e ke gabim
dmth komentin e ke te mire, me pelqeu, sidomos per frymen pacifiste, por do te diskutoj veten nje pike qe e ke gabim, pikerisht kritiken per “e ke gabim”.
Justifikohem se pari qe eshte çeshtje karakterit tim qe eshte direkt, i them gjerat troç, them e ke gabim, por them edhe “bravo” kur e ke sakte. Per kete mund te shohesh diskutimin me Vlonjatin tek tema Pakti me Djallin.
Justifikim tjeter, sigurisht qe un kam bindje te prera per çeshtje themelore qe jane te panegociushme, psh per familjen, nuk ka diskutim per familjen me ke ka koncept te beje xhiro familjarisht me biçiklete pa shale, kushdoqofte, edhe Ajshtajni me qene merr shprehjen: shko pirdhu anej, shko bo i xhiro familjare me biçiklete pa shale! Ose kam bindje te prere per demokracine, qe ndryshe nga shumica, nuk e konsideroj me vlere ne vetvete, dmth nuk e konsideroj te perjetshme, por te perkoheshme. Dhe shum çeshtje te tjera kardinale. E pranoj qe kjo gje shkakton shqetsim dhe ndoshta edhe dhimbje tek shume persona qe besojne te kunderten, besojne çfare eshte ne mode (psh tek tema Pakti me Djallin, une dhe Tomas Mani nxjerrin artistin si figure diabolike, ndryshe nga shumica disidente qe ka luftuar kunder fuksave 5-leksh qe konsiderojne artistin si figure hyjnore). Besoj se edhe ti hyn ne kete kategori qe eshte shumice, dhe pjeserisht per kete shkak nuk ke shum qef te diskutosh me mu. Nese eshte keshtu te kuptoj pa asnje problem, bile te kuptoj edhe nese me siluron per kete arsye (si kan bere shume disidente t’mdhej ketu), por me duhet edhe une te pergjigjem, sepse mbroj nje pikpamje qe ja vlen te mbrohet me çdo kusht. Plus karakteri im i te thenurit gjerave troç. Dmth un nuk hy ne muhabet per te diskutuar, un them timen prere, ti po deshe bujrum, thuaje tenden pa problem. Dhe kush ka desh i ka thene, e ka marre edhe shpjegime tip çarçafi dhe cilesore, pa u lodhur, edhe me qef. Por jo te hy ne diskutim se ndoshta ndryshoj mendim per parime, mund te ndryshoj mendim per shijen e marmalates amerikane psh. Pastaj ve re qe asnje nuk eshte konvertuar ne boten virtuale, çdonjeri futet dhe del ne diskutim pa ndryshuar ide.
Justifikim tjeter, riperseris, ti si i ri ketu, kur shef qe un diskutoj psh me Belulin buke e vjeter, nuk te shkon ne mendje qe te njejtin diskutim psh per çeshtjen e çmitizimit kombetar, e kam bere kushedi sa here me Belulin, dhe di mire pozicionin e tij, biles me mire se ai. Prandaj shprehja legjitime “e ke gabim”, nese un diskutoj perseri, e bej jo qe ti ndryshoj mendim atij, as per te kaluar kohen e lire, por sepse gjate diskutimit me lindin ide te reja qe riformulojne idene e vjeter. Prandaj Peshku ka vlere te jashtezakonshme, e prandaj marr pjese me pasion ne Peshk, harxhoj kohe dhe energji ne Peshk.
Edhe nje gje tjeter karakteriale: per mu nuk ka ndryshim midis kohes lire dhe kohes se shternguar, gjerave te vogla dhe gjerave te medha, çdo gje qe bej, çfardo te jete, e bej njesoj, me te njejtin pasjon, kjo e ben te shenjte jeten dhe me vlere hyjnore