Durres-Berat e Durres-Tirane

Me duhej te çoja nje pakete ne Berat, ca pjese te vogla per motorr volkswageni, qe mi kishte dhene nje familje ne Antwerpen per njerzit e tyre. Ne Berat kisha kaluar dikur kur shkoja per çorovode, por nuk e kisha pare nga afer. Me çanten e shpines ne krah u nisa me autobuzin e mengjezit. Ishte gje e bukur te shihje lloj-lloj njerzish qe hypnin e zbrisnin per destinacionet e tyre. Dukej sikur te gjithe donin te leviznin, te benin diçka ne kete jete, te mos rrinin kot. Pasi lame Lushnjen, iu futem nje rruge pak me te ngushte e cila na çoi ne fillim tek Ura Vajgurore. Per nje moment kujtova se arrita ne Berat, pasi dalloheshin konturet e nje qyteti, ndertesa, dyqane poshte, rruge e trotuare. Autobuzi morri ne nje si tip unaze jashte qytetit, e me pas drej Beratit. Morra ne telefon njeriun qe do takoja. Me tha qe pasi te zbrisja tek terminali i autobuzave, te mirrja urbanin e qytetit e te zbrisja ne qender, dhe ashtu bera. Nga urbani shihja njerin krah te rruges, dyqanet, kafenete, farmacite, etj. Doja te shihja beratsin zevzek, sipas goj-dhenave, por per çudi s’dukej asnje i tille, te gjithe te qete e me kulture. Qendra e Beratit dukej e rregulluar me pllaka, e po keshtu edhe nje si tip shetitore. Siç dukeshin bathet, rilindasit ishin marre per 4-5 vjet, me qendrat e qyteteve dhe komunave.

-Alo Pjer, ja po vij, ti je ai me çante shpine, ja te shoh, aty rri mos leviz,- para meje u paraqit nje me ri se mua dhe me i gjate.
-Do me çosh pak tek bibloteka e qytetit, se kam nje librin tim qe duhet t’jua jap,- i zgjata pakon e tij.
-Posi jo,- morrem rrugen drejt biblotekes, nderkoh qe bisedonim per punen e secilit dhe rrymat fetare qe ekzistonin. Ai ishte per mos kalimin ne ekstremititet, si ne veshje ashtu dhe ne sjellje.
-I ketij mendimi jam dhe une, kur shoh qe pjese te shoqerise po kthehen mbrapsh si 100 vjet para, them se s’paskan bere keq komunistet qe e ndaluan fene, megjithse dhe ata kaluan ne ekstremitet, duke prishur çdo gje fetare.

Tek bibloteka vura re tek-tuk noi pensionist, si duket per gazetat. Ketij fenomeni, bibloteksja iu pergjigj se; eshte heret akoma dhe se vijne edhe studenta kryesisht per libra shtese per mesimet e tyre. Iu lashe vetem 2 cope VQ. Zbrita poshte dhe iu drejtova wc per te urinuar, por nje ere e keqe me beri qe me shpejt te dal se hyra.

-Kaq shpejt e bere.
-Joo, nuk u duronte era, hec ikim ne ndonje kafene, do te qeras une,- shtova menjehere per ti heq noi merak.
-Joo, ketu je ne vendin tim, do te qeras une.
-Nuk ka problem, rroga ime eshte e barabarte me rrogen e presidentit dhe kryeministrit tuaj.
-Per kafe e raki apo konjak siç pini ju tiransit, nuk e kam problem, une mendoja se do me kerkoje ndonje dreke restoranti.
-Eshte hala mengjez, te pijme nje kafe se po ma kerkon trupi.
-Edhe konjak ose raki, me kete pakon qe me solle, me bere nje pune te madhe.
-Tani te nxitojme pak,- vura doren tek … si Majkell Xheksoni,- tek kush lokal do shkojm,- futa doren ne xhep.

Si ne te gjithe Shqiperine, lokalet ishin plot, njerzit e papune shtynin diten. Ne pamje te pare dukej sikur ishte nje gjendje mirqenie e kenaqeshme, por po te vezhgoje me kujdes, shihje se njerzit rrinin 2-3 ore vetem me nje produkt e cila nuk i kalonte gjysem euro apo dhe 1 euro. Paspak u ndava me njeriun e pakos dhe iu drejtova librarise nga me tregoi ai.

