Me duket sikur ka kalur nje shekull megjithese kane kaluar vetem 6 vite. Ishte 100 vjetori i festes se pamvarsise. Nje shekull qe kur u ndame nga turqit. E kush e priste se do na pushtonin akoma, kesaj here me telenovela? Mbas atij 100 vjetori te tallur, te perbuzur, te shume perfolur, te trishtuar kuptuam se sa te varfer akoma ishim, para botes do ngelen ato imazhe te femijeve, burrave e grave qe mbushnin legenat per te marre pak torte per ta prure ne shtepi nje cope te asaj torte te perbashket.
E megjithe talljet, eshte e habitshme se sa akoma shprese kishte qe Shqiperia mund te behej, ishte periudha kur shume studente qe studjonin jashte, disa nga ata notonin edhe ne kete pellg, ktheheshin per te dhene kontributin e tyre. Sa patriote ishim.
Po sot?
Sot jemi kthyer te gjithe ne patridiote. Festat qe dikur beheshin aq bombastike, tashme i ka humbur vlera. Eshte nje dite me shume per administraten per mos te shkuar ne pune, nje dite me shume per nxenesit per te mos shkuar ne shkolle.
Sot te gjithe duan te ikin.
Eshte periudha kur shqiponjat hiqen, se jane “shemti estetike”. Se kush e ka vendosur çfare eshte estetike apo jo nje zot e e di… Eshte periudha kur te gjithe sheshet ne Shqiperi, zbukurohen vetem nga nje artist , Ilirian Xhixha (une nuk dua te mendoj keq, per koincidence eshte dhe ish nxenesi i Shefit)… e keni vene re?
Ideja antishqiptare, se shqiperia me apo shqiptare nuk behet, nuk vjen me nga armiqte tane historike, qe tashme kane humbur ngjyren. Kush jane sot armiqte e Shqiperise?
Sot jemi ne. Ne qe per fat te keq po humbasim gjurmet e nje identiteti qe ndofta skemi pasur kurre.
Sot po harrojme ti mesojme shqipen femijeve tane. Ndjesite e dikurshme, per bashkim, bashkesi, festa te perbashketa me te panjohur vetem e vetem se ky i panjohur eshte Shqiptar jane nje kujtim i vaget i viteve te kaluara.
Si na gjen sot kjo feste pamvarsie? Po e ardhmja si do jete? Eshte perllogaritur se ne Shqiperi kane ngelur vetem 2 miljone banore. Jane larguar e kane lene vendin ne 20 vjet mbi 2 milione banore, 50% e popullsise, nje holokaust i vertete, dhe nuk kemi pasur nje lufte si ne Siri…
A ka kuptim sot te festojme pamvarsine? Pamvarsine nga kush? A ka ardhur momenti te ulemi e te pyesim veten kush jemi e ku do shkojme?
E duke pritur keto pergjigje po shkoj te marr koven dhe une se komshinjte e mij kane nje feste sot…dhe kane bere nje torte…
Gezuar Festat!!! edhe ate me gjermanin e fundit.

me pelqeu

