E PLOTE/ Çadra si kështjellë rëre. Më 18 Qershor populli pret ofertat tona

68 postime 2762 shikime 19 mars 2017 në 04:57 e pasdites
korriku

me shkurt t’i kish rene, per mendimin tim

transferimi krizave - specialitet i kuzhines sllave

aleko

Sakte, paster, bukur. Edit i vjen keq qe PD-ja me disa satelite te saj nuk do te marre pjese ne konkurim per drejtimin e vendit. ndersa mua nuk me vjen keq aspak. Perkundrazi, gezohem qe do ti jepet mundesia partive te tjera te perfaqesuar nga njerez rinje qe te permiresojne performancen e parlamentit dhe ta cojne Shqiperine drejt perendimit.

Pjer

Ore admin, ku jane ato forcat e tjera politike, se o mush Peshku me Palloshin dhe Sozine.

Vlonjat

Nuk ka mundesi! Nuk mund ta besoj! Partia qe shembi diktaturen me te eger ne evrope dhe ne bote po e çon Shqiperine ne diktature??? Po i le shqiptaret ne dore te ekr-se dhe bijeve te eterve???
Kapo, makso, korrento dhe brad, mblidhni njesitet guerrile respektive dhe organizoni protesta, atentate me veze, ngjisni trakte. Komandanti sot ka nevoje per ju!

kapo

kena tjeter komandant tani :v:

Tirondon

> “Vettingu po vepron”; Artan Hoxha: S’ ka krizë në institucione - TCH

ACDC

Ta gezoni diktaturen!
Uroj nje 45 vjecar tjeter,tu komendojne bijte e eterve!
Nuk eshte demokracia per shqiptaret…

ACDC

Nuk mund tju mbushesh mendjen njerezve qe vdesin per diktature,te kerkojne demokraci.
Demokratet I kane lene shendene atij vendi.
Ata qe kane mbetur thjesht skane pasur mundesi te ikin,dhe pjesa derrmuese e shqiptareve qe kane mbetur jane nostalgjike te Enver Hoxhes.
PD-ja erdhi para kohe per shqiptaret sic erdhi edhe Noli dhe si e tille eshte e destinuar te mos triumfoje.
Eshte koha e Ramave dhe Bazeve…

Alba2265

drejtesia kamuniste pa avukate mbrojtes me prokurore e gjykates gjysem analfabete e kushedi sa jane future kot ne burg edhe per krime ordinere ,per shkak te paaftesise prefesionale te gjykatave -mendja me e ndritur ligjore anglosaksone e vendit thote se ishte “perfekte”.kane rrjedhur te gjithe nga trute ne te mjeren shqiperi

Alba2265

Nese afati ligjor per tu regjistruar ne zgjedhje ka mbaruar kam frike se PD eshte veteperjashtuar e ka per te bere gam gam ne rruge per 4 vjetet e ardhshem .

ACDC

Ska nevoje te dale ne rruge PD-ja.
Konferencat e shtypit jane te mjaftueshme.
Pastaj do te kete opozite te forte Shqiperia me Bamir Qoften dhe Tak Ngjelen.
Nuk e shikon qe Aleko me shoke po bejne feste tani qe ligjet do te miratohen 140-0 si ne kohen e xhaxhi Enverit?

kapo

Presidenti i Maqedonise nuk dekreton nje qeveri te ligjshme…
Kurse ky i joni ska byth ti thote Jo nje hetusi kriminel te diktatures Enveriste…turp per faqen e zotit

Cecua

Shume te influencuar cunat e PDhit nga fjala e Rames. Kjo tregon se thelle thelle e dine se ka te drejte dhe se BBte duan ta mbajne vendin peng. Hajde duro Ramen dhe tridhjetë vjet në pushtet.

Alba2265

po nuk ka faj se ju po refuzoni te merrni pjese ne zgjedhje .as edhe bota nuk ju mbron dot se nuk mund te deklarosh te vjedhura zgjedhje qe duan edhe 3 muaj te mbahen.

