Diskutim i lirë - prill 2017

Ishte nje tragjedi kombetare Gjembo. Me kujtohet qe llafet se kishte vdekur dolen me daten 11 nga mbasditja, por njoftimi i bujshem ceremonial u be te nesermen. Ne te gjitha qendrat e punes mbidhnin kolektivin punonjes dhe lexonin shkrimin e gazetes “zeri popullit” qe njoftonte vdekjen e shokut enver. Ne shumice, njerzit ne ata kohe u preken shume, qanin me denese e kalonin deri ne kriza ekstaze, sidomos seksi femer. Nuk ma merr mendja se e benin per show, se po te ishte ashtu, duhet te ishin aktore te hollywood-it. Mbaj mend gjithashtu se te nesermen, pra me 12 prill ne te ngrysur (rreth ores 8 - 8 e 30) neper rruge kishte shume me pak njerez se zakonisht. Njerzia ishin strukur neper shtepite e tyre, ndersa une bashke me shoqnine time, si zakonisht ndenjem deri vone duke bere muhabet, qeshur nen ze dhe me nje ndjenje lehtesie dhe optimizmi ne shpirt se gjerat do te leviznin per mire. Por nuk ndodhi keshtu.