Djali më ka vdekur në vitin 1994 por zemra e tij pushoi së rrahuri jo më larg se sivjet

Shkroi: Harry Low, marrë nga BBC News; Përktheu: Ilir Baçi

Mbrëmjen e datës 29 shtator 1994, shtatëvjeçari Nicholas Green u qëllua për vdekje me armë zjarri gjatë pushimeve me familjen në Italinë e jugut. Kjo qe tragjedi për prindërit e tij, Reg dhe Maggie, por vendimi i tyre për t’i dhuruar organet e tij bënë që shkalla e dhurimit të organeve në Itali të trefishohet brenda dekadës. Kjo dukuri ka marrë emrin “efekti Nicholas”.

“Herën e parë që e ndjeva rrezikun qe kur një veturë me ngjyrë të errët na afrua shumë nga mbrapa duke mos na u ndarë për disa çaste,” thotë Reg Green, duke kujtuar natën kur të birin ia qëlluan në mënyrë të pakuptimtë me armë zjarri disa persona të panjohur në jug të Italisë. “Pastaj, shumë shpejt, vetura filloi të na parakalonte. Aty për aty u qetësova, duke kujtuar se parandjenja nuk qe e saktë.”

Reg Green, në Alpe, me fëmijët, Eleanor dhe Nicholas

Mirëpo, në vend që të bënte përpara, vetura tjetër vazhdoi të ecte përkrah tyre. Green dhe e shoqja, Maggie, dëgjuan britma zemërimi. E morën me mend se njerëzit brenda saj donin që ata ta ndalonin veturën.

“Mendova se, nëse do të ndalonim, do të ishim tërësisht në mëshirën e tyre, prandaj i dhashë më shumë gaz. Edhe ata bënë të njëjtën gjë, kështu që të dyja veturat bënë një garë paralel njëra-tjetrës, në mes të errësirës. Dritarja e pasme u shkërmoq nga një plumb. Maggie ktheu kokën dhe iu duk se të dy fëmijët po bënin gjumë të thellë.”

Në fakt, Nicholas-in plumbi e kishte marrë në kokë, ndërsa e motra Eleanor po flinte e patrazuar. Pak sekonda më pas, u thye edhe xhami i dritares së shoferit dhe vetura tjetër u largua me shpejtësi. “Ndalova makinën dhe dola. Atëherë u ndez drita e kabinës, por Nicholas nuk lëvizi. Iu afrova dhe vura re se gjuha i varej pak jashtë ndërsa në mjekër kishte një gjurmë të vjelle. Aty e kuptova se kishte ndodhur diçka e tmerrshme,” thotë Green, 88 vjeç, i cili ka shkruar një libër të titulluar “Efekti Nicholas”, lidhur me këtë përvojë. Ngjarjet e asaj nate janë përshtatur në vitin 1998 në një film Hollivudi të titulluar “Nicholas’ Gift”, me aktorë kryesorë Jamie Lee Curtis dhe Alan Bates. "Tronditja që pësova kur e pashë ashtu është çasti më i tmerrshëm i jetës sime. Kur e kuptova se e kishte marrë plumbi, m’u përmbys e gjithë bota.”

“Grabitësit qëllojnë një shtatëvjeçar,” shkruante the Times. Pushimet e një familjeje amerikane qenë kthyer kështu në një makth. Nicholas do të vdiste pas disa ditësh në spital, duke mos dalë nga koma. Por përpara se të ndërronte jetë, prindërit e tij morën një vendim i cili do t’ua ndryshonte jetën shtatë familjeve në mbarë Italinë. Ata vendosën t’ua dhuronin organet e të birit shtatë personave në nevojë për transplant.

“Në atë çast, ata njerëz nuk qenë veçse abstraksion. Nuk mund ta dije se çfarë njerëzish qenë. Ishte njësoj sikur t’i jepje lëmoshë dikujt, por pa e ditur fare se si do ta ndihmonte kjo gjë tjetrin. Pas katër muajsh, na ftuan të ktheheshim dhe të njiheshim me të gjithë në Sicili, prej nga qenë katër prej përfituesve.”

