E djela, eshte dita kur ata vijne te me takojne.
Djemte e mij dhe grate e tyre te bukura. Nga jashte degjohet zhurma e makines se Odinit, dyert qe hapen, dhe ata te katert qe zbresin ngeshem nga makina. Odin, eshte nje djalosh I beshem, ndryshe nga I vellai Olseni, I cili ka marre shume nga e jema, nje grua thatime, e forte si nje mace, qe fatkeqesisht me la, 6 vjet me pare. Prej asaj kohe jetoj I vetem ne apartamentin e vogel qe ndodhet jo shume larg rruges se bakejve, aty ku me pare, une shisja akullore. Nga dritarja verej Odinin. Ai shpenguar do te ngreje pantallonat, do te fuse kemishen brenda, dhe pas kesaj do tja ngule syte te vellait. Olseni, pasi te sigurohet se ka vemendjen e plote te tyre, si zakonisht nuk do harroje te porosise, se nuk do te qendrojne gjate. Ata do te ngrihen sapo ai tu beje shenje. Grate e tyre, te bukurat Suara dhe Magrena, I konsiderojne humbje kohe keto vizita. Jam I bindur se ato gjithmone qahen se u duhet qe diten e djele, te shoqerojne burrat e tyre, ne kete takim qe ndodh per gjashte vjet rresht. Duke dhene shpirt, ime shoqe ua la amanet te bijve se, pas vdekjes se saj, cdo te djele, duhet te vinin te me shihnin. C’djem te mbare. Me shpirt neper dhemb, stoik, cdo te djele, vene ne vend amanetin e nenes se tyre.
Ne oborrin shtepise, qendron pothuajse gjysem e ndryshkur, karroca e akullores. Qe kur Sandra, e ndjera bashkeshortja ime nderroi jete, nuk dale me per te shitur akullore. Me duket e pakuptimte shtyrja e karroces ne rruget e qytetit, edhe pse vendi ku zakonisht shisja akullore, nuk eshte me shume se 15 minuta larg nga shtepia ime.
Blerja e nje akulloreje, mbetet gjithmone nje akt I sinqerte. Askush nuk eshte I detyruar te bleje akullore. Nuk mund te imagjinoj, nje arsye te vetme, qe te shtyje dike, te haje nje akullore jashte deshires se tij. Kush blen nje akullore, padyshim e deshiron ate. Nuk ka kompromis. Prandaj edhe ndihesha mire me punen qe beja me pare.
Me pelqente te shikoja njerzit se si hanin akulloret e tyre. Eshte interesante menyra se si njerzit hane akulloret. Por nese njerzit, do te benin sikur po hanin akullore, pa pasur ne fakt nje te tille ne duar, ata do te dukeshin kaq qesharak. Nuk do ta teproja nese do te thosha qe gjithcka do te dukej kaq e peshtire. Me pelqen te kujtoj femijet e mij, ndersa ata hanin akulloret e tyre. Sa kohe kane kaluar qe atehere.
Perpiqem te degjoj hapat dhe bisedat e tyre te shkurtra, teksa ata ngjisin shkallet. Nderkohe kame zene vend ne poltronin tim, I veshur teresisht me te bardha, me kapelen republika dhe me nje shikim gjoja te perhumbur pres hyrjen e tyre. Dua te mendojne se nuk e kam vene re aspak se ata kane ardhur. Jam mese I bindur se kostumi im I bardhe, démodé dhe pa pik shije I acaron pafund, por kjo me jep nje lloj kenaqesie. Corape te bardha, kepuce te bardha lustrafine, kostum I bardhe I bere me cope sintetike, kemishe e bardhe poliester, dhe kapelja e bardhe qe eshte tre numra me e madhe se koka ime. Akullore me fruta pylli, akullore me qumesht, hajdeeee akullore…. Si e doni, me kaush apo me tas!!! Coj buzen ne gaz. Ku jane femijet???
