Dule e akuzon për grabitje pronash. Rama, krenar për kombin shqiptar

Sot në Kuvend, Kryeministri Rama e ka akuzuar kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule se po përpiqet të pengojë integrimin, ndërsa i ka quajtur pa kuptim deklaratat e politikanëve grekë. Tonet, që janë ashpërsuar sot, midis kryeministrit dhe fqinjëve vijnë si pasojë e prishjes së 18 objekteve në Himarë, të cilat Dule i quan selektive në dëm të minoritetit grek, ndërsa Rama i konsideron asgjë, krahasuar me mbi 9000 objektet që janë prishur e do prishen.

Por Dule e akuzon Kryeministrin se po lejon grabitjen e qëllimshme të pronave të komunitetit minoritar grek në Himarë. Duke vepruar me paligjshmëri, e duke i kujtuar “sarajet e Qeparoit”, një hotel ndërtuar nga të afëm të Koço Kokëdhimës në breg të detit, mbi të cilat vazhdimisht ka patur akuza për shkelje dhe mosveprim të shtetit. Por këto akuza kryeministri nuk i pranon, duke thënë se ata në Himarë janë shqiptarë, dhe jo grekë, e duke cituar në mbyllje Petro Markon nga “Retë dhe Gurët”, mbi këngët e vajit, shqipe të krahinës.

Debati i sotëm në kuvend, i ngjashëm me ata nëpër forume online, ka marrë formën krahasuese kur kryeministri pranuar ndihmën e familjeve greke ndaj emigrantëve shqiptarë, por duke theksuar, se edhe ne, u kemi dhënë bukë pas luftës Italo-greke. “Pse duhet të mërziten fqinjët tanë kur unë them se në një periudhë të caktuar në Athinë flitej shqip? Kur mua nuk më vjen keq fare kur thuhet se në Himarë flitet greqisht. Këto nuk do ta bëjnë kurrë Athinën një qytet shqiptar dhe as Himarën kurrë një qytet grek. Iku koha kur na ndërronin emrin. Në Himarë do këndohet shqip”, ka thënë Rama.

Top Channel ka një kronikë këtu.

nuk i ka Hi Mare ky dulja
rame se shikoj dot me sy, por tregon se ka koqe me keta koqet greke

1 Like

Edi tu befsha na thuej sa fronte pune ke krijuar, sa kompani te huaja serioze po ndertojne fabrika ne shqiperi ne saje te charmit tende e gjuhes tende te ergjende si lider i padiskutueshem i shqiptareve dhe i ballkanit e mos na caj bythen me shashka nacionaliste.

Per fatin tone te keq, ky kryeminister, te cilit i dhame besimin e ndryshimit per mire, po kopjon sali beun ne cdo aspekt te drejtimit te shtetit. Problemi nuk qendron vetem tek prishja e objektit/objekteve sic i meshon fort kryeministri, por tek trualli/toka qe shpronesohet/shtetezohet. Nuk ka shume vlere godina/objekti por trualli. Objekti amortizohet, mund te rezohet, e mund te rindertohet prape, por toka eshte e perjeteshme dhe ajo perben vleren e vertete te pasurise prone private. Mirpo me cfare cmimi kjo qeveri i shperblen pronaret ne rastet e shpronesimeve te trojeve? Ato jane qesharake jo me shume se 1/5 e vleres se tregut. Dhe kjo eshte per mua grabitja qe ju ben kjo qeveri pronareve autoktone. Biles kjo qeveri ne krahasim me ate te sali beut i ka ulur rreth 30-40% cmimet e trojeve kur shpronesohen. Nga ana tjeter, grabitja e dyte e bashkuar edhe me perbuzje qeveritare e poshterim per ter shpronesuarit, ndodh me vonesat ne dhenjen e lekeve te shpronesimit. Ndonese me ligj keto para ose kompensime financiare duhet te jepen mbas daljes se VKM per shpronesim por perpara prishjes dhe marrjes se truallit, qeveria Rama i vonon me muaj te tere, njesoj sic bente sali beu me firmat ndertuese te rrugeve qe i financonin punimet me parate e tyre. Por ndersa sali beu kete kreditim indirekt te portofolit qeveritar e merte nga bizneset, ky socialist, pra Rama e merr nga populli i thjeshte, te cilet jo vetem ngelin pa shtepi, por nuk mund te paguajne as edhe qirane per ndonje banese ku te fusin koken se nuk kane marre as edhe ato pak parate nga shpronesimi.