Në Itali kriminelët shumë rrallë vrasin fëmijë, thotë Green, sepse në një rast të tillë policia u qepet këmba-këmbës gjersa t’i gjejë. Kështu ndodhi edhe në rastin e Nicholas-it. Një hetim i gjithanshëm policor çoi në arrestimin dhe dënimin me burg të Francesco Mesiano dhe Michele Iannello.
Ende nuk dihet mirë nëse qenë hajdutë apo vrasës me pagesë të cilët kishin gabuar person. Fakti se njërin prej tyre në gjyq e mbronte një prej avokatëve më të njohur të Italisë, për Green do të thotë se kishin lidhje me mafian.

“Nicholas qe zemërmirë. Ai shikonte gjithmonë anën e mirë të gjërave, prandaj të gjithë ata që i ndodheshin pranë tregonin më të mirën,” shpjegon i ati. “E pranoj se një shtatëvjeçar me shumë gjasë nuk do ta kishte kuptuar vendimin tonë, por e di se kur të rritej ai do të kishte qenë dakord me ne. Për këtë nuk kam asnjë dyshim. Nëse do të ndodhej përpara mundësisë për të qenë i zemëruar me personat që kryen këtë gjë dhe mundësisë për të ndihmuar dikë tjetër, padyshim që ai do të kishte zgjedhur këtë të dytën. Nicholas më ka mësuar shumë për durimin, për shembull,” shton Green, i cili më së shumti ka punuar si gazetar përpara se të vendosej në SHBA ku hapi familje me të shoqen Maggie. “Unë nuk kam durim shumë dhe kur përballem me probleme, nxehem. Nicholas rrethohej nga një qetësi dhe dashamirësi që të bënte edhe ty të silleshe njësoj si ai.”

Me përfituesit e organeve të Nicholas

Për Green çasti kur u gjend ballë për ballë me njerëzit të cilëve organet e Nicholas-it u kishte shpëtuar jetën qe i papërballueshëm.

“Kur u hap dera dhe të gjashtë hynë në dhomë, efekti qe i papërballueshëm,” thotë ai, duke shtuar se njëri prej përfituesve nuk qe i pranishëm për shkak se ndodhej i sëmurë në spital. “Kush kishte buzën në gaz, kush i kishte sytë me lot, kush mezi e ngrinte kokën nga ndrojtja, ama të gjithë qenë gjallë. Shumica e tyre pat qenë në prag të vdekjes. Aty e kuptova për herë të parë se sa i rëndësishëm pat qenë vendimi ynë. Gjithashtu, qeshë në gjendje të kuptoja sa e rëndë do të kishte qenë vdekja e tyre për prindërit dhe gjyshërit e tyre. E kuptova se këtu bëhej fjalë për shumë më shumë njerëz të tjerë jeta e të cilëve do të kishte qenë shumë më e mjerë sikur të mos t’i kishim shpëtuar ata fëmijë.”

Green dhe e shoqja Maggie, të cilët janë martuar në prill 1986, qenë të vendosur që Eleanor të mos rritej fëmijë i vetëm. Pas tragjedisë, atyre u lindën edhe dy binjakë, Laura dhe Martin, të cilët mbushin 21 vjeç në maj. Si ka ndikuar në jetën e Green-it vdekja e të birit? “Kam një brengë që nuk më shqitet kurrë nga shpirti, një brengë që nuk e kam pasur kurrë më parë. Kurrë më nuk kam ndier lumturi të plotë. Edhe në çastet më të gëzuara, mendoj: ‘Sikur të ishte edhe Nicholas këtu!’”
Por l’effetto Nicholas – efekti Nicholas – është një e mirë që doli nga kjo fatkeqësi. “Më duket sikur sa herë që del ndonjë lajm në gazetë, televizor apo radio, do të jetë dikush nga lexuesit, shikuesit apo dëgjuesit të cilit do t’i duhet ta marrë këtë vendim. Sikur të mos kenë dëgjuar apo menduar për faljen e organeve më parë, gjasat më shumë janë që të thonë ‘jo’.”

