Diskutim i lirë - Korrik 2018

150 postime 6468 shikime 1 korrik 2018 në 12:57 e pasdites
gjembi

Mirseerdhët tek tema e diskutimeve të lira për këtë muaj. Këtu mund të diskutoni pak a shumë çfarë të doni, sidoqoftë duke ndjekur udhëzimet e faqes.

Pjer

e forte kjo e Gjikes :laughing:

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

image

Alba2265

ja dhe nje I mencem tjeter jep mend.

Kthupi

Bejtexhiu flet ne emer te popullit keshtu? I ka rene si nga Kina per te thene “mos u sill si Donald Lu”. Ne faket Lu dhe Rajerson jane dy ambasadoret me te suksesshem amerikane ne Shqiperine e pas 90s persa i perket atyre cfare moren persiper dhe cfare bene. Qe te dy flisnin shqip.

CNN sot e hapte faqen e pare me kete lajm: “The new US ambassador to Albania seeks advice from Andi Bejtja”.

Alba2265

Ti japim Tikut food for thought .marksi sikur nuk duket t’ia kete futur dhe aq kot me ate parimin :secili sipas mundesive secilit sipas nevojes :grinning: thirrje per shperndje te pasurise nuk po vijne nga agjitatoret bollshevike pa breke ne bithe por nga njerezit me te pasur te globit.

InkuizitoriMoth

Qe komunizmi eshte veper e pabrekeve ne bithe eshte falsitet ideologjik komunist, sepse 99% e komunisteve te pare, dmth te vertete, ne çdo vend pa perjashtim (edhe ne Shqiperi), ishin bij pasanikesh qe kishin probleme me atin e tyre, problem qe e projektonin ne Atin Qiellor (projektim psikoanalitik) Kete du me thene si koncentrat me tere temat Marksi nuk e kishte te zhdrejte.

Marksi ishte pa breke ne bithe, por megjithse i kishte mundesite per te fituar para, zgjodhi te mbetej pa breke si kusht fillestar per te dhene kumtin e çlirimit te pa brekeve. Ketu eshte vlera e tij, pa kete kusht do te kishte bere nje vere ne uje. Por edhe ne kete rast, kur sakrifikohet vertet pa interes, breket vijne ne rruge mistike. Ishte Engelsi, bir fabrikanti tekstilesh, qe kishte dy pale breke: nje per vete e nje per Marksin. Biles tre pale, edhe per Xhenin. :slightly_smiling_face:

Engelsi e kishte te drejte. :slightly_smiling_face:

Arban

Eh, kur do behen keshtu edhe shqipot, por jo vetem shqipot

Kthupi

Kur them une qe japonezet jane nuse per shtepi? Edhe meshkujt dhe i bejne dhomat drite, imagjino femrat.

Alba2265

Do Te ishte interesant sikur japonezet Te hapnin ndonje fabrike ne shqiperi .do Te ishte nje perzierje kulturash .shqipot qe I marrin punet avash avash dikur do Te vine disa here ne kete dunja dhe japonezt qe I shtrydhin njerezit si limoni :blush:

InkuizitoriMoth

zemraimemegjithmen:

del-ta


foli edhe mut-ci i albës! si ka mundësi që kjo tufa e sorrosistëve vazhdojnë të bëjnë ligjin në shqipëri?? njerëz që inferioritetin e tyre të theksuar përpiqen ta kalojnë si epërsi:grinning:! duan dhe evropë pastaj! kush i qas në evropë popujt që kanë elita me mendësi afrikane?? fol në emrin tënd dhe të alba- evgjitërisë , debil!!

Pjer

artikulli i Andit, me pelqeu, ishte tamam nje shkrim pikant.

Alba2265

Ti patriot I madh shume si ai vegla kacurrelse qe bente sehir me dylbi sinoret e grekut :blush: veprimi i tyre justifikihet nga rrethanat se u provokuan nga tifozet serbe ,ketu muci e ka kabim .por ne Te ardhmen kur luajne nen flamurin e kaurit nuk duhet Te bejne duvane tone ashtu si dhe ne psh nuk duam qe atlete me origjine Te huaj qe luajne nen flamurin tone Te bejne duvane e kaurit .

InkuizitoriMoth

Arban

Te jete per nuse, nuk ka si shqiptaret, vetem filipinaset mbase ua kalojne per pasterti. Problemi eshte te ndjenja e bashkejeteses, e kujdesit per tjetrin. Shqipot shtepite brenda i mbajne paster zakonisht, se jashte pastaj bejne hedhje qesesh nga ballkoni. Cudi si nuk ka ndonje shqipo ne NBA.

Arban

Ata qe kujtojne se do vijne disa here ne kete dynja i marrin punet me nxitim, shqipot e dine qe nje jete kemi, keshtu qe pse te nxitojme, ta marrim shtruar e te bejme qejf. Shqipot nuk duhet te bejne kalimin e menjehershem traumatik te japonezet, prandaj kemi kete fazen e ndermjetme te sirianeve hidraulike e bojaxhinj.

Alba2265

C’na ke gjet ti qe ben Ironi shkruajte vete nje koment Te tipit :kur do Te behen shqipot njerez?

(Redaktuar)

Kthupi

Ua mami, termet te Gjiri i Lalzit. Iken vilat.

gjembi
Alba2265

Termeti nuk diskriminon .pensionistet ne pallatet evamortizuara te kohes se Dulles jane me Te rrezikuar

Arban

Ku e pe ironine ti.

(Redaktuar)

Manjola_Tirana

na u bo dhe ky teatri mo

InkuizitoriMoth

na le rehat megjithman!

InkuizitoriMoth

machitewa

Kam frigë se një ditë ka me ardhë liria:
E unë s’kam m’e njoftë,
S’kam me e dallu.
Ka m’u ulë pranë meje n’autobus,
E ka me zbritë në ndonjё vend të largët.
E mandej kanë me m’thanë:
“Ja ajo qe liria. S’e njofte a?”

Ka me ardhë liria, si vdekja e tim eti,
Të cilën s’e besova kurrë…

Kam frigë se liria ka me ardhë me shumë dritë.
Kam frigë se liria ka me ardhë krejt e qetë.
Kam frigë se kam me vdekë
Derisa ajo në paradhomë asht tue i zbathë këpucat.
Kam frikë se liria asht një femën e bukur,
Me të cilën kurrë s’kam me çu dashuni.
Kam frigë se liria, e shkreta liri,
Ka me ardhë, e do ta kem ndër duer,
Por kam m’e humbë si fotografinë ma t’dashun.
Kam frigë se liria s’ka m’u ndalë prej turri,
Ngase makinistin e lokomotivës ka m’e zanë gjumi,
Apo s’ka me m’pa, si marinari,
Lundërthyesin e lodhun mbi valët e detit,
Kam frigë se mos kam m’i thanë lirisë: “Shporru shtrigë e keqe!”
Apo kam m’i thanë: “Aman, të keqen, e ku ishe deri tash?
A vihet në Kosovë kaq vonë?”
Kam frigë se lirisë ka m’i ikë aeroplani,
Apo kanë me e kidnapu terroristat,
Apo ka me e humbë biletën.

Kam frigë se mos kam me u gëzu shumë,
Tepër, kur ta shoh se ka ardhë;
E me u pikëllu shumë kur ta kuptoj se s’ka me ardhë.
Mos vallë ka me m’shkelë ndoj tren i shpejtë,
Derisa unë i hutuem e i ngazëllyem kam me qenë tue e përshëndetë lirinë,
Kam frigë se mos ka me u rrënu godina,
Nën hijen e së cilës me flamurth në dorë pres me kalu liria.
Ka me ndodhë diç e paplanifikueme.
Kanë m’e marrë irlandezët e me çu në Dablin

Për me e mësu me vallëzu irlandisht.
Apo italianёt e m’e çu nё Romё e me shti me hangër makarona.

