DITE TE FTOHTA

Dite te ftohta

Ku eshte gruaja me trup te mbushur qe do te me ngroh ne kete dite te ftohte???
Nuk e dini qe me semure ky i ftohtet???
Por nese e dini, atehere pse dreqin e lini dyert hapur???
Mbyllini te gjitha, dyert dritaret, madje dhe syte, dhe me jepni nje batanije te mbeshtjelle gjunjet.
Tani me sillni nje grua te fjetur qe te shtrihet bashke me mua e te me ngrohe me gjumin e saj.
Ne dhomen tjeter dikush kendon nje kenge te cthurur.
Me vjen te qesh.
Ne fund te fundit nese nuk kendon njeriu ne dite te tilla te ftohta, atehere kur mund te kendoje???
Askush nuk pergjigjet, sepse nuk ka kush te pergjigjet.
Jam duke folur si zakonisht me veten.
Vendos te dal.
Ne rruge, nje burre me pantallona vere I kerrusur nga te ftohtet ecen duke kercyer ndersa kepucet I dalin nga kembet.
Kafeneja eshte plote.
Kamarieri merr porosine, pastaj vendos tabakane mbi tavoline, perkulet drejt meje dhe insiston te me shtype nje pucerr.
Nuk pranoj, por ai eshte I vendosur.
Zgjat gishtat dhe shtyp pucrren qe kam ne fytyre.
Ndihet I qete pas kesaj.
Iken duke buzeqeshur, shprehje e kenaqesise se tij per mirkuptimin tim.
Konjak I ngrohte.
E kthej me fund.
Nxehtesia po me perkedhel ne fillim gjoksin e pastaj barkun.
Pak minuta me pas me perzihet, kujtoj se ka kaluar gjithe dita dhe une nuk kam vene asgje ne goje.
Madje edhe dje pothuaj skam ngrene asgje.
Ne fakt nuk kam se cfare te ha. Do te kisha ngrene me shume deshire ate bullafiqen faqe kuqe qe pi caj, apo ate gruan cic-derre, qe s’ka dyshim qe po I vardiset barmenit.
Me vjen per te qeshur kur mendoj se se si do ta kisha gatuar bullafiqen.
Ajo ne dhomen time, ndersa une gjithe seriozitet qe I them te zhvishet.
Asaj sigurisht do ti shkelqejne syte, ndersa une qe do te shtiren sikur nuk e kam vene re kete, do ta perqafoj, pastaj do ti them me gjithe vertetesine qe me ka mbetur.
Zemer, jam aq I uritur sa do te me duhet te te ha.
Ajo do te shkrihet nga te qeshurat., madje do te mendoje se une jam njeri me shume humor, do te hapi kofshet dhe do te me thote. Fillo qe ketu te lutem duke me treguar breshken qe ka kembeve.
Deri ketu jam shume mire , mendoj dhe nje kukurime qe ka kohe qe kolovitet Brenda kokes sime fillon te gerrise gjithe masken e seriozitetit, tim dhe une filloje te qesh. Te gjithe kthejne koken nga une. Ky njeri eshte I marre thote dikush, dhe sigurisht qe une arrij ta degjoje.
