Djegia e librave

Kur regjimi urdheroi djegien e librave me dije te demshme , edhe buajt nga ishin e s’ishin , u detyruan te terhiqnin qerre plot me Libra ne turrat e drureve.
Njeri nga shkrimtaret e djegur , njeri nga me te miret e tyre , Duke shfletuar listen e te djegurve , zbuloi me tmerr se librat e tij ishin harruar.
Ai u sul tek tryeza e tij gjithe duf dhe zemerate dhe u shkroi nje leter atyre qe kishin pushtetin.
" Digjmeni , mos me merrni ne qafe. Mos me ndani nga shoket. A s’kam shkruar gjithnje te vertetat ne librat e mia ? Kurse ju tani po me trajtoni si nje genjeshtar "?

  • Ju urdheroj Digjmeni -

( Bertol Breht ) Perktheu Robert Zhvarc

Breht ka qene komunist, por ka komunist e komunist:

A duhet djegur Kafka?

Nga Georges Bataille
Pak kohë pas përfundimit të luftës, një e përjavshme komuniste, “Action”, hapi një kërkim lidhur me një çështje të çuditshme. Tema ishte: “A duhet djegur Kafka?” Për më tepër, kjo pyetje tingëllonte e pakuptimtë, pasi më parë nuk ishin shtruar të tilla pyetje që t’i paraprinin asaj, si, fjala vjen: “A duhen djegur librat?” ose, në përgjithësi, “Cilët lloj librash duhen djegur?”

Sidoqoftë, zgjedhja e redaktorit ishte finoke. Është e tepërt të kujtojmë këtu që autori i “Procesit” është, siç thuhet, “njëri nga gjenitë e epokës tonë”. Por numri i shumtë i përgjigjeve tregoi se guximi nuk vajti dëm. Për më tepër, shumë kohë para se të formulohej, kërkimi e kishte marrë një përgjigje, që revista s’mori mundimin ta botojë; që autori jetoi ose, të paktën, vdiq i sfilitur nga dëshira për t’i djegur librat e tij. Sipas meje, Kafka, deri në fund, nuk doli nga qerthulli i pavendosmërisë. Në radhë të parë, ai i shkroi këto libra dhe duhet marrë me mend që ka kaluar kohë nga dita kur i shkroi dhe kur vendosi t’i digjte. Gjithsesi, vendimi i Kafkës ishte i dyshimtë, pasi ia besoi ekzekutimin e dorëshkrimeve njërit prej miqve të tij (Max Brod), i cili e kishte paralajmëruar që nuk e merrte përsipër një barrë të tillë. Pak para se të vdiste, gjithsesi shprehu një vullnet të tillë, në dukje të formës së prerë; gjithçka që kishte lënë, duhej ta përpinin flakët. Sidoqoftë, ideja për të djegur Kafkën, edhe pse ishte një provokacion, ishte logjikë për shpirtin e komunistëve. Këto flakë të përfytyruara ndihmojnë, madje, t’i kuptosh më mirë veprat e tij; janë libra të destinuar të përpihen nga flakët, objekte të cilave u mungon, në të vërtetë, djegia nga flaka.

Ka krime me te medha se te djegesh librat, nje prej tyre eshte te mos i lexosh - Brodskij

Indiferenti eshte me i rrezikshem se armiku - shoku Enver Hoxha

Mos lexoni librin Vizione te Qarta - i Modhi :smiley:

Njeriu eshte I pritur kah e panjohura , kah e padukshmja. Atehere ai ben aleance sekrete me dijen , ngaqe Don te zhbiroje nje tog me thashetheme , qe behen ne prag te shtepise se tim eti , fatkeq qe su njohem kurre. Pastaj me miliona fragmente shumngjyrese , qe me se shumti jane ngasje te atyre krishtlindjeve, dhe troket viti I ri , I ftohte I pashmangshem , me arome portokallesh. Keshtu historia zgjatet , por sinqerisht nga zemra e kam ftuar " Lolita " te vije tek ppf. Ne Ardhte do ta shpall.

Them se është e nevojshme të jemi te kthjellet, ne duhet të jemi te kthjellet. Poeti bëhet i kthjellet nëpërmjet një çoroditje të gjatë, të pafundtë, të kujdesshme të të gjitha senseve. Në të gjitha format e dashurisë, të vuajtjeve, të çmendurive kërko vetveten, derdh në vetvete të gjitha helmet e mundshme në mënyrë që të korrësh më të mirën. Tortura e parrëfyeshme në të cilën nevojitet një besim i madh, një forcë e jashtëzakonshme mbinjerëzore, në të cilën je një i sëmurë i pashërueshëm, mes të gjithëve krimineli më i madh, i mallkuari më i madh është i Dituri Suprem! Gjithçka pra mund të ndodhë në të Panjohshmen …
Arthur Rimbaud (hispanish shimpaze)

Si keni mundur ta ndërthurni në botëkuptimin tuaj letrar, mentalitetin e familjes tradicionale shqiptare me atë që ndodhte jashtë shtëpisë, me lëvizjet e mëdha të viteve 60-70?

