Kete fundjave shkova ne Worcester (MA) per te pare nga afer Festivalin shqiptar qe organizohet çdo dy vjet nga komuniteti shqiptar i atjeshem. Per tre dite rresht: 31 maj; 1 qershor; 2 qershor ne oborrin e kishes shqiptare St.Mary festa ishte e madhe. Sipas organizuesve, pjesmarresit duhet te ishin rreth 12000 bashkatdhetare ( por edhe etni te tjera) nga USA dhe Kanadaja. Ajo qe me beri me shume pershtypje per mire ishte kisha e St.Mary. Nje kishe ortodokse e krijuar nga diaspora shqiptare, punuar dhe restauruar nga mjeshtra shqiptare dhe mbi te gjitha, gjuha shqipe ishte e kudo ndodhur, brenda dhe jashte saj.
Per me teper po postoj disa foto te festes.
Nje falenderim i shkon dhe Kthupit qe para ca javesh na dergoi linkun e festivalit duke na kujtuar dhe datat e tij.
Diaspora feston
Vetëm në atdhe nuk bëjmë hajer ne
Ndersa ne shqiperi jane greqisht.
Prandaj une gjithmone kam thene se ve dosja e kryepeshkopit grek ne shqiperi eshte dëm më i madh se korrupsioni i politikes.
Kishen shqiptare e ka pikturuar nje piktor korcar per 7-8 vjet me rradhe gratis,derisa e mbaroi.
Asnje fjale greqisht ne ikonat e kishes vetem shqip dhe anglisht.
Festivali eshte vertet dicka qe ne shqiptareve na ben krenare.
Gatime shqiptare,kenge shqiptare birra Korca,kostume tradicionale shqiptare etj.
Gjithmone qe shkoj ne kete festival,asnjehere nuk zhgenjehem.
Ju lumte organizatoreve!
Ne kohen qe u vu Janullatosi nuk kishe as edhe nje klerik me staturen e tij qe te perfaqesonte Kishen Shqiptare ne Sinod. Nuk do t’i hyj politikes greke vs.shqiptare se behet terkuze, por edhe sot e kesaj dite nuk ka nje klerik mes ortodokseve me ate lloj pergatitje me perjashtim ndoshta te peshkop Nikonit ne SHBA, por ai nuk kthehet ne Shqiperi, keshtu qe e vetmja menyre per te hequr Janullatosin eshte te kesh nje klerik shqiptar me ate lloj pergatitje, me ate respekt qe gezon ai ne rangjet e klerikeve ortodokse ne Patrikane, etj.
Johan Pelushi eshte klerik me njohuri dhe shume elokuent dhe mbi te gjitha eshte shqiptar.
Fakti qe vjen nga nje familje musilmane e ben akoma me unifikuese si figure.
Kur thua “me njohuri dhe elokuent” eshte subjektive. Edhe une kam njohuri, por krahasuar me ate se cfare duhet per rolin e Kryepeshkopit, s’i kam. Gjithashtu mos harro qe edhe ne kishe luhet politika, ne kuptimin qe te duhet te njohesh njerez e te krijosh kontakte dhe marredhenie me njerez me influence. Ne rangjet e Patrikanes, Janullatosi eshte me lart e me larg se kushdo nga kleriket shqiptare, ka vite qe I ka kultivuar marredheniet per te qene me krahe te ngrohta.
Janullatosi do te qendroje ne krye te KOASH-it derisa te nderroje jete, pasi nuk mund ta heqe askush.
Me letra eshte në rregull ai.
Une po flas per pasardhesin e tij.
Pasardhesi i tij te mesoje si behen keto pune, qe te jete gati kur te vije rasti. Duhet edhe miku, edhe paraja, edhe njohurite teologjike, edhe te gjitha. Te qenit shqiptar eshte nje kriter dhe jo shume i llogaritshem per te qene te sinqerte. Bartolomeut nuk i rruhet shume nese cakton shqiptar apo jo, do vere dike qe do ndjeke linjen e Patrikanes.
Vajte si perfundim? Shpresoj te kesh kaluar mire.
Po qe se ke ndonjerin qe e humbi rastin, kete te shtune ne 7 qershor behet nje tjeter ne Waterbury, Connecticut.
Njesoj si ky, mbase pak me i vogel per nga permasat, po e njejta ide.
Kenerike mo?
Pse jo? Per barazpeshe, ky behet te nje xhami
.
Po, te gjithe jane vullnetare, jo vetem ata qe sherbejne ate dite, por grupi organizues qe mblidhen here pas here e planifikojne gjithe aktivitetin, ata qe kercejne, etj. Vetem Eli Fara nuk vjen vullnetarisht 
Nuk doja ta permendja pavaresisht se e kam nxjerr ne foto por stononte me seriozitetin e evenimentit dhe punes se organizatoreve
.
Une aty kam bere universitetin, afer Victures. Universiteti i Masacusetsit, filiali Boston eshte afer Librarise Kenedi, ku eshte kjo anija. Good times.