Po ne nje dite kaq te ftohte , nuk mbetet gje tjeter vec te jesh I marre.
Me shikon edhe bullafiqja, ndersa une ndjej frike prej saj.
Me duket se ajo arrin te me lexoje mendimet, keshtu qe e shmang sakaq veshtrimin e saj dhe ngre goten e konjatkut qe tashme eshte boshatisur.
Por ja qe ajo ngrihet, ecen drejt meje, nuk mi nden syte pastaj ulet ne tavolinen time dhe me kerkon cakmakun.
Hutohem.
Harroj qe une nuk pi duhan, por gjithsesi filloj te kontrolloje ne xhepat e xhaketes edhe pse e di qe aty nuk ka asgje.
Ajo vjen era djerse.
Se kuptoj si mund te djersise dikush kur eshte kaq shume ftohte.
Ajo duhet te jete e nxehte si nje lokmotive me avull, mendoj dhe nje hop me shkrep tja rreshkas doren mes gjoksit te enjtur.
Ajo me qeras me konjak, pastaj me pyet nese jam I martuar, ku banoj, dhe shume hollesi te tjera.
Une I them se jetoj vetem, se jam I uritur dhe se po me vjen per te vjelle.
Ajo nuk qesh, porosit pure me patate, qofte, sallate me lakra te regjura, raki, dhe sardele.
Me shikon me nje gezim te shthurur, dhe te dy shtrohemi te hame.
Aq shume po me shijon ushqimi sa renkoj nga kenaqesia.
Ajo e ve re kete, dhe mbase I pelqen menyra se si renkoj une.
Fytyra e saj e kuqe, mjekrra e lyer gjithe vaj, dhe syte qe I shkelqejne nga epshi, me ngjallin nje deshire per tu palluar me te.
I them se duhet te shkoj ne shtepi. Me flihet, dhe se ajo mund te vije me mua nese ka deshire.
Rruges blejme rrush te thate, raki, dhe fistiqe.
Ndalojme perpara kryqezimit dhe une I bickoje ****** me sa kam fuqi. Ajo me kercet nje shpulle, pastaj shperthen ne te qeshura.
Qesh edhe une.
Derrasat e shtepise time kercasin nga pasha e saj.
Une kam ftohte, por ajo insiston se duhet te zhvishem.
E kthej shishen e rakise per tu nxehur pak, pastaj heq nje nga nje rrobat nga trupi. Ka disa jave qe nuk jam lare, por me pelqen era e tharte qe vjen trupi im.
Ajo me shikon gjithe endje.
Hiqi dhe breket me thote.
Ok ok them dhe I heq jo me aq deshire.
E ndjej qe bullafiqja ndizet.
Nderka edhe ajo eshte zhveshur.
Eshte e bardhe, e nxehte, dhe gjithe lesh.
Nga dhoma tjeter dikush fillon te kendoj kengen e cmendur.
Refreni I kenges eshte pjese qe te mbetet ne kenge.