Reg është takuar së fundmi me Marian, e cila, pasi e rimori veten nga kolapsi i mëlçisë, lindi një djalë të cilit ia vuri emrin Nicholas

Green kthehet dy herë në vit në Itali për të bërë ndërgjegjësim për dhurimin e organeve. Herën e fundit u njoh me Maria Pia Pedala-n, e cila qe në koma me kolaps mëlçie ditën kur vdiq Nicholas dhe pritej të vdiste, por shpejt e mori veten pas transplantit të mëlçisë. Pas dy vjetësh ajo u martua dhe dy vjet më pas lindi një fëmijë mashkull, të cilit ia vuri emrin Nicholas, pas të cilit i lindi edhe një vajzë, Alessia. Të tre udhëtuan nga Sicilia – ku dhurimi i organeve në vitin 1994 thuajse nuk njihej fare, thotë Green – për të marrë pjesë bashkë me të në një program televiziv në Milano.

Green thekson se edhe përfituesi i zemrës së Nicholas-it, Andrea Mongiardo, i cili ndërroi jetë më herët sivjet, e mbajti organin në trup tri herë më gjatë se vetë Nicholas. Por, për të, trashëgimia e të birit shkon përtej shtatë personave që morën organet e Nicholas-it. Shkallët e dhurimit të organeve u rritën në mënyrë të vrullshme pas vdekjes së Nicholas-it, thekson ai, dhe vijojnë të rriten. E kështu, thotë ai, me mijëra njerëz janë sot gjallë, të cilët përndryshe do të kishin vdekur.

3 Likes

te pranosh humbjen , te falesh dhe te dhurosh ne te njejten kohe , duhet te jesh ne nivelin me te larte te formesimit .
Zot i madh ! Pse bre nuk i paise dhe shqiptaret e mij me kete fisnikri ?

Fatkeqsija e prindit qe perjeton vdekjen e femijes besoj se renditet ne majat e dhimbjes. Pervec kesaj eshte prove e forte e bs te dizenjos. E nese do te arrinim te kalonim kete, mbase do te cliroheshim edhe nga bestytnite persa i perket dhurimit te gjakut e te organeve. Perllogaritet se baze numrit te larte te vdekjeve aksidentale, teorikisht do te mund te mbulonim te gjitha nevojat per trasplante.
Kete me “te hapur familje” nuk e kisha degjuar ndonjehere.

nese i lutesh zotit atehere leje zotin ti mari punet ne dor. nuk jan pak ata qe jan kthyer ne jet normale pasi doktori i dklaroi “Te vdekur nga Truri”…

nje i afermi im(jo komshiu i kunatit e me the te thash me te degjume) ndejti 3 muaj ne koma ketu ne qytetin ku jetoj Doktoret donin ta benin per pjes kembimi 3 dite pas aksidentit. prinderit refuzonin te nenshkruanin. 3 Muaj shtyhu e terhiqu midis “Fisnikeris” se Doktorave dhe Shpreses se Prinderve.
Sot ky Djale esht 33 Vjec , i martuar, ka dy femije.

ja ke ber ndonjeher pyetje vetes, pse Patientet gjat procesit te explantit lidhen me rrypa ne tavoline te operacionit dhe pompohen maximalisht me analgetika dhe sedativa ? ndjen dhimbje i “vdekuri”?!apo ke par ndonje te vdekur te jape Reaksione apo te iki me vrap dhe duhet lidhur…

