Ne nje lajm i cili sapo ka dale mesohet se ylli i Realit te Madridit eshte paditur sot nga prokurore spanjolle per vepren penale te fshehjes se pasurise me qellim shmangien e taksave. Sipas raportimeve, akuza eshte se Cristiano ka mashtruar autoritetet e taksave ne nje vlere prej 13 milione eurosh, midis vitit 2011 dhe 2014. Te ardhurat ne fjale lidhen me perfitimet qe Ronaldo nxjerr nga imazhi nuk lidheshin me ekipin.
Me heret ylli argjentinas i Barcelones, Messi dhe babai i tij u denuan me 21 muaj denim te pezulluar me kusht, per akuza te ngjashme. Ligji spanjoll tenton te shmange burgun per ata qe e kane shkeljen e pare ne krime jo te dhunshme. Ndaj gjasat jane qe nese akuzat qendrojne Ronaldo te paguaje nje shume te majme.