Diploma nga La Sapienza nuk e bëri dot as mjek fshati në Korçë

Kryeministri Rama disa here e ka perseritur se administrata publike eshte nje nga ceshtjet me te rendesishme per kater vjetet e ardhshme. Megjithe permiresimet e deridikushme, administrata ende mbetet cerdhe e korrupsionit, abuzimit me pushtetin, nepotizmit dhe militanteve te partise. Rama i ka ftuar njerezit t’i rrefejne pervojat e tyre te hidhura me administraten, ndaj kardiologu Martin Mano i eshte pergjigjur, duke treguar sesi diploma e tij italiane nuk e ndihmoi dot as te emerohej doktor ne nje fshat te Korçës. Mjeku Mano është vetëm njëri ndër individët që kanë nisur të tregojnë hapur sesi zyrtarët shqiptarë abuzojnë me detyrë, duke kërkuar para në këmbim të shërbimeve që ua detyron puna.

Postimi i plotë që mjeku i dërgoi kryeministrit:

Eksperienca negative?
Kërkoj ndjesë që në fillim për një parantezë të shkurtër që do bëj.
Jam diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në universitetin “La Sapienza”, me note maksimale. Më quani idealist, por edhe budalla nëse dëshironi, por pas diplomimit edhe abilitimit në Itali vendosa të kthehesha në kapërcyell të zgjedhjeve të vitit 2009, atëherë kur PD me LSI do keqqeverisnin vendin për katër vite. Pas njohjes së diplomës dhe rregjistrimit tek urdhëri i mjekut aplikova për vendet e lira të punës, asokohe në fshatrat e Korçës, që më thënë të drejtën edhe për të marë vesh se ku kishte vende të lira ishte andrallë më vete pasi drejtuesit lokalë të shëndetit publik vetëm më sorrollasnin.

Pavarësisht diplomës sime, me nota të shkëlqyera për më tepër, as punë në fshat në arrita dot të marr. Të njëjtit drejtues lokalë ma bënë të qartë me gjuhën e tyre të drunjtë se duhet të drejtohesha tek zyra e punës në selinë e PD-së lokale, ku duhet të dorëzoja aty kurrikulumin bashkë me një kërkesë punësimi. Nuk kaloi shumë e në janar 2010 largohem përsëri, drejt Veronës kësaj rradhë, ku pas një konkursi fitoj të drejtën e specializimit për kardiologji, që e përfundoj me rezultate maksimale në qershor 2015.

Kthehem përsëri në atdhe. Duhet të them se kësaj rradhe njohja e diplomës mori më shumë kohë, duke u shoqëruar e me një shije të hidhur kur mora në dorë një fletë format A4 të thjeshtë (kur në kohën e Saliut të paktën lëshonin një karton të lëmuar), me një njollë gjalpi në njërin cep, të shoqëruar me udhëzimin që t’a mbaja me kujdes se “nuk lëshojmë duplikat” (absurd më vete ky).

Gjithësesi dëshira ime ishte të punoja në Korçë. I nxitur edhe nga bonusin që kishte vendosur ministria për pozicionin e Kardiologun në Korçë vendos të bëj aplikimin e posaçëm, në fund janari fillim shkurti 2016. Kaloi një muaj dhe nuk marr asnjë përgjigje. Atëherë mendoj të kontaktoj drejtorin e atëhershëm të spitalit të Korçës, me shpresën se mbase do mund të nxiste ministrinë të përshpejtonte procedurat duke qenë se dhe spitali kishte nevojë për kardiolog.

