Ditet e fundit me kaluan ne radar dy artikuj te ndryshem mbi shqiperine, njeri ne media te huaj dhe tjetri ne nje shqiptare, te cilet sikur me bashkuan dy pika ne mendje nga e cila me lindi nje vije mendimi ne forme pyetje dhe thashe ta ndaja me ju peshq:
Per ata qe nuk kane kohe po i referoj dhe permbledh me nje fjali me poshte:
I pari flet per perberjen shoqerore te Shqiperise sot ne vitin 2019 pas momentit te fillimit te vitit shkollor, jep nje bilanc sasior demografik per disa kategori; nje lloj pasqyre e zymte do thoja: lexo ketu
I dyti raporton se Shqiperia firmosi marrjen e nje fondi prej 94 milione eurosh nga BE per vitin 2019 per te ndihmuar reformen ne drejtesi, procesin e antaresimit, turismin, menazhimin e ujrave etj. lexo ketu
Tani nje arithmetike e thjeshte per arritur me kollaj ne argumentin tim: nga artikulli i pare mesojme qe 1.3 milione shqiptare jetojne jashte shtetit. Po supozoj qe ne keta 1.3m, ka nje force punetore aktive, pra njerez qe punojne dhe kontribojne per sistemin fiskal te shteteve respektive prej 800.000 vetash. Po marr gjysmen e ketyre njerezve dhe po spekuloj (nuk kam pare statistika) qe gjysma e tyre jane ne europe. Pra kemi 400.000 njerez qe punojne ne Europe. Supozoj qe keta paguajne mesatarisht 1.000 euro taksa ne muaj (thjesht tatim mbi te ardhurat personale, pa marre parasysh sipermarresit etj, apo forma te tjera taksimi). Pra nga keto taksa, Europa perfiton nje shume buxhetore prej 400 milione eurosh ne muaj, pra 4,8 miliarde Euro ne vit. Tani artikulli i dyte na thote qe dhurata e Europes per Shqiperine kete vit eshte 94 milione Euro! Faleminderit. Por mendoj qe ka ardhur koha qe Europa te ndjeje nje ndikim, pergjegjesi dhe presion me te madh dhe domethenes ne lidhje me kete fakt, dhe te shpejtoje pranimin tone ne Union. Ne nuk kerkojme parate e Europes, por minimalisht krijimin e nje mekanizmi (apo perdorimin e nje ekzistuesi) qe kontributi qe shqiptaret qe japin ne Europe te kete sado pak efekt edhe ne Shqiperi.
Shpresoj qe me edukimin tuaj shumeplanesh ketu ne Peshk, sidomos ju nga shkencat shoqerore/politike apo edhe ekonomia, te sillni kritikat tuaja per menyren e arsyetimit, llogjikshmerine dhe drejtesine e ketij argumenti ne varesi te kontekstit qe deshironi.
me logjike e pastert te Sarterit, i bi qe Evropa na rruan rreth 4 miliarde ne vit. Nga kjo logjike mund te behen disa deduksione, por me pare nuk del e qarte se ç’kerkon prej Evropes. Qe Evropa te ndjehet ne faj dhe prandaj te na pranoje ne gji te saj?
Si qytetar i thjeshte i Europes une kerkoj ne rradhe te pare qe te qendroje e bashkuar, dhe kjo s’ha diskutim per mua, dhe se dyti te zgjerohet me nje proces te mire-menduar. Bashkimi jone, po edhe ne pergjithesi, eshte negociate, ne te cilen te dish pozicionin tend, pra leverage qe ke ne negocim, ka vlere te madhe. Nga nje kendveshtim tjeter pyetja eshte, a krijon leverage pozitiv fakti qe nje popull e ka edhe njehere popullsine e tij jashte kufijve, ku gjysma e saj punon per te ndertuar e zhvilluar Europen? A ja vlen ekonomikisht te ndihmohet ky vend per tu bashkuar? Them se Po. Nuk e shikoj si ceshtje faji, edhe pse per ceshtje faji se fundmi po derdhen miliona euro (merr psh rastin e cifuteve po ajo eshte komplet tjeter gje). Pra faji edhe punon ndonjehere por rezulton ne lemoshe… Une them qe Shqiptaret japin kontribut konkret ne Europe sot, ne raport me popullsine e tyre, gje qe duhet te vleresohet me seriozitet, dhe mundesisht te perdoret nga pala shqiptare, nese mundet.