Edhe zotin edhe dreqin kam me i falënderu,
Një ditë kur kam m’e pa lirinë.

Kam frigë se dikush ka me ma falë lirinë,
E unë s’kam m’e marrë nga mirësjellja.
Apo kam frigë se kam m’e marrë, pikërisht nga mirësjellja.
Kam frigë se ka me qenë ftohtë,
Dhe liria mun m’u mërdhi rrugëve.
Kam frigë se ka me qenë zheg i madh,
E ka me vdekë prej pikës në tru apo nga etja e madhe,
(Nuk kam kojshi të mirë që kishin m’i ndihmu).
Kam frigë se liria ka me hangër ndoj mollë,
E ka m’i mbetë n’fyt…
Apo ka m’u rrëzu prej biciklle,
E atë ditë ka me qenë e diell,
Dhe s’ka me punu ndihma e shpejtë…
Kam frigë se liria s’ka me e pasë pasaportën në rregull,
Ndonjё vulë të Qafë Thanës apo afat të tejkaluem.

Kam frigë se mos po e ha lirinë në ndonjë ambëltore,
Apo mos po e kapërdij si ndoj qebap,
Pa e ditë kurrë se çfarë kam hangër.
Kam frigë se mos po pëlcet liria,
Në tullumbacen e ndoj carroku,
Ku papritmas e ka zanë gjumi.
Kam frigë se mos e kanë mbyllë lirinë
Në ndoj kopsht zoologjik sepse asht kafshë e rrallë,
Shumë e rrallë.
Kam frigë se mos, liria, asht masku në lepur,
Për m’i argëtu fëmijёt,
Dhe ndonjë gjuetar del dhe e vret, pak para se t’i thom,
(Si në filma): “Mos gjuj!”
Kam frigë se mos liria asht ndoj arushë,
Të cilin ndonjë jevg e ngre për hunde,
Dhe e shtyn me vallëzu katund-ëm-katund.
Kam frigë se mos liria asht gozhdë,
Të cilin ndoj katundar e ka ngulë në ndoj tra
Dhe tash e ndryshk pikëllimi.
Kam frigë se ka me mё telefonu liria,
E unë tue u rru kam me vërshëlly në banjë,
E s’kam me ndëgju cingërimën e telefonit.
Apo ajo ka me mё trokitë në derë,
E unë kam me qenë me shokë në ndoj kafeteri,
Tue diskutu për specat që s’i ha kurrë.
Prandej, kam frigë kur dal nga banesa,
Kam frigë kur rri në banesë,
Kam frigë kur jam tue ecë apo tue ngranë,
Thom mos e ka humbë adresën apo numrin e telefonit,
E ka plaçkitë ndonjë brac, pa e ditur kend,
Dhe çka.
Kam frigë se mos po verbohem, mos po shurdhohem,
Kam frigë se mos sëmuhem, se mos po vdes,
Mbasi robninë s’mujta me e pritë qysh duhet,
Lirinë du m’e pritë me të gjitha: i gatshëm si fshisa.
I buzëqeshun. I krehun. I hekurosun. I parfumosun.

Kur dal në rrugë i vëzhgoj mirë njerёzit,
Thom, mos po e shoh ndër ta lirinë,
apo lajmtarin e saj.
E vëzhgoj me kujdes ndoj gomar të ngarkuem,
Apo ndoj qen endacak.
I kundroj me vëmendje valët e lumit,
Dhe orarin e trenave.
I hulumtoj zgjojet e bletëve dhe vezët e qyqeve.
Çdo ditë e hap kutinë e postës,
Dhe shpupuris mbrapa shtëpisë.
E përcjell krrokamën dhe fluturimin e shpendëve,
Thom, mos e lodhun
E sëmutë apo e etshme,
Ka mbetё diku
Dhe më pret mue.

Agim Morina, Prishtinë 1989

B-O-H-I-C-A

Ky Dawn Morina nuk ka mujt me e transletu’ ate " Apo kanë me e kidnapu terroristat " ? … Gjynof, se e kisha nda menien me e lexu deri ne fund …

del-ta

në trojet shqiptare ,njëlloj si në afrikën qëndrore, sa më shumë anglo-greqizma, aq më i ‘‘ndritur’’:bikini:
ndërsa në evropë , kundërta:ferris_wheel: megjithatë,gimi mirë!

machitewa

E ka shkru krejt qysh folet ne Kosove.

InkuizitoriMoth

STALKER

korriku
STALKER

Ky termi ‘liberal’ ne fakt, nuk do te thote asgje. Sepse : Orban (partia e tij) ose ajo e Salvinit jane mire e bukur pro ekonomise (liberale !) te tregut, etj etj. I vetmi ndryshim eshte qasja e tyre ndaj emigranteve, e cila, per Europen, eshte çeshtje kalimtare : qe nga momenti qe kjo e fundit do filloje (dhe ka filluar) ti lere te vdesin ne det kandidatet per emigrante nga ana tjeter e Mesdheut, do te shterë edhe fluksi i tyre.
Ose nje tjeter kunder-shembull: Macron eshte po aq anti-emigracion sa dhe dy haletë e tjera (italiane dhe hungareze) : ishte ai qe nuk pranoi qe anija me emigrante te ankorohej ne brigjet franceze. Njesoj dhe Merkel : para 5 ditesh nenshkroi me aleatin e saj (qe kercenonte te largohej nga koalicioni qeverises) nje kontrate sipas te ciles Gjermania nuk do krijoje qendra refugjatesh, pra nuk do te lejoje hyrjen e tyre ne territor.

Thene ndryshe: ate qe proklamojne me te madhe Orban apo Salvini po e bejne déjà Macron e Merkel. Pa merak.

Albano-id

Ne fakt, duket sikur Macron e Merkel po i dorzohen antiemgracionit qe ne kushtet e nje tolerimi me te madh te emigracionit duket se do ti rreshqiste vendet e tyre drejt populizmit te djathte, salvinit e orban, nen drejtimin e te cileve ne evrope do te mund te lindte nje e majte autentike si kunderreaksion.
kunder shantazhit te dyfishte do thosh zizek.

InkuizitoriMoth

e vetmja menyre qe ju te kuptoni se nuk ka me te djathte dhe te majte, eshte t’ju lesh vetem ne barke per nje jave rresht ne mes te detit ku nuk duket toke, pa harte e pa busull, pa ngrene e pa pire, vetem me nje kompjuter pa gugell maps.

korriku

Nuk eshte thjesht e vetem ceshtje pranimi emigrantesh.
Duhen pauze sepse po ndodhin ndryshime substanciale ne shkalle te larte si ne evrope edhe ne rang global qe jane realitet ndaj te cilit yryshi per inerci i se shkuares te perplas keqas e te gjymton.
Shkrimi flet per patriotizem pozitiv e qytetar

Ndërkohë që përpiqemi të forcojmë një identitet Europian të ndarë midis shumë shteteve, një identitet vërtet global (të cilën botërori i futbollit e përfaqëson, në një farë mënyre), ne nuk mund ta lëmë kombin në dorë të nacionalistëve. Që të plotësojmë europianizmin dhe ndërkombëtarizimin, na duhet patriotizmi pozitiv dhe qytetar, si ai që po reklamon Makroni në Francë.

STALKER

Prova e kesaj qe thua eshte fakti qe SPD e miratoi me shpejtesi marramendese marreveshjen e Merkelit (CDU) me ministrin e saj te Brendshem (CSU) per mos-prishjen e koalicionit (dhe pranimin e kushteve anti-emigracion).
E njejta gje eshte ne fakt dhe ne Angli: po lexoja qe, plani i Brexit-it te laburisteve angleze (Jeremy Corbyn) eshte pothuaj identik me ate te Tereza Meit.

