Diskutim i lirë - nëntor 2016

Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë, një organizatë joqeveritare në Tiranë e mbështetur nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer, ka realizuar një sondazh në terren në korrik, të cilin e konsideron si “Barometri social-politik i Shqipërisë”, me qëllim që të sjellë të dhëna dhe fakte nga perceptimi i përgjithshëm publik mbi qeverisjen dhe vlerësimin e alternativave më të mira në raport me pritshmëritë e qytetarit.

Pyetjes nëse qeveria aktuale e majtë ka patur rezultate më të mira se sa qeveria e mëparshme e djathtë, 1950 të anketuarit i janë përgjigjur si më poshtë:

Më të mirë 27%

Njëlloj 35%

Më të keqe 38%

                     Më të mira       Njëlloj   Më të këqija

Tiranë 24% 37% 39%

Durrës 31% 32% 38%

Elbasan 26% 33% 41%

Korçë 24% 38% 37%

Vlorë 35% 36% 29%