Une ja kam ndaluar Femijeve te mi te behen dhurues organesh. vetem per faktin qe “Eurotransplant”( .(Agjenci Europiane qe menaxhon Organet mbare Europen) eshte e rregjistruar si Kompani GmbH ( Shqip: Sh.p.k)

kjo e fundit ishte per te nenvizuar “fisnikerin” qe nje shqipfolese si ti nuk e gjen dot te shqiptaret.

nje shkeputje e vogel nga procesverbali i Doktorit:

EEG Linie = 0
Frymemarrje spontane= 0
Reagim ndaj Drites= 0
Reflexet = 0
Reagim ndaj ngacmimeve fizikisht me Sende te forta ose te nxehta= 0

Perfundimi: Dalje jashte funksioni e Detyrave te larta te Trurit, " Vdekje e Trurit",( Deutsch: Hirntod)
Dita e trete mbas aksidentit…

me çil flet ne ti.
ne france je dhurues pa e ditur, ne rast “vdekjeje” (nga nje ligj i ketyre viteve te fundit). duhet te besh kerkese me shkrim per te mos qene dhurues.

Po penisi a hyn te dhurimi ! larg qofte po e mora vesh se vdes?

kjo tema me kujton ate gocen e re qe vdiq ne spital (privat) ne shqiperi nga nje operacion ne gju (vetem disa jave me pare). ka mundesi te kete sherbu per pjese kembimi. shpresoj qe te afermit t’i kene bere autopsi nga nje mjek apo klinike tjeter nga spitali ne fjale.

jo vetem ne France, dhe ne belgjik i njejti muhabet. shok imi i ngushte , lapraks, pati aksident ne belgjik dhe e cmontun periher, as familjen ne gjermani nuk e kontaktun per te marr perlqimin.
pun muti me kto shtete, shkon per lesh po s pate leter me vete qe e kundershton explantin e organeve, po shumica e deleve mallengjehen me kto lloj historirash me dhurues jete e tralala. fakti esht se ne shumicen derrmuese te rasteve si bejn lazem, se pranon trupi. po per kete me fol cilesohet si mungese njerzilleku. Fuck.

varet. nese dhuruesi dispononte lejen e punes dhe jetonte ne nje shtet me standart permasash nen mesataren e BE :grin:

po ku eshte problemi mo aman? dhe do behet njeriu i shkrete. Nqse mund te shpetojne jete, pse jo.
Ketej, shenimin per donator organesh e ke ne patenten e makines

bredho vella, problemi esht se barrierat e percaktimit te “Vdekjes se Trurit” ketu ne europe po ulen ne permasa te pajustifikueshme dhe rradha e atyre qe presin Organe ka nje prapavije komerziale.

epo hallall ju beft Zoti ,pra ! Sado komerciale te jene , a shpetojne jete tjeresh ,? Po. kane nje akt humnist dhe arsyetojne cmimin .
Ju u deklaruat vet ,qe femive ju keni mohuar te drejten e vendim marrjes rreth vehtes se tyre , Mire nese e respektojne kete , apo nuk ju tregojne ? Duhet te ndjeheni te plotesuar ne kete pike ? Por a nuk tingellon e gjithe kjo pure egoizem ? Nuk mendoj qe femijet jane prone e patjetersuar e prinderve ? Ne te kunderten mua ajo qe ceket me tingellon , influim -influence mbi ata .
Thene ne pergjithesi , une , ende nuk e kuptoj pse trupin e pa jete ky ,mentalitet shqiptar e done te pa cenenuar ( per nje cermoni funebre )sa qe deri ne piadestal kulti e vendos , e jeten e po te njetit trup gjate te jetuarit ja bene sketerre ?
Nese une do te perfundoj qe perfundoj ne shperberje , pse mos te zgjase kohen e te jetuarit sado e mundur te jete permes trupave dhe jetes se te tjere ?

p.s.
plotesishte kuptoj qe asnje kete qe thash nuk e mbeshtet ,sepse PPU quhet ketu dhe frymon shqip prandaj jo rastesishte shkrova frazen , Zot i madh …