Alba2265

Lasgushi nga Vaksinca duke u dridhur si fije bari po lodhet ta bindi një Peqins se poezia nuk vdes kurrë. Një pejane shalgjatë ka dalë topless. Vjosa nga Sharri ka vizatuar mbi bythë një shqiponjë në fluturim.:grinning:

korriku
korriku

Gezuar diten kombetare, franca

Xixa-g

Përshëndetje Gjembi.

Ke gjet bash kronin mo t’pastert për t’sjell infon qi i ka mungue gjithmon’ PPU.

Si admin’ adminit, po t’përshëndes me kongen;

gjembi

E solla vetem te heq qafe ata qe me akuzojne si te PD-se or tie.

Kthupi

Sa here [vendos ketu emrin VIP shqiptar] ben dicka (shqiponjen/poston foto topless ose me dekolte/ shkon ne plazh/del nga dushi/ecen rruges/pastron shtepine) cmendet/mahnitet bota.

STALKER

e hoqen Qelbesiren

del-ta

plepaxhinjtë e albës:smile: le të shpesojmë se në vënd të çetës antishqiptare të saliut do të ngrihet një e djathtë kombëtariste! e vetmja shpese që shqiptarët të dalin nga harta e afrikës

korriku
STALKER

Dikur kam thene (dhe sigurisht qe ky nuk ishte vetem mendim imi!!) qe republikanet, gjate konventes se tyre, mund te zgjidhnin nje tjeter kandidat per zgjedhjet presidenciale, qofte kjo edhe me çmimin e larte te humbjes se sigurt te kandidatit te tyre

Le te zgjedhin tani midis Atdheut dhe Trumpit

InkuizitoriMoth

Republikanet sigurisht mund te zgjidhnin nje tjeter kandidat ne baze parimit te lirise, por kam thene (dhe ky eshte vetem mendimi im) qe perveç lirise ekziston edhe domosdoshmeria. Nje bote ku ekziston vetem liria eshte bota e kartonave te animuar, te cilet nuk te pelqejne ty si filma, e megjithate te pelqen filozofia e botes tyre.

Por si gjithnje, edhe ne kete rast lepri eshte mçef ne vend tjeter, Bugs Bunny eshte mçef ne vend tjeter.:slightly_smiling_face:

Kthupi

Perse e ke sjelle kete ketu? Per te treguar si jane shqiptaret e Shqiperise krahasuar me ata te Kosoves?

Arban

Per te treguar qe kombi kosovar eshte komb i perzgjedhur, rrote me rrote me cifutet.

dafne

,kjo rubrika Diskutim i lire per mua nenkupton mendim i lire . ( nuk eshte e thene qe te merrni mundimin e replikes …) se une isha duke mejtuar …
sipas Harper`s Bazaar qe po sygjeron qe te parandalojme Dimensin dhe Alzhameirs ne te ardhmen e vonshme ( e arfermja jo )duhet si preventiv te konsumohet cdo dite nje gote champagne ,krejte dertin cka nese nuk e kam te shkrune me u rreziku nga keto por nga sasia e fruktozes qe permban pija e me paraqitet diabeti apo smundjet kardiovaskulare …?
sa lehte e kane pasur shqiptart e mij para se te avansohet informacioni elektronik dhe shumllojllojshmeria e konsumit .!

Arban

Sa budallenj keta koreanojugoret, duan me perzene bojaxhinjte dhe futbollistet “jemenite”. Nuk paskan depertu Albat me zamete dhe te barastundurit ne Kore akoma

machitewa

Se keshtu me pelqen, shoku hetus.
Pate dicka kunder?

Ingeborg1

Nga e gjete me qafsh…me lot!:joy:

Alba2265

Matthew 25:35-40 New International Version (NIV)

35 For I was hungry and you gave me something to eat, I was thirsty and you gave me something to drink, I was a stranger and you invited me in, 36 I needed clothes and you clothed me, I was sick and you looked after me, I was in prison and you came to visit me.’

37 “Then the righteous will answer him, ‘Lord, when did we see you hungry and feed you, or thirsty and give you something to drink? 38 When did we see you a stranger and invite you in, or needing clothes and clothe you? 39 When did we see you sick or in prison and go to visit you?’

40 “The King will reply, ‘Truly I tell you, whatever you did for one of the least of these brothers and sisters of mine, you did for me.

del-ta

ç’heqin këto cucat e jehovait,derë më derë me fletushka!

Alba2265

Nese kendon biblen truri yt pellazgo Neanderthal mund Te gdhendet pak .

del-ta

dmth ,ti je e gdhëëndur???:bowl_with_spoon: bravo bravo,jehovai,qënka burrë i mirë! kujdes ato 10 porositë se ka ‘‘veting’’ te dera e parajsës,

Aquamarine

Vite më parë, në atë rrugicë jo dhe aq të fshehtë të Rrugës së Barrikadave, njerëzit planifikoheshin sa e sa ditë më parë përpara se të hynin. Këtë, jo pse nuk ishin të bindur në atë që ishin duke bërë, por sepse sytë e botës ishin gjithnjë në gatishmëri për t’i kallëzuar. Aty ishte Teqeja e Dervish Hatixhesë, të parës grua (Hatixhe Skënderi) që mori titullin “Dervish”. Vizitorët e dinin që nëse hynin në atë shtëpi, rrezikonin veten, e megjithatë kjo nuk i pengonte t’u shkonin në fund riteve fetare të bektashinjve. Sot, ajo shtëpi është e hapur për të gjithë e askush nuk sheh majtas-djathtas përpara se të hyjë. Vizitat nisin që në orët e para të mëngjesit për të vijuar gjatë gjithë ditës. E zonja e shtëpisë, e disata trashëgimtare në krye të teqesë, nënë Rukija, është aty për të pritur e përcjellë gjithnjë me një fjalë të mirë në gojë. E gjen të ulur në kolltukun e saj, në dhomën me varre, ku njerëzit hyjnë e dalin për të kryer ritet fetare. Dikur, pasi regjimi komunist e mbylli këtë teqe, sikundër bëri me të gjitha institucionet e tjera fetare, dhoma mund të hapej vetëm nga të zotët e shtëpisë. “Sa jam munduar t’i ruaj e t’i trashëgoj këto rite fetare e këtë besim. Kam rrezikuar veten sa e sa herë. Kam qenë në prag të internimit, por nuk di se si, ndoshta diçka në momentet e fundit që nuk arrinin të më merrnin. Unë gjithnjë e kam shpjeguar këtë gjë me fuqinë e besimit dhe mirësisë së paraardhësve të mi”, tregon nënë Rukija sot që sapo ka lënë pas 85 vite jetë e përvojë. Tani, për shkak të moshës e peripecive të shëndetit, nëna që i priste të gjithë, nuk ka më energjinë e mëparshme, megjithatë, çdo ditë, prej orës 7 të mëngjesit është aty. Qëndron aq sa ka fuqi, pastaj tërhiqet në dhomën e saj, që është vetëm një derë larg dhomës ku njerëzit hyjnë e dalin deri në pasditen e vonë. As legjendat nuk arrijnë të shpjegojnë deri në fund, mënyrën se si është trashëguar vijimësia për “kreun” e kësaj shtëpie. Nënë Rukija, ajo që ca ditë më parë ka marrë mijëra urime nga të gjitha vendet e botës për ditëlindjen e saj, erdhi nuse në atë shtëpi. Siç udhëzonte tradita, nuses së madhe të shtëpisë do t’i kalonte e drejta për t’u kujdesur. Nënë Hakja, vjehrra e nënë Rukijes, ishte paraardhësja e kësaj të fundit ndërsa pritet, sipas radhës, që Eva Peza, nusja e nënë Rukijes, të jetë administratorja në vazhdim.

