Dhunimi, këtu e atje

“Dhunohen me sende të forta tre persona në Durrës” ishte titulli i një lajmi në TV. Tre burra të moshuar në tavolinën përbri zgurdulluan sytë dhe llahatari u lexohej dukshëm në fytyra: “Kuku, çka të bajnë në Shqipni…”
Është argëtuese të ndeshësh në këto dallime dhe keqkuptime gjuhësore mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku e njëjta fjalë nënkupton gjëra krejt të ndryshme.
Fjala “dhunim”, e cila në Shqipëri nënkupton ushtrim dhune fizike (dajak etj.), në Kosovë, do të thotë përdhunim (seksual). Ndaj imagjinojeni vetë të dashur kolegë gazetarë nga Shqipëria sesi lexohen në Kosovë titujt: “Grabitësit me maska dhunojnë çiftin e pleqve 80-vjeçarë”, “Gent Zeneli përlotet, edhe mua më kanë dhunuar djalin 17 muajsh”, “Dhunohet komisionerja brenda qendrës së votimit”, “UNICEF: Fëmijët dhunohen në të gjitha fazat e fëmijërisë”, “Djali dhunon nënën dhe babain në Kamëz”, “Edukatorja dhunoi 20 fëmijë të kopshtit”, “Çifti në Berat dhunohet nga skifterët”, “Dhunohet barbarisht biznesmeni”.
Rrjedhimisht, pak moderim, përshtatje apo vigjilencë mund të ishte e nevojshme të paktën për të shmangur disa keqkuptime dramatike.

Ervin Qafmolla

1 Like

felet perdhunim-dhunim jane ekuivalente me felet eros-thanatos, keshtu qe ne thelb nuk ka asnje keqkuptim sepse ne thelb eshte e njejta gje, si te pallosh ashtu dhe te ushtrosh force.

iluminuese eshte se felet perdhunim-dhunim dhe eros-thanatos jane ekuivalente me felet Kosove-Shqiperi. :stuck_out_tongue:

Ca deklaratash ka bere kjo ne oktapod?

Zakonisht, kur del jashte shtepise tende, fizikisht ose menderisht, je i detyruar t’i pershtatesh ti botes dhe jo bota ty. Ne te kundert, kur t’i shkon te nderrosh boten apo kulturen e nje vendi qe te te pershtatet ty, quhet pushtim ose kolonizim. Pra shqiptaret duhet te perpiqen t’i kuptojne gazetat e Kosoves kur i lexojne dhe kosovaret duhet te perpiqen t’i kuptojne gazetat shqiptare kur i lexojne dhe jo anasjelltas.

1 Like

katror, po mu qe nuk me kupto asnjoni ne Peshk? Duke fillu nga ty.

Keqkuptimet e termave, rregullohen e mirkuptohen me vone, puna eshte se pse nuk leviz ajo vidioja siper per te mesuar se pse eshte dhunuar ajo Arbana.