-Zonje, kam nje librin tim,- nxorra nje VQ,- a mund t’ju ler noi cop.
-Uu po qenka goxha, ku ta ve une ate.
-Po-ja atje siper ndoshta, duket edhe rafti qe eshte tamam per librat me formatin A4, ndoshta merr dy aty,- nxorra dhe nje VQ tjeter.
-Po te shitet nje , se ku hecin librat tani, shiten vetem librat e shkolles dhe artikujt e shkolles, te shitet ky nje here, ti na ler numrin e telefonit.
-Po une rrij ne emigracion, dhe kushedi se kur vij noi her ne Berat, bo vaki pas 5 vjetesh.
-A, haa, po mire lere dhe nje, ç’a te te them une.

E pershendeta dhe vazhdova drej terminalit te autobuzave. Rruges shifja mos gjeja noi librari tjeter, dhe vertet gjeta nje qe ishte miks me artikuj shkollor.

-Degjo mua se kam eksperienc me librat, gjysmat e librave i kam magazinuar ne shtepi se s’kam vend ketu, shih, me shume me hecin keto stilolapsat dhe fletoret, se keto librat, tani ti me thua nje cop vetem, po ku ta ve, ta magazinoj kot, nderkoh qe ti si autor do qe lexuesi ta shohi te pakten.
-Dhe ndoshta e blen, se shifi çfar çmimi ka.
-E shoh, po keshtu me 500 leke kam plot libra,- me tregoi nja dy-tre libra te vegjel ai,- po nuk i blen njeri, ja i mbaj kot, ta mbaj kot edhe librin tend.
-Po mbaje nje kot, se mbase del plot - buzeqesha,- une po erdha pas 10 vjetesh ne Berat, zere se ta kam fal.

Edhe ne pune nuk do te isha lodhur kaq shume sa ky siklet per shperndarjen e librit. Vazhdova me tutje drejt firmes se pijeve Luani.

-Me heqjen e Fernet-Branka nga supermarketet, ndihet nje boshllik ne tregun belg dhe nuk do ishte keq te hynit ju ne loje.
-Per ne eshte e veshtire te hyjme ne tregun europian, ne operojme vetem ne tregun shqiptar, kosovar dhe maqedonas, me tutje nuk çajme dot.
-Pse, pijet tuaja jane shume te mira, une i kam provuar thuajse te gjitha pijet qe prodhoni juve, dhe shume prej tyre qendrojne me larte se disa pije europiane qe ne blejme ne supermarketet atje.
-Po ju mund te na ndihmoni ne kete drejtim, doni t’ju sjell nje shishe fernet,- formoi nje numer telefoni ai.
-Jo-jo, faleminderit, e rendesishme eshte qe ferneti juaj, konjaku, rakia, pijet tuaja te jene tek dyqani i aeroportit, dhe ne emigrantet i blejme aty dhe i marrim me vehte,- pashe qe ne zyre hyri nje djale i ri.
-Degjo,- iu drejtua atij qe hyri,- jepi ketij numrin e telefonit tone, dhe imelin.

Kisha deshire te shihja Divjaken, isha i fundmi i Mohikameve qe po eksploroja Shqiperine. Te nesermen ne mengjez me goten plastike te fernetit dola nga studioja. Autobuzi te linte tek nje rotonde qe ndante autostraden dhe rruget hyrse-dalse. Sapo iu afrova nje autobuzi urban qe te çonte ne Divjake, ai u nis. Ngela si i dhjere. Nuk kaloi as 3-4 minuta, veç kur u nis nje fugon qe rrinte po aty. Ia bera me dore dhe ndaluan. Pashe 3-4 veta qe flisnin ne dialektin e Shqiperise se mesme dhe njeri dialekt verior.

-Ja, ja dhe nje pus ketu, shenoje.
-Shih shih ku e ka bo pusin ai.
-Po ai atje matane, pus duhet te jete.
“Po keta mos jane noi grup pune qe regjistrojne puset” mendova, duke mu kujtuar fjalet e Graves; “Pjer, tezat e tua per regjistrimin e çdo gjeje nepermjet grupeve te punes, ka kohe qe kane shkuar atje lart”.
-Shih si e ka mbuluar pusin ai, qe te mos i duket.
-Ku do qe te lejm ne Divjake, se ne do vazhdojme per me tutje,- mu drejtua njeri nga ata.
-Po ne qender, kjo eshte qendra e Divjakes.
-Ja kjo rruga te çon ne qender, po te lejm aty, mos nxirr leke, se nuk te morrem per leke.
-Faleminderit dhe suksese ne pune,- zbrita dhe morra drej rruges kryesore. Ne nje byrektore, pyeta per bibloteken e qytetit dhe librari.