Alba2265

skenari eshte jo vetem duan te bojkotojne por te mos lejojne zhvillimin e zgjedhjeve duke bllokuar qendrat e votimit.do provokohen incidente , derdhet ca gjak dmth nje 11 janar ne sens te kundert .nxirren turmat ne rruge destabilizohet vendi pjesa tjeter eshte deja vu again.

kapo

31 bijtë e krimit që na qeverisin

-Edi Kristaq Rama, kryeministër, djali i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Kristaq Rama, firmëtar në ekzekutimet e disidencës shqiptare, rasti më flagrant ai i poetit Havzi Nela. Po ashtu, nip i anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka.

-Gramoz Kaso Ruçi, kryetar i grupit kuvendor të PS-së. Ish-sekretar partie e Sekretar i Parë i Komitetit të PPSH-së së Rrethit të Tepelenës. Ish-ministër i Brendshëm në vrasjet në kufi dhe masakrën e 2 Prillit në Shkodër.

-Taulant Kasem Balla, nënkryetar i grupit kuvendor të PS-së. Babai instruktor i Komitetit të PPSH-së në Librazhd.

-Ilir Hamit Beqaj, ministër i Shëndetësisë. Djali i Hamitit instruktor në KQ të PPSH-së dhe ndihmës i Nexhmije Hoxhës.

-Ditmir Sulejman Bushati, ministër i Punëve të Jashtme. Djali i Sekretarit të Parë të komiteteve të PPSH-së në disa rrethe, ku ka ushtruar genocid me persekutimin e shqiptarëve.

-Milva Ekonomi, ministre e Ekonomisë. Nusja e djalit të ministrit të diktaturës, Piro Dodbiba.

-Besnik Mit’hat Bare, deputet i PS-së. Babai i tij ka qenë kryetar dege dhe zëvendësdrejtor i burgjeve. Ka patur një rol të rëndësishëm në masakrat ndaj shqiptarëve.

-Blerina Guri Gjylameti (Maçolli), deputete e PS-së. Nuse e djalit të ish-oficerit e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Robert Gjylameti.

-Besnik Rrapo Dervishi, kryetar i Komisionit për Informimin, i biri i ish-anëtarit të KQ të PPSH-së dhe ministër i përjetshëm.

-Vexhi Adem Muçmata, deputet i PS-së, ish-hetues i diktaturës.

-Erion Luan Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Djalë i dy ushtarakëve të regjimit. Familje enveristësh, si nga fisi i vet ashtu edhe nga nëna, fisi Ormënaj.

-Fatmir Sazai Xhafaj, Hetues i Diktaturës me krime në zonën e Krujës, dënime për agjitacion e propagandë dhe tortura.

drejtues i Komitetit të Rinisë. Bashkëshortja vajzë e Hymer Berberit, funksionar në disa ambasada.

-Blendi Pëllumb Klosi, ministër i Mirëqenies. Djalë ushtarakësh të regjimit diktatorial.

-Ervin Alfred Bushati, deputet i PS-së, nip i persekutorit me damkë Myftar Tare.

-Saimir Bashkim Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme. Është nip i oficerit të Sigurimit, Mehmet Kapaj, me profesion bari dhensh. Njihen bëmat e tij në vitet 1966-1982 në Tepelenë, Ersekë apo Elbasan në spiunimin e banorëve të zonës dhe persekutimin e tyre.

-Bledar Melsed Doracaj, drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile. Është nip i Hysen Doracajt, kryetar dege në Ministrinë e Punëve të Brendshme në vitet 1975-1986.

-Blerina Doracaj (Shtylla), këshilltare e ministres Milena Harito (Shteto). Bashkëshorte e Bledarit. Është vajzë e oficerit të MPB-së, Ilir Shtylla dhe evidencieres së Sigurimit të Shtetit, Natasha Kamberi.

