“Duaje të afërmin tënd si veten” (Marku, 12:29-31)

bigzlatkovsky31

E gjithë pakënaqësia e njeriut buron nga pamundësia e tij për të ndenjur i vetëm në dhomën e tij - Blaise Pascal

Ferri janë të tjerët - Jean Paul Sartre

Këto dy fraza të famshme, që përshkruajnë përsosur situatën e tanishme të karantinës, shprehin të njëjtën ide në dy mënyra të ndryshme. Nisur jo vetëm nga këto shprehje, Pascal besimtari dhe Sartre ateisti, dy autorë tejet të famshëm edhe përtej Francës, përfaqësojnë përsosur dy pozicionet e skajme rreth të cilave sillet vërdallë kultura franceze në një format të ngushtë, dhe pse jo e gjithë kultura perëndimore, klone në shumë pikpamje e grander france. Pra termi kato-komunist mund të përdoret në një kuptim më të gjerë se rëndom përdorur.

Në fakt problemi është se kur njerëzit janë vetëm, duan të jenë me të tjerët, dhe kur bëjnë në kope me të tjerë, duan të jenë vetëm. Pra nuk i gjëndet karari robit, gjëndja është shumë më serioze se sa e ekspozojnë intelektualët e mdhenj kato-komunistë frëngë, njeriu i rënë është skizofren me përkufizim: ai urren jo vetëm të tjerët, por kryesisht vetveten. Për këtë arsye robi e ka shumë të vështirë të mbyllet në një dhomë vetëm me veten e tij, edhe sikur ta dijë me siguri që jashtë e pret vdekja me kosë në dorë.

2 Likes

eshte ne natyren e njeriut, te hyje ne marrdhenie me te tjeret, duhet te jete ndoshta diçka e programuar brenda adn se tij,

programi Kamasutra

Homo sapiens nuk jane te programuar nga Ana biologjike te jetojne ne grupe te medha .Ajo qe I mban bashke jane mite abstrakte si feja ,kombi ,korporata etj .

Alba,
Njeriu eshte qenie e denuar me liri - ka thene Sarteri (edhe Paskali do ta kete thene, ne mos e ka menduar patjeter), me fjale te tjera njeriu eshte i denuar te mos jete i programuar. Ne fakt njeriu, edhe eshte i programuar, edhe nuk eshte (gjithnje marloni me 2 bole), por kete te vertete akoma nuk kane dale burra qe ta thone ne publikun freng :stuck_out_tongue:. Pra nese mund te flitet per programim (fjale pak e nyte, por hajt mo se eshte e modes teknologjia kompjutereske), eshte e gjithe bota e programuar si binare, dhe jo rastesisht programimi kompjuteresk ndertohet me logjike binare, me aritmetiken binare. Si gjithnje 2 bole te marlonit, dhe pergjigja sarkastike qe i kam dhene Pjerit eshte e vertete, njeriu eshte programuar me logjike binare, 2 bole te marlonit, programi “Kamasutra”.
Thene ne menyre akademike, si thuhen gjerat ne Blogun Tjeter ku ti ke nderin te komentosh, njeriu eshte programuar te jetoje ne dy, pra te jetoje ne familje, familja eshte i vetmi institucion origjinal, te tjeret, siç thua ti: “jane mite abstrakte si feja, kombi, korporata etj” te krijuar mbasi deshtoi programi i familjes se pare origjinale ne histori, dhe nuk kane qellim ne vetvete siç kujtojne intelektualet e medhenj, por kane funksion historik dhe providencial, jane krijuar artificialisht dhe nje dite do zhduken, nese nuk do te zhduket me pare bota prej inteligjeces se modhe te intelektualit te modh ngambrapa. Pra mitet abstrakte feja, kombi, shteti etj jane krijuar me funksion final te restaurojne familjen si institucion.
Por me pare se institucioni i familjes duhet restauruar institucioni i individit, sepse shkaterrimi i familjes se pare, shkaterroi individet e pare. Institucioni individit, restaurimi i individit, eshte miti abstrakt i kohes tone, dhe ky ka qene funksioni providencial i Amerikes, e prandaj ti dhe pjestaret e Blogut Tjeter i thurrni lavde kultit te individit, sepse jeni amerikone pranej, pertypni me noflla çimçakiz. Por si shqiptare amerikone jeni dopjo bole-koqe (ne fakt rob pa bole fare) perderisa akoma nuk keni kuptuar se Amerika e ka shterur funksionin e saj providencial; kulti i individit amerikon ka degjeruar ne anarki totale, tani jane te gjithe bole te marlonit qe hovin perpjete gjithshekushi bole me vete. Ngjarjet e fundit te statujave e vertetojne kete (jo rastesisht fenomeni ndeshet ne vende te tjera amerikone), dhe me pas do te kete bukuri te reja, derisa Roma te shpartallohet krej e te behet romapertoma.

Eshte shume treguese qe eshte pikerisht “Kina nonen”, e kunderta e “Amerikes baben”, si miti me abstrakt komb komunist korporatist maocedunist qe ka publiken si prioritet, dhe shtyp te drejtat e individit dhe te intelektual ngambrapes, po ja ha arrat Amerikes.