Hatixheja jetoi gjatë viteve 1700, kur Ballkanin e pllakosi epidemia e kolerës. Njerëzit vdisnin rrugëve të pandihmuar dhe mbeteshin dhe të pavarrosur, gjë që kanoste akoma më shumë rrezik për përhapjen e sëmundjes në pjesën e shëndoshë të popullatës.
Hatixheja e humbi familjen e saj nga kolera. Por ajo diti që ta kthente këtë dhimbje në diçka pozitive. Ajo nuk u largua për t’i shpëtuar kolerës, përkundrazi, shpirti i saj e kërkonte që dhimbja e saj shpirtërore të bëhej forca për të ndihmuar të sëmurët me kolerë.
Ajo, me shumë kurajë, me gjithë rrezikun që mund të sëmurej vetë nga kolera dhe duke hedhur tej tabutë e shoqërisë, mori iniciativa dhe u vu në shërbim të njerëzve.
Ajo i ktheu pronat e saj në varrezë dhe shtëpinë e saj në spital për t’u kujdesur për të sëmurët me kolerë. Të paktën njerëzit me kolerë të kishin një vend ku të kërkonin ndihmë.
Aktiviteti humanitar i Hatixhesë u dha kurajë shumë grave të tjera, për të tejkaluar limitet e kohës dhe për t’u bashkuar me Hatixhenë për t’u shërbyer njerëzve. Ato, si Hatixheja kishin dëshirë t’u vinin në ndihmë njerëzve. Kështu, Hatixheja nuk ishte më vetëm. Ajo udhëhiqte një grup pune.
Në këtë mënyrë, përveç se u vu në shërbim të njerëzimit, në një nga kohët më të vështira, krijoi gjithashtu një lëvizje pavarësie për gratë.
Edhe më interesant është fakti që ajo vetë, edhe pse në kontakt të vazhdueshëm me të sëmurët me kolerë, nuk po prekej vetë. Pra njerëzit shikonin që një mrekulli po ndodhte me të. Hatixheja gjithashtu filloi të shëronte të sëmuret me kolerë, çka u konsiderua një mrekulli tjetër e saj. Dervish Hatixheja ishte dhe një mjeke popullore e aftë për të shëruar disa lloj sëmundjesh, sidomos të plagëve të rënda. Ajo jo vetëm përgatiste vetë ilaçe me bimë medicinale, por i ofronte ato falas.
Nga këto ngjarje, Hatixheja tashmë nuk shihej vetëm si një njeri i zakonshëm, duke u kthyer kështu në fenomen. Ajo jetoi në një realitet spiritual, për këtë arsye nuk u sëmur dhe diti ta përdorë ndërgjegjen e saj për të shëruar njerëzit.
Hatixheja fitoi titullin “Dervish” për impaktin e aktivitetit të saj humanitar në ndihmë të të sëmurëve me kolerë, për dedikimin e saj ndaj njerëzve, e për të gjitha veçoritë mbinjerëzore që e karakterizuan. Titulli “Dervish” është një titull shenjtor që u jepet shumë rrallë grave.

http://www.panorama.com.al/nene-rukija-si-i-shpetoi-shkaterrimit-teqeja-e-dervish-hatixhese-ne-komunizem/

Arban
InkuizitoriMoth

Aqua, kto peralla obskurantiste mesjetare i kemi shpik ne per te mbajt popullin ne injorance qe te mos shkonte tek mjeket.

Arban

Shoket e te barastundurve te Peshkut dhe te Albave me zamete nga prapa dhe Bibel nga para.


Alba2265

Sa shqipo emigrante dergjen burgjeve Te botes e duhen perzene Te gjithe shqipot sipas rradakes tende o vegla pellazge .

STALKER

Avangardistet ikin gjithmone ‘avant’ (më herët se te tjeret) nga kjo bote. Majakovski, per shembull.

Oksana Chatchko eshte nje tjeter rast…

ps: ne foto, themelueshja e ‘Femen’, e gjetur e vetevrare sot, ne apartamentin e saj ne Paris.

korriku

31 vjec

Patrioti

Hmm, club 27 ka nje liste te gjate me anetare.
Avantgarde?
Se besoj. Me shume te ngjare ka qe ti kete qellu mall i keq.

STALKER

Femen eshte fenomen avantgarde, duam apo nuk duam une ti ai ajo

Patrioti

Fenomen avantgarde se nxjerin cicat jashte! Mu me shume me duken me ato tru rreshkitmet, qe dune me impononu peremra per seksin e trete, katert…

STALKER

Jo jo, s’ka te beje fare me cicat perjasht: keto te fundit janë vetem nje pretekst, nje digresion i domosdoshem me qellimin e vetem të transformimit në derizon (në dicka qesharake) të pseudo-vlerave të shoqerive të sotme (pikerisht ato pseudo-vlera qe ti kritikon me te drejte).
Femen ishin nje fenomen qe paten kuptuar se, emancipimi i femres, detyrimisht qe duhet te kaloje nga trupi (i tyre). Kete ato e realizonin permes digresionit qe shpjegova me lart.

ps: personi në fjale kish qe prej 2013-s qe nuk bente më pjese në grupin femen por ushtronte profesionin é piktures. Homazhi për të lidhet me aktivitetin e saj si themeluese dhe anetare e femen (për të cilen pat bere edhe burg)

Femen janë 100 vjet perpara ne të tjereve. E për rrjedhoje, avant-guarde

InkuizitoriMoth

ka te drejte Stalker, femen ishin profete avangarde qe parashikuan 100 vjet para bordellon qe perjetojme sot, ku kurva me e modhe qe ka cicat me ta mdhoja eshte vlera qe derizon pseudovlerat.

InkuizitoriMoth

Stalker, qe ku i ke avangardistet e vertete qe kane pallu komunistet 100 para femen, dhe qe e kuptuan te paret se emancipimi i njeriut kalun prej penisit dhe vrimes se sumes:

InkuizitoriMoth

Mbasi te kesh lexuar linket, bej bilancin midis femen franceze dhe sumen gjermane, e pastaj nxirr perfundime se kush ka pallu njera tjetren, Franca Gjermanine, apo Gjermania Francen? Rezultati eshte Evropa e Bashkuar.

(Makron apo Merkel?) :slightly_smiling_face:

STALKER

“Në qytete sheh sheshe shumë të gjera dhe rrugë plot e përplot me njerëz që shëtisin: këtu është e lehtë të dallosh prejardhjet e ndryshme etnike. Nuk e kuptoj pse shoqëruesit tanë e mohonin këtë”

“Ajri në qytet është po aq i pastër sa në fusha”

“Një varfëri dinjitoze dhe e pastër dhe një jetë që duket sikur rrjedh e qetë në mënyrë të pandërgjegjshme”

“Nuk pashë qendra historike nëpër qytete”

Aquamarine

Nene Tereza, Dervish Hatixheja jane shenjtore e shembull per t’u ndjekur. Nje shoqeri qe qendron indiferente ndaj vlerave te tyre, ushqen krizat e artisteve e feministeve, e ne vend qe shoqeria te ndjehet fajtore kur nje pjesetar i saj vret veten si vajza e ndjere nga ukraina (nje njeri qe kryen akt vetvrasjeje natyrisht ndjen dhimbje te tmerrshme emocionale), mjaftohet ose duke thene qetesisht dihet, artistet jane psikopate ose duke i bere lapidar, nderkohe qe shoqeria eshte pergjegjesja kryesore per instalimin e platformave te te menduarit te ketyre individeve fatkeqe qe bien viktime e viruseve psiqike. Viktima te tilla shohim perdite, dliresia dhe vyrtytet sa vijne e shuhen ne shoqerine “e bukur” te shek.21 qe promovon eksperimentimin me trupin e me mendjen ne menyre te frikshme.