Ka qenë një kontrast i madh. Kur e mendoj sot më duket një surealizëm. Paradoks 360 gradë në njërën anë dhe 360 gradë në anën tjetër. Një konfrontim i paimagjinueshëm. Jashtë je në atmosferën e viteve 60-70, ku dominon një shthurje totale në gjithçka, një liri absolute, një imagjinatë e pafund. Kurse në shtëpi je në botën malësore, e inspiruar nga Kanuni, nga ritet, nga Shqipëria e ‘‘Lahutës së Malcisë’’. Të kalosh nga lahuta te Jimi Hendriks; të kalosh nga Bajram Curri e Mic Sokoli te surealizmi francez; të kalosh nga odat malësore në deliriumet e majit 1968, të Woodstock-ut, janë kontraste radikale. Kjo ka qenë një përplasje e brendshme: midis zhvillimit tim jashtë shtëpisë dhe atij brenda shtëpisë. Fillon e mendon se çfarë do të marrësh nga e reja dhe çfarë do të lësh nga tradita. Fillon e pyet veten: A jam nga bota e familjes shqiptare nga veriu apo jam nga bota e Parisit, e Brukselit, e Nju-Jorkut dhe e Londrës?

pjese nga nje interviste e poetit shqiptaro-belg Skënder Sherifi

Shume mendime te rafinuara , dhe ju lumshin dockat qe I servirin per ne te eturit e pangopshem , dhe te djallezuar per shkak te makuterise dhe babezise apsolute. Nje dite do perpiqem qe nga populli I djegur I cerrikut , te sjellim te ngrohta dhe te gjalla , ndjenjen me te sinqerte , ate te humanizmit bashkohor rrjepacuk , qe eshte tipike per varfanjaket enderrimtare , ose surreale. Kaq tani per tani.

Jeto , dhe leri dhe te tjeret te Jetojne !!!
Nuk di pse me pelqen ta kujtoj , dhe aq me teper tjua servir dhe juve miq te P.P.U.

vrit, dhe leri dhe te tjeret te Vrasin! sepse pa vrare nuk jetohet!
(nuk jetohet edhe pa ate tjetren, qe perben çiftin eros-thanatos)

Një histori e së Keqes

“Letërsia dhe e keqja” (1957) ishin një seri esesh që u botuan në revistën e tij “Critique” ku flet për Proust-in, Sade-n, Baudelaire-n, Genet-in, Kafka-n, Blake-un, Emily Brontë-n etj., përpjekje autentike për të dalluar problemin e të Keqes në burim të krijimit të këtyre autorëve.

Te “Historia e syrit” ai merret me realitetin e erosit në kufirin transhendental të jetës nga vdekja. Është një problem për të cilin ai i detyrohet shumë Marquis de Sade (1740-1814). Bataille e lexoi dhe shkroi për të si askush tjetër.

Kur flitet për erosin në kufi të jetës me vdekjen, të dy këta autorë libertinë nuk shohin kufi ndarës, po një shtrat të përbashkët, aq saç i përkasin të njëjtës mitër dhimbja dhe kënaqësia.

Erotizmi është pëlqimi i jetës në gjirin e vdekjes, thotë Bataille.

Në udhëtime imagjinare sodomike e libertine Sade-i krijonte një hapësirë për meditimet mbi natyrën njerëzore: për vesin që shpie në thellësi të rrezikshme, për virtytin - vepër e mendimit të thelluar, për ferrin në gji të jetës.

Burri libertin, i lirë seksualisht dhe gruaja e devotshme; burri incestuoz dhe gruaja incestuoze; burri që do modelin e gruas, vazo e farës së tij - modeli i botës sipas burrit krijues; prifti që i thur himn ndërgjegjes ku natyra shkruan tërë detyrat njerëzore; janë ndër karakteret e veprave që Sade-i shkroi i izoluar në Bastijë, “ena” në të cilën u dogjën dalëngadalë kufizimet e ndërgjegjshme të njeriut, nga flaka e një pasioni të cilin e përforconte edhe më shumë pamundësia e plotësimit.

Bataille i referohet gjatë “Filozofisë së sallonit” ku individualiteti arsyetues i Sade-it po përgatiste një ndërgjegje të çliruar e cila e pranon të Keqen "si mënyrë e vetëdijshme të jetuari: çka e bën qenien ajo që është dhe jo ajo që duket. Qëllimi është krijimi i “QENIES SUPREME KEQADASHËSE, ateiste dhe gjakftohte”.

Shkatërrimi është njëri nga ligjet e para të natyrës. Dhe mizorja është ndjenja e parë që natyra ka stampuar tek ne. Mizoria është brenda natyrës. Ne të gjithë lindim me një dozë mizorie, të cilën e zbut vetëm edukimi, por edukimi nuk është brenda natyrës.”

Arti i Sade-it, shkruan Bataille, qëndron në krijimin e gjendjeve torturuese. Nën këtë gjendje qeniet gëzojnë një pasion absolut dhe ndihen krijesa sovrane që nuk njohin ligjet, zakonet, ndëshkimet dhe që ekzistencën e tjetrit e bëjnë të pavlefshme.

