Eastern («Western» – film gjerman me regji te Valeska Grisebach)

Cemetery of Splendour duhet te jete fantastik ne ekran te madh (qe s’kam pas mundesine), gjithsesi sh i bukur por jo aq i kollajte. Gje e mire qe eshte blogu i cili ndihmon (dhe sugjeron).

Aquarius eshte film çarmatoses (sepse mbahet mbi të gjitha nga loja é nje aktoreje, dhe aktoret kanë armet é tyre kur luajne - prej nga çarmatosës). Por DHE regji (mizaskene) ka goxha ai film (unë adhuroj pjesen é parë, ate të viteve 70). Dhe mbylljen!!

Ka qene në top10 tim të 2016 (por ‘review’-ja për të ka humbur…)

nje vleresim nga review e Aquarius qe ka shpetuar “gjalle”

por ajo qe bie mbi te gjitha ne sy eshte atmosfera douce-amère (bittersweet) e filmit

Cahiers du cinema e paskish vene ne top 10 2017. Twin peaks e ri te Lynch. Une vete ende nuk i kam hedh nje sy se ajo seri me duket epope me vete. Misticizmi i lynnch duket se permblidhet.

9EB7068A-2238-4971-84F9-0BF92D658262

Nga 12 numra revisite të ketij viti, Cahiers i ka kushtuar (ne kopertine) 3 prej tyre sezonit te trete te serise « Twin Peaks ». Kaq do mjaftonte per te kuptuar jo vetem adhurimin por interesin e revistes per eposin e fundit Lynchian.
Nuk e kam pare. Se pari se do kohe (nese nuk gaboj, zgjat rreth 22 ore) por edhe sepse pervec «Fire Walt with me » (filmit të bazuar ne serine ne fjale), nga vete serite, më duket se kam pare vetem 3 a 4 episode nga sezoni i pare, nderkohe qe ai permban 8. Sezonin e dyte nuk e kam prekur fare. Pra nuk jam i sigurte nese ben sens ti futem sezonit te 3, nderkohe qe nuk kam pare dy te paret (pasi skenari, narracioni, qofte ky EDHE Lynchian, ka rendesi tek serite, biles eshte pothuaj gjithshka). Po aq i pa sigurt per kete gje ishte nje i njohur qe i ka pare të gjithe episodet e dy sezoneve te meparshme (e qe po ashtu e ka vene Number One te top10 te tij 2017 kete sezon te fundit).
Qe une jam refraktar ke zoti ndaj serive, kjo u mor vesh por prap, jam cik kurioz per kete sezonin e fundit (kam lexuar qe ‘imagjinata’ e Lynch shkon vertet larg ne te 18-a episodet e tij dhe mbyllja eshte… :astonished::astonished::astonished::astonished:

2 Likes

I hodha nje sy shpjegimeve te serise twin peaks ne youtube( ka mjaft video qe perpiqen tia dekodifikojne kuptimin) qe jane mjaft te koklavitura kur nuk ke pare serite e para, se me habiti fakti qe cahiers i ka kushtuar kaq vemendje kete vit, u hedh nje sy here pas here kopertinave. Sight and sounds me duket nuk e kish perfshire.
Po shof mos gjej keto te tjerat, dumont e kelly, e hong he per he.

Sille nese e gjen listen e ‘Sight & Sound’.

ps: nga kjo e Cahiers, vetem ‘Certain Women’ nuk kam pare. Mu be qejfi qe figuronin Shyamalan dhe «Get out », edhe pse e dija qe i kishin mbrojtur fort keta dy filma, sidomos te fundit. Sa per «Good time » isha i sigurte.
PS2: edhe pse i nominuar nga disa prej 12 apostujve, më fal, kritikeve te revistes, «Nje grua e re» (Jeune femme) nuk ka mundur te hyje ne 10shen finale. Gjynah se, me gjithe Kameren e Arte në Kane, nje gje e tille do e ndihmonte çik me shume regjizoren te gjente më lehtesisht fonde per filmin e saj (te supozuar) të radhes (listat e fundvitit jane goxhà të konsultuara nga producentet e kinemase indipendente- gje normale)

me twin peaks mendoj se nuk ka nje perqasje lineare apo te logjikshme. just do it. e fillova sezonin e trete, por e ndalova pasi do nje fare perqendrimi me te larte se nje seri e zakonshme/se dy sezonet e para.

Duhet te jete pikerisht kjo arsyeja pse «Cahiers du cinéma », ndryshe nga dy sezonet e para, e konsideron sezonin e trete më të afert me kinematografinë (le cinéma) se sa me serite televizive (zakonisht, skenare të kthyera ne pamje) dhe per hère të pare, vendos nje seri televisive ne tradicionalin top10 te fundvitit (number one, per më teper !!)