-Bekim Osman Murati, Drejtor i Prefekturave në MPB. Është djali i ish-Sekretarit të Parë të Dibrës. Për ata që kanë harruar, shoku Osman ka qenë edhe ministër i Tregtisë në kohën e tollonave, në vitet 1982-1990.

-Irma Dashamir Bime, drejtore e Arkivit. Bija e oficerit të Sigurimit të Shtetit, i cili ka qenë zëvendëskryetar e më pas zëvendësdrejtor i Punëve të Brendshme në Tiranë. Si injorant që ishte mbiemrin e shkruante gjithnjë gabim në “Bimi” e jo “Bime”.

-Zihni Nazif Bime, shef i Burimeve Njerëzore në MPB, ish-oficer Sigurimi. Xhaxhai i Irma Bimes.

-Besnik Shehu, ish-oficer Sigurimi, këshilltar i ministrit Saimir Tahiri.

-Valbona Subhi Kaso, drejtoreshë e Përgjithshme në MPB. E bija e oficerit të Sigurimit.

-Julia Arqile Done, drejtoreshë e Përgjithshme në MPB. Mbesa e Sekretarit të Komitetit të PPSH-së në Tepelenë, Fone Done.

-Arben Skëndo, drejtor i SHKB-së në MPB, ish-oficer Sigurimi në katunde.

-Fatjola Sokol Lubonja, drejtore në MPB, mbesë e shoferit të Enver Hoxhës me mbiemrin Pullazi.

-Loris Frederik Ymeri, drejtor i kabinetit të ministres Milena Harito. Është djali i drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1990.

-Milena Fatos Harito (Shteto), ministre pa ministri. Është mbesë e anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Qirjako Harito, si dhe në lidhje me familjen Koleka.

-Bledar Triumf Çuçi, ministër pa ministri. Është nipi i oficerit famëkeq të Sigurimit të Shtetit, Edip Çuçi.

-Endri Përparim Fuga, drejtor komunikimi i Kryeministrit. Nip i dy funksionarëve të lartë të regjimit si Myqerem Fuga dhe Iljaz Reka.

-Sonila Llambi Gegprifti (Qato), drejtore e përgjithshme, vajzë e kandidatit të Byrosë Politike dhe ministër.

-Mimi Pjetër Kodheli, ministre e Mbrojtjes. Babai instruktor në Komitetin Qendror të PPSH-së.

-Arian Skënder Kraja, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Babai ka qenë hetues në procese politike.

-Fatos Iljaz Reka, ambasador në Maqedoni, ish-oficer i Sigurimit të Shtetit.

-Ervin Bilbil Mete, zëvendësministër i Financave, drejtues i Partisë Komuniste G99. Djali i hetuesit të Sigurimit.

Vlonjat


Erion Brace,deputet dhe kryetar i kom.te ekonomise, komshi (dera ngjit) me nje ish oficer te larte te sigurimit.
Niko Peleshi, zv.kryeminister, lindur dhe rritur ne Korce, qytet ku u themelua Partia Komuniste Shqiptare,
Olta Xhacka, ministre, shoqe e ngushte ne klase te pare ne shkolle fillore me te bijen e nje komunisti.

Sali Berisha, ish-president, ish kryeminister, kryetar i pd-se, sekretar i pare, firmoses i te pakten nje internimi ne kavaje dhe deshmitar i ŕreme i te pakten nje gjyqi ndaj disidences
Ridvan Bode, ish minister, komunist, antar i shoqates vullnetaret e enverit.
Bukar Mehmeti(Nishani), komunist , ish organizator i grupit enverist te shkolles se bashkuar kunder rrezimit te bustit te shokut enver.
Grida duma, e bija e funksionari te larte sigurimi ne Durres.
…se pertoj o kapo por vazhdon lista dhe ketej nga pd. Bile nga pd-ja ke nga ata te sojit (ish sigurimsa dhe spiuna )me te ndyre qe nderuan xhakete sapo ndryshoi sistemi por nuk harruan mesimet e shokut enver…

