Diskutim i lirë - Qershor 2018

Mirseerdhët tek tema e diskutimeve të lira për këtë muaj. Këtu mund të diskutoni pak a shumë çfarë të doni, sidoqoftë duke ndjekur udhëzimet e faqes.

Ja ku e katandisi admin sorrist rilindas squpushi kete blog , 8 ore asnje koment , gjynof , te fala gjemit.

1 Like

po i do te miren ‘ketij blogu’, sill ndonje prurje te hajrit here pas here, komento sa te mundesh sipas normave te diskutimit per ta permiresuar ate. Kam simpati per ty bradland, por nuk e kemi konfidencen virtuale t’i adresohemi njeri-tjetrit me tallje. Te pershendes!

2 Likes

Kam frike se ti nuk arrin ta kuptosh ironine e pozicionit tend. Ish anetaret nje e nga nje po ta vene ne dukje se jane larguar nga ky blog per shkak te politikave te blogut (qe ketu perfaqesohen nga administratoret) ku eshte mese normale qe nje administratore te shaje nga nena apo gruaja dike qe nuk perputhet me bindjet e saj politike dhe ku administratori tjeter te thote qe po qe se nuk je ne nje mendje me te, me mire mbyll deren pas vehtes dhe dorezo celesin. Pa folur pastaj per kulturen e sharjeve, ofendimeve dhe histerizmave nga ca anetare 'te nderuar" si ai i Modhi qe sjell shkrime filozofike dhe komenton si rrugac frojdist. Kurse ti atij qe te thote “ik”, i thua 'pse nuk rri e na sjell ndonje koment". Mbase eshte koha edhe per ju tani qe pasi i perzute te gjithe, ta mbyllni deren mbrapa vehtes edhe t’ia dorezoni celesin Blendit a kush tjeter e ka kete blog. Dhe te fala Gjembit edhe nga ana ime. :slight_smile:

Njerzit jane larguar nga ky blog jo per shkak te politikave te blogut, por per shkak te politizimit kemb e krye te personave, dmth te urrejtes totale midis personave gjasme politike, por qe ne fakt ka shkaqe te tjera sepse njerzit ne pergjithsi kane lindur ne urrejtje, dhe nuk njohin gje tjeter, biles nuk njohin as kur shahen ne menyre frojdiste, sepse urrejtjen e kane buke familjare, si buka qe ha. Ti nuk ke bere nje koment pa urrejtje brenda, dhe futesh ne blog i here ne senet vetem per te thene qe nuk komenton me, qe blogu ka marre fund, vjen vetem qe te shahesh ne menyre frojdiste, kjo eshte kultura jote familjare, inotin tamom e ke me tet ate dhe tet eme.

Njekohesisht je i lumtur per gjendjen e mjere blogut qe do ta rregulloje Trump prej Amerike.

he jepi Yeriko is replying si Katrori dhe ti se te erdhi rasti

Idhtesia e pergjithshme ka bere qe komentuesit te mos kene me deshire te komentojne me njeri-tjetrin se persa iu perket temave, besoj qe koha ka bere qe te bjere interesi. Fjala duhet dhene me mase, perndryshe do te kete inate, ego te vrara, bulizma e me radhe. Me sa shoh toksiciteti ka bere qe shume vete te prapesohen nga te komentuarit. Hap peshkun dhe lexon vetem sharje.

1 Like

Nuk dallon kontradiktat ne komentin tend/personin tend? Sa here qe te lexoj vetem urrejtje kuptoj.

Edhe pa komentuar, krijon arsye per sherr lol :smiley:

Ti kujton se ben paqedashesin e Perandorise Romake, por ne fakt po i hudh benzine zjarrit pa kuptuar se çfare ndodh.

Te jete per mu persona si katrori skartohen per here te pare, sepse Katrori nuk eshte grindur me ndonjerin per historine e Perandorise Romake, siç normal mund te ndodhe dhe ka ndodh, por eshte futur ne blog qe me komentin e pare te tij per te sulmuar komunistet. Po deshe ta sjell temen ta shohesh, dhe kete e ka berte me disa komentues.

