Efigjeni, dreri, Kubriku dhe kamzhiku (“The Killing of a Sacred Deer” – film anglez nga regjizori grek Yorgos Lanthimos)

54 postime 3908 shikime 22 nëntor 2017 në 12:29 e pasdites
korriku

kesaj here u ka prezantuar me emer ndryshe, duke ia shtuar dozen e helenizmit, nga Giorgios (te Dhembet e qenit) ne Yorgos

STALKER

Jorgos vetem emri i ka mbetur grek, sepse ‘produktet’ e tij (edhe pse duhet pranuar qe, ne pergjithesi, filmat duan parà per tu realizuar, pra kane vertet diçka prej produkti -nuk thuhet kot production, producer etj etj, por nê kete rast, fjalen produkt po e perdor ne kuptimin me te keq te fjales), pra produktet e tij jane pa nenshtetesi, pa origjine, pa… pa… pa… .

Ne princip, jo se ka ndonje gje te keqe ne kete mes. Problemi eshte tek ‘moda’ e nje productioni te tille, tek regjistrimi automatik i filmave te tille (dhe ky nuk eshte i vetmi !!) ne festivale prestigjioze filmi si ai i Kanës. U be i dyti rresht (pas “The Lobster”)qe Jorgosi proçedon ne kete menyre. Pra ja ka marre doren :wink:

Sigurisht, filmave-produkte te tille vjen nje moment dhe u del moda (behen démodé -sic thuhet ne shqip), por nje “mode” e tille, per momentin, eshte fatkeqesi per kinemane (ne vitet '90, kinemaja autoriale ka qene prekur nga nje tjeter semundje e cila ka kaluar tashme; ndofta flasim per te nje here tjeter)

Cdo epoke semundjet e saj…

korriku

meqe kesaj rradhe (apo kohet e fundit?) je zhytur ne etimologji (saqe edhe titujt, te dalin paragrafe ), ‘produkt’ ka te beje edhe me paketimin, dhe marketimin, e tregetimin, si forme shperndarjeje per akses ne mase. Do kisha paragjykimin qe filmi i Jorgos eshte i tille, i paketuar (sic e perdore vete kete fjale) me cmim festivali prestigjioz, me emra aktoresh kryesore mainstream, me subjekt global (i cili tinez mbeshtjell embrionin grek ne thelb), etj. Personalisht prova per film produkt (pra konsensuale) nga keta te Kanes, e kam, kur gjenden ne sitin e filmave ku une kerkoj. Filmi i mire zakonisht nuk gjendet aty. Dhe normal, filmi i mire s’i ka interesuar paketimi, marketimi, tregetimi i tij si forme per t’u aksesuar nga publiku. Ai e sheh ndryshe rrugen e mbertitjes tek spektatori, prandaj s’ka te beje me te qenit produkt. Pervecse produkt pune.
Lanthimos i gjenden tre filmat e pare pra, te cilet do ia shoh (por pa ngut).

p.s. Gjeta aty edhe “Loveless” te rusit Andrey Zviaguntsev, qe ti e permende ne listen e filmave te mire, pare kete vit. E kisha lene pergjysem por ky Vrasja e Drerit… me shtyu ta mbaroj dje. Gjysma e dyte krejt ndryshe nga e para, nderron rregjister dhe keshtu i jep kuptim te pares, dhe tere filmit, ishte vertet film i mire.

sa per etimologjite, “dummies” perkthyer “duduma” eshte perkthimi me i sakte shqip qe mund te behet, pervec qe edhe ngjasojne fonetikisht.
“Theror” natyrisht ka lidhje me “therje te njeriut”, por nuk shkon kollaj mendja sepse dhuna e kohes moderne nuk e pranon aq therjen e njeriut. Duke lexuar mbi filmin e animuar ne kinoditar mesova se kisha harruar fjalet shqip “vogelush /e” dhe sic e natyrshme kur takon te panjohuren, interesohesh nga vjen ajo, dhe kjo fjale qe dikur s’me vriste veshin me zbuloi te jete formuar thjesht por pazakonshem, nga mbiemri ‘i/e vogel’. Ja kaq ky muhabet se vajti gjate dhe pa ‘buke’.