InkuizitoriMoth

çe pyet jane bere hadikapate te gjithe me kuç e me maç, tani kurva femen dhe krimineli sumen jane herojte avangarde te dites qe sakrifikojne duke bere kamasutra e duke u vetvrare.

duket niveli i larte i inteligjences avangardiste nga linket qe sjellin per t’ju kundervene heroizmit te vertete.

STALKER

Ka nje film rus qe trajton fiks kete teme (ose si te thuash, qe transmeton fiks kete idé) : Elena. Biles eshte ndofta i vetmi film te cilit ja kam rrefyer historine nga fillimi ne fund, enkas.

korriku

E mahnitshme cfare thua, siguriisht qe nuk e dija. Ceshtja e abortit legalizuar qysh ne 1920, ne epoken leniniste. Edhe shkrimi kishte disa rreshta (per krahasim) per avantgarden e rusise se atehershme ne emancipimin e femres

Viti 1917. Janë gratë e Rusisë që demonstrojnë, ato që e bashkëorganizuan revolucionin për rrëzimin e carëve. Shumë përpara grave perëndimore ato ia arritën të fitojnë të drejtën e votës. Ato janë të parat në mbarë botën, që lejohen të punojnë ligjërisht. Feminizmi përjeton një lulëzim të shkurtër

Sa mbrapa eshte shkuar qysh atehere, sic thote ai artikull…
Prandaj Nevoja ne shoqerine ruse per Oksana Shachko…
Kishte lene nje leter para se te merte jeten e saj.
Elena, me kujtohet ta kem lexuar ne blog.
Ketu ku jam ende debatohet fort ne publik mes grave ceshtja e abortit. Parvjet, kur ende debatojej oer Tump, demonstruan ne qender rreth 5 mije e ca gra kundra abortit. Femrat qe debatonin pro, arriten vetem disa qindra… Jo thjesht per te ardhur keq por e frikshme. Di qe ka shtete ku ligji u kthye mbrapsh.

korriku

Duke te lexuar cfare thua po dua te shoh The General line, Eisenstein mgjqe edhe filmi eshte 9 vjet me vone pas dates 1920 qe permende ti.

InkuizitoriMoth

Me e mahnitshmja eshte se abortin e ka leju Nexhmija femen qe ne 1945, nderkohe qe Italia e ka lejuar 20 vjet me vone.

korriku

Shkrim nga me te miret te llojit te pershtypjeve mbi shqiperine e kohes, veshtrim i fresket e sensitiv, sidomos kur ia atribuin mrekullne bujqesore punes se grave.
Mgjthate, ben pershtypje (mbi pershtypjen) sesa e padebatueshme eshte kjo klisheja e veteizolomit te periudhes, a thua bota mezi priste te hidheshim ne krahet e saj po shqiperia nurseze refuzonte.
Bota e refuzon fajesine e vet ne kete mes, fajesi qe e provon izolimi i saj ndaj nesh sot ne ditet e “lirise & demokracise”

STALKER

Na asocionin me Bllokun e Lindjes; te cilin e reduktonin ne friken e Luftes berthamore (gje qe rezultoi plotesisht e pavertete)

korriku

Nuk edhe ia u ka qejfi ta pranojne, sic iu druheshim ne atyre, ashtu na druheshin edhe ata
Po, ne fakt kercenimi berthamor ishte real…

STALKER

S’ka gje, pak a shume i te njejtes periudhe eshte. Ose siç thote Heidegger, "Vetem fillimet jane te bukura!”

korriku

Eshte ecur mbrapa sa shume arritje jane zhbere. Pesimizem per shoqerine njerezore. Vetem filma si ky ta mbajne endrren ne jete. :slight_smile:

STALKER

Varet me ke flet. Kur kam ardhur ketu ku jam dhe nje profesor imi me pyeti “pse ra tek ju sistemi” (dhe une i thashe “e mundi paranoja e vet”), mu pergjigj: “E pamundur te jete kjo arsyeja. Ne e kemi patur me te larte se tuajen”.

Vite me vone kam konstatuar sa te drejte kishte.

Shyqyr qe eshte koha thuaj (gjyqtar i perkryer)

korriku

Me fat ti, per kontaktet me njerez :slight_smile: Dmth ka ardhur (e shkuar) koha te mos luhet me (qofte edhe per turizem) me te verteta false per veteizolim me shkaqe komunizmin…
Si zakonisht kjo pjese njerezish jane me pak te zeshem per opinionet e tyre. Njejte edhe per kauzen e Oksana Shachko, ma merr mendja…


Te pershendes me nje dicka te vogel qe u pa dje

InkuizitoriMoth

Pershendes te gjithe femen e sumen me kete link:

Ma a questa mancanza di indipendenza non sfugge neanche lo stesso movimento. Man mano che la telecamera della Green diventa una presenza abituale per le Femen, questa rivela l’ombra ingombrante di un uomo nelle loro vite. All’inizio, Viktor è solo una voce che impartisce ordini via Skype. Come alla vigilia della protesta contro la Uefa, “complice” nel promuovere il turismo sessuale in Ucraina durante l’ultimo campionato europeo di calcio: “Dite ad Alexandra che non avrà i suoi 200 dollari se non farà bene la performance”. Finché è lui stesso, Viktor Svyatskiy, l’ideologo delle Femen, il padre (non la madre!) del femminismo pop dell’Est ad ammettere di fronte alla telecamera: “Gli uomini fanno di tutto per il sesso: io ho creato il gruppo per avere delle donne”. E s’inalbera: “Spero che grazie al mio comportamento patriarcale loro rifiutino quel sistema che rappresento”.

Aquamarine

The Femen movement was founded in Kiev in 2008, and has won notoriety in Europe for its protests – usually topless – against religious institutions, dictatorial regimes, homophobia and sex tourism.

Pa u marre me keto te tjerat, te dalesh kunder fese, dmth te luash me zjarrin – mohimi i lidhjes shpirt-trup dhe eksperimentimi me trupin, jane vetvrasja e pare qe me tutje ka zhvilluar terrenin depresiv qe e ka cuar ne vetvrasjen e dyte. Shoqeria e bukur e shek 21, duke perfituar nga naiviteti dhe padituria i nje te reje 21 vjecare, ia ka ushqyer maksimalisht, papergjegjshmerisht e pa meshire te gjithe tablone demonike, e tani po aq tinezisht viktimen qe vrau me duart e veta, e shpalĺ heroine. Femrat jane qenie te brishta dhe nuk te ben te dobet pranimi i brishtesise, por mohimi i saj, mohimi i dhembshurise qe eshte instikt i tyre, mohimi i butesise, mohimi i instiktit te memesise, gje qe e ve ne rrezik te madh stabilitetin mendor te femres.

Aquamarine

Kemi postuar pothuaj njokohesisht :slightly_smiling_face: pa e ditur, te gjitha hamendesimet me thonin se dikush u ka bere brainwash trurit te ketyre 20 vjecareve te vogla, dikush qe s’mund te jete ne gjendje te kuptoje natyren e femres.

InkuizitoriMoth

Te gjithe psikologet dhe studjuesit e sekteve thone se brainwash eshte i pamundur, eshte nje sajese ideologjike amerikane per te justifikuar deklaratat filokomuniste antikapitaliste te aviatoreve amerikane te zene rob nga vietkonget ne kohen e luftes Vietnamit. Tani eshte bere e qarte qe aviatoret i benin deklaratat nga frika dhe dajaku, por termi u krijua dhe verdalloset per hesap te vet, e tani s’ka zot none ta nxjerre nga qarkullimi.

