E djathta ka bojkotuar PD

24 postime 1433 shikime 26 qershor 2017 në 08:19 e paradites
bsalaj

Nga Blendi Fevziu

Ka ende shumë për t’u numëruar, por tendeca e këtyre zgjedhjeve duket tashmë qartë. PS me gjasë do të qeverisë e vetme, duke pasur në autobuzin e saj elektoral votat e thuaj gjysmës së Shqiptarëve.

LSI jo vetëm ka konfirmuar votat e marra në një koalicion në 2013, por besohet se i ka rritur ato, duke qenë në disa qarqe të vendit forcë e dytë politike.

PD ka pasur një humbje shumë më të thellë se sa ajo e 2013, që mendohej më e thella e historisë politike të saj.

Do ketë kohë për analiza dhe për të gjetur gabimet, por deri tani shikimi i shifrave tregon vetëm një gjë, elektorati i djathtë ka bojkotuar në mënyrë masive ofertën e partisë kryesore të tij. Përse e them këtë?

Dje në Shqipëri kanë votuar thuajse 300 mijë vetë më pak se sa në vitin 2013. Në këtë rënie të votuesve, befas, sipas projeksionit, PS mund të jetë rritur me afro 100 – 130 mijë vota. Pra ka marrë në total thuajse 100 mijë vota më shumë se sa arriti të merrte në 2013. Ajo pritet të shtojë diku tek 6 – 8 deputetë. Pra shtimi nuk është nga ulja e numrit të votuesve, por nga rritja e tyre.

Lexo të plotë:

http://opinion.al/e-djathta-ka-bojkotuar-pd/

Cecua

Si gjithmone Fevzua ben ate qe di te beje me mire. Spin it fevzo, spin it!!!
Keto jane numrat reale te PD-se. Kete rradhe, si edhe heren e fundit, PD-ja nuk eshte lejuar te vjedhe ashtu si eshte mesuar per 20 vjet rresht. Bile, nese do te hiqej edhe mundesia e blerjes se votes, PD-ja do te tkurrej akoma me shume kam pershtypjen.
Kjo ne te ardhmen, shpresojme te afert, do ti jape frymemarrje edhe partive te vogla.

Kthupi

E djathTa. Per nje T qe ti s’e ve.

Arban

… e djathta behet djathe. C’ben keshtu more Lulath, a i thuhet PDhit djathe.

Alba2265

Te djathtet e kuptuan lojen e I bene mutin zgjedhjeve .te majtet hala i rren mendja se edrama ka interesin e tyre ne mendje.

maksmeto

Nuk duhet harruar qe ne periudhen shtator-2013–mars 2017, 192600 njerez u larguan nga Shqiperia. Nuk e di sa % e ketyre votonin per pd, por e sigurte eshte qe shumica derrmuese. Kurse ps edhe nese eshte rritur ndopak, eshte rezultat i blerjes se votes.

Alba2265

Demografia ka ndryshuar .shqipot e lindur ne fund te viteve 80 e qe se mbajne mend diktaturen jane burra e gra me kalamaj qe duan te ardhme per veten e femijet.ai mesazhi revolucionar i fillim viteve 90 "ngrehuni ebjeruni " nuk ka me vlere .duhet mesazh ekonomik.

TironciLebetit

Te Varferit nuk votojne ne Shqiperi, ai 50% i popullsise sepse e kan kuptuar qe asnje parti nuk mund te rregulloje gjendjen e tyre edhe sikur te duan.
Voton ai 50% qe eshte mire, eshte ne pune e do stabilitet sepse e tremb anarkia e demtimi i prones.
E djathta nga krahu i tjeter eshte frymezim e ideologji ku te djathtet futen ne politike per Pasion. Por kur e Djathta kthehet ne Klienteliste e pragmatiste nuk ka me kauze, ka vdekur me pak fjale.

Saturni

Sa qesharake qe beheni kur flisni per te djathte e te majte ne Shqiperi.Nuk ka me ne Europe e ShBA (punetoret e te papunet votojne per Le Penin e Le Trapin),le pastaj ne nje vend pa lidhje si Shqiperia.

ACDC

Mesazh ekonomik dha Basha gjate gjithe fushates dhe mori lesh…

Kthupi

Ne faket eshte e kunderta, PD bojkotoi te djathten ka vite tashme dhe rezultati i djeshem eshte pasoje e atij devijimi. Tani do duhen vite qe te kthehet perseri ne krye. Me kete kaste jo e jo, do ndryshuar modeli jo thjesht koka.

maksmeto

Eshte e vertete qe idealizmi nuk afron me elektorat, por eshte e pavertete qe Basha nuk ju ofroi zgjedhezve ekonomine. Ai pikerisht ate ofroi, por zgjedhezit nuk e pranuan, nuk e di pse, por ndoshta sepse dhe oferta ishte ndoshta e parealizueshme ne syte e atyre qe u dogjen nga qulli(Rama) dhe tani i fryjne kosit(Basha).