STALKER

Jo, nuk kam thene qe me ka pelqyer, por thjesht e permendja si film ne listen e atyre qe kam pare kete vit. Nuk jam bere mbare te ulem te shkruaj diçka per te (po a meriton vertet me harxhu kohen??), por konstatimi yt eshte i sakte në nje pike: po, gjysma e dyte e filmit nderron totalisht regjister (ama gjysma e pare, eshte nga më ciniket e mizantropet parë ne keto vitet e fundit).

Po ulem te bej nje liste me filma-kamzhik (ose filma-predikues, eshte e njejta gje ne thelb) te ketyre viteve te fundit, por duhet me qene mazohist qe te perpilosh nje liste te tille
:smiley:

ps: vetem ta shihje se si i tharton turinjt rusi Zviaguntsev ne ceremonine e mbylljes se festivalit te filmit ne Kanë kur meson se i kane akorduar Cmimin e Jurise (çmimin e 3)
ishte pref per Palmen e Arte

eh…

korriku

me sa duket nga niveli i reagimeve (xhelozi, konkurrence e ulet, etj. ) nuk do jete e larget dita kur pjesmarresit atje t’i ngjajne atyre te nje forumi si ky peshku i tanishem.
Rrofsh per listen.

p.s. prandaj e kisha lene pergjysem filmin e Zviaguntsev ka mundesi.

p.s. Albano-id a do vish ti ketu, se t’u bene goxha mungesa…

STALKER

Po, por ka dhe medie te tjera sociale (sikurse ka edhe festivale te tjera - psh Venecia ose Locarno, ediconet e te cileve keto vitet e fundit kane qene nganjehere më te mire se ato te Kanes)
:grinning:

STALKER

top-20 produkte-autoriale-te-Kanës-kamzhik-fshikullues :

kronologjikisht:

  1. Happy-End (Michael Haneke, 2017)
  2. The Square (Ruben Östlund, 2017) - Palme e Arte
  3. Loveless (Andreï Zviaguintsev, 2017) - çmimi i Jurise (çmimi trete)
  4. The Killing of A Sacred Deer (Yórgos Lánthimos, 2017) - çmimi i skenarit
  5. The Salesman (Asghar Farhadi, 2016) - çmimi i skenarit
  6. Graduation (Cristian Mungiu, 2016) - çmimi i mizaskenes me te mire
  7. Dheepan (jacques Audiard, 2015) - Palme e Arte
  8. Chronic (Michel Franco, 2015) - çmimi i skenarit
  9. The Lobster (Yórgos Lánthimos, 2015) - Cmimi i Jurise (çmimi trete)
  10. Son of Saul (László Nemes, 2015) - çmimi i Madh (çmimi dyte)
  11. Youth (La giovinezza) Paolo Sorrentino 2015
  12. Back Home (Joachim Trier, 2015)
  13. Leviathan (Andreï Zviaguintsev, 2014) - çmimi i skenarit
  14. Winter Sleep (Nuri Bilge Ceylan, 2014) - palme e arte
  15. Amour (Michael Haneke, 2012) - Palme e arte
  16. Reality (Matteo Garrone, 2012) - Cmimi i madh (cmimi dyte)
  17. Beyond the Hills (Cristian Mungiu, 2012) - çmimi i skenarit
korriku

bo bo Loveless - vendi i 3te, megjithqe s’eshte se vjen keq. Mjaft emra ne liste jane lakuar ne kete menyre goxha vitet e fundit, te gjithe jane te njohur per ne, Ke te drejte qe kjo dege e kinemase europiane eshte harlisur ca si shume.
Surpriza me e keqe qenka ajo e Mungiut. Nuk e dija qe ai shenjat i ka pas te hershme. Gjynah se Rumania ka nje shkolle, nje ambient, te veten. Megjihate kur humbin rrugen emra te medhenj si Terrence Malick, a Tarantino, etj,…
Duket si nje liste egosh te ngushta ambicioze gati te kafshojne njera tjetren nga zilia.

Albano-id

Keshtu e kane keta dy filma i bejnw per te tjeret, nje per per vete, sa te fitojne dorw tw lire nga produksioni.