Dera hapet dhe ata hyjne brenda. Nuk ngrurrojne dhe me perqafojne te katert. DUhet ta theksoje se e bejne me shume dashuri. Ndersa ngrihem ne kembe, per ti perqafuar, degjohet feshferima e kostumit tim sintetik. Feshferin si nje cope platmasi. Me kishte dale krejetesisht nga mendja qe sot eshte e djele. Ata shikojne njeri-tjetrin ne sy, dhe une e di qe nuk me besojne. Por aq me ben. Sa shpejt kalon java, dhe sot eshte perseri e djele. Po baba, eshte e djele, thote ODINI, ndersa gruaja e tij shkon te hap dritaren, qe brenda te hyje ajeri I paster. Dhoma mbushet me drite. Gruaja e tij, eshte imcake, dhe gjithmone vesh rroba transaprente. Im bir e adhuron gruan e tij. Por eshte kaq e veshtire te jetosh dashurite e femijve te tu. Ato jane si balona te ngritura lart ne qiell. Ti I shikon per se largu, thua sa bukur, dhe uron qe filli te mos keputet.
Olseni, ndez sterion, te cilen ma ka bere ai dhurate, bashke me disa disqe me permbldhje te muzikes me te mire klasike. Ne sfond degjohet zeri I Anna Netrebkos, qe po interpreton ne menyre brilante nje pjese nga Traviata e Verdit. Olseni eshte I ndjeshem, por ka nje ftotesi qe te prek. E shijon muziken si nje operacion kirurgjikal. I kontraktuar nga ekstaza, sit e kishte ngrene njehereazi nje kup te tere akulloreje.
Cfare femije Olseni. Si te ishte nje tel celiku, I serte dhe kaq I brishte ne te njeten kohe. Do ta kisha perqafuar kaq forte, pa I thene asnje fjale, nese nuk do te kisha qene I sigurte se feshferima dhe ndjesia e rrobave te mija sintetike e bezids. Doni nje kup akullore, I pyes sikur nje mendim I tille, me erdhi krejt rastesisht ne mendje. Odin nuk thote kurre, jo, ndersa Olseni me te shoqen, ngurrojne. Magrena, gruaja e Olsenit, dashuria e tij e madhe lundron ne pergjumje. Ajo gjate gjithe kohes qendron mbshtetur mbas trupit te tij. Duket sikur gjate gjithe kohes, eshte e dehur, dhe e ka te pamundur te qendroje ne kembe nese nuk mbeshtet ne trupin e tij. Pas pak, te gjithe jane duke ngrene akullore. Nuk kam asnje dyshim, se jane duke e shijuar. Akullorja te ben ta duash jeten. Me kujtohet, e ndjera gruaja ime, Sandra. Ne ditet e fundit te jetes, asaj I pelqente aq shume te hante akullore. Hante akullore me nje babezi qe te tmerronte. Shperfytyrohej, e perlyer me akullore, ndersa une ulur ne poltron si sot, degjoja ne heshtje Anna Netrebkos. Kuptova se Sandra, I kishte oret e numuruara kur ajo refuzoi te hante akullore. Kuptova se kishte hequr dore, perfundimisht mha jeya. Ndryshe nga akullorja, qe te ben ta duash jeten, kimio eshte nje process I gjate qe te ben ta urresh ate. Nuk eshte krijuar per te sheruar njerzit, po per ti bere at ate heqin dore nga jeta, per ti lodhur, per ti sfilitur, per tu hequr deshiren per te ngrene akullore.
Hani akullore femije, hani akullore. Me kaush, me tas, fruta pulli, me kakao…. Zgjedhje e mire. Duhet te kem folur me ze te larte, pasi ata me shikojne me habi, me tasat e mbudhura me akullore ne duar. Ka raste kur njeriu rreshekt nga mendimet e tij, dhe rrukulliset ne humneren qe ka krijuar ai vete, ndersa germon kujtimeve.
Odin, shijon akulloren. Olsen e ka mbaruara ti tijen, dhe duket se I ka shijuar edhe atij.
Ai ben nje shenje, qe do te thote se ka ardhur koha qe te ngrihen. Dhe ata ngrihen. Ndersa me perqafojne, perjetojne rrenqethjen qe shkakton veshja ime. Largohen me shijen e akullores, duke pastruar cepat e buzeve, me nje kujdes te vecante. Perkulur mbi pasyqre, levizin me zell shamite dhe farcoletat mbi fytyrat e tyre. Dhe padyshim qe bejne shume mire.
