj! Poshte feja juaj! Poshte sistemi juaj! Radikal dhe rebel, quaje si te duash.
Ne fazen pas Revolucionit te Tetorit, Majakovski kamzhikoi burokracine, aparatciket, mbledhjemedhenjte etj.( Ketu me vjen nder mend I.Kadare kur guxon jo pak, a mos me shume se idhulli rinise se tij, me poemen Pashallaret e kuq ) Kjo eshte revolta e Majakovskit , paralele me hosanate per Leninin dhe Revolucionin. revolte e cila nuk u shua ne metamofrozen nga artisti anarkist futurist ne poetin e revolucionit leninist. Pra ne te dyja fazat Majakovski eshte nje rebel me kauz, ne dallim nga rolet e Jejms Din te “rrebelit pa kauz”. A ishte vetevrasja e tij nje rebelim i nivelit ekzistencial, e ushqyer nga “ankthi ekzistencial ne vetvete”? Nuk ka nje pergjigje definitive. Ka vetem hipoteza per vdekjen e tij, ku ca i meshojne kontekstit social (“kurorat me gjemba te revolucionit” te profetizuara prej tij) , ca i meshojne pasioneve ne jeten personale, ca i meshojne karakterit te tij,

1 Like