Parfumi eshte aksesori I padukshem, I paharrueshem, markuesi I stilit, celesi I ringjalljes se kujtimeve, do te thoja, complementi I domosdoshem I elegances, qe na con drejt misterit…
Qe ne kohe te lashta parfumet jane perdorur ne aktivitete te ndyshme nga ceremonite religjioze deri tek ato mortore, por edhe per perdorim te perditshem ku nje arome e caktuar ishte e lidhur me statusin social e politik te individit.
Qekurse parfumet nisen te prodhoheshin komercialisht (ne Paris, ku tjeter), industria e parfumeve, gjithnje ne lulezim, vazhdimisht e ka pasuruar tregun me kombinime te llojllojshme aromash, shume prej te cilave na terheqin dhe na cojne drejt nje bote te mistershme te mbushur me ndjesi te kendshme, e cila flet jo pak edhe per personalitetin tone.
Peshqit dhe peshqet jane te lutur te flasin per eksperiencat e tyre me parfumet qe kane perdorur dhe po perdorin, shoqeruar (perferencialisht) me shpjegime te thjeshta per perberjen; cilat nota u duket se dominojne, sa gjate qendron ne lekure, si transformohet aroma me kalimin e oreve, ne cilat okazione e rekomandojne, cfare emocionesh apo ndjesish ngjall ne imagjinaten tuaj etj.
Eksperienca ime e pare ka qene me parfumin “Sun, moon and stars” te Karl Lagerfeld. Ishte e nenes time dhe duke qene qe ne femijeri isha gjithnje kurioze per gjerat e te rriturve, sigurisht qe do provoja edhe kete parfumin. Ishte i mrekullueshem dhe akoma ishte i tille per mua ne moshe adulte, megjithese tani nuk e blej dot sepse s’ eshte me ne shitje.
Nder ato qe kam perdorur dhe riblere jane “Chants d’arômes” dhe “Herba Fresca” te serise Aqua Allegoria te Guerlain, “Un jardin sur le nil” dhe aktualisht “Un jardin sur le Toit” te Hermès (unisex te dy), Parisienne (notat e violetes ndjehen me te nuancuara ne vjeshte dhe dimer, ndaj dhe preferoj ta perdor vetem gjate ketyre stineve), L’eau d’Issey (e kam fiksim).
Tani, ka pak kohe qe nuk parfumosem rregullisht, duke preferuar aroma me te zbutura dhe te nuancuara. Gjate veres zbulova kete shampo te kompanise Lush e cila ka nje note te theksuar te jasmines dhe qe jo vetem mban floket bute por edhe le pas nje arome sublime. Se fundmi bleva kete produkt me baze vajrash ne parafarmacine time te preferuar( ku dhe shpesh zbuloj produkte te panjohura dhe te huaja) dhe ishte po njesoj nje surprize e mire nga ana aromatike.
Sipas mendimit tim parfumet sikurse dhe veshja tregojne shume per karakterin e njeriut. Personalisht me kane pelqyer parfumet e Givechy dhe YSL. Parfumin e perferuar nder vite kam pasur Very Irresistible te Givenchy (fatkeqesisht u nderpre se prodhuari rreth 2012). Sot me pelqen shume La Nuit D’Home i YSL (ka tone te vecanta si bergamot, lavander dhe chedar) dhe jetegjatesi te mire. Po ashtu me ka lene pershtypje Artisan i John Varvatos dhe Terres Hermes (Varvatos eshte krejt unik dhe i paperseristshem vetem qe ka nje te keqe, jetgjatesine). Po ashtu Aqua Di Parma colognia assolutta me ra ne dore si sample dhe kam vendos ta kem ne koleksjon. Obsession i CK eshte shume i fuqishem dhe terheq teper vemendje …e perdor ralle neper takime darke. Me kane rene ne dore aroma gjenerike si One Million i Paco Rabbane apo Le male, por nuk me jane pershtatur aspak. ka te beje gjithashtu lloji lekures, karakterit, veshja,etj.