Nano: Greqia i ka refuzuar Ramës kërkesën për vizitë zyrtare. Qeveria Rama, më e korruptuara në 26 vite

15:32, 03/11/2016
Analisti Mustafa Nano ka deklaruar në emisionin “Rubikon” në televizionin “Koha”, drejtuar nga Adriatik Kelmendi, se Greqia i ka refuzuar kryeministrit shqiptar, Edi Rama një kërkesë për vizitë në Athinë.

Por po ashtu edhe Cipras ka refuzuar ftesën të vijë në Shqipëri.

Më tej Nano ka përsëritur perceptimin e tij se Rama është i korruptuar dhe se rrethohet nga njerëz të inkriminuar.

berber, ti je me emer te ri?

“po e nisim nga portjeri / te lumte Aleko Berberi**!”.:joy::joy:

-po si kshu mo berber, çeshte ky ndryshim…(nga Sali maloku- frymori- krimineli etj, te Sali beu ??!) … je mire me shendet mo ? se po na ben merak.:frowning:

shiko tashi , se ketu jane 2 gjera te ndryshme. -nese qeveria eshte e padrejte dhe jo korrekte me qytetaret e shpronesuar , atehere qytetaret kane te drejte ne kete konflikt dhe bejne shume mire qe e ngrene zerin dhe duhet ta kerkojne te drejten e tyre deri ne Strasburg e ku te jete…

dhe tjetra: Greqia nuk ka kurrefare te drejte qe fut hundet ne kete konflikt, nuk ka pune ! dhe ketu ka te drejte Rama qe ua kujton … Av-dules, po edhe grekeve bashke me te !

p.s **Aleko Berberi, narqoti, ka qene portjeri i famshem i Flamurtarit ne vitet 80-te.

Belul XVI nuk te ofendova dhe me duket se edhe ti nuk ke asnje arsye te me vesh epitete kot per se koti.
Sa per diskutimin me lart, sigurisht qe Greqia nuk ka asnje te drejte te nderhyje tek ne, por une doja te argumentoja qe ajo qe ben kjo qeveri me pronaret autoktone ne rastet e shpronesimeve eshte nje grabitje; dhe kjo eshte e pergjitheshme dhe jo vetem per Himaren.

Gjembi, nuk e di kush eshte ky “Berberi” se jam i ri ne kete blog. Dhe te siguroj se nuk do te te zhgenjej.

1 Like

Turinjtë e ndyrë grekë i kanë pak këto goditje, kur i fusin ato në punët e një shtetit tjetër. Kanë jo pak por 25 vjet që kërcënojnë me bllokimin e futjes së vendit në BE. Pra, dy breza shqiptarësh rriten nën kërcënimet e kryemashtruesve të Europës. Prej një elite politike greke që mashtroi jo Europën por popullin e saj, duke u vënë në shpinë brezave që vijnë një borxh prej 380 miliard euro, mos prisni miqesi. Ata nuk duan popullin e tyre. Janë pikërisht ata që shtiren e spekullojnë me nacionalizmin.

1 Like

me vjen keq, une nuk te ofendova ! Aleko Berberi eshte njeri real , ish portjeri i Flamurtarit per te cilin ka respekt Vlora dhe gjithe bota e futbollit. (edhe vjersha eshte e vertete, po te duash ta them te gjithe), prandaj krahasimi me te ishte per mire.

per shpronsimet jam dakord me ty !
ndersa per Greqine lidhja ishte me temen dhe thashe me kete rast mendimin tim.

aleko, kur ke qene per here te fundit ne Himare ti? Se ketu del lloj lloj debili e shkruan. Himara eshte bere germadhe keto 25 vjet, te mbysinin plehrat, barrakat dhe nuk ka nje rruge persembari. Autoktonet u zhduken nga Himara ne Greqi dhe nga nje vende qe dallohej me njerez me kuture dhe te arsimuar u kthyhe ne nje vende me njerez idiote si Bollano dhe sharlatanet e tjere qe edhe kishat i kthyhen ne lavazho makinash… Ishte turpi i gjithe bregut Himara, te mbysnin kioskat dhe vetem pleqe shikon qe rrine lokaleve. Nuk ka as te rinj dhe as femije ne rruge , vecse ne vere i shikon. Politika idiote e Grekut po shkaterron cdo gjurme te minoritetit ne fshatrat e Dropollit dhe Sarandes te cilat jane braktisur dhe brezat e rinj nuk e shohin kurre si opsion te kthehen. Edhe per 15-20 vjet nuk do kete me gjurme te tyre. Sa per Himaren, nuk ka me asnje shprese pasi eshte mbushur me te ardhur dhe pasi te vdesin pleqte qe rrine klubeve do zhduket me ta dhe greqishtja.