Libraria ishte nje dyqan i çuditshem, ne nje cep libra, ndersa dyqani ishte kthyer ne shitjen e materialeve te ndertimit.

-Po te kisha qendruar vetem me librat, une do kisha falimentuar me kohe,- mu pergjigj shitesi per kete ndryshim. I lashe dy cope me mendimin se pluhuri i çimentos, do triumfonte mbi librin.

Duke qene se isha heret mu desh te prisja sa te hapej bibloteka ne oren 9, nderkoh qe shihja qendren e rregulluar te Divjakes. Nje grua e vjeter plot kultur, me priti ngrohte sapo i tregova se vij nga Belgjika. Kishte patur vajzen ne Bruksel, ne Komisionin Europian.

-Njerzit sikur i jane larguar librit, ee.
-I jane larguar te rinjte, se kane dale kompjutri, telefoni, ajfoni, po brezi yne lexon akoma, ja keto librat qe po pregatis ketu, po i bej gati per nje burre pensionist qe vjen çdo jave.
-Lexoka 4-5 libra ne jave,- u habita,- qenka rekord.
-Po ka njerez qe e kane pasion librin, nuk mund te rrijne pa librin, do i rekomandoj dhe librin tuaj.
-Faleminderit.

Doja te dilja nga resorti turistik i ashtuquajtur i Erion Braçes, por nga fotot qe pashe tek nje stende, nuk ishte noi gjo kushedi, thjesht rikonstruksion i se vjetres. E lashe e morra rrugen drejt plazhit te Durrsit.

Te nesermen dola si gjithnje tek Ura e DajLanit, per Tirane. Gjithmon gjeje mjete udhetimi, ku nuk pertonin edhe vetura te vogla qe te merrnin kundrejt nje pagese sa fugoni, 150-200 leke, ose 1,10-1,50 euro. Nje e tille ndaloi thuajse te kembet e mia. Pashe qe kishte nje pasagjer para e nje mbrapa. Hypa menjehere, por shoferi, nje burre i vjeter, e kishte me ngadalsi, donte dhe nje pasagjer tjeter qe te nisej.

-O çuno, per Tirane - iu drejtua shoferi, nje djali qe po priste.
-Per Tirane, ju jeni taksi, aa…
-Po ç’a taksie or çun, hec se me shume se fugoni nuk te marr, hec te nisemi.
-Ne fakt dua te shkoj tek drejtoria e patentave,- zuri vend ai,- se sot kam daten e marrjes se patentes, por nuk e di se ku eshte.
-Dikur ka qene tek Kinostudioja, tek stacioni i fundit i autobuzave,- iu pergjigja.
-Nese do te shkosh atje, te çoj une, por ke tjeter tarif deri ne kinostudio, tarif taksie, por me lire se taksite.
-Per momentin jam pak ngushte, se me kane vene dhe gjobe, 100 mij leke te vjetra.
-Perse ta vune gjoben,- “75 euro, pak si larte”, mendova.
-Per shpejtesi te larte, isha me 110 km ne ore kur duhej te isha me 90, sipas tyre.
-100 mije dhe ankohesh,- foli pasagjeri tjeter ne krahun e majte te timin,- mos ke patur noi mik qe ta kane vene aq pak, se mua ma vune 300 mij leke per shpejtesi te larte.
-He,- nderhyri shoferi,- kete mendova dhe une, mos ke patur noi mik. se aq gjobe sa te kan vene, duket sikur te kane mbajtur me hater.
-Po ty pse t’kan vene gjobe kaq te larte, thuajse 230 euro,- iu drejtova pasagjerit ne krahun e majte.
-Per shpejtesi dhe mua, me kapen ne Fush-Kruje, por mua me ka vajtur gjer me tani rreth 1 milion te vjetra.
-Pse.
-Po se, me kapen perseri, ne Vlore, pa patente, se ma kishin marre per tre muaj, mirpo une me ate makine mbaj familjen, me duhej te punoja, tani makina me eshte bllokuar, plus gjobe tjeter, lere mos e pyet.
-Po si shume te larta qenkan gjobat e makinave ketu, une s’do guxoja me te mbaja makine, keshtu si thua ti.
-Po ku te shkoj, a duhet te haj buke dhe une, keta s’me japin pune, edhe kete pune qe e gjej vete, keta te marrin frymen.
-çuna, une u bona thuajse mbi 20 vjet shofer ne kete kohe kapitalizmi, por gjer me tani, as i her s’ma ka marre patenten policia, gjithmon kam ndjekur rregullat, bereqavers kam patur pune, sidomos kur çoj nonje ne aeroport, se aty eshte pak fitim,- ndiqja bizeden e shoferit me dy djemte, dhe ndonse me vinte mire qe tezat e hedhura para 15-20 vjetesh per disiplinimin e shoferve nepermjet gjobave, po aq me vinte dhe keq per keto gjoba kaq te larta.