STALKER

Jo jo, eshte pa vende lista, s’ka pse merzitet asnje Predikues :joy:
I rendita thjesht sipas vitit

STALKER

Kshu ka qene. Tani i bejne TE TRE per te tjeret :joy:

STALKER

Malick (per mendimin tim modest, por te siguroj qe NUK eshte vetem imi) do duhet te reshtë se beri filma. Eshte evidente. Ka plot regjizore te kalibrit te tij qe kane vepruar tashme keshtu. Ja nje gjení: spanjolli Victor Erice, regjizori i perles « El espiritu de la colmena » (The Spirit of the Beehive » - e ke pare ?). Por dhe Tsai Ming Liang ka bere te njohur publikisht se nuk do beje më filma (dhe ç’regjizor !!).
Bruno Dumont eshte nga te rrallet qe, pasi dha shenja perseritjeje të vetvetes, ka nderruar pothuaj krejt regjister (humori !! - e kush e priste nga ai ??!) dhe eshte perseri fort interesant !

Ajo qe eshte komike eshte fakti qe edhe ata kritikë kinemaje qe mbaheshin si te pakushtezuar ne dashurine e tyre per Haneke, me kete te fundit (Happy-end) jane dorezuar.
Më ne fund !! Budallejt :grinning:

STALKER

Regjizori rus i «Loveless » hiqet si ultra-cilesor: ai me mendjen e tij eshte i bindur se eshte trashegimtari me i denje i Tarkovskit (ne kete prizem, spiritualiteti i keqkuptuar i Tarkovskit, po aq sa dhe i Pasolinit, ne fakt, më shume i ka prishur se sa i ka ndrequr pune kinemase autoriale).

E megjithate (meqe e ke pare filmin), sikur qofte dhe ne rrafshin skenaristik, filmi ka nje ‘detaj’ qe e tradheton rendshem hilenë e tij. Konkretisht: ne gjysmen e pare të filmit ( djali i vogel eshte ende gjalle), ai shfaqet ne disa skena, ose vetem ose me te jemen. Ama KURRE me e atin !! Lind pyetja: po ça raportesh kish i ati me te birin ?? Se kshu, në teori, e morem vesh qe prinderit jane dy qelbesira qe nuk u behet vone fare per djalin e tyre (deri ne momentin qe… - nuk po e them). Se me te drejte lind pyetja : i ati takohej me te birin, perderisa ende jetonin te tre nen nje çati !! Por cuditerisht, regjizori nuk shfaq asnje skene ku do shihnim babe e bir ! Rastesi ??

Doemos qe nuk eshte rastesi, por eshte thjeshte nje hilé skenaristike, me qellim qe regjizori të dale aty ku do te dale (klasa e mesme e sotme ruse eshte rendshem e ç’humanizuar). Dhe nuk po flas se si ai i paragjykon dy prinderit permes kameres se tij (rralle me ish dhene te shihja nje skene dashurie - ajo e skenes se seksit të héroïnes kryesore me te dashurin e saj- qe te jete filmuar ne menyre te tille paragjykuese sa te jep pershtypjen se dy personat ne fjale jane dy pornostare, dmth dy ‘kafshe’), por po mbahemi thjesht tek skenari dhe te mungesa e nje skene babe-bir.
Qe nga ky moment, eshte évidente qe «Loveless » eshte film-teoreme ne te cilin, pesonazhet trajtohen si kavie per eksperimente, ne te njejten menyre qe konsiderohet dhe spektatori. Vetem e vetem qe regjizori-fshikullues tja arrije qellimit të tij!! Me çdo çmim !!

Sigurisht, pjesa e dyte nderron goxha regjister por duke qene se ajo eshte ne funskion te pjeses se pare (teresisht e pamoralshme per nga pikeshikimi regjizorial!!), une si spektator nuk kam si tu jap asnje gram kredibilitet! Dhe pikerisht ne ate moment, çaj ferren dhe dal nga salla e kinemase (dhe ashtu bera vertet)
:stuck_out_tongue_winking_eye:

korriku

Gjene mire qe jane dorezuar kritiket, fitore per kinemane eshte, dhe pse dëmi u be.

Bruno Dumont sepse me duket se i hyn gjithnje rrugeve te veshtira, jo aq te mundshme per te tjeret, dhe qe kerkojne vullnet te madh. Opsionet nuk duhet t’i kete te shumta per zgjedhje, por he per he ia ka dale mbane.

E kam pare El spiritu de la colmena , se bashku me tjetrin te Victor Erice. Me ka pelqyer mjaft atehere por do pare perseri.