Vlonjat

Na mo se u kujtova…Lulzim Basha, dhender ne familje oficeri dhe komunisti, dhe ç’eshte me e papranueshme , dhender ne nje familje nga zona e pare operative :v::v::v::v::v:

aleko

Jeni bo tamom si celulat e PPSH-se nga ku thureshin dhe dilnin biografite e te deklasuareve. OUUUUUUUUUUUUUUU thirrini mendjes o pleq matuf! O funderina qe jetoni akoma me mentalitetin enverist. Ka 27 vjet qe ka rrene regjimi diktatorial dhe ka 32 vjet qe enveri nuk jeton. Nje brez tjeter tashme eshte rritur dhe ka per t’ju zhdepur me shpulla pas qafe. Apo se keni edhe te majmur nga babezia e ushqimit te tepert. Edhe 4 vjet te tjera si qen rrugesh, do tju bejne mire te ulni kolesterolin dhe mullen se dukeni sikur jeni me bar. Ju jeni tamom tamom baxhellat e demokracise.

Alba2265

PS eshte ekipi shpresa I ppsh ajo dihet ,por PD ka vendosur t’ua jape ndeshjen aforfe😀

kapo

Dekretimi i Xhafajt/ “Shpërthen” Visar Zhiti: Nishan pa nishan, je një hiç-president, ik sa më parë!
…sipas një version koridoresh brenda PD-se thuhet se tërheqja e Nishanit ne minutat e fundit eshte e lidhur me presionin e grupit që nuk janë në favor të agravimit të mëtejshëm të krizës politike dhe duan te hane rehat paret qe kane bere ne vite.

Alba2265

Eshte mbushur shtypi me shperthime mer jahu.shperthen mesilda,shperthen fevziu ,shperthen kreshnik spahiu .jane bere si shperthimet e pjerit pasi pi raki me hudhra :smile:

ACDC

Niko Peleshin e njoh personalisht.
Nuk ka te beje fare me bllokmenet bile ne 2003-2004 ishte kandidat per kryetar te PD ne Korce.
Per te tjeret ke te drejte.

Eugene

Kapo paska harruar Kacin e Zi

Tirondon

Lol…Diktatura me ndihmen e ambasadoreve jo te shqiptareve! Lol

Tirondon

Kane. ber krime keta 31 vet ? Prandaj votoni shpejt Vetingun e amerikaneve dhe futini ne burg ne kane kryer krime ! Lerini siteminin e biografive po shikoni aftesine e tyre per te zgjidhur problemet ekonomike kapitaliste sociale duke vendos standarte te meritokracise dhe jo njerez te paafte me biografi te "mire"qe dine vetem te bejne Politik klasore , te deshtuar pa efektivitet ! Mjaft me ju doli kallaji boja ! 27 vjet ne prove duke genjyer me chekun e bardhe duke e kthyer Shqiperine ne vend te pare per emigracion njesoj si Siria afganustani pakistani afrikani aziatiku kurdistani …boll me ! Keni deshtuar !

kapo

shume shpejt do ti provohen edhe ne gjyqe

aleko

Po mire o devolli pse per Niko Prejleshi nuk influencohesh se cfare thone te tjeret (gjithmone per te keq) dhe per te tjeret qe nuk i njeh i beson se cfare thone? Kjo tregon se ti si pjesa tjeter e felliqesirave te PD-se jeni frymore me 2 fytyra, pra depseze!