Marrja e urbanit te Tiranes se Re ne mengjez, ishte nje torture me vehte. Tek rotondja e Shqiponjes, autobuzi, ne te dyja krahet, mbushej aq plot, sa ngeleshin edhe te tjere jashte. Njerzit thjesht mermerisnin ter mllef per kete situate, e çoku ndigjohej edhe ndonje romuze kundrejt kryetarit te bashkise, Erion Veliaj. Ky jo se nuk punonte, perkundrazi, punonte me shume se kryeministri yne, i kish vene te tera linjat ne rregull, biles ishin shtuar linja te reja, por si dukej nuk ndiqej rregulli perendimor ku nje pjese e shofereve te urbaneve punonin me dy kohe, 3-4 ore ne mengjez ne pikun e vajtjes se njerzeve ne pune e shkolle, e 3-4 ore mbasdite, ne kohen e daljes se njerzeve nga puna e shkolla. Ky sistem, ndoshta nuk ndiqej.

-Faleminderit Pjer qe erdhe, siç te thashe dhe ne telefon, une jam administratori per tre pallate ketu, na ka caktuar bashkia, jemi ne faze eksperimentale, dhe gjer me tani, kemi filluar nje projekt per suvatimin e pallatit te pare, ku gjysmat e lekeve i paguan bashkia e gjysmat banori.
-Mua me vjen mire qe ka filluar kjo pune, puna e administratorve te banesave, per kete gje kam folur e shkruar vete para shume vitesh, nuk e them per reklame, se nuk kam vene tellall per kete pune, por me vjen mire vertete qe me ne fund filloi dhe kjo pune, dhe uroj qe bashkia te perdori per kete pune jo taksat qe mbledh por fonde te tjera, sikunder ato qe gjenerohen nga obligacionet e co2.
-Hallall, ty ta bofte zoti hallall, qe ke sjelle mendimin perparimtar ketu, dhe mua me vjen mire qe u takuam bashke.
-Ndonje dokumentacion per kete pune a ke ta shoh.
-Posi jo, - hapi ca letra ai,- ketu jane preventimet qe tre firma me kane dhene per kete pune, jane tre çmime te ndryshme, dhe une kam zgjedhur çmimin me te mire dhe bashkia eshte dakord.
-Mire une qe kam leke se punoj ne emigracion dhe jam gati te paguaj, po ai pensionisti apo ai qe s’ka shume te ardhura, si do veprohet me ta, çfar zgjidhje ka bashkia apo juve.
-Per ata, eshte menduar t’ua mbajne pakngapak tek faturat e ujit ose dritave, psh Jani, komshiu jot ka kundershtuar te paguaje, por prap nuk shpeton dot pa paguar.
-E di e di, se e takova pak perpara se te takoja ty, dhe me foli per kete projekt, projekt qe ne fakt e shpeton pallatin tone nga degradimi i metejshem, po sa veta ka tek pallati jon qe nuk duan te paguajne.
-4 familje ka tek pallati juaj, dy familje tek pallati im, dhe rreth 8 familje tek pallati i mezit, dhe puna do filloj tek pallati im i pare, shpresoj nga shkurti i 2018.
-Po te perfundoj me sukses tek pallati juaj, kam pershtypjen se edhe ata qe jane te lekundur apo nuk duan te bashkpunojne, do te binden nga vete puna, nga vete rezultati.
-Ishalla, te lumte goja,- u ndava me te dhe morra rrugen drej Durrsit.