Edhe une ashtu mendoj per Malick. Problemin mesiguri e ka sepse i ka hyre vetja ne qejf nga lavderimet (e merituara) te hershme. Qe i ka hyre vetja ne qejf e provon fakti i prodhimtarise se shpeshtuar, vit per vit. S’duhet t’a kete te veshtire ta rimarre veten Malick nese pushon ca kohe te mira. He’s been there, done that.
paske shkruar me poshte.

korriku

ky brez kineastesh akademike prepotente ka nje keqkuptim me tere kinemane me duket. Sepse ashtu sic keqkuptojne Kineastet e medhenj, duke idolizuar e ngritur ne kult dicka qe faktikisht madheshtia i buron nga thjeshtesia, liria e thellesia e atyre qe per kete arsye mbeten te medhenjte e kinemase, dmth ashtu sic i keqkuptojne te medhenjte si kult te individit dhe idhuj/perendi te pagabueshem, Ne te njejten menyre ndertojne marrdhenien e tyre me spektatorin, si akademike te pagabueshem qe ka detyre te edukoje spektatorin nxenes. Qe eshte metode anakronike mesimdhenieje sepse e shekullit XVIII - XIX e perpara, nje metode dhunuese e cila eshte flagrante e papranueshme per nivelin e kohes.

Per “Loveless” jam me se dakord cfare argumenton, faleminderit. Eshte kamere qe paragjykon, sigurisht, Por eshte i mbushur me dredha dhe ngaterresa ai film. Edhe pjesa e dyte megjithe permiresimin ka plot ku mund te ngaterrohesh. E kemi thene qe filmat e mire nuk ka medyshje dhe eshte e thjeshte me ta. “Loveles” qysh me planet gjeometrike te hapjes nga dimri, me tha se do ishte edhe pozant si Sorrentino.

STALKER

Kritiket dorezohen heret a vone sepse sic shkruaja më lart, kjo eshe pune mode. Por modat vijne e shkojne, vetem kinemaja e mire mbetet! Lum kush e kupton s’en ne fillim

Mos”dorezimi” i Malick besoj se lidhet dhe me faktin qe e ka filluar vone kinemane pra ai po e ben si puna e atij që filloi 40 vjec me bo kalamoj, EDHE pse disa nuk I dolen sagllam
:grinning:

korriku

une them Malick ka edhe problemin e botekuptimit konservator, vec atij te krijimtarise artistike, meqe se filozofia e tij lidhet fort me teologjine

edhe nese frenon prodhimtarine pa kuptim te shpeshte te tij, uroj te na thote gjera qe ia vlejne (se me Song to song e nxori koken hapur duke thene: “it’s wrong”)

(pershendetje albano-id, meqe gjeti kohe erdhi)

STALKER

Muhabet i ngaterruar ai i teologjise ne filmat e tij por ne princip, nuk e ke hic keq

STALKER

Sa per “Loveless”, ne nje fare menyre, rusi ben filma per publikun perendimor per tu treguar atyre se ku eshte katandisur popullli I sotme rus (pa din e pa iman, me demek), njesoj si ata pseudo-regjizore shqiptare qe bejne filma ekzotike shqiptarë per publikun oksidental qe ende nuk eshte fryre me filma me temen e gjakmarrjes ose me demek mafjes shqiptare.
Sa te “fryhen” dhe do kaloje edhe kjo ‘mode’

korriku

ma more nga “goja” /tastiera, duke lexuar rreshtin e pare te njejten gje mendoja: gjithe lindja e evropes e ben filmin per perendimin. Kush do kujtohet te beje film per veten, per ne.
Kulturalisht te flasesh lindja e evropes i ka komlekset e medha ndaj perendimit te evropes. Megjithqe, njesoj do qendronte puna dhe tw behej fjale per ti pelqyer hollywoodit besoj.
Vlerat i ka te ngaterruara/messed up, lindja, sidomos me demokracine dhe hapjen ndaj botes.

Eshte e vertete qe “Loveless” nuk ka vetem mekatin e nje filmi akademik fshikullues, por disa, mbase shume…

STALKER

Eshte e pamundur qe nje film te kete vetem mekate forme (formalizmi) perderisa kemi pranuar qe forma eshte pazgjidhshmerisht e lidhur me permbajtjen.