Pjer

Ore djema, po ter keto dite po merremi me Palloshin, Sozine, Avokatin, Doktorin, Torturuesin. A nuk ka Shqiperia njerez te tjere, forca te tjera me te cilat duhet te merremi.
Pse nuk flitet per dy levizjet e reja politike, ate te Bojaxhiut dhe ate te ish te perndjekurve politike.

maksmeto

Le te supozojme se PS-ja, eshte ashtu sic thoni ju, partia me demokratike ne vend, kurse PD-ja, nje parti qe ‘somehow’, eshte trashegimtarja e vertete e diktatures dhe ne perkrahesit e saj jemi “some kind” terrorista, regresista te dhunshem etj etj. Bukur shume, ne ju themi, qe jemi te kenaqur, qe pushtetin ta keni teresisht ju, bile dhe opoziten ta zgjidhni ju sipas shijeve tuaja. Nuk do dalim as ne protesta e as do ngjisim trakte, sipas stilit vlonjat. Thjesht do presim dhe kjo do te jete menyra jone e te berit opozite. Nese nuk duroni dot per “kundershti politike” merrni “avukatin” dhe “topet” tju bejne “oponence” ne parlament. A e kenaq kjo deshiren tuaj, sepse une ju siguroj qe L.Basha nuk ben dot pa mbeshtetjen tone.

aleko

Makso, pra ti po thu qe ju jeni bo si delet? Te urta, te buta, te durushme, aspak te frikeshme etj. Po a i ke degjuar apo lexuar fjalimet e lulit keto 2 muajt e fundit? E une dua te besoj se ato qe ai thote i ka seriozisht se eshte kryetari i nje force politike e rjeshtuar e dyta per nga numri i perkrahesve. E nese eshte keshtu, fjalet e tij mbartin vetem destabilitet jo vetem politik por edhe teritorial, edhe etnik po te duash ti. Pra, ai po gricet per te provokuar lufte midis shqipetareve. Dhe pse? Kete pres une nga ty. Na e thuaj ti pse-ne e lulit, e pastaj jam dakort qe te kalonini ne pozicionin “pass” sipas regullave te letrave te bixhozit.

korriku

jo me Majlinda Bregu tha i dolen pa dashje Lulit ato kercenimet.

As vete s’e mori vesh Luli si i dolen ato llafet pra s’e kish megjithemend.

pune tip shkau gau mnjfjl.

maksmeto

Une nuk jam as ne poziten e as ne mendjen e Lulit, keshtu qe nuk flas dot per te. Une them, qe nuk ja vlen barra qerane, te sakrifikosh aq shume per ate popull, qe e do me shpirt te keqen. Me vjen pak keq per ate pjese te popullsise, qe megjithese e di, kush jane njerezit e fasadave dhe demagoget, nuk kane rrugezgjidhje tjeter, vecse te pranojne verdiktin e “shumices” qe per arsyet e veta, zgjedhin te kene ne krye, njerez jo vetem pa integritet moral, por dhe te provuar te jene te lidhur ne gjithfare formash me te keqen.

jps

Lart e me lart komunistat! Tani beni revolucion pas 45 vjetesh!

ACDC

Edhe ne 1944 diktatura u vendos me ndihmen e ambasadoreve.

Sic e thashe PD ka qene e parakoheshme per shqiptaret,ndryshe nuk votonin per PS ne korrik 1992,kur PD kishte vetem 6 jave qeverisje…

Shqiptaret vdesin per diktaturat e majta Keshtu qe le te korrin ate qe mbollen.

maksmeto

Te huajt shohin intetesat e tyre, asnjehere nuk jane te interesuar per nje Shqiperi demokratike. Fakti qe mbeshtesin pergjithesisht E.Ramen, tregon indirekt te pakten, se cila pjese e politikes nuk punon ne favor te vendit.