Eksperimentet me raki vazhdonin, kesaj radhe kisha zgjedhur lekur limoni dhe gjethe menderzi, e seç i jepte nje kendshmeri te veçante. I qerasja komshinjte ne gota plastike dhe prisja reagimet e tyre.

-Pjero, ti m’duket se po bo eksperimente me ne te varferit ketu.
-Ishalla nuk vdesim - pasonte nje tjeter.
-Seç ka nje shije sa te kendeshme po ashtu edhe te eger.
-Djema, - megjithse ishim burra mbi 50 vjeç,- keto eksperimente, i provoj vete si fillim, pastaj tek juve, thjesht per te vjelur mendimin tuaj.
-Po me kanabis kur do eksperimentosh.
-Ndoshta ne nje te ardhme, por duhet gjetur nje viktim-kurban si fillim, te shohim si do reagoje ai njehere.
-O ho, kemi kryeministrin per ate pune - filluam te qeshnim te gjithe.

Perseri per Tirane. Tek ura e DajLanit, perseri nje veture ndali tek kembet e mia. Kesaj radhe ishte nje zonje rreth te 40-tave. Vura re se makina e saj ishte pak si e vjeter.

-Zonje, sa te harxhon kjo makine ne autostrade.
-Po aty tek 10 litra vajtje-ardhje.
-Po nese te shkon 10 litra vajtje-ardhje, pra rreth 1500 leke, sikur s’te dalin hesapet mire, se 4 pasagjere vajtje e 4 kthim, per nga 200 leke, i thone 1600 leke.
-200 i marr atij qe hypen ne fillim, qysh ne Durres, se ty qe te gjej rruges, te marr 150 leke.
-Ou, po ti punoke me humbje.
-Po çfar te bej, te rrij kot ne shtepi, ndersa keshtu te pakten ushqej gocen qe vazhdon shkollen e larte.

Kur zbrita i lashe 200 leke, megjith kundershtimet e saja. Morra urbanin e Tiranes se Re, ku te mirrje oksigjen pergjysem, ishte nje lluks me vehte. Zbrita tek Libri Universitar e morra drejt Bllokut. Sa u ktheva djathtas tek udhekryqi i pare, drejt Kuvendit, nje lypse e vjeter perseriti ritualin e zakonshem. Nxorra nje 20 leksh dhe ia lashe ne dore.

-Eh te bekofte zoti, mor bir,- ndigjova zerin e saj mbrapa kurrizit tim.

Para Kuvendit u ktheva majtas, drejt nje rrugice ngjitur me Kuvendin, e tek cepi tjeter i Kuvendit morra djathtas per te dale ne bulevard apo tek dy kullat binjake. Nuk kisha dale akoma kur ne trotuar shoh nje byzylyk ari me punim shume te bukur. E morra ne dore dhe per çudi kembet nuk me benin perpara. Dikujt i kishte rene. Sa do gezohej po ta gjente perseri apo ti kthehej ne dore. Ky mendim me beri te kthej koken aty prane. Shenonte Hotel Kotoni. U futa dhe dy zonja po rinin tek reçepsioni.
-Zonja me falni, gjeta kete byzylykun ne trotuar, prane nje foristrade dhe mendova se mos i ka rene ndonjeres ketu.
-Oh - folen te dyja thuajse ne te njejten kohe,- kjo eshte e shefes tone, oh sa mire qe e paske gjetur.

Ua lashe ne dore dhe dola me i gezuar se kur e gjeta. Morra ne telefon gruan dhe per çudi u merzit, me tha se ishte risku im dhe se isha treguar budalla. Rruges nga Shkolla e Bashkuar deri ne Allias, shihja kontrrolle te bashkise ndaj shitsave te rrobave. Ua konfiskonin thaset me rroba, plus gjoba. Pyeta nje grua aty se pse kaq te eger, dhe me shpjegoi se iu kishin caktuar nje vend per shitjen e rrobave, por njerzit nuk shkonin te blenin aty, dhe ishin te detyruar te shisnin afer shtepive.
-Po mos ndoshta duhej te kaloj ca kohe sa njerzit ta mesojne vendin ku shisni juve dhe ndoshta normalizohet shitja me vone.
-Po e provova vete nje jave, jo vetem qe nuk shita gje, por dhe harxhova, se duhej te paguaja triçikelen per te çuar e sjelle rrobat.

