Dhuna ndaj gruas nuk ndalet në Shqipëri

Sipas gazetave ngjarja ka ndodhur nisur nga një zënkë lidhur me mosshërbimin e kafesë së mëngjesit, ndërsa dy fëmijët e gruas 41 vjeçare ende flinin. Nuk dihet se ç’fjalë ka shkëmbyer gruaja nga Kurbini me vjehrrin, por në një pikë ky është ngritur dhe e ka goditur me levë në kokë, pastaj ka dalë nga shtëpia. Bashkëshorti i gruas ishte në punë dhe kanë qënë fqinjët që e kanë gjetur Verën të pajetë në shtëpinë e saj. Gruaja është përshkruar si një njeri i qetë që punonte si sanitare dhe rriste fëmijët e mitur.

Nuk dëshiroj të jap detaje të tjera për ngjarjen për hatër të viktimës dhe familjes së saj që vuan një tragjedi të padrejtë, por emrin desha t’ia përmend për ta respektuar e për të thenë se Vera dhe gratë e tjera si Vera nuk duhet të mbeten statistika. Mesa duket, të gjitha përpjekjet e sofistikuara, fjalimet, konferencat, nuk mjaftojnë. Kemi një problem me dhunë ekstreme brenda familjes. Ngjare të cilat na trondisin mendjen e na thyejnë zemrën. Shumë konflikte familjare, ca të fryra nga alkooli, ca nga streset, papunësia, xhelozia dhe varfëria përfundojnë me vrasje.

Ka në ndonjë rast, si për çudi, ngjarje kurioze të llojit “gruaja rreh burrin”, por në mënyrë dërrmuese, në këto konflikte vdesin gratë. Dhe ndërsa ka shumë agjentë shtetërorë dhe civilë që i qasen çështjes, dhe punë janë bërë, duket se diçka nuk ka funksionuar për të arritur të ndërtojë tek shoqëria masën e duhur kritike për ta sulmuar këtë çështje siç e meriton. Ka patur fushata sporadike sensibilizimi, por në mjetet e informimit dhe mediat ka shumë herë më shumë lajme (që për të tjerë shërbejnë si shembuj) mbi ushtrimin e dhunës ndaj gruas dhe familjarëve, e fare pak ose aspak në lidhje me mënyrat sesi ky fenomen mund të luftohet apo shmanget.

Informacioni jepet i pafiltruar, si një manual se si të vrasësh një grua në kushtet e shtëpisë, ndërkohë që publikut lexues do tu shërbente shumë reflektimi mbi çështjen, shembujt pozitivë mbi luftën ndaj këtij fenomeni në botë dhe analiza të mirëfillta. Natyrisht, ky nuk është një problem shqiptar, dhe dhunë në familje ka në çdo vend, klasë shoqërore apo kulturë, por mund të jetë që mes shtytësve të shumtë që e çojnë njeriun drejt një akti të tillë, një apo dy, të jenë të lidhur, kulturalisht, e përmes rrethanave të përditshme, me realitetin e sotëm shqiptar. Ndoshta aty diçka mund të bënim, por nuk do isha për një tjetër konferencë në ndonjë nga hotelet e Tiranës.

No comment

me duket se lidhja me ojf-te dhe krimin ne fjale nuk qendron kaq e drejtperdrejte. per te mos u rene ne qafe dhe atyre ojf-ve qe kane ndihmuar/ndihmojne dhe te cilat nuk do te mund te kryejne dot asnjehere parandalimin e krimeve konkrete. edhe policia do e kishte te veshtire ma do mendja ta parandalonte krimin ne fjale.

Pse pak eshte te mos i bosh kafen Vjerrit? Ishte edhe nje tjeter qe refuzonte ti lante komet nlegen Vjerrit. Ka degjeneru tradita e mire familjare.
Me siguri Vjerri ska dash me e vra me leve por thjesht ta disiplinonte e ti tregonte se kush eshte njishi nshtepi.

1 Like

eshte faji i saj?
duhet t’ia kishte bere kafen dmth qe te mos hante leven?

1 Like

Ne nuk e dime cfare ka ndodhur.
Kemi vetem hamendje…
Ndoshta I vjeherri eshte me te meta mendore…
Thjesht gazetaret bejne lajmin si gjithmone,pa pyetur se cfare ka ndodhur dhe pa ditur gjendjen mendore te sulmuesit.

sigurisht qe ndonje derrase mangut do e kete vjehrri se s’shpjegohet ndryshe. ajo qe s’kuptoj eshte se ca lidhje kishte video qe solle.

1 Like

Por nese nuk dime se c’ka ndodhur, ato komentet e Whoopit jane jashte kontekstit komplet. Sipas raportimeve eshte rast i perseritur dhe nuk ka te beje me te metat mendore - te cilat nuk mund te perbejne justifikim gjithsesi pasi nje i semure mendor i dhunshem, me ligj, duhet t’i nenshtrohet kujdesit mjeksor.

1 Like

Po mos u merrni me ACDC, ai nuk mbush.

NUk eshte e thene te kete pasur derrase mangut…kush te rreh te Do…Vjerrit i ka dala e rrahura pak jashte dore pa harruar qe Nusja ndoshta se ka pas per here te pare mosberjen e kafese por …per here te dyte???:rage:

1 Like

Problemi eshte se kalohet nga mosberja e kafese tek leva.
Cfare ndodhi gjate kesaj kohe?
Apo ska rendesi se nuk ben dot artikull pastaj?
Si mund te marre tjetri leven dhe te vrase dike,vetem se nuk i ka bere kafen?
Nuk ka mundesi t ndodhe sic e ke pershkuar.

Me kafe, apo pa kafe, cfardo qe mund te kete thene apo bere ajo nuk justifikon krimin.

1 Like

Jam i sigurte qe po te ishte burri viktime,do te gjendej nje justifikim sic ndodh gjithmone.

Kete siguri nuk mund te ta heq.

3 Likes

Ne shqiperi duhet denimi me vdekje. Var ne litar te paret dhe shiko ti a guzon te preke me kush me dore grate.

Nga ana tjeter ky eshte fruti i edukates qe nenat e tyre u kane dhene, prandaj dhe grate kane fajin e tyre

rasti i vetem qe mund te japesh nje shpulle femres, eshte ne dogy style

1 Like

Artikulli thote qe kane debatuar gjata asaj kohe, perpara se te perdorej leva. Tek debati futet cdo gje e mundshme. “Ik mo na ca bythen!” mund ti kete thene nusja etj. Megjithate as kjo nuk e justifikon vrasjen.

varik, Rama ua futte me shpull isheve edhe pa dogy style thjesht per hobby.

1 Like

Ajri me hashash.

1 Like