Ky kasapi me te shoqen
Cope cope e bene loqen

Bucet zeri baritone, nga pertej murit qe eshte aq I holle sa mund te degjosh fare lehte edhe pordhet e fqinjeve.
Gruaja e shendesohe eshte mbi mua, me ka future mes kofshesh dhe une nuk kam me ftohte. Ajo rreshket mbi trupin tim, renkon, ulert, godet murin me grusht shan kengetarin ne dhomen tjeter.
Gjithcka ndodh me nje shpejtesi te frikshme
Duket se kenga e ndyre a ndoshta zeri I cjerre I fqinjit tim e pengojne te vije.
Nuk kalon shume dhe ajo ngrihet.
Hedh mbas trupit floket e gjate qendron ne mes te dhomes ashtu e zhveshur dhe perplas pellembet mbas bytheve sikur eshte duke bere ndonje rit.
Me duket e bukur tek e shikoj, por kjo zgjat shume pak.
Pastaj ajo pyet se ku eshte banjoja dhe une I them, se kemi nje banjo te perbashket ne fund te korridorit.
Ajo nuk flet.
Shkon ne cep te dhumes, ulet ne gjunje dhe une degjoj fershellimen e shurres se saj.
Pastaj ajo ulet prane sobes, ndersa mua po me keput gjumi.
Kur ngrihem ajo nuk eshte me aty.
Ne dhome eshte disi me ngrohte.
Shikoj qe dikush ka ndezur zjarrin.
Ajo mbase ka blere qymyre mendoj, e tani ka shkuar ten a blej ndonje gje per te ngrene.
Me kenaq ky mendim.
Mbase edhe martohem me te, mendoj nje cast, pastaj e di qe kjo qe po mendoj eshte krejt pa lidhje.
Shishja e rakise eshte bosh. Po keshtu edhe qesja e rrushit te thate dhe e fistiqeve.
Nga soba vjen ere llastik I djegur.
Ngrihem ashtu I zhveshur sic jam, dhe nuk e kuptoj e cfare eshte kjo ere lastiku.
Ndjej serish te ftohte.
Kerkoj te vesh dicka, por nuk mundem te gjej rrobat e mija.
Hap deren e sobes dhe e shikoj se ajo e cmendura u ka vene flaken.
E vetmja gje qe me ka mbetur te vesh jane kepucet e mija.
Hedh nje batanije kreaheve, dal ne hollin e pallatit eci duke u dridhur, nderkohe qe kercinjte e mije te holle, kane filluar te rrenqethen.
Eshte vazhdimisht kaq ftohte.
Trokasne deren e fqinjit tim. Ai e hap sikur te ishte mbrapa saj.
Nje duhme e ngrohte me perplaset ne fytyre.
Aty eshte shume ngrohte dhe vjen era supe lakrash.
Ai nuk me fton, por une hyj brenda.
Ne mes te dhomes eshte nje govate e madhe e mbushur me uje te ngrohte dhe shkume sapuni, ndersa e dashura e tij, pothuajse e zhveshur , gjysem e dehur e shtrire mbi shtrat fillon te vjelle.
Me duhen nje pale brek, nje kemishe nje pale pantallona dhe nje xhakete I them.
Ai nuk thote pothuaj asnje fjale.
Shkon ne dhomen tjeter dhe me sjelle nje dyzine nga te gjitha cka I kerkova.
Fqinji im eshte hajdut.
Vjedhe rrobat e nderura ne telat e pallateve, dhe I shet per nje cope buke.
Thone qe gjithe jeten e vete ka dashur te behet kengetare, madje ka konkuruar edhe per te fituar liceun, por sja doli.
Marr cme duhet dhe I them se ne darke do ti sjelle nje liter raki.
Une dal dhe ai mbyll deren mbas shpines sime.
Une nguroj pak, pastaj trojkas serish ne deren e tij.
Me duhen edhe nje pale corape I them, ndersa ai ul koken me shikon kercinjte, pastaj humbet ne dhomen e tij dhe del prej andej me nje pale corape.
Vishem dhe vendos te dale.
Eshte errur.
Perseri burri I veshur me pantallona verore, me del perpara. Duket I lodhur, dhe ka nje shprehje tragjike ne fytyre.
I ftohti e ka rrudhur aq shume sa sai po humbet pak nga pak Brenda xhaketes se tij.
Ai me saluton.e salutoj dhe une .
Pastaj ai me nxjerr gjuhen, dhe me perqesh.
Ne lokal luhet kumar.
Ne cep te tij dy pleq te dehur, perqafohen, qajne, pastaj puthen ne buze.
Kurva bullafiqe nuk eshte aty, por nuk kalon shume dhe ajo vjen.
Me pershendet me dore nga larg por nuk vjen te me takoje.
Une porosis raki dhe nuk kam asnje lek ne xhep.
Pas disa minutash ajo nuk eshte me ne cepin e saj.