Biles “Loveless”, per nga permbajtja, kap maja te papara nihilizmi: ku ke pare ti njerez qe urrejne ne ate pike pjellat e tyre?? Më tragjikomilja eshte se, pastaj, kur ndahet, babai prap ben femi me gruan e tij te re! (kuptohet, vetem e vetem qe te dalim tek “edhe per femijen tjeter, prap do behet pishman ai” :scream::joy: Nese do ishte ‘tip’ i tille, ai s’kish pse te bente më femije ! Keshtu ta thote llogjika!

Jallaaaa, faqja e zeze !!! Po pse, ça jane ata, kafshe??? Epo te perçmoje, urreje njeriu (per me teper artisti, me demek) te ngjashmit e tij ne kete pike ?? Qe per me teper jane personazhet e tij, krijesat e tij!!
Maskara!

STALKER

Dhe nuk po flas per te emen!! Nje buçe e vertete !! Po asgje s’kishte c’ti shpetonte atij personazhi ai far regjizori??? Ajo te vjen turp ta shikosh, te gjitha zezat i ka ! Une nuk di personazh më plere se ajo, te pakten në kategorine e nenave te reja (+30 vjec)
Tmerr

korriku

e jema ishte vizatuar fiks sic thua. Pyetje tjeter do ish, si eshte e mundur femija e tyre jetoi bukuri ne nje familje me prinder te tille, me nje nene shtrige per femijen e vet, si ajo. Ajo vertet ia kish dhene te jemes ta rrise djalin per ca kohe, dmth e kish rritur gjyshja nipin, por prape, pare sjelljen si shtrige ndaj te atit (te djalit), zor te besohej djali do t’i mbijetonte asaj.
Vizatim i pasakte, i infektuar me influence te regjisorit, si lajmet qe emeton PD-ja te infektuara sipas interesit te saj politik dhe me paramendimin se s’mund te jete ndryshe e duhen marre per te vertete absolute :smile:

po sajimi per kompanine e cila te pushonte nga puna po te divorcohej cifti :smile: Nuk kuptova cfare funksioni luante ky detaj ekstrem, pertej besueshmerise se tij etj. etj.

STALKER

Luan funskionin e vetem te daljes ME CDO ÇMIM (moral, etik… etj) atje ku do te dale regjizori/skenarist. Qe eshte dhe vete esenca e filmit-teoreme (dhe e spektatorit kavie)

squarepusher

Stalker, falemnderit per kete listen. :stuck_out_tongue_winking_eye:

ca prej tyre i kam pare dhe me kane pelqyer. keshtu qe ato te tjeret mbeten per t’u pare.

STALKER

Ç’eshte tragjikomike eshte fakti qe, une, qe pas 20 minutave te para te filmit e mendova: djali i vogel do vdesi. Sigurisht, qe ti plotesohen tekat regjizorit/demiurg.
Dhe “mezi” prisja te vdiste qe te dilja nga kinemaja. Sapo vdiq (duhet te kete qene andej nga 40% e filmit) cava ferren.
Ptuuu

STALKER

:joy:

Te lutem !!

squarepusher

dogtooth - interesant/ndryshe. ka ca eksperimente interesante brenda tij.

lobster - nuk kam arritur ta coj pertej gjysme besoj per shkak se kam zgjedhur ta shoh para gjumit.

per kete te tretin jam kureshtar po edhe po s’e pashe nuk behet nami.

korriku

regjisor marifetxhi, stalker, them une. Ka nxire me vetedije (shejtani) gjysmen e pare, ne menyre qe kthesen e pjeses se dyte t’a kish kollaj per ta marre.
Pervec te tjerave, kuptohet

Albano-id

Pershendetje :slight_smile:. Ju lexoj gjithnje me endje

InkuizitoriMoth

jan t’gjith revolucionaret qe lexojne me endje poshte batanijes duke pa film:

korriku

kur u mbarua (dje) i pari mendim qe shkoi ne koke nga filmi ishte qe kinemaja ka rene ne duar te gabuara, ashtu sic ruhemi per bomben atomike. Jane njerez qe kane njohurite teknike te prodhimit te nje metrazhi te gjate, por ne fund te dites varet si i perdorin.
Nje moment rreth 20 min. para perfundimit ishte aq banal ne dhune saqe duhej me qene kafshe te vazhdoje shikimin e tij.
E vendosa ta shoh kete film me idene qe duhet mesuar te dallohet e keqja.
Sic pritej me filmat qe disponohen shpejt nga siti im, ky i permbushte lehtesisht kushtet per nje film qe duhet evituar si i demshem per njeriun.