Eshte normale mos pranimi i faktit qe nje i aferm nuk eshte me per ket dynja.
Nje i njohuri im e mban femijen me tuba ketu e 10 vjet, ne shtepi te vet. Ai do e kish marre vendimin e veshtire me kohe, por e ema e femijes akoma e gjen te pamundur ta pranoje. Vendim i veshtire; dhimbje e papare.

pikerisht ketu eshte gjith dilema.
kush e percakton “Pajetesine”? si percaktohet?cfare kriteresh duhen permbushur derisa te arrijm ne konkluzionin qe “Ky trup esht pa jet”?

No Coment!

sjellja ime ndaj femijeve te mi bazohet te pervoja ime e jetes.e quaj per detyrim madhor ti mbaj femijet larg gjerave qe kam patur vet personalisht pervoje negative.
dhe njeher: sa te kem frymen un si lej femijet te nenshkruajn nje vendim te tille. me quaj si te duash, shkerdhat, egoist, laskar e ca di un. gjall m bot ,JO! Dhe kam Arsye per kete. Pervojen personale, jo blogje mallengjyese apo filma hollivudi.[quote=“dafne, post:13, topic:2672”]

T Rujt Zoti.

Amin !

Ngadal or derebardhe se me frigove .
Ashtu qofte pra ,
…njejte si ju pra thene dhe familjaret e mij pa cka qe nuk e dine cfare ju punon femia mbrapa shpines .
Megjithate, ashu e leme ,trupi nga dheu vjen -dheut i i takon ?
A e permbushem misionin …?

s jam as i bibles, as i kuranit . desha te theksoj se aty ku fillon komerci ka vdek “Fisnikeria” perparesisht.

p.s…
une s jam ai qe te frigoj ty apo ndonje tjeter, ske pse e shkerdhe muhabetin pa lidhje.mba mendimin tend dhe ashtu qoft, po te lutem mos i takso Shqiptarit ne pergjithsi mungese “Fisnikerie” sepse nuk ke tager. Une jam Shqipe, 100% me Gjak, me Shpirt dhe nese e lyp nevoja ja qi pidhin e somes cdokujt qe shan Shqiptarin.Kuptove, motra?

por qe je nevrik , vrehesh ,ama
pse me te shara ?
Mos , aman mos !..mos se nga te sharat e shqipeve filluan e mbaruan luftrat boterore…
Aty e ke Shqiperine e or der bardhe, je e sje ti , i dole e nuk i dole zot ( me te shara )Shqiperi e i ke e do ta kesh . ,prandaj relax…
Merr shembull nga une pra ,Kur ti vrehesh i tensionuar ku me le mua si te relaksuar kenaqesine e te shpjeguarit si rasti vie , se si duhen mjete financiare qe te aktivizohen gjithe mekanizmat qe te ndertohet nje veper fisnike ,

dmth. hajde te bejm njerzit per pjese nderrimi dhe kur skan dhen shpirt akoma sepse eshte mekanizem per te ndertuar nje veper fisnike? kjo ishte pyetje retorike, prandaj me te mira e lejm ket muhabet.

1 Like

retorika permbledh trillion kombinimesh te shkronjave te artikulluara ne fjale, mvaret sa ke kohe te humbesh .
praktika dhe veprimi sfidon natyralitetin , pra, hajde te thejme ligjet e natyres permes dijes ,si ne rastin e mjeksise ,te tejzgjasim te jetuarin nga nje trup ne tjeter e njekohesishte te aplikojme humanizmin obligim per ne , si qenje me stand te larte te te menduarit dhe vepruarit .

Megjithate , ju dialogova per respekt qe mos te nenkuptohet qe me mos pergjigje ju injoroj , Qeshtjet dhe bindjet dhe te vepruarit jane personale , dhe cfardo pervoje te hidhur ta keni ,me vie keq , shpresoj te jete e pa perseritshme .