Per Durres, morra autobuzin. Gjithmone hyja ne muhabet me njeriun qe kisha ne krah. Kesaj radhe me qelloi nje burre.
-Punoni ne Tirane apo Durres, ç’pune beni.
-Punoj ne te dy qytetet,- buzeqeshi ai,- korrier.
-Ou, interesante, çfar transportoni.
-Analiza, analiza te gjakut, ato qe Durrsi nuk i perpunon dot, nuk i nxjerr, i sjell une ketu ne Tirane, tek nje laborator modern.
-Dhe tani po ktheni pergjigjet,- pashe qe ai pohoi me koke,- si e keni kete pune, me letra, ne te zeze apo ne gri,- buzeqesha.
-Ne gri, - buzeqeshi dhe ai,- nuk eshte çdo dite, nxjerr buken time si i thone llafit.- e biseda kaloi tek shendeti i njerzeve, tek semundjet qe nuk pyesnin a ishe i pasur apo i varfer, e deri tek vdekjet.
-Dhe kur vdes pastaj,- buzeqeshi perseri ai,- duhet perseri te paguash.
-Natyrisht, firmat e varrimit nuk punojne per sataka - me ishte stampuar buzeqeshja.
-Pa le, edhe njeriu i zotit do hakun e vet, na qelloi para nje jave qe varrosem nje komshiun tone, dhe kur hoxha maroi syren e pare, i tha çunit te te vdekurit; si thu a ta knojm dhe nji syre, dhe po shifte nga xhepi, e i thote çuni; po knoje mo ç’a pret.

Nga mbasditja takova Luanin dhe u ulem per kafe, ku si gjithmon bisedonim per politiken e vendit. Zhgenjimi nga te gjitha palet vihej re tek shumica e njerzeve, per te mos thene te gjithe. Nuk kish kaluar shume kur na u afrua nje avokat qe banonte aty ne plazh.
-Eshte i yni ky Luan, apo te iki une, te kaloj me vone.
-Jo-jo hajde,- me shkeli syrin Luani,- ky nuk eshte i asnje partie, ky eshte i Shqiperise.
-A po qe i Shqiperise, eshte mire, vetem me ate pisin te mos jete, me ate drogaxhiun, qe do t’ja shk… , me falni se rrembehem kur kujtoj kryeministrin tone maskara, i pabese dhe i pamoralshem,- u ul ai duke me zgjatur doren,- ai eshte njeriu me pervers qe ky vend ka nxjerr, nje kryeminister qe mendon si te shtoje pasurine e tij.
-Po lere ate tani, se ke 1 vit qe po te njejten kenge…
-Po si ta lere o Luan, edhe ta le une ate, s’te le ai qen, ai do te kafshoje, por dhe une do t’ia tregoje vendin atij drogaxhiu, ja ketu i kam te gjitha te dhenat per te, jane 1 mij faqe qe kam pregatitur per te,- u drejtua nga mua ai,- do ti beje publike ta marri vesh gjith bota se kush eshte ai qen, ai pervers, njeriu me i ndyre qe ka nxjerre ky vend, ka per ta pare ai, kam ketu material per departamentin e shtetit amerikan qe e nxjerrin zbuluar ate felliqesire.
-Po mos ndoshta vete amerikanet, i dijne shume gjojna per te, dhe iu intereson nje njeri i tille per interesat e tyre,- ngrita filxhanin e kafes.
-Po ç’loje eshte kjo, kendej edhe eshte i dhjere, i zhytur ne korrupsion e droge, edhe do t’ia fusi presidentit nepermjet amerikanve, po ka per ti ngec sharra ne gozhde me Ilirin.
-Po keta jane te gjithe te zhytur ne mut o avokat M…- ngriti filxhanin Luani.
-Po jo sa ky i degjenerumi, qe si ka zene bytha vend me asnje grua, nje njeri qe s’njeh familje, te pakten Iliri eshte i rregullt, serioz, i beses, jo si ky i pabese, pervers qe nxjerr koqet ne mes te plazhit, po ka per ta ngrene, ketu do jemi, ketu eshte varri i tij,- ngriti dosjen ai, duke vazhduar ta shante nga ter libri i shpise.