Me fjale te tjera keto vajzat nuk jane te genjyera, e bejne se jane te bindura si ide se çfar po bejne, tjeter pune se hyn dhe interesi i pareve, ndonje heq dore, ndryshon mendim, thyhet si e dobet etj. Ose edhe thyhet se shkon kunder ligjeve dhe parimeve qe rregullojne boten siç thua ti. Por nuk eshte se nuk jan te vetedijshme per çfare bejne.

Jane shume me te ndergjegjshme se korriksja.

Aquamarine

Ato sigurisht qe jane te vetedijshme qe cfare po bejne por idete e tyre jane te mbrujtura nder vite dhe mosha 21 vjecare eshte ende moshe e vogel per te qene te maturuara ndonese konsiderohet mbi 18 vjec. Une them qe shoqeria e kalbur moralisht ia ka ushqyer maksimalisht sjelljet demoniake te cilat ato sigurisht qe i bejne me vetedije, por nuk jane te vetedijshme per demin qe i bejne vetes se tyre sepse nuk ekziston dimensioni fetrar/shpirteror ne jeten e tyre, aro nuk kuptojne qe po ia futin vetes me kete sjellje.

STALKER

ti si me qene priftereshe :stuck_out_tongue_winking_eye:

STALKER

jetojme vertet kohe te keqija :face_with_raised_eyebrow:

Aquamarine

Po une e njoh veten, duke njohur veten njoh dhe natyren universale te femres. Une nuk pretendoj te jem perfekte cdo njeri ka te mirat e te metat e veta, por mundohem reflektoj thelle qofte bazuar mbi pervojen time, qofte kur shoh njerez qe vuajne ne menyre qe te rris mireqenien time shpirterore dhe te te tjereve.

InkuizitoriMoth

Edhe ti Stalker kot eksitohesh me femen sumen Kollontaj qe as Lenini nuk ja varte, dhe Stalini kishte per ta shkyer ne dysh po te rronte ne BS. Stalini e ndaloi divorcin ne 1936 dhe divorci u rivendos mbas vdekjes tij. Thuji gjerat tamom, e mos u eksito me femen sumen.

Aquamarine

Tani une nuk e di sa te keqija jane kohet, por qe ato sjellje jane demoniake jane. Njeriu ben shume sjellje demoniake gjate dites e as nuk eshte koshient pse i ben, madje dhe ai njeriu i mire qe s’i prish pune njeriu mund te sillet ne menyre demoniake me veten e tij.

STALKER

Po pse, nuk e dinim ne kush ishte Stalini? Po ke te vinim, Trockin, qe e kish mendjen tek “Permanent revolution” ?

:grinning:

InkuizitoriMoth

e gjete kujt po i thu, Stalker eshte artisti i modh, dhe qe nga koha e Getes (Faust, Mefistofeli) dihet qe artisti i modh ka bere pakt me Djallin, ndryshe nuk behet dot artist, jo qe jo i madh. Ti kujton se po e shan, ky mburret qe eshte diabolik femen sumen si çdo artist i botes kapitaliste qe kujton se po lufton kapitalizmin, e ne fakt po i jep buke me henger turbokapitalizmit bashkohor qe ushqehet me femen sumen.

treg i lire = seks i lire = mendim i lire

InkuizitoriMoth

çfar te vinit ju Stalinin? Stalini j’ua vuri, ja vuri dhe Trockit, dhe beri shume mire, megjithse juve nuk ju vijne mend. Shpresa eshte qe t’ju vijne mendte tani qe jua ka vene Trump.

STALKER

:+1: (duhen dhjete shkronja)

InkuizitoriMoth

Pertej problemit se çfar ka bere Stalini, Trockij dhe femen sumen te tjere, problemi me ty eshte se nuk kuptohesh se ku e ke hallin, dhe prandaj eshte e pamundur te behet muhabet normal me ty. Dhe kjo ankese nuk eshte vetem e imja, jane ankuar edhe persone qe mendojne ndryshe nga une. Ti nuk je aspak koherent, gje qe vertet eshte tipar i kohes, tipik per intelektualet, por ti je ne menyre te ekzagjeruar jo koheherent, jo konseguent dhe kontradiktor.

Nuk te merret vesh, nese e ben kete gje me qellim, si tip Remboje: futja katunit se keshtu behemi artiste t’mdhej, apo si e ke hallin?

Patrioti

Me thone te drejten se kam vra medjen, as me ia kuptu mesazhin, e as me lexu nonji gjo per femen.
Une i konsideroj si bicim hipies te diteve tona. Mund te jem gabim.
A mund te me tregosh ti nje ligj/praktike pune apo cfaredolloj legjislacioni te botes perendimore qe i ben femrat te ndihen te jo emancipuara?
tani qe po ishkruj keto rjeshta me vje me qesh. Jane zakonisht kto marksistet hipie qe hapin krahet dhe shalet per grupe te caktuara etnike, qe vrasin grate me gure per seks para martese.

korriku
InkuizitoriMoth

Pa u fut ne tifozllikun pro e kunder çeshtjes femen, çeshtja femen eshte çeshtja kryesore e epokes moderne, bile ne epoken post moderne çeshtja femen identifikohet me vete epoken postmoderne (shtuar dhe sumen), pavarsisht se u ka mbet ne dore ta trajtojne ca handikapate me zanatin e kurves dhe kriminelit.
Por edhe te tjeret qe zbaviten si spektatore indiferente ose gjysem indiferente ka rrezik nuk jane me te mire, ne mos qofshin me keq. Eshte epoka e tille, epoke ngambrapa, eshte fryma e kohes, e thith me ajer.

treg i lire = seks i lire = mendim i lire = femen sumen krimen

STALKER

prostitucioni, patriarkalizmi, maskilizmi, pabarazia profesionale etj etj

(Specifikisht pastaj, femen ka lindur ne Ukrahine, vend konservator e patriarkal)

InkuizitoriMoth

Shum e vertete kjo qe thua per Ukrainen, por kush eshte arsyeja qe femen sumen militojne pikerisht ne France?

Pse nuk militojne ne atdheun e tyre te vuajtur? (ne fakt ka me te vuajtur se Ukraina nga kjo pikpamje)

Pse historikisht Franca eshte shtabi qendror i femen sumen?

Aquamarine

“We were just exercising our right to free speech.”


Ishte thjesht nje provokacija.

korriku

Nese flasim per baze shteterore a ligjore, “majen e emancipimit” te femres shoqeria perendimore e mberriti me figuren e Trump.

korriku
Yeriho

Po lexoja nje artikull dje mbi nje grua te ciles i eshte refuzuar divorci nga nje gjykate ne Mbreterine e Bashkuar dhe ne mendje me erdhen nje varg shembujsh ku grate e perendimit (perendimi si marke e garantuar civilizimi e emancipimi) po e pesojne keq e me keq dita-dites: sulme me acid ne Itali, kufizime te se drejtes te abortit ne SHBA, nje sulm hakmarres vdekjeprures kunder grave ne Kanada, perdhunes ne grup te lene te lire ne Spanje, etj. Jo, eshte per te qare.

InkuizitoriMoth

eshte per te qare edhe per faktin se divorcet po kapercejne mesataren e 50% gjithanej, edhe ne Lindje, ekuilibrohen gjerat. Eshte bere bir Selmani i nenes ke te qaj me pare (edhe per intelektualet, qe nuk divorcojne me se nuk martohen me, vetem bashkejetojne si derri me dosen)

korriku

Nga Owen Jones*

Mediat britanike po përndiqen nga një spektër i ri, një spektër me qëndrime negative ndaj kapitalizmit.

Qëkur shkrimtarja dhe akademikja Ash Sarkar tha në një TV kombëtar: “Jam komuniste, o idiot”, e djathta u shtrembërua me tmerr. Zelli me të cilin iu qepën opinionistët komentit të papërgatitur të Sarkar, për të rihapur diskutimet mbi luftën e ftohtë, tregon shumë.

