Diskutim i lirë - shtator 2017

Ne aeroport duke percjelle njerez te terminali nderkombetar. Shoh qe te sporteli afrohet nje cun i ri, qe ishte veshur me nje kanatiere tip kamuflazh dhe pantallona te shkurtra dhe po mbante te lidhur me zinxhir nje qen tip pitbull ose boxer, relativisht i madh. Dukej qe qeni kishte goxha energji se ky cuni mezi po e mbante ne zinxhir. Zinxhir hekuri, jo rrip. Te sporteli kerkon nje bilete per…Shqiperi. Pasi mori bileten e tij i thane qe duhej te paguante dhe per qenin dhe ate qen te madh nuk mund ta fuste ne kabine, do t’ja vinin te bagazhet. Gjithashu do t’i duhej nje kafaz per qenin dhe kompania e fluturimeve s’kishte kafaze aq te medhenj. Si perfundim u kthye sot qe te bleje kafazin dhe do vije prape neser. :smile:

1 Like