Eshte dreke.
Zagushi qe te merr frymen. Nje tufe mizash pluskojne mbi fytyren time, ndersa une I mbytur ne djerese qendroj ne shtrat, duke peshkuar kujtime te bukura. Zilja e telefonit thyen qetesine dhe zhegun, dhe nga ana tjeter e receptorit, degjohet nje ze I coroditur qe dihat:
Une: Alo, kush eshte!!!
Ai: Alo. Me ne fund te gjeta mor, mashtrus, maskara, hajdut dhe barkderr. Me ne fund, gjete guximin qe ti pergjigjesh telefonatave te mija!!!
Une: Mashtrues, maskara, bark-derr. Jeni I sigurte qe keni telefonuar personin e duhur. Une jam nje nejri i virtytshem dhe i uritur.
Top of Form
Ai: Jam i bindur qe po flas me njeriun e duhur. Ti je pikerisht ai qe thashe me larte, dhe nuk luan presja. Ti ke duar te medha dhe koke te zbokthur!
Une: Vertet??? Ludmilla, ti je??? Sa i sakte ishte pershkrimi yt. Kane kaluar shume kohe qe nga vitet kur jetonim bashke.Une, ti dhe macoku yt.A jeton akoma jeton macoku yt, apo ka ngordhur nga uria?
Ai: Une nuk kam pasur asnjehere macok, sidoqofte falemnderit qe interesohesh per qenin tim!
Me thuaj, Ludmilla vazhdon me ate kollen e thate?
Une: Ti ke pasur nje qen???
PO si ja beje per ta mbajtur me te ngrena, pasi me sa me kujtohet ti atehere ishe troke. Disa here te kam kapur duke vjedhur ushqimet e mia. Nuk mund te ishte qeni yt!!!
Dhe une nuk quhem Ludmilla, por Roxher. Ludmilla ishte papagalli i te dashures sime. Paske rrjedhur i dashur mik.
Ai: Me ofendoni. une gjithmone kam qene i rregullt. E si mund te vidhja une ushqimet e tuaja kur ato ishin gjithmone te mykura. Me kujtohet nje here nje cope sallam qe e kishe lene ne bufe dhe qelbej ere gjithe apartamenti, dhe ju dhe atehere me akuzuat, duke thene qe ishte sallami im.
Une: Me thuaj, Fjodor, me se e shtyn kohen. E ke akoma firzamoniken tende,me te cilen luaje ato melodit bullgare plot ngjyra, apo nuk e more kurre nga dyqani i pengjeve?
Ai: Fjodor??? Me fal, nuk po flas me Ludmillen?
Une: Te thashe jam Roxheri. Nuk jeni ju Fjodor, Petrovic, me nene bullgare dhe baba polak, qe ka jetuar ne 151 Homerton Hackney, ne vitin 1976???
Ai: Mik i dashur, ky qenka nje keqkuptim, une jam Don Tito, kam jetuar ne brooklyn 4th avenue ne vitin 83
Une: Hahahahaah. Tito miku im. A jane te lumtura tavolinat e tua???
Ai: Ju gjithmone me kini ofenduar, edhe pse nuk jeni ludmilla, sigurisht qe tavolinat e mia jane te lumtura. Por me thuaj i dashur michael, si jeni me shendet?
Une: Nje sec miku im, se me duhet te nderroje pelenen Abdulit.
Ai: Beji te fala Abdulit dhe thuaj se e perqafoj me mall.
Une: Qe kur se eshte paralizuar, kujdesem une per te. E mban mend Abdulin besoj, eshte marinari Algjerian, vellai i ish gruas sime te pare. Tani jetojme bashke, por e perplasi tramvaji, dhe i ka thyer legenin dhe kerrbishtjet!!!
Ai: Ti me fyen sa here te jepet rast! Me ke ofenduar dhe vazhdon ta besh!
Une: Une te kam ofenduar??? Cthua keshtu Don Tito. si mund ta mendosh nje gje te tille. Dreeeeq. Sapo me kafshoi Abduli. eshte bere si qen i terbuar.
Ai: Me ardhka keq per Abdulin, por me ate jete qe bente nuk e kishte te gjate, maje tranvajeve gjithe diten. Dhe nje xhep, dhe nje xhep, dhe ja si e paska pesuar.
Sapo vura re qe po flasim per dy abdul te ndryshem. I sigurt qe jeni Michael?
Une: U bere shume komformist. Tani po me nervozon. Do ta vras Abdulin. Le te hyje ne skene Rozeta. Ajo ma heq trurin me portugezcen e saj brilante. Do ta bej te renkoj. Doja te thoja te kendoj.
Dheeeeee nuk jam Michael, te thashe, jam Roxheri, me profesion xhenerik.
Kafen e pij te embel. dhe me pelqen te shurroj i ulur ne bisht.
Ai: Rooooooxheeeeeeeeer!
Une: Poooo
Ai: Po si je miku im, si eshte Rrozeta, vazhdoni te jetoni akoma tek ai pallati ne forme L-je? E ka marre vesh ajo per Tatianen??? Shpresoj qe jo! Po si nuk me ftove njehere kur ishte dhe Tatiana aty? Ajo eshte kaq e shijshme, une do doja qe ne gjokset e saj, qe ne syte e saj… oh, oh, po ju me keni bere padrejtesi, si nuk me ftove nje here kur ishte Tatiana aty???
Une: PO une jam i teri, me nje dore prej druri, dhe me nje pale proteaza porcelani.
Dhe ti e di shume mire qe nuk mund te te ftoja. Apartamenti ishte i vogel, dhe pastaj ti e di qe Tatiana ishte e dashuruar me mua. Bile edhe vellai i saj qe aso kohe ishte ushtar me donte. Por ti e di qe une zgjodha vellain e Tatianes. Ai kishte sy te kalter dhe ishte shume i turpshem.
Pastaj nuk e pashe me Tatianen. Mesova nga i vellai qe kishte mbetur shtatzene dhe kishte ikur me disa rome. Por …ti e di parimin tim. Pelen shite sa eshte e re.
Ai: Ah Roxher, Roxher, po i njejti ke mbetur, te thashe qe mu kujtove nje dite, po hyja ne Subway dhe pashe nje lypsar endacak me njerin sy qorr
Une: Nje sy qorr?? Une nuk kam nje sy qorr. Vellai im nga babai nuk ka nje vesh. Je i sigurte qe je Don Tito Mendez???
Ai: Me duhet t’iu le me gjithe te mirat Roxher, Sandra eshte bere si e terbuar, me kerkon qe t’i shkalafit te ndenjurat ore e cast, shendet shendet dhe te fala Tatianes
Une: Ne djall vafsh. Kush ishte ky i cmenduri se mora vesh.
Ul receptorin. Mbyll syt dhe perqendrohem ne levizjet e prera te mizave qe pluskojne mbi fytyren time.