Une ngrihem dhe shkoj te shurroje.
Dera e banjos eshte e mbyllor, dhe nga Brenda saj degjohet nje renkim.
Ajo po pallohet, ndersa une vendos te prese qe ajo te mbaroje.
Nuk zgjat shume dera hapet dhe ne fiilim del ai, nje fytyre e vrare lije, me nje hund te thyer, dhe buze te medha te perveshura se mansheta kemishe.
Ai mberthen pantallonat drejton shpinen, del.
Ishte nje fytyre qe e shihja per here te pare.
Une hyje ne banjo, dhe pershendes bullafiqen qe eshte duke sistemuar gjinjte e saj poshte sutjenave.
Ajo eshte duke u marre me veten.
Hesht nje hop pastaj thote: “Ma ka derdhur brenda shkerdhata”.
Ashtuuu them une sikur habitem.
Ajo ben nje shenje qe se marr vesh ckuptim ka.
Ndersa une ndiej thiken e te ftohtit te me ngulet ne ije.
Nga dreqin vjen gjithe ky I ftohte, nuk arrij ta kuptoj.
Kerrkellasin dhembet, dyert, xhamat e dritareve, guret ne rruge, madje dhe mendimet ne koken time.
Nuk ka asgje te me ngrohe.
Une afrohem zberthej pantallonat dhe filloj te shurroj.
Kurva bullafiqe qesh, dhe kur une mbaroj me fut duart tek *****.
Pastaj pa e kuptuar se cdreqin e gjen me beshtyn ne surrat, me shkul floket, dhe pasi me qellon disa te mira kokes del nga banja duke uluritur.
Une mbyll deren e banjos, dhe ndjej qe brenda saj vjen ende era seks.
E nxjerr dhe filloje te mastruboj.
Prishem shpejt, ndersa imagjinoj gruan e dehur te fqinjit tim.
Ajo ka nje nishan ne byth dhe sqetullat gjithe lesh.
Ajo I ka kofshet e nxira dhe nje picket e fryre si nje gushe gjeli.
Ne local ka tym cigare.
Pleqte e dehur I ka zene gjumi, ndersa jashte ka ngrire gjithcka.
Afrohem ne dritare.
Jashte behet rremuje.
Mbeshtes fytyren per te pare se cpo ndodh dhe shikoj se si burrit me pantallona vere I jane sulur nje lukuni qensh, ndersa ai vrapon dhe qesh.
Duket I cmendur.
Pas disa oresh hapet dera e lokalit dhe ja ku shfaqet miku im shtrembanuk, I vetequajturi poeti I I sekstit fryma e ngjyres dhe e sektit.
Nje emer bombastic mbas te cilit qendron kufoma e tij e verdhe, dhe ngerdheshja ngazelluese.
Ai ulet ne tavoline.
Porosit raki, fut doren ne xhep dhe nis te me lexoje dicka.
Eshte ne delir.
Me puth me thote, zgurdullon syte, dhe qesh si I marre.
Ky eshte arti I dashur, dhe une jam artisti me thote.
Artisti nuk ka tupr, ai mund te te kerkoje edhe leke borxh.
Kurva bullafiqe I afrohet atij dhe e qeras me raki.
Pastaj ata ngrihen te dy, dhe shkojne te pallohen.
Ai I marre e ajo nje bushter.
Pastaj ajo kercen mbi tavoline, ndersa ai reciton me ze te larte ne nje cep te lokalit, jo shume larg nga vendi ku te dy pleqet po flene.
Duket si nje teater I cmendur.
Me shikon, dhe bertet me sa ka ne koke…… ky eshte arti eshte arttttt.
Dal ne rruge.
Te marrin me pantallona vere e ka zene gjumi ne nje cep te trutuarit.
Flene rreth tij edhe lukuinia e qeneve rrugac.
Nje happy end ne fund te kesaj dite per te dhe qente.
Eshte kaq ftohte dhe ne rruge jam vetem une, une dhe rruga.
Me semure ky I ftohte.
Dua te mbyll gjithcka dyert, dritaret, madje edhe syte, pastaj te gjej nje grua te pergjumur qe te me ngrohe me buzet e saj.
Ja keto mendoj ndersa eci ne rrugen qe tashme ka filluar te ngrije.
Ne koke me vjen refreni I kenges qe kendon fqinji im.

Ky kasapi me te shoqen
Cope cope e bene loqen

Qesh me vete.
Filloj te kendoj me ze te larte pa pyetur se mund te mendojne se po cmendem.
Po cmendem???
Ne djall te veje.
Nese nuk kendon njeriu ne dite te ftohta si keto, atehere me thoni kur duhet te kendoj?
Kur???

1 Like

Fantastike. Gjeniale I ftohti , dua te them Unik per ktejt tregimin.

1 Like

bukur, me pelqeu, si stil i romancierve te dikurshem :grin:

1 Like

Thanx Pjer!!! E vlersoj.