E ëma e Shpat Kasapit dhe moderatori i TV, dy shqiptarët deputetë të LSDM

http://www.mapo.al/2016/12/e-ema-e-shpat-kasapit-dhe-moderatori-i-tv-dy-shqiptaret-deputete-te-lsdm/1

Partitë politike shqiptare të Maqedonisë duket që e kanë humbur përkrahjen e zgjedhësve të tyre. Lëvizja e këtyre dy fituesve në partitë maqedonase është treguesi më i qartë, një seri zhgënjimesh u pasuan nga këto parti për shqiptaret pas Marrëveshjes së Ohrit, përfaqsuesit e tyre politikë të BDI dhe PDSH tradhëtuan interesat e tyre, vdekja e Arbën Xhaferrit ishte një humbje e madhe për politikën shqiptare jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjere në trevat shqiptare. Ali Ahmeti s’është gjë tjetër pos një kuislingu të moderuar dhe tjetri Thaçi një mysliman i pjerdhur i lidhur ngushtë me qarqe të erreta të botës së krimit referuar shtypit shqiptar të Maqedonisë. Interesante dhe e çuditshme madje ishte kulmimi i betejës në Haraçinë ku Muhamed Zekiri i LSDM fitoj një mandat, aty ku asnjë parti maqedonase nuk duhej të fitonte pasi dihet nga të gjithë që ajo është Komuna më e varfër e shtetit maqedonas dhe sulmi që ju bë nga forcat e sigurimit maqedonas në qershorin e vitit 2001…Shqiptaret po humbin terren çdo ditë në Maqedoni, të ndarë e përçarë në mbi 5 subjekte politike ata po e humbin aftësinë dhe potencen që duhet të kenë, Levizja Besa e formuar së fundmi dhe fituese morale e zgjedhjeve s’është gjë tjetër pos një mbeturinë e shtetit të Levantit, Është mëkat miopia e udhëheqsve shqiptare, unë mendoj se historia do i dënojë ata megjithse dyshoj fort për atdhetarizmin e tyre, tradhëtarë të mallkuar,.

Rendesi ka numri total i shqipeve ne parlament.

te thuash qe nena e shpatit ka kaluar dylberin, do te thote qe eshte bere transe

Levizje strategjike nga PSD-ja maqedonase po prape nuk mjaftoi per te fituar. Kjo tregon se Maqedonia nga ana politike eshte dhe me e pjerdhur se ne :smiley:

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti e ka refuzuar takimin e kërkuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me krerët e partive shqiptare në Maqedoni, që duket se ka synuar të marrë rolin e liderit pajtues dhe të ndërhyjë edhe në zgjedhjen e qeverisë së atjeshme. Mësohet se Ahmeti është në negociata me liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, për të hyrë në qeverinë e re dhe nuk e ka gjatur me vend të ndikohet nga takime të tilla.

Mediat në Maqedoni njoftojnë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar në takim në Tiranë liderët e katër partive politike shqiptare dhe dje ka takuar liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ndërsa sot pritej të takonte edhe kryetarët e BDI-së, Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi tha për gazetën Koha të Shkupit se takimi duhej të mbahetjtë martën pasdite, mirëpo për shkak të angazhimeve të Ahmetit, ky i fundit nuk ka udhëtuar drejt Tiranës: “Tentativa është për nesër (të mërkurën) megjithatë akoma e pakonfirmuar, ngase ne jemi ekstremisht të zënë”, tha Grubi.

Në këtë takim, Rama do të mundohet të gjejë mundësinë që katër liderët shqiptarë të paraqiten me një Program të përbashkët para mandatarit të ardhshëm maqedonas për formimin e Qeverisë.

Megjithëse askush nga partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk kanë pranuar të flasë se cila do të jetë tema kryesore e takimit – një gjë është e sigurt: Tirana zyrtare ka vendosur të tregojë qasje të re më serioze të Shqipërisë ndaj subjekteve në Maqedoni, sidomos pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, shkruan “Koha” e Shkupit.

Dje Rama, pas takimit me krerët e partive politike në Maqedoni, tha: “Meqë Maqedonia është në përfundim të një procesi zgjedhor, shqiptarët duhet të përfitojnë nga ky rast për t’i përgëzuar të gjithë të zgjedhurit pa përjashtim, por ata shqiptarë në mënyrë të veçantë se ata do të gjejnë forcën të çojnë një agjendë përpara për të bashkëjetuar demokratisht me maqedonasit, për ta rivendosur në agjendat e tyre paritake Marrëveshjen e Ohrit, si emërues i përbashkët dhe të kërkojnë me një zë që programi i Qeverisë së re, të futet në kornizën e Marrëveshjes së Ohrit.

Partitë shqiptare në Maqedoni nuk janë të detyruara të pajtohen me gjithçka, por janë të imponuara nga interesi i shqiptarëve, që të flasin me një zë për të vetmen gjë që nuk mund të ndahen”.

Vota shqiptare per LSDM nuk ishte votë për Zekirin apo për politikat e vetë subjektit LSDM por ishte votë kundër Gruevskit. Megjithëse shqiptarët kishin 5 ‘alternativa’ shqiptare, sipas mendinit tim vota për LSDM-në e Zoran Zaevit ishte vota e duhur, ishte vota që erdhi nga klasa intelektuale e shoqërisë shqiptare ne Maqedoni, pasi që ishte i vetmi mekanizëm për të rëzuar Gruevskin si dhe në njëfarë mënyre ishte revoltë ndaj përfaqsuesve shqiptarë të cilët padyshim nuk pritën një reagim të tillë të shqiptarëve. Përkundër faktit të rënies së konsiderueshme të përfaqësuesve shqiptarë në parlamentin maqedonas, pikërisht si rezultat i votës pro LSDM-së shqiptarët në Republikën e Maqedonisë janë faktorizuar si kurrë më parë dhe deri në zgjedhjet e ardhshme do të jenë aktorë kyç për formimin dhe stabilitetin e qeverisë së vendit

E ema e shpat kasapit
A ka emer e mbiemer te vetin kjo zonja apo eshte rregjistrume ne gjendje civile si “e ema e shpat kasapit”?kush eshte shpat kasapi btw?

shumë mirë ka bërë qeveria shqiptare që i ka thirrur në tiranë kryetarët e partive shqiptare. shqiptarët në maqedoni kanë nevojë per ndihmë ,për bashkrendim. shqiptarët duhet të forcojnë pozitat atje dhe gradualisht të marrin nën kontroll pjesen shqiptare derisa maqedonia të shpërbëhet. nuk duhet lëshuar shkupi.
ka nevojë për ndryshim duke filluar nga shqipëria. partitë e ‘‘integrimit’’ janë për tu flakur në plehra. shqiptareve u mungon gruevski shqiptar,prandaj humbasin votues. e njëta situatë është edhe në shqipëri. duhen hequr plehrat.