1 Like

Pra ti po me thua mua Debil? Po pse more Liqen? Sepse them qe qeveria e sotme i shproneson pasurite e palujteshme te pronareve duke ju dhene 1/5 e vleres se tregut? Ti me thua mua debil sepse une them qe kjo eshte nje grabitje ne mes te dites! Debil je vete, me vjen shume keq.

Jo mor vlla jo, nuk te them ty debil por ata qe shkruajne per Himaren ne media tip Muc Nano dhe Lubonja.

Kathimerini: Rama beson se bota rrotullohet rreth tij, retorika nacionaliste vetëm për vota

Gazeta e madhe greke, Kathimerini, i kushton një editorial zhvillimeve të fundit në marrëshëniet e Greqisë me Shqipërinë. Në shkrimin e titulluar “Sindroma shqiptare”, gazetari Stavros Tzimas, evokon sundimin gjysmëshekullor komunist, kur diktatori Enver Hoxha kultivoi psikologjinë e të jetuarit në rrethim, për të mbajtur të izoluar popullin e vet. “Këtë sindromë, në një version post-modern e servir tani zoti Rama”, vëren autori.

“Është tragjike, mirëpo përmes arrogancës së vet kryeministri shqiptar nuk ngurron të provokojë, duke besuar se e gjithë bota rrotullohet rreth tij dhe se europianët e presin me krahët hapur dhe me një tapet të kuq në Bruksel”, nënvizon Tzimas.

Analisti Stavros Tzimas, një njohës i mirë i çështjeve të rajonit, thekson qysh në krye të shkrimit se, “sa herë që u tentua një hap për t’u shkrirë akujt në marrëdhëniet greko-shqiptare, ka ardhur një “silurë” që i ka hedhur në erë këto përpjekje”m raporton Respublika.

“Ekziston një substrat i fuqishëm, që grumbullon vazhdimisht re në qiell: Greqia dhe Shqipëria mbeten pengje të historisë”, vazhdon Tzimas, duke shtuar se “Shqiptarët jetojnë me dyshimin se grekët po punojnë që t’ua copëtojnë vendin e tyre me pretekst çështjen e Voriepirit”.

“Nuk di vende të tjera në rajon, të cilat t’i lidhin kaq shumë gjëra dhe marrëdhëniet e tyre të jenë kaq të këqija… Kush e ka fajin?”, pyet autori.
Dhe e jep përgjigjen, duke i evidentuar përgjegjësit tek të dy palët: Sipas tij, “Elita politike në Shqipëri i ka përzier marrëdhëniet greko-shqiptare në polemikat partiake dhe zgjedhore, duke synuar që përmes retorikës antigreke të ketë përfitime në kutinë e votimit. Nga ana tjetër, disa minoritarë grekë në Shqipëri, ashtu si dhe disa qarqe këtu në Athinë, refuzojnë të pajtohen me idenë se minoriteti jeton në Shqipëri dhe ka obligimin t’u bindet ligjeve dhe rregullave të një shoqërie të koordinuar”, vëren analisti grek.

Qendrimi eshte u thjeshte, himara nuk eshte minoritet, dhe pronat nuk jane te pashpronesueshme. ProGreket jane llastu pak me shume sec duhet nga qeverite e kaluara. Per mua qendrimi i rames eshte i duhuri.

Në nje intervistë për Report TV, Milo thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet me dialog dhe aspak me një klimë të tensionuar siç po ndodh sot. Për ish-ministrin e Jashtëm retorika me Greqinë sot ka shkuar kaq larg sa kjo mund të ndikojë edhe në një veto të mundshme të Greqisë për negociatat e Shqipërisë.

bo bo çe ka gjet ate milet. me keq se sirianet.

Shqiptarët kanë nevojë për grekët dhe grekët për shqiptarët, si dy vende fqinj.
Shqiptarët duan të jetojnë, jo të gjithë duan të shesin mend në Facebook.
Ndaj duket artificiale e pa lidhje kjo zhurmnajë: Himara është jona, Greqinë e kemi bërë ne.
E vetmja mënyrë të bashkëjetosh me një fqinj, është të mos ndezësh sherre, por të pranosh kompleksitetin e një lidhjeje. E një lidhjeje të nevojshme, jetike dhe të mundshme.
Ndoshta Rama ndihet më i sigurt dhe i plotësuar matematikisht, pas aleancës me Idrizin.
Por, nëse është kështu, asgjë nga këto nuk është e mjaftueshme për t’u hedhur dorezën grekëve.
Me Idrizin mund t’i bëjë karshillëk Metës, por jo Ciprasit.
Prandaj “Doreza” e Ramës për Greqinë, po bie në fytyrën e shqiptarëve