Diskutim i lire - Qershor 2019

Gabrieli ishte vetëm 16 vjeç kur u largua drejt Italisë me shpresën se do i krijohej një perspektivë për të ardhmen. Atje ai pa “tmerr” me sy dhe kjo e detyroi të rikthehej por jo pa pasoja.

“Çdo ditë flisja me kushurirën që kisha në Itali dhe isha i gatshëm të largohesha sa më shpejt. Unë dhe kushuriri ishim dy adoleshentë këmbëngulës dhe donim të ndiqnim ëndrrat tona, gati për sfida të reja. Familjet u dorëzuan, sepse ne nuk na ndalonte dot askush. Atje shkuam në një qendër komunitare për adoleshentët e pastrehë ku do të merrnim dokumentet, por gjërat nuk shkuan sipas planit tonë. Ne na ndanë në dy qendra të ndryshme ku ndiqje shkollën, aktivitete të ndryshme sociale dhe merrje një profesion. Ishte sfida më e vështirë e jetës. Atje nuk ishte parajsa, por vetëm ankth, përdhunime, lëndë narkotike, më dukej absurde dhe isha me fat që nuk u ndikova. Nuk isha mësuar me atë jetë. Kishte nga vende të ndryshme si Afrika, Azia, Europa dhe nga Shqipëria, qëndrova rreth 90 ditë, por në një darkë bie pa ndjenja dhe iki menjëherë në spital, kalova atak panik nga stresi. Nuk rrija dot më atje dhe u riktheva në Shqipëri, por u shkëputa nga shkolla për 1 vit. Të gjithë më thonin dështak dhe u larguan nga mua, nuk përballoja dot më asgjë. Në Roskovec kam tezen që më jep dashuri dhe kurajo, ajo është forca ime, falë asaj unë sot kam forcë të vazhdoj shkollën. Tezja ka një pastiçeri dhe gjithmonë më jep ëmbëlsira,” tregoi Gabrieli.

1 Like