Pa transgresionin dhe mëkatin natyra nuk është më natyrë, domethënë e rrezikshme.
Te “Historia e syrit” personazhet provojnë dashurinë, seksin, dhunën dhe përjetojnë vdekjen në kufijtë e mizorisë.

(botohet me shkurtime)

Më shumë se çdo letërsi tjetër kombëtare, unë e dua letërsinë franceze dhe e dua aq shumë, sigurisht, sepse e kam lexuar shumë, shumë, gjatë dhe e lexoj ashtu shumë, pandalshëm edhe sot. Mendoj se përmbledhja Lulet e së keqes e Sharl Bodlerit është vepra lirike më e bukur e më domethënëse në letërsinë botërore. Në të është i përmbajtur edhe një kuptim i veçantë, unë e quaj teorik e estetik, për letërsinë: letërsia është lule e së keqes. Unë nuk mund të shkruaj, nuk di të shkruaj për të mirat në jetën shoqërore, në jetën njerëzore. Të mirat në jetë për mua janë të vetëkuptueshme, janë të natyrshme. Mua më nxisin, më frymëzojnë që të shkruaj për to të këqijat, të padurueshmet, cenueset, poshtërueset, fyeset në jetë: ato janë të panatyrshme në jetën njerëzore. Prej andej vjen ai që ju e quani pesimizmi në romanin tim të parë e, më shumë a më pak, edhe në romanet e tjera dhe në dramat e monodramat e mia. Mund të jetë se edhe nga natyra jam më pak a më shumë pesimist. Ndoshta për këtë arsye e çmoj shumë, e çmoj si njërin prej shkrimtarëve më të mëdhenj evropianë të shekullit njëzet shkrimtarin Nikos Kazanzaqis. E dini çfarë epitafi i ka shkruar vetvetes? Epitaf që e përmban një roman:

Nuk më tremb asgjë,

nuk shpresoj asgjë;

jam i lirë.

Rexhep Qosja


Femra tek Bodler eshte objekt kryesor mbartes i simbolizmit. Ajo eshte nje ndermjetese e dy gjendjeve kontrastuese te siperpermendura. Ndersa ai rreshket duart ne floket e saj per te marre idealen, papritur e ndal dashurine duke menduar se nje dite kjo femer do te vdese, do te dekompozohet dhe do te puthe krimbat ne vendin e tij, dhe spleeni vjen…Femra sipas tij eshte nje engjell qe te fal kenaqesi, por dhe nje djall, burim i se keqes, eshte qenia qe na i mbush enderrat me terrin me te madh e me driten me te madhe. Puthja e saj eshte helmuese, dhe dashuria e saj e con jo afer Zotit, por me afer Satanit.

Poetika e Bodler-it evokon gjithashtu per vdekjen. Nje mundesi per dashuri mund te kthehet ne pikenisjen e vdekjes. Koha eshte armiku me i madh i njeriut, shtaza qe ka jete njeriu. Vampire, femra mostra. Vecimi i tij nga shoqeria, sidomos ajo e Parisit ku pozicionohet ngjarja, e con poetin ne nje vetmi te tmerrshme, ne te cilen urohet te vije vdekja sa me shpejt.

Persa i perket anes demoniake te vepres, Bodler sugjeron se njeriu dhe veprimet e tij kontrollohen nga Satani, dhe njeriu eshte thjesht nje mekanizem i tij, nje loder, nje monster me e nevertishme se cdo gje tjeter.

(ky paragraf i funit nuk osht i Xhepit)

Po e njejte me frazen - " Emri I’m eshte Xha Tani. Asgje s’me ndalon , dhe Askush s’me Therret.-"

po i lire a je, si je?

Llaf e muhabet tu pi kafen n’pune:

-Po i thosha grus mrom duke trasportu dy thas me mbeturina plastike: Si do te mund ta çlironim boten kapitaliste nga tere kto plehra plastike?

-He mos u bej marak, me duket se do çlirohet bota nga ne!

Shefi i zjarrfiksave tha, nderkohe qe kundronte librat qe digjeshin:

-Kush mund te shpjegoje sharmin e zjarrit qe na terheq drejt tij, qofte ne rini e qofte ne pleqeri?


-E gjithë kjo filozofi, është akoma më e keqe se romanet … mendimtarët, filozofët, ata të gjithë thonë sakte të njëjtat gjëra … - “Jo une kam të drejtë, të tjerët janë të gjithë budallenj!” - Në një shekull te thonë se fati i njeriut është i paracaktuar, shekullin tjetër te thonë se ai ka lirinë e zgjedhjes. Filozofia është vetëm çështje e modës, është si fustane të shkurtra këtë vit, fustane të gjata vitin e ardhshëm.


Nëse nuk do te kesh një njeri të mjere për arsye politike, kurrë mos i paraqitni dy aspektet e një problemi (alias dy bolet e Marloni, shenimi i perkthyesit), ndryshe do ta torturosh; jep vetëm një (bole); akoma me mire, mos i jep asnje.

Fahrenheit 451