aleko

Ketu e ke gabim. SHBA-te mbeshteten Berishen direkt mbas 21 Janarit (ambasadori e quajti “burre shteti”) per te mos pershkallezuar konfliktin qe mund te conte ne lufte civile. Dhe kete e bene sforcerisht. Por nuik mund te gabojne per here te dyte. BE-ja dhe SHBA-te nuk eshte se mbeshtesin Ramen si individ, por mbeshtesin te ardhmen e Shqiperise drejt perendimit. Rastesisht edhe Rama gjendet ne keto perpjekje per te europianizuar vendin e tij. Nejse, ky eshte mendimi im, dhe une thjesht nisem nga deklaratat qe bejne here pas here titullare apo perfaqesues te qeverise amerikane dhe te BE-se. Ndoshta ti di dicka qe ndodh mbas perdeve dhe keshtu mund te kesh ti te drejte.

jps

O Aleko ti mundohesh te aplikosh llogjike me njerez qe ose ju mungon ose nuk duan ta perdorin llogjiken. Eshte e kote!
Ai fshatari tjeter thote PD ishte parakohe, ky tjetri thote ambasadoret na e kan me hile…

Cecua

Kaq e kishte dhe imperializmi amerikan. E hongri!

Pjer
gjembi

Pjer, dy binjaket Thomai do te jene pjese e kesaj partie?

Pjer

Nuk e di, por ti si admine, fare mire mund te sillje ndonje artikull per forcat e tjera, se na u bo koka daulle nga PS e PD .

gjembi

Sille vete Pjero, mos ki turp. Ketu kontribuojne te gjithe. Po ta kalon binjaku, solli 3 shkrime me bresheri.

maksmeto

Ne shqiptaret jemi shume pasionante, sidomos ne politike, kurse bota leviz vetem ne funksion te interesave. Kur Enveri thoshte " Bota na ka hale ne sy", kishte njefare te drejte, pavaresisht se ai e shihte ne kendveshtrim ideologjik atehere. Ideologjia jone atehere dhe interesat nacionaliste te rritjes tani, jane pergjithesisht kunder interesave te miqve tane, pa folur per armiqte. Edi Rama me sorroizmin e tij dhe me politikat oportuniste- mafioze, eshte njeriu i duhur per te drejtuar Shqiperine, ne syte e “miqve” Perendimore.

aleko

Cfare eshte soroizmi Makso se e kam degjuar shpesh kohet e fundit por siqerisht nuk e di se cfare perfaqeson. Eshte gjo e keqe? Se edhe ne Maqedoni keshtu thone; qe eshte Sorosi qe kerkon ti beje keq maqedonasve duke favorizuar shqipetaret.

maksmeto

Soroismi eshte nje praktike e ndyre, qe zbatohet ne emer te neoliberalizmit, qe me para cenon integritetin e demokracise, duke blere aktore politike ne poste kyce, qe ne kembim shesin interesa te rendesishme. Besoj kaq e dine shume njerez.

aleko

po pse cfare interesi ka Sorosi ne Shqiperi? Po ne Maqedoni mos valle kerkon ti beje shqipetaret te barabarte me maqedonasit? Nese eshte keshtu, ai duhet pergezuar!

maksmeto

Sorosi ka interesa ngado, por une nuk e di qellimin final megjithese e marr me mend. Ne Maqedoni eshte Gruevski ai, qe bertet se Sorosi, po na zbatoka praktika ne interes te shqiptareve, por dhe vete Gruevski, nuk besoj se e beson kete.

jps

Po kjo eshte praktike qe zhvillohet qe nga fillimi i njerezimit i Makso, nuk eshte e re. Mos u rreni nga fantazma, behuni praktik.

jps

Identik te njejten retorike ndjek edhe Vucic ne Serbi ku aludon se Sorros po nderhyn duke luajtur politika ne favor te shqiptareve. Nje njeri me pak sens e kupton qe Sorrosi eshte thjesht nje justifikim.

aleko

Kesaj i thone te besh politiken e serbit edhe ne shqiperi. Megjithese, kjo ka qene politike konstante e sali berishesh pergjate gjithe kesaj periudhe 25 vjecare pa ju dridhur aspak qerpiku.