Listat e fundvitit jane nje festival me vete filmi sidomos Cahiers.
“Get out” nuk e aprovoj dhe vazhdoj te mendoj qe ai film eshte racizem ( i orientuar ne kah tjeter tashme) dhe pse i mbuluar me dantella artistry-e.
Me vika keq qe 'Western"-i gjerman s’ia ka dale (dhe pse flas pa e pare).
Nga Lynch, rastesisht po merresha me Inland Empire pardje, dhe tmerresisht i veshtire me duket (nje shkalle te tille veshtiresie kam hasur me Antichrist te LVT). Seria 1re dhe 2te e Twin peaks jane pare, por me c’kujtoj zbehej interesi drejt episodeve te fundit te sez.2.
Mjaft autore amerikan ne liste, numurova nja 5.

certain women e pashe dje, ka tre intriga te ndryshme te nderthurura. Ajo qe pashe, filmi shihej kollaj, pershfaqet mjaft mire, pa shume fjale
Klasifikimi sight and sound vjen dhe me nje nje kolazh video por edhe si renditje, ka mjaft me te cilat nuk do biesh dakort ne to si the sacreed deer, juria duhet te kete qene me heterogjene.

video

1 Like

Alban, eshte dhe çik çeshtje visibiliteti kjo puna é listave sepse nese nje votues NUK e ka parë filan film, automatikisht shtohet mundesia qe ai të MOS figuroje në liste. Keshtu qe mu be shume qefi qe “Western” JO vetem figuron në të, por ka nje vendi sh sh të mirë !! (nderkohe qe filmi, në nje vendi sh kinofil si Franca, ka dale me pikatore - bej hesap në vende të tjera).
Lista eshte é mirë pergjithesisht. Sigurisht, ka brenda tmerre të tilla si “Loveless” (ta kisha perballe regjizorin, të vetmen pyetje qe do i beja do ishte : "ore, kush je ti qe etiketon jo vetem personazhet e tu por nje gjenerate të tere si të-pandjenje, si “zero-dashuri”??) por edhe shume nuk habitem se psh në France nje pjese jo neglizhuese e kritikes pseudo-intelektuale e ka levduar në kulm si film).
Më behet qejfi për “Good time” sepse vellezerit Safdie heqin picir për të gjetur fonde për filmat é tyre (të rralle, sh të rralle !!) si dhe për “120 BPM”, film sh i mirë francez (Grand prix of Jury në Kanë kete vit) qe ka meriten të evitoje natyralizmin, semundje fort e keqe e kinemase aktuale indipendente

Nga ana tjeter, mungesa é filmit të M Shyamalan (Split) në liste nuk më habit (edhe pse jam 100% i bindur se të gjithe kritiket e kanë parë si film) sepse Shyamalan eshte kontraversal pra, pikerisht ata qe adhurojne tmerre të tilla si “Sacreed deer” (sikur NUK é pashë në liste ??! - aq më mirë xhanem) apo “Loveless” apo nje tjeter tmerr qe figuron në vend goxha të mirë në liste (You Were Never Really Here), janë po ate qe i bejne gjyqin Shyamalan-it (si më demek regjizor hilacak !! pffff…).

ps: “Paterson” i Jarmusch konsiderohet si film i 2016. Në France doli në fund dhjetori të atij viti por unë é pashe në janar të 2017 keshtu qe do é llogaris për kete vit. Fundja edhe Sight & Sound ja ka fut me top sepse vjet é kanë vene “Moonlight” te dytin në liste, ndersa kete vit é kanë rivene prap (si të 19in). Lind pyetja : dy vjet rresht i njejti film??
:grinning:

Edhe “Personal Shoper” figuroka edhe tek lista e 2016s, edhe tek e 2017

Lemsh hesapi

perjashtuar tre-kater syresh (twin peaks, western, good times, let the sunshine in,) nga Sight & Sound ndoshta do shihja punen e Guillermo Torros, tjeter gje sikur s’nuk. Aq me teper “Moonlight” apo “I’m not your negro” te cilet se bashku me “Get out” kam pershtypjen do jene mesazhere te nje reflektimi te paplote mbi racizmin dhe te rene ne akademizem mbi ate fenomen.
Sight &Sound paska “Silence” te Scorseses, ne fund te 25-shes. Non-reliable si reference sivjet, me gafa te listes me perseritje titujsh…

I bie qe te kesh pare te gjithe episodet e sezonit te pare dhe te dyte ??
Nese po, mos hezito te shikosh sezonin e trete (aktualin). Do ishte gjynah mos e shihje !!

1 Like

shpresoj ta shoh se shpejti
Dy te parat shihen me qejf dhe shijojne tej mase saqe nuk e ndjen kohen.

Ama se pari ajo duhet gjetur.
Koha pra mo
:wink:

kohe s’ka as ketej por Twin peaks vetem sa ta fillosh, dhe do kesh te besh me nje indulgjence e cila pastaj do te shtyje te harrosh detyrimet e tjera.
Amazon prime e dispononka sezonin “The return” (tarife jo e keqe per nje vit te tere mundesish - te kufizuara ne sasi e cilesi megjithate - filmi, muzike, libri, e njecike skonto ne blerje online)