E djathta është tmerruar nga fakti që po humbet betejën e ideve kundër së majtës, pasi vitin e shkuar laburistët e Xheremi Korbinit i lanë konservatorët pa një shu micë parlamentare.

Veçimi i paqëllimshëm që i bëri Sarkari vizionit komunist të Marksit nga sistemi totalitar i Stalinit (një shoqëri pa shtet, pa klasa, ku njerëzimi çlirohet nga puna me rrogë), e bëri revistën “Elle” të deklaronte se “ajo ishte vërtet një komuniste, dhe heroina e tyre”. Gazeta “Telegraf” argumentoi: “Komunizmi ka çuar me miliona drejt vdekjes. Pse të duket bukur ta mbash të shkruar në bluzë?” Ndërsa për Douglas Murrayn e “Spectator”, Sarkar nuk është më mirë se një fashiste.

Mos më keqkuptoni, regjimet që morën emrin “komuniste”, që nga Stalini e deri te Pol Poti, kanë kryer krime të tmerrshme. Por, për të djathtën, rikthimi i interesit te komunizmi para-stalinist i Marksit, është shembulli më ngjethës i rënies së supremacisë ideologjike. Për ata, komunizmi është sinonim i krimeve që lanë me dhjetëra miliona të vdekur dhe asgjë tjetër. Kapitalizmi, në anën tjetër, paraqitet si një motor zhvillimi njerëzor, pa gjakderdhje e pa faje.

Historia e kapitalizmit është më e ndërlikuar se aq. Nëse do të lexosh lavde të shfrenuara për kapitalizmin, do t’i gjesh pikërisht te Manifestoja Komuniste e Marksit dhe Engelsit: “Dinamizmi revolucionar i kapitalistit,” shkruajnë ata, “ka krijuar mrekulli që ua kalojnë piramidave egjiptiane, ujësjellësve romakë dhe katedraleve gotike.” Por kapitalizmi është një sistem ekonomik i zhytur në gjakun e milionave.

Sigurisht, kjo nuk i shfajëson tmerret e stalinizmit: modeli totalitar që zhvilloi dhe eksportoi regjimi i Stalinit, u hoqi lirinë miliona njerëzve dhe shkaktoi vdekjen e shumë të tjerëve. Po ashtu, milionat që vdiqën nga zia e bukës në Kinën e Maos nuk mund të harrohet kurrë. Megjithatë, numri i lartë i këtyre viktimave nuk i ndihmon mbrojtësit e kapitalizmit aq sa do të dëshironin. Sipas Librit të Zi të Komunizmit, një pikë referimi për të djathtën, rreth 100 milionë njerëz janë zhdukur nga regjimet që vetëquheshin “komuniste”, shumica prej tyre nga Mao Ce Duni në Kinë. Ekonomisti nobelist, Amartya Sen, shkruan se në vitet 1950-1960, politika katastrofike e Maos, e quajtur “Hapi i Madh Përpara”, ka sjellë vdekjen e 23 deri në 30 milionë njerëzve.

Por, ai vëren gjithashtu në një shkrim të vitit 2006, se në mesin e shekullit të 20-të, si Kina, ashtu dhe India, kishin të njëjtën mesatare jetëgjatësie të popullatës, rreth 40 vjeç. Pas revolucionit kinez u bë një ndryshim i madh. Në vitin 1979, mesatarja e jetëgjatësisë në Kinën e Maos ishte 68 vjeç, 14 vite më shumë se në Indinë kapitaliste. Mesatarja e ulët e jetëgjatësisë në Indi shkaktonte vdekjen e 4 milionë banorëve në vit. Pse nuk shihet kjo si vrasje e shkaktuar nga kapitalizmi?

Kapitalizmi është ndërtuar që në fillim me gjakun e miliona njerëzve. Që nga shekulli i 17-të e më mbrapa, tregtia trans-atlantike e skllevërve u bë një nga shtyllat kryesore të kapitalizmit. Shumica e pasurisë që ka vënë Londra, Bristoli dhe Liverpuli, që ishin portet kryesore për tregtinë e skllevërve në Evropë, vinte nga puna e afrikanëve të skllavëruar. Kapitali i mbledhur nga skllavëria, që nga duhani, pambuku dhe sheqeri, solli revolucionin industrial në Mançester dhe Lankashër. Shumë prej bankave të sotme, madje, e kanë pikënisjen nga kapitali që vunë nëpërmjet skllavërisë.

Edhe kur tregtia ndërkombëtare e skllevërve nisi të binte, kapitalizmin perëndimor po e pasuronin paratë e përgjakura të kolonizatorëve. India kishte kohë që sundohej nga Britania, fuqia kryesore e kapitalizmit në botë: siç shpjegon “Holokausti Viktorian” i Mike Davisit, në Indi kanë vdekur rreth 35 milionë njerëz nga disa zi buke që ishin krijuar në mënyrë të panevojshme, në një kohë kur India eksportonte me miliona tonë grurë në Britani. Kjo ishte një lopë e majme për paratë e kapitalizmin dhe në shekullin e 19-të u bë burimi kryesor i të ardhurave të vendit. Perëndimi është ndërtuar mbi pasuri të vjedhura e të marra nëpërmjet nënshtrimit të popujve, me një çmim shumë të lartë njerëzor.

Evropa kapitaliste nisi t’i importojë vetë tmerret që u kishte shkaktuar të tjerëve, por vetëm në shekullin e 20-të. Depresioni i Madh është kriza më e rëndë e kapitalizmit, e cila krijoi pakënaqësitë popullore që çuan drejt fuqizimit të nazistëve. Në vitet e para të regjimit të Hitlerit, bizneset e mëdha gjermane, të cilat i druheshin fuqisë të së majtës, bënë kompromise të ndyra me nacional-socialistët dhe i panë nazistët si një armë me të cilën do të godisnin komunistët dhe sindikalistët njëherazi. Bizneset gjermane u kishin dhuruar fonde nazistëve, si para se të vinin në pushtet ashtu edhe më pas, që nga korporatat industriale si IG Farben dhe Krupp. Shumë biznese kanë përfituar nga puna skllavëruese e nazizmit dhe nga holokausti, si IBM, BMW, Deutsche Bank dhe Grupi Schaeffler.

Është e mundur të kesh besim me pasion te kapitalizmi e t’i drejtohesh si i vetmi sistem që funksionon, por jo pa pranuar hijet e errëta që ka, si dhe rolin në episodet më vrastare të historisë së njerëzimit. Por, ta shkelësh me këmbë idenë se ka dhe alternative të tjera veç kapitalizmit, ide që bazohen mbi të tjera vlera e parime, kjo i shërben vetëm funksioneve politike.

E majta radikale demokratike ka kohë që e ka pranuar makthin e sistemeve totalitare si dhe ka reflektuar shumë për mënyrën se si ndodhi. Por, mbrojtësit e papenduar të kapitalizmit nuk e kanë shqyrtuar fare të shkuarën e vet. Ka politikanë dhe historianë të respektuar që vazhdojnë të mbrojnë kolonializmin, pavarësisht tmerreve groteske. Nuk është e drejtë që socialistët demokratë të shekullit të 21-të të kundërshtohen duke u sjellë si shembull ditët e errëta të sistemeve totalitare të shekullin të 20-të.

