Bayerni i Mynihut zhvilloi përgatitjet e fundit për sfidën e përkufizuar si “Klasikja e Bundesligës” me Borusia Dortmund në Signal Iduna Park. Skuadra bavareze për momentin e sheh veten në vendin e dytë pas suprizës Leipzig që fitoi me përmbysje ndaj Bajer Leverkusen.
Trajneri Carlo Anceloti vjen në këtë supersfidë me probleme dëmtimesh, pasi janë disa futbollistë që nuk do të jenë në dispozicion të tij. Arjen Robben është një prej atyre që nuk do të luajnë me Borusia Dortmund për shkak të një dëmtimi muskular. Po kështu do të mungojnë edhe Javi martinez e Kingsley Coman.
Trajneri i Borusia Dortmund, Tomas Tuchel do të kërkojë që skuadra e tij të përfitojë nga këto mungesa për të marrë 3 pikëshin ndaj rivalëve të Bajernit, edhe pse e di shumë mirë që është një sfidë e një shkalle të lartë vështirësie.
Në Bundesligë, Bayerni është në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Dortmundi ka 18 pikë të grumbulluara dhe një fitore me bavarezët i afron më shumë me ata.
Derbi i Madridit është kthyer në qendër të vëmendjes gjatë viteve të fundit dhe kjo për meritë të Atleticos që ka arritur t’i kundërvihet skuadrës më të suksesshme të qytetit. Gjithsesi, kjo është një sfidë që përherë ka krijuar spektakël, tension dhe gola sepse bëhet fjalë për dy skuadra që kërkojnë të ndajnë territorin e një qyteti gjigand. Por cilët janë 10 emrat më influentë të kësaj sfide ndër vite? Në kampin “Los Blancos” i pari në radhë sigurisht që është ish kapiteni Raul Gonzalez. Ish sulmuesi ka arritur të shënojë me një vazhdimësi të frikshme duke u bërë “macja e zezë” e “Rojiblancos” me 15 gola të shënuar. Spanjolli ndiqet nga Cristiano Ronaldo, i cili në sezonin 2011-2012 realizoi plot 5 gola në dy sfidat sezonale.
Atletico Madrid ka qenë viktimë e preferuar edhe e Ronaldos që ka shënuar 7 herë në portën e bardhekuqve por ai do të mbahet mend gjatë për atë gol në sekondën e 14. Në krahun tjetër, ndoshta është më e vështirë të gjesh emra kaq të suksesshëm por i pari që rreshtohet në radhët e Atleticos mund të konsiderohet Diego Costa. Goli në derbin e kupës së vitit 2013 i dha fund mallkimit të bardhekuqve që nuk arrinin të siguronin një fitore që prej 14 ndeshjesh. Griezmann është sigurisht njeriu i momentit në derbin e Madridit. Francezi e gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e fundit në kampionat. Ndërkohë një tjetër lojtar vendimtar për Atleticon ka qenë edhe Arda Turan që në sezonin 2014-2015 shënoi golin e barazimit.