Haha, kur e nigjoj me vje per te vjelle. Edhe shqiptare te shkolluar e shqiptojne Kenerike. Kete dhe Konjalle per Coney Island …
Mos harro te hedhesh ndonje kore.
kam sinjal ne steme qe me je pergjegj, por nuk shof pergjigje per çfar kam kerku.
Te me falesh tiku por pergjigjja kishte ngel “draft”.
Per pyetjen tende une po e drejtoj te gjithe ata qe kane dijeni pasi te kisha nuk kishte nje person qe te me shpjegonte kush ishte. Ndoshta ishin jashte apo diku tjeter por une nuk pashe ndonje ciceron apo prift
. Kishte vetem vizitore. Me beri pershtypje pllaka ne kujtim te saj dhe e bera foto. Kush ka ndonje info le te na tregoje historine e saj.
nuk me intereson personi, me intereson shkrimi qe me duket se eshte gabim.
Kur familjet sponsorizojne dicka dhe e dedikojne ne emer te dikujt qe ka kontribuar dhe nuk eshte me gjalle. Nuk e di ku eshte kjo, por ta zeme nese nje stol apo podiumi i kishes, ose nje ikone e pikturuar eshte paguar nga niperit e mbesat e Luizes dhe ajo ka qene vullnetare ne kete kishe, ose ka kontribuar, sponsorizimin e tyre familja e dedikon ne emer te saj. Shihet kjo edhe neper stola parqesh ose objekte te tjera jo fetare, por qe jane publike per t’u shijuar e perdorur nga te gjithe.
Tani pse quhet kumbare e kishes Luiza, nuk e di. At Liolini ne Boston mund ta dije me mire. Ndoshta ka qene kjo qe rekomandoi ta quanin kishen “St.Mary’s Assumption” se fillimet i ka patur si degezim i Kishes se Shen Gjergjit ne Boston. Me perpara kisha ka qene ne vend tjeter, por ne 1979 komuniteti bleu nje parcele toke dhe pastaj nje parcele ngjitur ju dhurua ne 1980, dhe jane ne vendin ku eshte kisha sot. Ketu u ndertua kisha e re dhe sherbesa e pare u be ne 1983.
ju jeni me te forte ne angliisht, por mu me duket se tani na doli pellazge edhe Madher Meri.
pastaj nuk e njof konceptin e te qenit ndrikull e nje kishe.
shqiptimi i deformuar i llafeve nga gjuhet e huaja eshte histori e vjeter sa populli trim shqipfoles, sic deformohet Connecticut ne Kenerike kane deformuar huazime te tjera bazike ta zeme “lamp” = llambe, “elastic”=llastik, etj lista nuk eshte e shkurter dhe deshmon sa vecorite fonetike te shqipes aq dhe intelektin e kulturen e shqipfolesve
As une s’e njoh ate koncept, prandaj me hamendje them ndoshta.
Eshte “godmother of the church”, jo “godmother of St.Mary’s”.
mir, mir, ka rendesi qe nuk eshte godfather, sepse futet ne pilaf ai personazhi qe futet ne pilaf gjithanej. 
gjeni një prift me shkollë andej nga amerika, se këta këtu i ka futur në ujë janullatosi.
fajin për kishat që shkruhet e flitet greqisht e ka shteti,se po të kishte vullnet,e detyronte janon o shqip,o mbrapsh!
o amerikone intelektuale e modhe, ky eshte fenomen (deformimi i fjaleve) i ndeshur ne çdo vend e popull, sepse gjuha kryesisht eshte krijim mbarepopullor, eshte krijim i injoranteve, nuk eshte krijim i intelektualeve t’mdhej.
sa per kuriozitet, ka mundesi per modernizma qe kane shume me teper hir se format tradicionale. Ja nje kishe armene neper male, per shpellaret armene:

Kush I detyron robt te shkojne atje ku flitet greqisht?
Ka edhe më keq. Ju tregon që nuk I thuhet kenerike e të thonë e ke gabim. Amerikanët e vërtetë thonë, e shqiptojnë ashtu 
Mua më pëlqen se e përdori si filter
Designed by Apple?
Na falni kuriozitetin por kush therret kë kenerike ?
Shqiptaret i referohen Connecticut si Kenerike, theksin te i-ja. Jo te gjithe, vetem ata qe jane menaxhere ne Dunkin Donuts (ose Tim Hortons per ty).
Po nga konektikat ne kenerike duket goxha transformim
. Se mire ja e kuptojme qe damote eshte domate apo asmon eshte osman…por kenerike per konektikat !!!
Amerikanet e shqiptojne Keneriket, theksi te e-ja e dyte. K dhe t, “ct” jane pothuaj silent ose degjohet si r.
meqe teme per diasporen
korrikse, nuk te rrihet pa e lidh temen me shok enver dhe me zoti tarkovskin.
edhe ne kete teme ju del per hunesh urrejtja qe keni per fene.
Steve blow Jobs nene armene e ka pas, si lidhen gjërat mo fuks
Johan pelushin, e kam njohur qysh ne kohen e socializmit, rob zoti.



