Pasi ke ngrene nje akullore, duhet te pastrohesh me kujdes. Askush nuk do te justifikonte perlyerjen.
Fantastike. Dua dhe do ta rilexoj serish.
FLM. E bukur si vete e diela.
kjo eshte perkthim, apo tregim i arianit roshit,
Kush te ndalon?
Pjer kujdes, me duket se kunder nesh pensionisteve buke e vjeter e Peshkut po kryhet nje intrige komplotiste nga kta te Sorrosit per te na nxjerre jasht loje. Per nje minute tema ime u zhduk nga ballina dhe fusin ne loje ca buzequmshta qe lepijne akullore si per dite te djele.
Pjer duhet te komunikojme me mesazhe, kam nje plan per te manovruar ne kete situate tejet te rrezikeshme. Edhe Gjembi me tradhetoi, nuk e prisja kete.
keta te sorreve, kshu jane
shif skandalin me policet budallenj, tek tema ime,
s’do mend qe do e shoh, tani jemi shoke, kunder Gjembit.
jooo, ndaj gjembit !!! jooo, apo ta shoh temen time pas kuintave
me mire rrah dhe kritikoj trumpin, palloshin, michelin, se sa gjembin
atehere nuk do e shoh videon me police budallej tek tema jote. Edhe ti je nje oportunist interesaxhi, s’ke faj Sorrosi ka ne dore te gjitha botimet nepermjet reklames se librit. He qerrata di ku te lepihesh, dmth ku e lepin akulloren per dite te djele.
Obodini vete i katert harroi me la duret per 20 sekonda kur marun akulloren… prandaj vene punet corap aty …
Kjo nuk është perkthim. Nese do te ishte do kisha vene emrin e autorit. Kisha nja 8 vjet a mbase me shume qe nuk kisha postuar tek peshku, dhe vendosa te postoj dicka. Do kisha preferuar ndonje koment ne lidhje me shkrimet. Odini dhe te tjeret perdoren letra te lagura dhe alkool per dizifektim!!!
Po kur te perqafuan e mbajten 3 m distancen ? Mos e merr per ters, po sa per icik humor ne keto situata te hardallosme. Respekt. Kushdo qe vjen rishtas ke Peshku, provokohet dhe thumbohet deri ne besdi ( te pakten kshu ka qene zakoni ). Me demek : " Prit i here te shofim sa i ma kurrizi ketij zarit te ri ". Kohezgjatja varet nga reagimi i personit. Megjithse tani nuk mund te quhet mo Peshk, kane ngel vetem ca midhje e gafore gjys te ngordhme. Per me tej ta shpjego nji fare Pjer, Pjer se ai i di me themeli keto pune Gjithe te mirat dhe rujuni nga virusi …
une e kam pas si qef t’modh (jo zanat) per te bo kritike arti artisteve t’mdhenj (jo vetem ne Peshk, por edhe ne skutat artistike te Tiranes), por me kohe vura re qe artistet e mdhenj nuk kerkonin kritika, por kerkonin lavderime. Kete jua thashe atyre ne fytyre, dhe pastaj sikter megjith art t’modh dhe muhabete te ketij lloji me karabushe. Keshtu jam rehat si midhje e gaforre gjys e nordhet qe rri per shtate pale qefe ne kafaz te luanit dhe tigrit (qe kane marre dhene nga kopshti zoologjik), dhe aty pari kalon ndonjehere ndonje hijene ngordhesire zgjebanike qe skermit dhembet.
Perfundimisht kam humbur aftesine tu përfshirë ne debate forumore, ku gjerat kanë qitje kaq te larget sa une e humbas fillin. Kritikat janë te mirepritura!!! Kush ka dicka për te thene per postimet e mia, feel free.
Flm për prezantimin!!!
gabohesh i dashur (si pothuajse gjithmone ne komunikimin virtual, dhe jo vetem), nuk te prezantova veten, por te prezantova me pjatancat e sallonit mondan te signora Bertinit.
VL. Kjo eshte qesharake dhe patetike njekohësisht!!!
me thuj te verteten, keto kohet e fundit me virus, a ke pas frike nga vdekja?