Ti ke hall bashkimin e shqipetareve, apo paret qe ikin kot? Ti thuj se ku e ke hallin, se kush eshte kryesorja per ty, shpirterorja, apo interesi? Bashkimi apo paret? Sepse ne kete turbullire evropiane gjithsekushi peshkon ate qe do. Dhe shumica dihet çfar do.
Edhe pakistanezet punojne,edhe afrikanet! Shqiptaret nuk duhet ta shikojne evropen si lypsare por duhet te paraqiten si nje komb i vjeter evropian i cili e ka te natyrshme pjesmarrjen ne be.
Kjo presupozon bashkim shqiptar ,perpara atij evropian. Vetem keshtu paraqitesh si shtet evropin serioz. Me 4 vilajete tallin menderen evropianet.
eee, more djale, te ishte kaq e larte taksa mujore qe permend, do te thote ta kishim rrogen 3-4 mij euro, mirpo ja qe rrogat ne perendim, luhaten 1200 euro minimumi deri ne 2 mij euro maksimumi (perjashto greqine qe jane pak me dobet keto vitet e fundit).
taksa qe permen ti, luhatet nga 1-2 euro per ore pune, deri ne 3-4 euro per ore pune, qameti 5 euro per ore pune per rrogat e mdhoja, flas per punmarrsit, jo vetpunesuarit, se ata kane tjeter sistem llogaritjeje e taksash.
pra ne muaj, per shumicen e punonjesve kjo lloj takse eshte 300-400 euro, qe po ta shumezojme me 400 000 punonjesit, i thone aty tek 150 milion euroshi.
ky problem, i pare nga ky kendveshtrim, nuk eshte aq interesant , sa ta shohesh nga kendveshtrimi tjeter, qe keta punonjes sjellin po euro ne shqiperi, nje vlere te madhe qe vajos ekonomine, nje pakete vlere monetare qe leviz nje pjese te ekonomise, qofte edhe nje ingranazh.
Pjer, meqe edhe ti po bo pazar paresh, boje tamom. Nese sipas teje shuma eshte 150 milion ne muaj, dhe sipas puxhas dhurata evropiane eshte 95 milion ne vit, atehere vjedhajdutet evropiane na rrukan 15 here me teper sa i rrujme ne. Dmth as si hajdute nuk vlejme, pa le te tjerat.
Po nga keta 1.6 milion shqipetare sa prej tyre marrin asistence sociale per vehte apo dhe per femijet? Po per femijet qe shkollohen a subvecionon shteti europian? Po per rruajtjen e rendit dhe te qetesise, per pastertine e mjedisit dhe te ajrit qe e perfitojne edhe keta 1.5 milione a paguan/shpenzon europa? Po per hajdutet dhe vrasesit nga kontigjenti prej 1.6 milion qe jane neper burgje a paguan europa? A duhen zbritur keto nga perfitimet e europes?
Shko ketu ne faqen 10 dhe mblidh kollonat “Income tax” dhe “Employee Social Security” per cdo shtet ku ka shqiptare dhe me thuaj. Kjo tabela perfaqeson te ardhurat dhe taksimin e punetorit mesatar ne EU per vitin 2018.
Sipas llogarive me lart del qe ne marrim 1/50en e asaj qe kontribuojme. 49/50at shkojne per keto qe thua ti e te tjera gjera qe i duhen shtetit, qe jane pa fund…
e kisha llafne, per ty Evropa eshte pare (euro) apo vlere kulturore? Apo te dyja bashke, e si xhongler here nxjerr njeren e here tjetren si te vije muhabeti?
Jo dhurate, jane haraci qe do paguash per te qene ne Evrope. Ne Shqiperi thone “me mire mut se i vogel” dhe pare ne kete aspekt, Shqiperia eshte i vogel dhe ka nevoje per te madhin. E te madhit do t’ja durosh nje cike edhe pordhet, edhe kushtet, perderisa nuk ke takat te rrish ne kembe me forcat e tua. Ato vende qe s’ja kane nevojen EU-se jane jashte unionit. Na pelqen a s’na pelqen ne, s’na ka njeri ne refene, ose na ka shume pak, nje pike jemi ne harte, keshtu qe mire eshte te jesh me nje turme. Edhe ky investimi i EU dhe SHBA me vetingun e SPAK ne fund te fundit eshte me interes ekonomik, nuk duan nje geto ne EU dhe duan qe kur bizneset e tyre te bien ne gjyqe, te mos paguajne Zaganjorin e Liken 7%, po ta zgjidhin muhabetin si ne cdo vend tjeter. (Jo se s’ka korrupsion apo influenca ne gjykatat e Evropes e SHBA, por jo ne nivelet e Shqiperise, dhe ky nuk eshte justifikim).