Edi në televizor dhe ndodhi të tjera në orbitë

Kryeministri Rama mund ta konsiderojë median “kazan”, por ndoshta këtë e thotë nga këndvështrimi i dikujt që i adhuron kazanët, siç do t’i dukeshin kazanët një kazanxhiu, për shembull. Në ditët përmbyllëse të fushatës Edi Rama është shfaqur në televizor me qindra orë në dhjetra kanale, duke prekur një rekord shikueshmërie të panjohur më parë. Premtimi i tij, se nuk do të dilte aq shpesh në televizor sa Berisha tani është i papërdorshëm edhe si premtim i pambajtur. Ç’ta kujtosh?!

Thashethemet dhe matjet e shikueshmërisë (këto të dyja janë shpesh e njëjta gjë) thonë se kryeministri ngre audiencat, numrat. Normale, krahasuar me të ftuar të tjerë akoma më të parëndësishëm se ai, audienca e një programi do ishte më e madhe, por të kesh të ftuar Ramën ndërkohë që Rama është i kudoftuar nuk përbën asnjë veçanti. Edhe publiku, nuk shoh sesi do ishte kurioz të dëgjonte materialin që kryeministri reciton prej javësh me përpikmëri. Sa herë mund ta shohi njeriu një film? Megjithatë, nuk imagjinoj dot një pronar mediash që t’i mbyllë derën. Kshu’ jan’ k’to pun’.

Për korrektesë, kryeministri nuk është i vetmi politikan që përdor mediat për fushatë. Në një kohë me të, në kanale të tjera shfaqen Basha, Meta, Veliaj, Vasili, Blushi, Berisha etj. (Partitë e vogla s’i qas më njeri), ama askush nuk ka shkuar në më shumë programe se Edi Rama, në disa dalje madje, dukshëm i lodhur nga dita e kaluar rrugëve në fushatë. Ai është i gatshëm të shfaqet në çdo program, edhe kur nuk janë prerë për trupin e tij. Sepse sado që e shan dhe e urren. Ai ia di të mirat “kazanit”.

Kryeministri i kudogjendur në tv:

1 Like

Gjen shesh ben pershesh! Mire ben qe del vend e pa vend, kush do ta ndaloj???

3 Likes

Tani periudhe fushate eshte. Sic tha dhe shoku me lart, mire ben. Kur e kane bere sistemin qe partia te identifikohet me kryetarin, natyrisht qe ai do dali te shese programin. Deputetet e zones sime une s’i njoh. Pas fushate nuk do dali me aq shume, llaf nga brenda.

1 Like

O kopjac :joy:

1 Like

Ti Blendi po thua qe po lepin kazanet?

Edhe Blendi e paska lexuar Xhipin.

Deleve, duhet t’u vësh qen që t’i mbledhësh. Qeni, është ai që leh (a nuk dëgjoni shpesh të lehura nga TV juaj?). E lehura e qenit për delet është komandë e brendashkruar në kodin gjenetik, ato duhet thjesht të binden. ()

Ça te bejme, shoqeria te prish thote populli shqiptar 5here me inteligjent se shume te tjere :grinning:. Gjithesesi duhej ta kisha deklaruar autorin e shprehjes :grinning:. E pranoj kabimin!

Ankohuni …ankohuni qe ju Begenis Gjigandi ne televizor e u rregullo Ratings bosave te Medias…i keni pa gazetaret qe e intervistojne sa orgazmik jane para Gjigandit ne boten e tyre fshatareske???

Te Shtunen fillo heshtja elektorale e do shpetoni por kom frik se nga e hona do u ankoni gjene juve, se do u morri malli per shakate e kripura te Edvinit…
Si thote njoni i Ka Kapitalismi keto…une do shtoja i ka Kotesia e Jetes keto.

He moj Gjembi ta dish ti cere bohet atje. Te gjithe konkurojne e slen gure pa levizur kur do ju vije Gjigandi ne Studio, apo zbukurohen e pispillosen per diten e modhe. Po kan ene xhelozina me njoni tjetrin.

Keta nuk jan thjesht Kazan por jane Sulltanat me Sulltaner e Sulltanesha kudo qe hedh site. I kane ekranet Dritare problempersonalzgjidhese.
Arjan Cani boni lufte te modhe me Edvinin per vete dhe 10 000 vete qe taksohen 23% ne Shqiperi…Gjate intervistes Gjigandi i premtoji me gjysem zeri qe do ja u ulte taksen ne 18%…jo keq per familjen e Canit.

Ylli Rakipi bonte si nevrik dhe i kerkonte llogari Rames pse Lulthimi nuk i vinte ne te Paekspozuarit…Ajo Xhuljeta jote pse nuk vjen tek une ju Lebetiste Edvinit. Edvini me thon te tjeter ja ruante nerin Xhuljetes dhe i thoshte… Mir ta Bo… intervist e cfare interviste.
Po kur ene Ermal Mamaqi, te rinjte me pak fjale i ankohej ene ai Edvinit pse Lulthimi nuk i kish ardh en interviste. Jane Sulltaner ne bahce te tyre thuj cte duash pa per profesionalizem e integritet kto kan dal jashte mode prej vitesh.
Gjembo Kjo e Dritanit beso ne Allah gjo dhe beso me verte qe kur pellet ai kokepeshqiri …flet vertet Zoti???

Eshte bere me tere mend i neveritshem .

E do Poplli… Brad e do Poplli… ja u qaj hallin dhe ju kuptoj juve qe nuk e duroni dot dhe ja u shpif… por popullin nuk e nderrojme dot …pra me Qetesi e Dashuri ene i 4 vjecar…:v:

1 Like

E shikojme te Henen sa e do populli , nuk i kap as 63 mandate ,nga Jugu e ka mbyt Koco Kokedhima , rreth 15 mije vete nuk e votojne me , Likja ja ka nok nja 50 mije votues sidomos nga zona e Beratit, Blushi flitet per diku tek 18 mije , 63 me mik .

Nigjo une te kam mbajt afer kto kohe se informacionet ke nja 2 vjet qe i ke anapolla…
Kur prisni shpetim prej Blushit e Kaptinmodhit me Monen apo me keq Koqo Kokedhimes… jeni me keq se imagjinohet …jeni Disaster.

Cdo gjo bo vaki e nese Edvinin se do Poplli ne skemi per ta qajt jo , me te shumtit ene ai, nderkohe ctju bojme juve…dukeni te vdekur te pakallur. Si u katandiset kshu mer Brad, kujt ja priste menia.

ka audiencen e vet edhe ky, ja e shofin pleqte mbi 55 vjec kete

Une nuk po them qe presim shpetim prej ktyne qe ti me lart permend , se fundi - fundit ne 60 i kemi ne xhep kshu si eshte katandis e majta , po thosha qe sa keq keni me perfundu . Pse me ke majt afer :joy: ti dhashe 63 deputete , se mu me dalin diku tek 55 me 100 mije vota me pak se 2013 - ta .

Mire…mendoke ene ti si Paulini qe do merrni 60 deputete…e Palloshi do morri 100 000 deputet me pak se 2013. Veq i gjo me habit me gjithe ate urejtje qe ka ne vend per Liken e Monen i cik e veshtire rritja e votave me 50 000.
Hec mo une po duroj Trumpin e mos duroj Xhuljeten e Edvinit ne Kryeministri.

1 Like

O i lebetit, kur do vish ta shikosh sheshin!?

Zeqo do vij kta dy dite dhe mu ka lut Labi me te taku , du dhe une me te taku xhanem , jo vetem prej Labit ,sheshi ka ik per lesh ?

1 Like