Kur u ndame, e pyeta Luanin;
-Me kete mllef qe paska ndaj palloshit, mos na ben noi gjo, na e kthen Shqiperine 10 vjet mbrapa, se te gjithe e kemi inat ate gomar se bo budalliqe ngaiher, por jo keshtu.
-Eh, merr kot me kot dhe ky ngaiher, se e kane arrestuar nje here, çunin e ka ne burg.
-Po vetem arme te mos i lene, ka fakte, le ti çoje ne çdo organ te doje.
-Ketyre, iu ka ardhur litari tek fyti, te gjithve, dhe po ia fusin njoni-tjetrit.
-E kuptoj Luan e kuptoj, ne loje jane usa dhe eu, jane si ne nje akuarium tani.

flm gjembo per nxjerrjen e tregimit te fundit per 2017

nuk ka kompani postare atje Pjer apo doje sebep per te pare beratin?

si mund te postosh hekura alba, pastaj une po dhashe fjalen per nje pako, nuk ia lej tjetrit transportin, plus po te besh 2 mij km, çfar te kushton te besh edhe 100 km te tjera vete.

kjo eshte e keqja, se shan hajduti, hajdutin.

1 Like

Po behet keq puna Pjer. Po behesh si Tori i madh qe ben komente vete ne shkrimet e tij, pa ju pergjigjur njeri.

1 Like

e solla kete shprehje e dashur, pikerisht per temen e takses se rruges, per temen qe po vlonte.

perderisa blogun dhe boten e ka pushtu Torja e Madhe, detyrimisht Tori i Moth do flase me vete. (ose me thon me mire: osht bo per t’fol me vete!)

1 Like

Po sikur ka qenë durres–tiranë, peqin-elbasan ai muhabeti

ka qene Tirane-Durres ne mos gaboj :yum:

“… Para Kuvendit u ktheva majtas, drejt nje rrugice ngjitur me Kuvendin, e tek cepi tjeter i Kuvendit morra djathtas per te dale ne bulevard apo tek dy kullat binjake. Nuk kisha dale akoma kur ne trotuar shoh nje byzylyk ari me punim shume te bukur…”

“… Para Kuvendit u ktheva majtas, drejt nje rrugice ngjitur me Kuvendin, e tek cepi tjeter i Kuvendit morra djathtas per te dale ne bulevard apo tek dy kullat binjake. Nuk kisha dale akoma kur ne trotuar shoh nje byzylyk ari me punim shume te bukur…”

1 Like

i modho, une vetem i bona kopiren, kur vet programi e nxorri dhe citimin.

mos ke bo kopilen?:smiley:

normalisht i modho, ky tregim eshte me i bukur dhe me interesant se dy te parat mbi llixhat, dhe çuditem se si ka kaq pak vemendje.

edhe un çuditem te shkrimi im - vetkuptohet per egoizem -, tek shkrimet e te tjereve kuptoj me objektivisht problemin.
jom tu dale tani, folim me vone po deshe.

tregimi ka disa gjera sa pikante aq dhe objektive, dhe habitem se si lexuesit nuk i kane kapur

Tori i moth, gjithashtu eshte shume i vemendeshem se kush i ve zemra kujt…si edhe eshte xheloz per numrin e komenteve ne temat paralele… nuk te fal Tori per ca gjona.
Ja u shtua ene nje koment tjeter tek shkrimi i Pjerinit nga Lexuesi i vemendshem

1 Like

çfar te them Pjer naivi, çfar mbetet me te thene mbas ketyre qelbsilleqeve te shitura pe zgjuarsira si kto me siper, qe edhe pelqehen?

Peshku eshte bere si ato karakatinat e shkatrruara pa zot te pushtuara nga banda te degraduarish ne gjendje kafsherie qe hane pine e dhjesin dhe pallohen ne te njejtin vend. S’ka asnje kuptim komentimi me, ka vetem nje fare kuptimi botimi, shoqeruar me shpresen se kushedi gjendja do rregullohet me nje fare menyre.

po nese eshte bere per ti qare hallin, athere i bie qe ta ndreqim kete situate, dhe une mendoj se duhet te mirremi me temen te gjithe, dhe jo me njeri-tjetrin.