E pse na u dashka Edukimi mediatik?

Natyrisht, një qytetar nuk mund të dijë gjithçka për gjithkënd, por në një vend të vogël si Shqipëria, të mos dish se kush po të informon është një naivitet flagrant.

1 Like

Artikulli i Blendit me pelqeu. Blend ti kerkon ;
" …Ndaj sot është shumë e rëndësishme që ashtu sikundër kërkojmë që të kemi një media cilësore dhe të ndershme, duhet të kemi qytetarë konsumatorë të medias të cilët dinë të kuptojnë, analizojnë dhe kritikojnë lajmet që marrin. Me fjalë të tjera, nëse media përpiqet të na e hedhë, na duhen qytetarë që i njohin hiletë e saj…"

Keta mund ti gjesh ketu tek forumi jot, thjesht jepu mundesi.

" …Pikërisht këtu qëndron nevoja për gazetarët profesionistë, të pandikuarit politikisht, që nuk autocensurohen e nuk tremben…"

Ketu jam une, me jep teseren a karten e gazetarit korospodent, te pakten.

1 Like

Ti Pjer je gazetar profesionist? Apo nuk e di cfare do te thote profesionist?

Se sa do mbyllja kompjutrin e dashur, se ora shenon 23,15, une nuk jam gazetar profesionist, por mendoj se punen e gazetarit e bej me mire se ata “profesionistet” qe ti mendon apo qe jane aty per nje cope buke. Megjithate, si modest qe jam, i kerkova Blendit ketu, karten/teseren/librezen (se nuk e di si quhet) e gazetarit korospondent, si dikur qe kete te drejte (karte/teser/libreze) ia jepshin dikujt ne rrethe, qe njihej apo mbahej si biçim gazetari a intelektuali, dikujt qe shkruante e qe ish bere i njohur te pakten ne ate rreth.
Pra siç te kane dhene ty, Xixes, te drejten (karten/teseren/librezen) e administratores/rit te Peshkut.

1 Like

Blendo ti ben mire qe edukon lexuesin apo audiencen per lajmin, burimin, faktet etj. Publiku shqiptar ka shume nevoje per ca linja drejtuese per keto qe thua mesiper. Por ti mund te besh dicka me teper se kaq ( ne mos gaboj drejton nje emision ne mengjes). Ndoshta cdo dite ne emisionin tend te sjellesh nje shembull frymezues nga nje shqiptar i thjesht ne atdhe. Mund te jete nje fermer qe investon ne Shqp, nje mesues/e qe ka menyre te sukseshme per te inkurajuar te.rinjte, nje.polic te ndershem qe nuk “gjobit” shoferet por i edukon ata, nje mjek, nje taksist, nje tregtar qe ndihmon dike. Pra shembuj pozitiv qe japin shprese dhe krijojne ndjenjen e perkatesise te komuniteti. E besoj qe mund te jete e veshtire te nisesh nje rrugetim te tille por perfitimi shoqeror nuk ka te krahasuar.
Ps. Mos ma merr per ters e as sikur po te tregoj arat, thjesht duke ti shkruar ty ia kam thene vetes time njekohesisht.

1 Like

Jam dakort dhe une! Kjo eshte shume me pozitive sesa dhenja e kartave gazetareve false.

E pse mos na duhet!?

Ore djema, po pse more e hoqet komentin tim, sikur nuk ofendova njeri.

Nuk ta kane hequr Pier, vetem e kane zbehur pak. Por ai/ajo qe eshte kurioz ta lexoj mundet.

A ha, ok, ne fakt Aleko, athere i kam dhene disa ide Blendit, e nje nga idete (qe ia percolla nepermjet Peshkut) ishte, qe ai te theriste çdo jave nga nje specialist vendi per nje fushe te caktuar, psh, ndertim, e nje specialist emigrant qe punonte po ndertim, e te beheshin/shpaloseshin te dy eksperiencat, e javen tjeter te therriste nje specialist te nje fushe tjeter, psh, bujqesise, e keshtu me rradhe, turizmit, ekonomise, pedagogjise, hidraulik, etj.
Po te ishte ber kjo gje, sot ai do kishte audience jo vetem te madhe, jo vetem shum simpatizant, por edhe shume vota per te, sepse njerzit do mesonin shume nga programi/emisioni i tij.
Thjesht, vetem une te dilja aty, perballe guvernatorit te BQ, apo kujdo qofte, populli do mesonte shume me teper se mendja/kapaciteti i drejtuesve (politik-berseve, vendim-marrseve) aty.

