Gjithmonë kemi qenë në luftë me atë. Vjedhurazi, për shumë arsye që i njohim dhe nuk i njohim, ajo ka ardhur mes nesh. Fshehurazi, pa e kuptuar ka hyrë nga horizontet duke pushtuar fusha e male, sheshe e qytete, dyer dhe dritare. Herë herë dhunshem, ajo befas është shfaqur mes nesh, si një gjë e lig, e zezë, e mavijosur dhe plot dredha.
Ajo është “e keqja”. Ajo nuk ka emër tjetër, ajo është thjeshtë “e keqja”.
Për “të keqen” mund të jetë shkruar shumë, por jo për “të keqen” që do të shkruaj sot. Ose për atë llojin e rrallë të saj, për variantin hibrid që ka përbledhur “të gjitha të këqijat e botës” brenda vetes, në formën më të tmerrshme të saj, dhe ia ka mveshur vendit mbarë, nga veriu në jug, nga mali dhe fusha, nga qyteti në qytet.
Monstra e saj është para syve tanë. është mes nesh, brenda nesh, në rrugë, shtëpi, hardhi, peme, kullota, lumenjë, ndërtesa, pallate, shkolla, spitale, farmaci, zyra, komuna, bashki, parlament, ministri, Kryeministri.
“E keqja” është “Rilindje”. E keqja nuk ka nënë dhe babë, por ka vetëm një prind, që është mbarsur me “të gjitha të këqijat”, edhe me ato të botës, të vjetrat dhe të rejat. Ky prind i vetëm është i përzgjedhuri i saj, ose Mbreti /Mbretëresha (që ka të dyja gjinitë, edhe femër, edhe mashkull). I përzgjedhuri u rrit mes nesh, u mbars mes nesh, edhe me “të këqijat” tona, edhe me “të këqijat” e fqinjëve, edhe me “të keqijat e botës” dhe ngadalë, polli “Rilindjen”. Ne nuk e kemi kuptuar, ne nuk e morëm vesh, megjithse ai na e ka thënë shumë herë: “Ju nuk keni parë gjë akoma”.
Ne vazhdojmë të heshtim, durojmë, shfryjmë, ofshajmë nga dhimbja, por vetëm kaq. Nuk u besojmë syve se “e keqja” po na ha, po na përqesh, po na zgërdhihet në surrat. “E Keqja” mbledh para me ligj në formën e taksave dhe keto para ua jep vetëm disa “të përzgjedhurve” prej saj. Duhet të përmenden emra? Janë disa qindra, mbase rreth 200, 300 ose 500 bijë dhe bija të “Rilindjes” së keqe që i marrin të gjitha, me të gjitha mënyrat, format, stilet dhe rrugët e mundëshme. Kur ato më të sofistikuarat mbarojnë, u kthehen metodave më të thjeshta, si grabitja e pastër me armë.
“E keqja” ka sjell një farë të keqe, në formën e një bime, që trullos njerëzinë, shumicën e tonë, dhe e ka shpërndarë kudo në Shqipëri. Cdo fshat, shpat, kodër, luginë mal dhe fushë është mbjellur me këtë “farë te keqe”, për të zezën tonë. Ne e mbjellim, e ujisim, e rrisim me frymë dhe përkushtim, e tymosim me afsh, dhe si në prrallat e lashta të Homerit, nuk e marrim vesh dhe nuk e kuptojmë se ajo, “e keqja e madhe”, Rilindja pra, me Mbretin që ka dy gjinitë brenda vetes, është duke pirë gjakun tonë, te familjeve tona dhe ajo cfarë është më e tmerrshme, fëmijve tanë. Oh, fëmijët. Vajzat e vogla, djemt e vegjël, që harbohen duke ëndërruar jetë mes luksit, famës dhe imazhit, por në fakt përfundojnë në ferrin e “së keqes” mavi të Rilindjes, shpikjes mashtruese të Mbretit dy gjinish.
“E keqja” është bërë kaq e keqe, kaq e shëmtuar, kaq e pacipë, kaq shpifur, sa tani ajo thjeshtë vibron nëpër vale televizive, media të shkruara, natën dhe ditën, majtas dhe djathtas, para dhe mbrapa, në shtëpi dhe në rrugë, lart dhe poshtë, rrotull kokave tona, kudo, në cdo cep, në cdo metër, kilometër dhe centimetër. Ajo është bërë ajr i helmuar, që brutalisht na serviret si e vetmja mundësi, e vetmja shpresë, e vetmja rrugë shpëtimi.
Por është Mashtrim o Njerëz! “Rilindja” nuk është zoti Krisht, Mbreti me dy gjini nuk është Profeti, ata dhe pasuesit e tij janë “e keqja e madhe”.
Të shpëtojmë familjet, fëmijët, të ardhmen tonë dhe të Shqipërisë.
Shkurt 2017
©