Përgjigja që mora më tronditi “sa të jem unë këtu ti nuk vjen të punosh me bonus këtu”. I zoti e jep, tellalli s’e shet. Sot ky zotëri është prefekt i Korçës. Vendos t’i drejtohem përsëri ministrisë personalisht, me anë të disa miqve të mi, arrij të takoj një funksionar të kësaj ministrie duke i shpjeguar situatën. Përsëri takimi më la pa fjalë. Nga mohimi dhe shprehja e padijes që ministria nuk merrej me çështjen e bonusit, kur e vërteta ishte e kundërt, deri tek “ty nuk të takon” apo “pse nuk shkon të kontribuosh për qytetin tënd pa bonus”. Përsëri e njëjta sjellje, i zoti e jep tellalli s’e shet. Me të dalë nga ky takim kam nisur vetëm një email një shefi kardiologjie për të kërkuar informacion nëse kishin nevojë për kardiolog, përgjigja erdhi vetëm në një javë, pas një muaji u nisa në Itali sërish dhe nisa punë, ku jam edhe sot e kësaj dite.

Ndërkohë që në Shqipëri harxhova kot 9 muaj të jetës sime në pritje të lëvizjes së qerres së shteti, që me sa duket nuk lëviz po nuk ja vajise ingranazhet me verdhushka. I vetmi person që është treguar i gatshëm, përtej pritshmërive të mia ishte zoti Niko Peleshi të cilin e kontaktova për tjetër arsye, por që i bëri shumë përshtypje se si kishte mundësi që më kishin sorrollatur pa më dhënë zgjidhje.

Nuk e di sa i ndjeshëm jeni ju z.Rama ndaj faktit që Shqipëria po pëson një hemorragji të pandalshme të mjekëve që largohen njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria. Ndoqa vizitën tuaj në urgjencën e Spitalit Shefshqet Ndroqi, edhe fjalët tuaja se do vijnë mjekë italiane të punojnë në spitalet tona, falë pagave të majme që do jepni. Dua vetem t’ju them se punën nuk e bën vetëm paga por mbi të gjitha kushtet e punës.
Gjithë të mirat!

3 Likes

Doktor Manon e njoh personalisht. Djale flori dhe doktor shume i zoti.
Shembulli perfeket qe tregon se meritokracia ne Shqiperi eshte akoma shume larg.

Po ik more zoteri nga ke ardhur se nuk ka Shqiperia nevoje per ty! Ķa plot ne Shqiperi me diploma mjek e avokate etj etj pse duhet te zgjedhin ty? Apo se ke studjuar jashte. Suksese ne jete !

1 Like

Se harrova, nqs do te punosh mjek ne Gjermani thjesht dhe pa burokraci rri ketu verdalle ppu-se se eshte njeri qe te tregon sesi te besh procedurat.

O Vlonjat, por nese eshte e vertete qe do te vijne mjeke italiane per t punuar ne spitalet tona, kjo tregon se kemi mungese mjekesh profersionist. Atehere pse mos te punesohet nje mjek shqipetar qe ka mbaruar ne Itali ne vend te nje mjeku italian? e kupton qe mban era mut!

1 Like

shkabe…?

1 Like

Nuk behet dot mjek jo se eshte deshtak, kot nuk iku jashte shtetit.:grin:

1 Like

Vetem se ke marre diplome jashte s’do te thote qe duhet te hysh pa radhe.
Edhe ata qe kane bere mjekesi ketu, mjeke si ti jane.
Ti e ke bere italisht, ata shqip. Kaq.
Me cudit kjo ideja e cuditshme e emigranteve qe duhet te trajtohen ndryshe nga te tjeret.

Apo te ishte i mire e mbante Italia per vete :smile:

2 Likes

I kan kerku para per vendin e punes si kto 18-20 vjetet e Fundit. cmimet e punesimit te mesuesve e mjekve veq rritje kan pesuar.
clirimi do filloj nga vetja kur cdo njeri te denoncoje abuzimin me pushtetin si dhe kur Shqiptaret te rrezojne mitin e pasurimit me cdo mjet si dhe abuzuesin e Shqiptareve te mos e Quajne me te zotin e te shkathet se eshte Hajdut ne zyre te shtetit.

