Dorëhiqet shefi ekzekutiv i Uber

Travis Kalanick u largua këtë të martë nga detyra e shefit ekzekutiv të Uber, kompanisë që ndihmoi ta themelonte në 2009 dhe që e shndërroi në një kolos të transportit, pasi revolta e aksionerëve e bëri të papërshtatshëm të qëndronte akoma në kompani.

Dorëheqja e tij erdhi pasi kompania u përfshi në shumë skandale kohët e fundit, përfshirë edhe ankesa për ngacmime seksuale, dhe më shumë se 20 punonjës u pushuan nga puna pas një hetimi të brendshëm të kompanisë. Një javë më parë Kalanick kishte deklaruar se do të largohej, por në një kohë të pacaktuar.

Përmes një letre të titulluar ‘Moving Uber Forward’ (Ta çojmë Uber përpara), aksionerët kryesore të kompanisë i kërkuan z. Kalanick se duhej të largohej pasi duhej një ndryshim në drejtim. Sipas NY Times, Travis Kalanick do vazhdojë të mbetet në bordin e firmës, ndërsa pas dorëheqjes mësohet të ketë thënë: “E dua Uber më shumë se çdo gjë në botë dhe në këtë moment në jetën time personale(pas vdekjes së nënës) kam pranuar kërkesën e investitorëve që Uber të rindërtohet, se sa të vazhdojmë një sherr tjetër.”

NY TIMES

“Good riddance” i themi ne nga anet tona, …ose “e theu qafen” anej nga anet tuja. Jam vet i regjistruar si Uber driver dhe kam pas rastin te flas me ekzekutiv te kompanise dhe dukej qarte qe Kalanick ishte pengesa nr 1 edhe kur behej fjale per mbarvajtjen e punes midis kompanis dhe kontraktoreve.

1 Like

si s’na u da kurr ky kallaçnikovi?!

Keshtu e peson kur futesh si keshilltar i Trump dhe si kliente ke rinine. Merr kompania rrokopujen.