Fikret

Qeka çu mafmur kryetari i qeverris se pergjumur :frowning:

maksmeto

Per Soros nuk dua te flas shume, sepse ai luan loje interesash te medha qe kane te bejne me vete Ameriken. Por kjo e fundit, e ka humbur busullen dhe nuk po di si te trajtoje vendet aleate, por po lejon gjithfare rrymash te influencojne per interesa te tyre.

kapo

dy nga tre dordolecet e protestes u detyruan te largohen nga qeveria …ka mbetur i treti dhe i fundit :smile:

Albano-id

Le te jemi te sinqerte me shqupin dhe veten, pd ka fryke te hyje ne xgjedhje se aktualisht i humbet zgjedhjet rendshem, perndryshe shqupi nuk do kerkonte shtyrje.
Jo cannAbisi, jo vota elektronike jane thjesht alibi. Shqupin nuk e votojne se thjesht e shohin si alternative me te keqe, so simple…
Pasojat e kesaj sjellje tw Pd jane shtyrja e vettingut, streha per plehrat e drejtesise etj etj
Per mua sjellja e shqupit eshte humbje kohe, vetevrasje

aleko

Problemi qe kerkon nje zgjidhje eshte: te behen zgjedhjet qofte edhe pa PD-ne dhe satelitet e saj, apo te mos kemi fare zgjedhje. Une them qe procesi i zgjedhjeve eshte me jetesor se mosmarrja pjese ne menyre te vullneteshme e PD-se. Ne fund te fundit, 4 vite ikin shpejt kur ke nje shtet demokratik dhe nderkohe PD-ja mbase riperterihet duke qene jashte parlamentit per ca kohe… Si thoni?

Albano-id

Asgje nuk ndodh nese shqupi nuk hyn ne xgjedhje dhe prova per kete eshte 97 qe ndodhi jo si pasoje e 96, pra praktikisht vjedhjes se zgjedhjeve dhe bojkotit ne mes procesi nga opozita atehershme, por e krizes ekonomike te humbjes se kursimeve nje vit me vone…pra asnje katastrofe nuk ndodh nese shqupi nuk hyn ne zgjedhje, zevendesohet nga banda tw tjera brenda dites dhe jeta vazhdon me e qetw se me pare. Vete simpatizantet e shqupit po ti vesh re jane me indiferente se me pare, qofte dhe me i flakti i cadres, apo cu ndrin faqja nga te ushquerit si topce jane te gjithe…
Sbesoj se ndonje nga ata do sakrifikonte me per karrigen e sali berishes.

varik

Pedeja do i humbiste zgjedhjet para ca muajsh, por vizioni cader liridashes i bashes i ka nderru gjonat. Shqipet e dite se ka opozite vendi tani, ju dine edhe adresen

maksmeto

100 % dakord. Kjo do i heqe dhe alibine Edi Rames, qe 4 vjete jane te pamjaftueshem per te pare rezultate, a thua se Berisha kishte 100 vjete ne 2009- n kur Edi Rama e ktheu permbys Shqiperine, qe kulmoi me demonstraten e 2011-s, me te njejtat argumente kunder pozites.

kapo

A PO E FINANCOJNE RUSET MERE BAZEN DHE GAZETEN “TEMA” PER PROPAGANDE ANTI-AMERIKANE?

Balzac

Vetem hallen dhe djalin e dajes kishte takuar 1 jave ne Amerike. Po i qujtet personalitete edhe ato jeni tamom mall cadre.

gjembi

Sorosi, kush tjeter?

46and2

sa qef e keni mallin mer shok, nuk leni vend pa e permen. parti mallistesh tamom jua kane gjet. vetem droge e plena per 4 vjet, plot… edhe ashtu si i thone atyre modernave te partise juj, edhe transa plot.

ACDC

Gazeten Tema e financon ai plehera qe ka Taivanin ne Tirane.