Fikret

Po mer rryp po.
150 mije ne vit i çojti atashe kuturor ne Gjermani Ky, apo u harrun kto?

ACDC

FRD 0.27%:grinning::grinning::grinning::grinning:

Shife kur te dale Topi dhe te thote qe na i vodhi votat PD-ja​:grinning::grinning::grinning:

Patrioti

PDja asnjehere nuk ka qene e djathte. Pronat, ligji/shteti, familja… te gjitha shtyllat ku bazohet ideollogjia e djathte jane shkallmu nga partia e sekretarit te partise. Ka kushedi sa vjet qe vecse hile e makinacione po digjojme e shikojme. Ne p. te somes te shkoj se i ka zene vendin dikujt tjeter.

korriku

Media si Deutcshewelle ben pershtypje e nga kjo te merret shembull mendoj, i trajton keto zgjedhje jo ne konsiderate partiake por konsiderate shtetberese: titulli thote Rama fiton shumicen e nevojshme per Reformen ne drejtesi, etj etj.
Kjo eshte domethenese, platforma aktuale mbi te cilen u votua ne keto zgjedhje, ne mos e vetmja ishte kryesorja, ajo e vetting-berjes, drejtesi-berjes.
PD ishte e parathene qe s’do votohej, cadra e lulit ishte cader anti-veting & anti-drejtesi.
Nese e djathta paska bojkotuar PD, i bie te kete bojkotuar Berishen si shtylla 1 e cadres.

Qe do ishte lajm shuume i mire por s’besoj te kene mberritur deri aty, jo vetem s’ia mban asnje shqupisti por s’e kane dot mendesine anti-Berishe.
Si perfundim e djathta s’ka bojkotuar hic PD, por vetem Lulzimin

STALKER

Një humbje më dramatike vështirë se mund ta parashikonte kushdo…

si si ?? Askush nuk e kish parashikuar nje humbje të tille ?? Po deri dhe ketu tek peshku eshte thene se PD do perfundoje nje dite si partia e Les Valeses

:joy:

Alba2265

Humbja e PD pritej se i harxhuan energjite ne cadere ne vend te benin fushate.

ACDC

Les Valesa nuk ka pasur parti
Por ka qene perfaqsuesi I Solidarnostit qe ishte sindikata e punetoreve te Gdanskut.
Solidarnosti kandidoi Valesen dhe ky fitoi.
Me humbjen e Valeses Solidarnosti vazhdoi te ishte sic ishte edhe ne kohen e Valeses,pra nje organizate sindikaliste dhe jo nje parti politike.

anon64581289

çlidhje ka kjo me te djathten dhe te majten ? po ne amerike pse s’varet e djathta atje nga ndryshimi demografik ? pse amerikanet e rinj jane te djathte dhe jo te majte ?
pastaj sala ka kohe qe nuk perfaqeson ish te persekutuarit, qe kur nuk i hapi dosjet, ai u be bashkepunetor i regjimit te vjeter diktatorial. ish te perndjekurit ja hoqen besoj vizen prej kohesh. nuk eshte gje sala i djathte, sala eshte variant i partise socialiste ( qe ne fillim, ate dhe Azem Hajdarin, i futi ne loje Ramiza Alia, si kolone e 5, nga frika mos perfundonin ne Litar si Çausesku i Rumanise). kur te krijohen partite te reja me baza kombetare, raciste apo fetare ato po qe do te jene me te djathte se partia sales.

ohsnap

Pak bojkot dhe pak emigrimi i 4 viteve te fundit.

salben

713 mije vota ka fituar PS ne vitin 2013. Ne vitin 2017 ka fituar 755 mije.
Pra pjesemarrja e ulet nuk ka qene nga PS. Tamam qenka bojkotuar PD.
Dhe votat ua ka marre LSI, e cila ne 2013 ka pasur 180 mije, tani ka 220 mije.
PD ne 2013 mori 520 mije vota, dhe ishte rezultati me i ulet. Tani ka 449 mije, pothuajse aq sa ka shtuar LSI, plus Libra.
LSI-ne PD ia beri vetes. Berisha e futi LSI-ne ne valle, ndaj dhe Meta e ka pike te dobet Berishen.
Pa Berishen LSI do kishte perfunduar si PSD e PR tani, por sot doli e foli si opozita e Shqiperise.

arb

Kam qejf ta mare ky idioti PD,ta lene ne dore te ketij te djathti,te mbledh gjithe anti-komunistet e 2017, te mbledh ish-pronaret ish-te persekutuarit balliste e zogiste se i ra goja e ta coje ne zgjedhje! ka per ta zhdukur fare… kujton se Saliu e shok u bene hajdut votash,percares e vrases nga malli…u bene nga halli mor idiot se ndryshe kurre nuk kishin per te hyre ne zyrat e shtetit! po ti vazhdo bej historine e re kapitaliste shqiptare,ne ate krah fli !