Të shpresosh në krijimin e një bote ku mund të ketë mjaftueshmëri materiale, të çliruar nga shteti e që bazohet në bashkëpunim, nuk e bën dikë vrasës totalitar. Edhe nëse nuk besoni se kjo mund të ndodhë ndonjëherë, kjo s’do të thotë që duhet t’i dorëzohemi fundamentalizmit të tregut, si për shembull ndryshimet klimatike (të shkaktuara nga një rend ekonomik që nuk e ruan mjedisin) gjë që do të sjellë shkatërrim në planetin tonë. Një shoqëri e drejtë e demokratike po pret që të lindë, një shoqëri që do të ndahet nga të gjitha sistemet e dështuara të së shkuarës.
/The Guardian

STALKER

Well seen !

Po me kujton nje artikull qe lexova para disa muajsh. Ish bere nje studim nga “World Wealth and Income Database” (WID.world) qe krahasonte papabarzite aktuale midis dy vendeve shume te krahasueshme mes tyre per nga popullsia : midis Indise dhe Kines.

Studimi kish arritur ne perfundimin se, pabarazite, ne keto 30 vitet e fundit, ne Kine jane me te buta se ne Indi.

STALKER

e gjeta !!

psh:

Midis viteve 1980 dhe 2014, te ardhurat e 10 % te indianeve me te pasur kaluan nga 30 % në 56 % te te ardhurave totale; ne Kine, rritja kaloi nga 27 % në 41 %.

Trashegimia historike doemos qe eshte faktori ndikues (perndryshe, te dy vendet sot praktikojne ekonomi liberale tregu)

sica

Shoqeria indiane… nuk ka vetem nje te tille. Shtetet e bashkuara te Indise kane multivers kulturash e gjuhesh. Indianet musulman jane krejt bote tjeter.

InkuizitoriMoth

Lexoj qe projektuesi eshte francez dhe prodhuesi gjerman. Rus eshte vetem pronari. Nuk me duket i shemtuar, me duket i çuditshem sepse kerkon pertej formave te zakoneshme, qe guxon nje çike si teper, dhe mund te dale apsajt ne te ardhmen, pra te rezultoje i shemtuar.

InkuizitoriMoth

aaaa tani i rashe ne te, eshte Putini i shemtuar, pranej jane ta shemtuar pamporet ruse!

InkuizitoriMoth

Varet nga pozicioni qe eshte marre foto. Kjo foto e jote eshte marre me qellim ngambrapa qe te duket e shemtuar si ngambrapa e Putinit. Ti, perveç ngambrapen, shif edhe ngaparan e Putinit:

Rusia tani (2017) ka nje borxh publik 150,5 miliardi $, qe eshte i barabarte me 1.029 $ per njeri, ndersa USA ka nje borxh publik prej 20 trilione $, i barabarte me nje shifer skandaloze prej 879.989 $ per njeri. Edhe Evropa e Bashkur nuk eshte keq si skandal me nje borxh publik 13,5 trilione $ qe i takon 26.519 $ per njeri.

InkuizitoriMoth

Eh, kur militantet e bloqeve nuk jane te vetedijshem çfar bejne, mbetet te shpetoje situaten trolli i bloqeve.

korriku

hidhi nje sy te dyte ‘batutave’ se ka mundesi s’ke kuptuar gje me te paren, si tek blogu tjeter

InkuizitoriMoth

E çfar rendesi ka kuptimi? Mjafton te funksionojne dy bLoqet e trollave dhe dy felet e militanteve te kerleshur midis tyre!

Albano-id

Po si ka mundesi qe feminizmi me vone u shnderrua ne nje levizje pseudospirituale e hedoniste etj…
Te “therrmija elemebtare” e hoelebeck preket nder te tjer edhe ajo levizje qe perfshin feminizmin pjese e frymes se clirimit seksual te 60 e me rradhe.
Ndoshta eshtw ajo qe thu ti, qe citon heideger, vetem fillimet jane te bukura.

STALKER

Perveç anes metaforike te problemit (“vetem fillimet meritojne te jetohen”), shnderrimi (denatyrimi) ka ardhur pa dyshim nga te dyja krahet, pra sa nga Lindja aq nga Perendimi (problemet societale s’para njohin kufij, dhe nganjehere jane ato qe nxjerrin ne pah ca te verteta me te dhimbshme).
Ne Lindje (dhe ketu kam parasysh Bashimin Sovjetik, si modeli i parë dhe modeli i gjithe modeleve), pa dyshim qe kjo lidhet me burokratizimin e sistemit (ose ajo qe thote Zizek: Stalini, më burokrati nga revolucionarët e fillmit, e kuptoi shume shpejt se ‘duheshin çuar kalamajt në çerdhe’). Qe nga ky moment, sigurisht qe filloi dhe nje konservatorizim, standartizim i te gjitha levizjeve emancipuese (biles dhe regres: homoseksualitetin per here te pare e ka depenalizuar Bashkimi Sovjetik permes kodit penal sovjetik ne 1922, por duke filluar nga mesi i viteve '30, Stalini anulon ligjin ne fjale).

Nga perendimi pastaj, gjerat jane çik me te thjeshta, ne sensin qe problemet societale nuk mund te jene te shkeputura nga ato sociale. Qe nga momenti qe pranojme se shoqerite perendimore kane qene dhe jane te ngritura mbi bazen e fitimit (ajo qe quhet ekonomi tregu), eshte logjike qe transformimi i feminizmit ne levizje pseudospirtualiste dhe hedoniste te jete pasoje e drejtperdrejte e influences se tregut.

InkuizitoriMoth

Per te evituar thelbin e problemit dilet jashte problemit duke u marre me lodra fjalesh dhe lingustike metafore, burokraci, societale, sociale, ka thon Zhizheku me biberon ne goje.

Nje levizje ta do mendja mbasi te prishe sistemin vjeter do ndertoje, s’do mend se per prishur eshte me veshtire se per te ndertuar, prandaj metafora “vetem fillimet meritojne te jetohen”, revolucioni si tip gallate. S’do mend qe Stalini do t’i çoje kalamjte nga mendja (ata qe kane ndermend te prishin ne menyre permanente) ne çerdhe, ku do te rrine ne menyre permanente me biberon ne goje, sepse Stalini morri persiper te ndertoje Komunizmin ne nje vend te vetem, mbasi komunizmi deshtoi si fitore ne te gjitha vendet. Prandaj fitorja e Stalinit qe fatale, humbi Trocki pa fitoi Stalini. Po te mos kish fitu edhe Stalini i binte pastaj te kishte fitu Cari, dmth komunizmi te kishin mbet si fitore e Karit (siç ne fakt mbeti me vone ne vitin 1989).

Stalini nuk hoqi vetem ligjin e sumsave, por edhe ligjin e divorcit, dmth ne pergjithsi ndaloi lirite seksuale te fituara prej revolucionit, dhe kete e bere jo ne baze te ndonje parimi fetar, ose metafizik, ose tradicionalist, por ne baze te nje pragmatizmi administrativ. Ne tryeze te punes i vinin te dhenat qe vendi ishte zhytur ne kaos te plote, asnjeri nuk punonte, te gjithe palloheshin midis tyre, edhe thereshin midis tyre (eros-thanatos). Ky eshte shembull i perkryer qe nje shoqeri nuk mbahet dot ne kembe pa ca parime, qe baze e qytetrimit eshte Dekalogu.

Po prej shembullit te Stalinit qe njekohesisht luftoi tregun e lire leninist, mund te nxirret perfundimi treg i lire = seks i lire. Ja perse kjo qe thu ti:

eshte shume e vertete me pak ndryshim dhe pak shtese:

eshte logjike edhe transformimi i feminizmit ne levizje pseudospirtualiste dhe hedoniste si pasoje e drejtperdrejte e influences se tregut te lire (= seks i lire).

Prandaj kam thene vazhdimist qe ti nuk je komunist, dhe ju qe e mbani veten per komunist, nuk ju merret vesh çfare kerkoni (perveç dafit qe tani e kerkojne edhe kapitalistat, ose kapistallistat)

gjembi