2 Likes

Ke shume te drejt Piero. Njerez te thjeshte si ti por me zemer te madhe i duhen ketij vendi me shume se kurre.

1 Like

Dhe nuk eshte puna thjesht tek ajo çka do mesonin, por tek ajo qe do vinte me mbrapa, kthimi i ndergjegjes se tyre drejt nje fryme te re, qe do ishte per te miren e tyre.

Blendi,

Në thelb; ajo çka ti thua në këtë shkrim është (më korrigjo nëse gaboj):

“na duhet një farë edukimi për të përballur informacionin që marrim në mënyrë të vazhdueshme - bile të dhunshme, nga mediat. Përse ky edukim? pêr të ndarë koqet nga kashta, sheqerin nga shapi; lëngun nga llumi - pra, të dobishmen nga e panevojshmja, Sepse mediat për hir të natyrës të tyre, për hir të interesave mediakrijuese, të palëve që ato janë zëdhënëse - ndërkohë që informojnë, dezinformojnë; ndërkohë që përçojnë disa të vërteta, përhapin rrena; ndërkohë që qendërzojnë vëmendjen e publikut drejt disa problemeve thelbësore, shpërndajnë atë vëmendje drejt detajeve të zhurmshme…”

Në se jemi të një mendjeje me këtë përkufizim, më lejo të vijoj më tej:

Pb nr. 1: kur ky përkufizim krejt racional - bile i ndritshëm, vjen nga ana e dikujt që bën karierrë brenda kësaj sfere, që ha bukën e mediave, mua më krijon një problem. Pasi, nuk di se nga ta kap këndvështrimin tënd - është i natyrës morale, apo i natyrës qytetare, është refleksion teorik mbi çështjen apo sjellje militante? Troç muhabetit, në aktivitetin tënd praktik, ti teorizon apo vepron?
Duke u nisur nga shprehja tënde:

Pikërisht këtu qëndron nevoja për gazetarët profesionistë, të pandikuarit politikisht, që nuk autocensurohen e nuk tremben.

të jepet ideja se bëhet fjalë për logjikën e “medias indipendente - (politikisht) të pavarur”. Cka të bëjë në këtë rast etiketa “profesioniste”?

Pb. nr. 2: lidhur me këtë edukim mediatik që ti profeson. Ti hedh thjesht një ide por e le atë vjerrë, nuk i shkon deri në fund.
Personalisht mendoj se edukimi mediatik është thjesht pjesë e një edukimi qytetar - civil, i domosdoshëm për t’u orientuar në botën e sotme demokratike ku çdo qytetar zotëron fuqinë e votës. Por edhe ky i fundit është pjesë përbërëse e edukimit të përgjithshëm - e kulturës, që jepen nga nxënia, nga dija, nga librat, më tej nga shkëmbimi i ideve dhe mendimeve - nga debati qytetar.
Përse nuk projektohesh në këtë lëmi? përse nuk e shtjellon idenë tënde deri në propozime konkrete?

Nuk e di si duhet ta kapim, pasi une shkruaj hem si njeri qe merret me media, hem si prind, hem si qytetar dhe nuk i ndaj dot keto kur shprehem - ky eshte ndoshta nje difekt imi. Megjithate, “Media literacy” qe ne ne shqip e quajme “edukim mediatik” (alfabetizem mediatik sikur s’rri) eshte koncept nja 50 a me shume vjecar. Dua te them, nuk eshte nje ide e imja por praktike tanime. Ne angli dhe ShBA Media-Lit eshte bere pjese e kurrikules shkollore. Une kete do te doja edhe per Shqiperine dhe jam duke punuar bashke me te tjere qe te cojme “Policy Papers” ne qeveri qe ne gjimnaze ne te ardhmen e afert, nxenesit te mesojne si t’i kuptojne, analizojne dhe si te bejne vete media. Ne shekullin e 21-te kjo eshte jetike, nisur nga ndikimi i pandalshem i medias mbi individet.

E pra pikërisht kêshtu duket filluar kapja, duke thënë:

  • unë jam njeri që merret me media por njëkohësisht edhe prind edhe qytetar dhe besa nuk e di, cili është këndvështrimi më i mirë për ta kapur këtë gjë.
    Por ajo çka di është se media… (ajo çka ke thënë), sikundër besoj gjithashtu se zgjidhja e këtij problemi vjen nëpërmjet “media litteracy”, e cila është pjesë e atij edukimi… etj… etj…

M’a merr mendja se përçimi i idesë vjen më i qartë atëhere kur shqetësimi qytetar ndërthuret me sinqeritetin profesional.