Eshte rast i pashprese, siç duket ka te jatin dhe te jemen komuniste te flakte. Mbasi ka skartuar ata, vjen te skartoje komuniste ne blog.

Ç’kemi? Mire ?
Ore ma keni pare gjokundi ate zeqo malukatin ? Heren e fundit qe fola me tha qe po shkonte ne shqiperi me intinerar ny - bruksel- tirane. Na beri merak dreqi!

Cunat e PDh-it akoma me Sorosin e kane inatin, edhe te Peshku faji i Sorosit eshte. Ndersa ky trapisti i persekutuar, Xixa ia shpjegoi nja dy here ate punen e mbylljes se deres, po trapistave u pelqejne Fake News.

Speaking of Soros, shikoni andej nga minuta 17 gruan e ish-kryetarit te PDhit

https://www.aol.com/article/news/2018/05/31/its-a-trade-war-europe-mexico-and-canada-retaliate-against-trumps-steel-and-aluminum-tariffs/23448113/??ncid=txtlnkusaolc00001013&utm_content=inf_918_2951_2&ncid=facebookfanpageusaol00000004&tse_id=INF_fd92c0a0653711e89329dd0273c7bbe8

E ka patur ndonjeri prej jush njollen e mongolit kur ka qene femije?:grimacing:

1 Like

E hengren dhe me Ukrainen.i shkreti panuc prite kur ti qepen shqipot analiste me sfurqe si muzhiket e mesjetes :blush:

Ingeborb, ky eshte nje blog filoperendimoresh dhe filokrishteresh, pranej nuk duhet me pyete per semundje orientaliste, duhet te pyesesh per semundje oksidentaliste te llojit:

E ka patur ndonjeri prej jush njollen e Marlonit kur ka qene femije?:grimacing:

Do harrohet shpejt se vjen Rita Ora sot per koncert. Dalldis fukaraja.

sa t’di suma
http://www.jneurosci.org/content/early/2018/05/28/JNEUROSCI.3489-17.2018

1 Like

Harro mushke Valarene…, koqevaret djersijne fanelen e Kosoves tashme.

te kesh dy kombetare eshte gje e mire .krijon mundesi me te medha per te rinjte shqiptare . me ate cfare pashe edhe gjyshja ime 94 vjece do ti kish shenuar ato gola.2-3 ukrainas te pambuluar fare nga mbrojtesit shqiptare qe benin sehir .pastaj kemi dhe shqipot te cilet nga nje pool lojtaresh qe mezi aktivizohen ne ekipe te dores se dyte presin vetem fitore …

Or ti Katror,

Së pari mirë se na begenise - rishtas, pas kaq e aq përbetimesh sikterrisëse. Dikush do të kish thënë pas “Arraritisjes nga Lindja…”

Së dyti, me që ende s’ke arritur ta honepsësh pas kaq e aq kohe, më bie rradha të ta kujtoj se - vërtet, të kam thënë dikur “hiqe derën nga jashtë”, por për hir të të vërtetës, konteksti ka qenë … nga shkrimi që kisha botuar, dhe aspak nga PPU. Puna jote nëse gjete sebepin dhe hoqe me të vërtetë derën, deri ditën e sotme kur na u rishfaqe! Anipse, meqë t’u mbush mendja të rikthehesh, mirë se erdhe!

Së treti, nuk është hera e parë që ankohesh për “diktaturën” e adminëve që, sipas teje, shkakton arratisjen e talenteve. Edhe sikur 1% të kesh tê drejtë, gjithësesi ke të drejtë! Përfundimisht, për të ndaluar këtë hemorragji vetëvrasëse, unë vetë po kërkoj hapur dhe në mënyrë publike t’i jap fund prerogativës prej administratori që më është akorduar nga ekipi drejtues i PPU.
Veçse dua të të përmend, se nuk është aspak kjo prerogativë që më ka lejuar të them me zë të lartë atë që dua të them - duke përfshirë këtu edhe tërheqjen e derës, atij që me sjelljen apo me mungesën e saj, e meriton plotësisht!

Ftoj të gjithë adminët e tjerë të ndjekin shembullin tim !