STALKER

E kape se si ne skenen e fundit, pa ju dredhur qerpiku (dmth kamera), regjizori perdor «Pasionin sipas St John » te Bahut, fiks si Tarkovski ne mbylljen e «The Mirror »??
:scream::grinning:

korriku

sh. mire qe e kujtove, kam thene me vete, tani sa here te degjoj keto meshat ne klasike, do me kujtohet shija e keqe lene nga ky film.
I perdor disa here Jorgojameshat (Mass) te ndryshme (si grek i devotshem ne ortodoksi, menjefjale), madje nga me te mirat. Sa keq per to.
(Mirror me duhet ta rishoh qe ta kujtoj )

STALKER

E kam pas vene tek top20 e skenave me te bukura mbyllese (ending scene) te historise se kinemase

korriku

:slight_smile: kujtoj mjaft mire rubriken /temen, mbi mbylljet me te mira, dhe, hapjet me te mira, ne veren e vitit 2014, periudhe ne te cilen blogu pati probleme dhe nuk u ruajt ne server.

Pra nuk e kujtoj dot Bach, as ne Mirror as ne Dreri i Shenjte.


Sapo ndoqa klipin dhe e kam parasysh cfare thua, po.

STALKER

Minierë je ! :blush:

korriku

a thua filmi vete ka aftesine te ndikoje ne vleren e kolones zanore te tij? Kam parasysh qe Pasioni sipas Gjonit tek “Dreri…” nuk le mbresen e bukur qe le tek “Mirror”, perkundrazi.
Si te thuash filmi e transformon domethenien e muzikes se tij.


jo domethenien, tamam tamam. Se ajo ndodh dhe eshte e kuptueshme. Por sikur zhvlereson ate (muziken). Ne kuptimin si nje film i keq (kendveshtrim i keq, etj etj.)

korriku

Nicole Kidman ne ket rol dukej vetvetja, me ka pelqyer tej mase. Zakonisht ne media dhe publik per mendimin tim ajo duket si e ardhur nga filmat e saj, nga nje bote anormale (per te folur bute. se do doja te perdorja te tjera fjale), madje si e ardhur pikerisht nga filma te tille si Sacred Deer, freaky.

STALKER

Po sigurisht.
Nga ana tjeter, muzikes në fjale (qe eshte nje nga veprat me të medha muzikore të të gjitha kohrave) nuk i behet as nder as qeder nga nje film (cilido qofte ai). Nuk eshte vepra simfonike qe perdor filmin, eshte ky i fundit qe (keq)perdor ate

STALKER

Nicole Kidman eshte aktore (shume!) e mirë dhe kaq (dhe nje nga arsyet eshte se ajo eshte é zonja të luaje edhe kshu :

image

foto nga “Moulin Rouge”

korriku

aq me mire, Nicole Kidman eshte nje figure klasike aktoriale

anon63896856

Sugjerim per Nicole-dashesit:

STALKER

Sic shkruajà dhe ne review, rolet e Kidman apo Farrel mund ti luante fare mire cilido aktor,tjeter, i njohur apo i panjohur : perdorimi i tyre eshte thjesht prova absolute qe regjizori e ka bere nje gje te tille vetem per të shitur filmin.

Kshu qe Kidman, ne kete film, nuk eshte as per mire as per keq

korriku

duke kerkuar skenen mbyllese me kolonen zanore nga Bach, gjen nje internet te mbushur me recensura, intervista, skena, etj nga Sacred Deer. goxha mire shitur filmi.
se fjala sjell fjalen, por mendoja, dhe aq pa gje nuk jane aktore te famshem si Kidman e Farrel ne raste kur vene Emrin e tyre perballe nje produkti. Kesaj i thone Marketing. Njesoj si ne bizneset e tjera, kur nje VIP shet emrin a fytyren per reklame te nje malli, a kontrollon ti me cfare produkti bashkepunon ne kete afere. Kontrata kushedisadollareshe e fituar mesiguri nga Nicole (ndaj dhe paracaktimi per cmim i filmit), nuk vjen pa pergjegjesi per kualitetin e produktit qe Kidman promovon. Apo sic bejne te gjithe, le t’a shperndajne pergjegjesine sepse era neoliberale justifikon.

