Dita e aviacionit luftarak

24 Prilli i vitit 1951 shënon fluturimin e parë luftarak të një avioni dhe piloti shqiptar, ndaj kjo datë njihet si Dita e Aviacionit Luftarak të Shqiperisë.

Pak histori:

Grupimi i parë i avionëve luftarak është bërë në Tiranë në vitin 1951, ku bënin pjesë avionë PO-2 dhe JAK-18. Reparti i parë i

Aviacionit Reaktiv është krijuar në vitin 1955 në Kuçovë dhe kishte në përbërje të tij avionë MIG-15. Në vitin 1957 krijohet Reparti Transportit Ushtarak në Tiranë.
Në vitin 1962 Regjimenti I Aviacionit në Rinas, i cili kishte në përbërjen e tij një skuadrile me Avionë MIG-19 dhe një skuadrile me avionë MIG-17. Po në vitin 1962 krijohet edhe Shkolla e Aviacionit.
Në vitin 1967 krijohet Regjimenti i Helikopterëve. Në vitin 1974 krijohet Regjimenti i Gjadrit, i cili ishte i pajisur me avionë MIG-21 dhe MIG-19 përveç disa avionëve mësimorë MIG-17 e MIG-15 për trejnim.

Në vitet '70 Aviacioni Luftarak kishte në efiçensë të plotë mbi 70 avionë MIG-19 dhe 12 avionë MIG-21, një skuadrile luftarake me MIG-17 dhe shumë avionë luftarakë-mësimorë të tipit MIG-15. Në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, veç avionëve reaktivë MIG-15 kishte gjithashtu edhe dy skuadrile me avionë me helikë JAK-81, të cilët shërbenin për përgatitjen e pilotëve në vitin e parë të kualifikimit si pilot. Në Regjimentin e Rinasit kishte gjithashtu edhe një avion bombardues të lehtë tip IL-28. - Burimi

Ca te themi , skemi asnje avion , qiejte tane i mbrojne avionet Grek , ja ku e coi Rilindja kete vend , qiellin Shqiptar e mbrojne avionet Greke , sa poshte ka rene ky vend ne me pak se 4 vjet.

1 Like

i shiti fatmir mediu për skrap. vend i natos pa avionë e anije! vetem roje pa lidhëse këpucësh ka e ashtuquajtura ushtri shqiptare

Dune dhe pushtet keta qurrashet, qe te sulmojne perseri popllin me avion.

Ja dhe nje lajm tjeter, sidomos per gjarpnin e bardhe, dhe per armirin.

2 Likes

Sa pi some paska qene ky Mediu i shiti te gjitha, palloshit ika mbet vetem me shit droge nashti.

cna duhen ne avionet, kur jemi aq vend i vigel sa as shpejtesine maksimale se arrijne dot la kalu zonen internacionale/ kopshtin e komshiut
nje bythe vend me mire te luftojme me gure neper male si kemi bere me turkun

https://peizazhe.com/2017/04/17/ilustrimi-i-instruksioneve-ose-gjigandi-dhe-shkurtabiqi/

Ishin avione Te kohes Qemos as per te gjuatur laraska nuk hyn in ne pune.

le të marrin edhe këta hajdutët e sotëm,avinë demode f-15 po patën mendere

ti harron qe njehere e njekohe t’u dhane falas nga njera pale per lufte kunder pales tjeter

2 Likes

shfrytëzimi i koniukturave kërkon nivel më të lartë se ai i jeniçerit që mendon vetëm për plaçkë. edhe sot amerika i ka falur greqisë shumë mjete luftarake ,përveç atyre që blen. po 3mijë muhaxhedinët nuk mund ti këmbenin me disa avionë ose helikopterë luftarakë? ose edhe ndonjë situatë tjetër? po dogma e hajdutërisë ‘‘nuk na duhet ushtria’’ që u imponohet nga grekët e dules në çadër dhe miqtë serbë të salës,paraqitet nga klonët partiakë si zgjidhje racionale! çi duhen qorrit sytë!

Amerika te fali lirine e Kosoves o nip i Skenderbeut! Per c’te duhen avionet f-15, per t’i kthyer ne hangar ku kultivohet hashashi?

1 Like

pse,e konsideron veten të sigurtë ti? kosova,dhe jo vetëm ajo, e ka vendin në shqipëri. deri atëherë ka shumë ujë për të rrjedhur! amerika nuk të bëhet shpëtimtari i përjetshëm i shqiptarëve! ja e ka izraeli mbështetjen amerikane,ja nuk e ka askush! por,megjithkëtë,ushtria e çifutëve është nga më të fuqishmet,megjithëse izraeli është sa shqipëria! po ti kishe ata f-15-t ti,nuk fshinte menderen as vuçiçi,as cipra me ty!pa le gruevski!
tjetri një herë ta jep dorën. po të pa që je si evgjiti që vetëm lyp dhe nuk bën asgjë vetë ,të bën m^tin më vonë.

1 Like

Nuk besoj se i krahaso njeri me F15/16/18, po ne krahasim me zerron mir boll ishin per kohen. Ki parasysh qe ne 97 e ulen Migun bash ne zemer te evropin pa e mor vesh njeri.

Cer na duhen ne sot, besoj jane disa bateri rraketash tok-ajer, dhe avione sulmi ajer-toke, A-10.

U vjeteruan plus edhe F18 s’te hyn me ne pune se I ka bere tjatri me Te shpejte keshtu qe kot Te hedhesh miliarda $$ ne ere per dicka qe benet démodé shpejt .pastaj ushtria shqiptare qe nga koha e zogut e tehu ka gelltitur 40% Te buxhetit Te shtetit e ne kohe rrezik I eshte shkrire si krypa ne uje .ndertoni shkolla me ato para sillni japoneze koreane gjermane tju mesojne kalamanet per punera Te she XXI e mos beni kot don kishotin se sovraniteti I shqiperise eshte I siguruar ngaqe nuk I hyn asnjerit ne pune.

Sic thote dhe Nard Ndoka, gjithmone do te kete nje avion qe del i ri e me i shpejte.

Si u bo puna me ate helikopterrin francez, kam harru me pyt,

Ate qe u rrezua?