2 Likes

Jo, nuk jane njesoj! E ka thene me perseritje çdo qeveri e asnje nuk proteston te mbroje diplomen per te cilen eshte lodhur! Ndoshta sepse …nuk eshte lodhur aq sa te protestoje kur I neperkembet ! As profesoret nuk replikuan me keto deklarata edhe pse u vihet ne dyshim efikasiteti I punes se tyre.
Gjithsesi Rama para se te therrase (me te drejte) ata qe jane jashte shtetit, te ngreje nje grup pune , meqe jane ne mode, per te studiuar pse kane ikur ata qe jane kthyer nje here pas studimeve.

Sic nuk ka gjetur pune ky, ka dhe te tjere qe kane mbaruar ne shqiperi dhe s’kane gjetur. Pse qenka ky i vecanti?

Ti e di shume mire, ashtu si une, qe shume emigrante si ky vijne ne Shqiperi dhe vetem sepse mbarojne nje shkolle jashte shtetit presin qe ketu t’ua hapin rrugen te gjithe.

Nuk eshte normale qe dikush qe mbaron shkollen ketu, te vije t’ia zere tjetri nga ana e anes, pa radhe. Presin qe te gjithe te diskriminohen para tyre.

Po ç’ti hapin rrugen mo, ai ne fshat donte te punonte jo drejtor ne qsut. Ka plot te emeruar ne fshat qe nuk shkojne po marrin rrogat. Njeren e kam komshie…
Nuk eshte normale qe te vijne ata nga jashte, po ja qe keta brenda e kane mendjen te ikin. Kjo krijon ndryshim te madh ne sherbimin qe ofrojne apo punen qe pranojne.

1 Like

O vlla, te pyes prape. Ka te tjere si ai qe duan te punojne ne fshat dhe s’u ka ardhur radha. Pse ky na qenka i vecanti per ne lajme dhe ata te tjeret jo? Pse duhet te diskriminohen te tjeret per kete tipin?

Te pakten te mjeksia nuk ka rradhe. Shoqet e tua psh kane marre jo vetem provimet me gojore, por edhe vendet e punes.
Te pakten te mjeksia vendi i punes duhet duhet ti jepet me te zotit, dhe kjo mund te arrihet shume lehtesisht me ane te nje provimi profesional. Ca me tej prurja e thote qarte qe vendi ka kohe qe eshte vakant, dhe si ky pozicion une di per shume te tjere qe jane bosh, se cunat e gocat e Tirones nuk dune te shkojne ne Lac, Burret, Kukes, Permet etj etj.

2 Likes

Sepse Rama po I therret dhe ky I tha cfare ndodh. Sdo ishte bere ceshtje nese nuk do ishte kjo thirrje besoj. Por jane te lire profeionistet vendas te kundershtojne thirrjet dhe ti bejne vend vetes.

1 Like

Ja une po te them qe ka vende vakante plot sepse NUK ka mejke qe duan te dalin jashte Tiranes.

Rama aty ka bere thirrje per te deshmuar eksperiencat negative, nuk ka bere thirrje hajde te diskriminojme ata qe kane mbaruar ne Shqiperi. Mjeket zene vende pune neper spitalet rajonale kur nje mjek atje del ne pension. Nuk krijohen vende te reja pune sa here merr diplomen dikush. Dhe kur krijohet vendi, ka radhe puna. Nuk ka pse te kerkoje ky tipi trajtim te vecante.

Salben te te bej nje pyetje; sa nga ata doktoret (qe duan te punojne ne fshat dhe nuk ju ka erdhur rradha) kane derguar nje email nje nga profesoreve a shefave te tyre per pune dhe keta te fundit i jane pergjigjur brenda javes?

E ke gabim, nuk shkojne ne periferi. Sa per thirrjen e Rames, nuk ka nevoje ta perserisi ai e ka thene me pare qe diplomat nuk vlejne njesoj.
Ka mjeke te vjeter qe I mbajne dhe pas pensionit ne pune sepse nuk gjejne zevendes.