Zvyagintsev me Loveless, nga ana tjeter, nuk angazhon emra Vip, e dalin atje ku kane qellimin paraprak te dalin. Qe sic e artikulove ne te dy rastet ishin ultesirat morale ku ka rene shoqeria e perendimit ose lindjes (qe paradoksalisht, implikon edhe bashkepunimin e kontribuar nga dy aktoret VIP te Lanthimos) . Sigurisht qe dine t’i kopsitin mire kinematografikisht punet e tyre.
Ne keto raste si do orientohet njeriu… ? Ndoshta permes pyetjes cfare po na tregon ky permes ketij ekrani, dhe si po tregon…?
Sepse edhe kur dikush na thote nje histori me qellimin per te dale ku ka ndermend ai paraprakisht, zakonisht ata jane “pushy” (excessively or unpleasantly self-assertive or ambitious)
Ne kete rast debati eshte a kemi te bejme me filma te lire, apo jo, eshte keshtu?
sepse m’u kujtua “Bridge of spies” i Spielberg per analogji te nje konfuzioni te ngjajshem qe pata ato kohe me te. Por e para gje qe mendova ishte: Bridge of Spies ishte shume me i lire sesa keta te dy .
Megjithate, tjeter rast se fundmi personalisht ishte T. Malick me “Song to song”. Pyetja mbetet e hapur, dmth.

Vlonjat

E pashe dje kete filmin. Po te mos ishte per makinat ( te vetmet qe tregonin kohen e tanishme) filmi dukej sikur ishte xhiruar ne vitet 70. Qe nga skenografia, kendet e kameres, muzika, ndricimi, veshja, dialogjet etj. Si subjekt as nuk kishte fare kuptim ( nuk po them per shkak te magjise) . Nje djale me te meta mendore qe eshte i zoti te terheq prej hundesh dy doktore shume te sukseshem. Me perjashtim te Nicole Kidman-it qe ishte shume e sinqerte ne rol, edhe Alicia Sylverstone per ato 3 min. rol te tjeret ishin kot fare.
Nuk e di po regjizori grek ishte sforcuar per ta bere filmin tragjik sipas menu-se greke. Filli nis nga diku larg dhe ne fund per tu zgjidh duhet te vrasesh birin, gocen, apo gruan !!!

squarepusher

e pashe kete, vleresimi me 2sh duhet doemos te jete emocional/demonstrativ. eshte frustrues deri ne nje fare pike dhe ketu jam dakord me cfare shkruan ne kritiken tende. ama ky film :movie_camera: te ben te mendosh. gjerat qe ndodhin transmetohen ne regjister latent tek shikuesi gje qe e ben filmin, per mendimin tim, te kete nje dreamlike quality, sidomos po te veresh dhe mungesen/zhvendosjen e sinjaleve emocionale.

STALKER

S’di ç’të shtoj më (ja kam numeruar të gjitha :stuck_out_tongue_winking_eye::grinning: - si ajo shprehja “ja numëroi nje më nje”).

Për më teper, koha do më jape të drejte (xhanem JO mua, se sikur të isha i vetmi qe mendoj keshtu, do ish lule !!), sepse nje qasjeje të tille e te berit të filmave, heret a vone (nje dhjetevjecar zgjat zakonisht) i del boja, pra eshte ceshtje ‘mode’. Mbaje mend prej meje se pas disa vjetesh nuk do degjosh më per Lanthimos & co. Tu verras…

squarepusher

kurse une them qe eshte mire qe kinemaja ka larmi dhe debat. haneke e ka mbjell rrenjen mire :stuck_out_tongue_winking_eye: dhe nuk besoj se kjo lloj sinemaje do zbehet. do shnderrohet ndoshta.

STALKER

sigurisht ! :slight_smile: Por desha te thesha qe, vjen nje moment, qe pastaj te “drejten” e merr koha. Ajo tregon vazhdimin…

InkuizitoriMoth

po po koha do ta tregoje vazhdimin, vjen nje kohe qe Revolucionin do ta bejne imperialistet dhe latifondistet me toka dhe keshtjella, kurse masat do votojne djathtas per Carin qe te shtohen morrat dhe zgjebja.