Ekzistojne 3 institucione te ligjeshme, origjinale dhe te pavdekeshme, mitike dhe reale njekohesisht:

1-Institucioni i Idividit
2-Institucioni i Familjes
3-Institucioni i Kozmosit

Te tjerat institucione, kushdo qofshin, jane vetem mitike, jane te datuara historikisht, dmth te krijuara artificialisht per nje funksion te caktuar providencial, dhe nje dite do te ngordhin, bile potencialisht jane te ngordhura, megjithse intelektual koqepordha nuk e ka kuptuar akoma. Ne fakt nuk do ta kuptoje, nuk i leverdis, humb poziten, e pranej mundohet t’i beje frymemarrje artificiale kufomes, ja sa te zgjidhim problemi e dosjeve, ja sa te zgjidhim problemin elektoral nga maxhioritar ta kthejme ne proporcional etj. Ka 30 vjet qe sillen verdalle bolet si pordha neper breke per te kthyer sistemin nga maxhioritar ne proprcional, dhe anasjelltas ne menyre alternative çdo kate pese vjet, me shpresen se do te zgjidhin problemin e demokracise.

1 Like

Nese sistemi proporcional eshte nje bole, sistemi maxhoritar eshte tjetra bole.

Edhe ne raportin me femren Paskal dhe Sarter jane te kundert dhe te njejte. Paskal i vdes nena kur ishte 3 vjeç dhe rritet e edukohet nga i ati, zero femra ne jeten e tij, raport vetem me Atin Qiellor. Sarter i vdes i ati qe ne shpergej dhe rritet e edukohet nga gjyshi, deri 10 vjeç nuk shkoi ne shkolle. Nena martohet perseri, por Sartri urrente per vdekje njerkun, pra figuren e atit. Pra qe te dy jane edukuar dhe alfabetizuar ne homeschooling :slightly_smiling_face:

Sarteri ka bere kerdine ne femra, gjeni shtremalaq me te meta te renda fizike, gjithe qellimi i karrieres se tij ishte dafllaku, çdo gje bente e bente ne funksion te dafit. Me gruan e tij Simon de Bëvuarin kishte lidhur nje pakt historik - njesoj si Katrori - “ti pallohu me çin te dush knej, un pallohem me çin te du anej”. Pallim freng sa anej knej.

1 Like

Per te kuptuar se nuk luhet me tradhetine bashkeshortore duke bere modernin (dmth nuk luhet me ca Parime baze), Simon dë Bëvuari eshte mbajtur si kampion i feminizmit ne kuptimin me te thelle per kohen, si liberalizem seksual absolut, lidhja e saj me Sarterin ishte vetem si e derrit me dosen, pa asnje impenjim tjeter. Simonen e kane pershkruar si maje e lumturise femrore, tani hapen dosjet e saj, bashke me dosjet e Martin Camajt dhe Koliqit, dhe del qe Simona ka vuajte si qeni nga tradhetite e Sarterit me çdo femer qe ndjehej intelektuale e modhe frenge me kom per termo tek lagjia intelektuale San Zhermen de Pre.
Mjafton te beni nje kerkim ne gugell dhe e gjeni kete fakt te ri, bashke me faktin e vjeter qe Sarteri eshte nenshkrues i nje peticioni propedofilise, bashke me nje liste te shume intelektualeve te shquar ngambrapa qe permenden vazhdimisht me admirim ne Blogun Tjeter. Sot gjithe keta perverse do te perfundonin ne burg, sepse te qenurit kunder pedofilise ka mbetur si akti i vetem moral per Oksidentin, bile eshte forcuar shume me teper se me pare si reagim, nderkohe qe te tjera moralizma pothuajse nuk ekzistojne me.

1 Like

Tek ky film, mbajtur si “film i muhabetit” (gjate filmit vetem diskutohet), trajtohet i fameshmi “basti i Paskalit” nga nje komunist dhe nga nje katolik praktikant (Trentinjoni) qe diskutojne ne video. Por tani eshte komunisti qe perdor “bastin e Paskalit” per te vene bast per fitoren komunizmit si dikur Paskali ftonte per te vene bast per fitoren e krishterimit. Ne kuptimin qe nese humbim bastin, s’ka problem sepse ne hum qe hum jena ne kaptalizem, i vetmi shonç dhe qar eshte kushedi fitojme me fitoren e komunizmit.
Pranej them qe maksimumi i intelektualizmes eshte kato-komunizmi.

1234567890

1234567890

Inkuizitor, a mund te te ndihmojme se nuk zgjidhen gjerat vetmevete :slight_smile:

artikulli qe kishe derguar sapo u publikua; kete e riktheva ne origjinal.

sigurisht qe dua te me ndihmojne, por ku je vetem si mund te zgjidhen gjerat ndryshe veçse vetmevete? Po te mos isha ndjere une me vetmevete, nuk do te vinte ndihma nga te tjere.

Sidoqofte, shum faleminderit.

meqe te pashe ketu: hidhi nje sy mp (te kam shkruar para sh javesh)

meqe ju pashe te dyve ketu, dhe nuk po shof Gjembin, çfar lesh blogu eshte ky kur duhet me u lut qe te botohen shkrimet? Kisha nje jave e gjysem qe kisha dhene shkrimin per botim, dergo mesazh Gjembit, hiç!, ankohu ne publik qe pse nuk botohet shkrimi, hiç! Vetem mbasi bera nje gurgule duke shkel te gjitha rregullat bloguese si bandit, shkrimi u botua mbas nje jave e gjysem nga square. Nderkohe qe 2 muaj me pare shkrimi botohej brenda 2 oresh.

Vetem me nje lexim 5 minutesh dhe nje klik duhet qe te botohet shkrimi.