Ekspertët: Mos privatizoni Albpetrol, shtetëzoni ARMO-n

61 postime 2974 shikime 3 mars 2018 në 02:41 e pasdites
Pjer

flm admina

InkuizitoriMoth

flm Pjera

image

anon63896856

10* As z. Pjer nuk do ta kish shkruar me mire…!

aleko

Gjemen qe i beri saliu ketij vendi duhet te pakten 2 shekuj te rikuperohet.

InkuizitoriMoth

kur kam qene djale i ri me takat per te lexu historira, lexo e lexo histori te Shqiperise, gazeta revista te vjetra, pata nje revelate te mbeshtetur pjeserisht ne fakte (qe gjithnje jane te paket nga nahija jone), qe krijimi i Shqiperise dhe me pas lodrat e e qeverive te ndryshme demokratike derisa u konsoliduan italianet me Zogun, vinin rrotull energjitikes se naftes, sepse kane qene te lidhura me interesat e Fuqive per naften tone. Ne fakt edhe nga pikpamja arketipale qe nuk kupton Pjeri, energjia eshte esence e botes, pra edhe e politikes. Nafta, energjia, paret, seksi Pjer. Arketipi Pjer! Arkeseksketipi! Kapuçonet e zinj!

Kjo ide me duket origjinale, e ma ha menja edhe sot si atehere, duhet te jete e vertete. E hudh kshu si ide me shprese qe e kap ndonjeri qe ka takat ta zhvilloje me tej me fakte, etj.

varik

Rama te njeten gje beri. Mut njeri e shurre tjetri

Xixa-g

është edhe s’është origjinale Inkuiz… përkundrejt motorit të brendshëm të kësaj bote.

Por sikundër e di, paçka se ky motor ka qenë gjithmonë i njejti - ekonomia, karburanti i saj - bomja e pares, ka lujt sipas epokave.

  • Dikur, parja bohej me anë të tregëtisë dhe tregjet kapeshin me ushtri - ja përse Shqypnia (me variantet e saj të dikurshme Illyri dhe Arbni) kish rëndësinë gjeostrategjike si rrugë kalimi…

  • më vonë, parja bohej me industri dhe me energji (me naftë), ja përse Shqypnisë i hypi pjaca në llogaritë e shteteve dhe kompanjive t’huaja…

  • sot, parja bohet me financë dhe informacjon, ja pse Shqypnisë me gjith’ naftën i ka ra pjaca m’zero!
    por paralelisht, bomja e pares kalon edhe përmes qejfit dhe ahengut, ja pse Shqypnis i osht ngrit pjaca me bar dhe me miell, dhe ktu ne ina dobiça… bon vaki, nesret ene me qejfin e plazhit apo t’natyrës, por ktu ne ina komplet kaqola!

Tamom, ktu hyn mjeshtër Pjeri me at’VQ e vet qi çan ballin. Hec Manjola… (ku osht ajo Manjola bre?)

InkuizitoriMoth

ku osht Manjola? Midis dy felesh eshte ne dileme per ke te votoj, si t’gjith robt ne Itali.

mir ne midis dy felesh si Manjola, po ju te Frances ç’keni keshtu qe jeni si ne te fergelluar midis dy felesh? Eshte e treta here (2 here tek tema Dartanjonit) qe thu “eshte dhe s’eshte”. Se deri tani me duket se eshte, sepse nuk di te jete trajtuar nga ndonjoni ideja e krijimit te Shqip. nga nafta.

Jam shum kurioz, a e ka trajtu njeri tjeter kete teze te energjitikes, qofte edhe me nje artikull?

Edhe kjo puna e te ditmes, eshte i çik e ngatarrume, se njerzit i dine te gjitha gjojnat, por e ditmja tamom fillo kur bo diçka per ate qe di. Psh shku ndonje artikull, e duke shkrujt, rruges zbulo gjera qe ja vlejne.

Psh ja dhe tani un shkrujta ate qe e kam pas ne koke, ti e plotsove idene qe un e disha (por edhe se disha, midis dy felesh energjitike pra). Kurse ti e formulove shum me sakte, dhe un per here te pare e kam te qarte zhvillimin me tre faza (qe un e disha :stuck_out_tongue:) ne ngritje te nivelit energjitik (tregti, industri, informacion-finance), sepse edhe informacioni eshte energji, biles energji ne nivelin me te larte, energji e sublimierunguar.

Masanej edhe sikur te shkrush, origjinale mbetet kjo ide, sepse nuk di te ekzistoje ndonje historian shqiptar (perfshi ktu dhe klasiket Noli, Rugova, etj por edhe kta modernet qe kan studju ne Oksford) qe te kete kulture shkencash ekzakte pertej tabeles Pitagores. Eshte pune koncepti i ngulitur ne tru qe historiani duhet te jete letrar, duhet te rrefeje historira interesante. E qujne skandaloze idene qe Shqipria eshte kriju nga nafta ne Kuçove. I ke te gjithe ne nivelin e kurranjosit duke u marre vetem me linguistike e lloqe kavaje.

Ndersa persa i perket krijimit te Shqiprise dhe gjendjes se saj si pike zero, kom edhe nje ide tjeter origjinale te ardhur me revelate, vetem se e ben gjendjen pa shprese, veç ne paste nje çlirim te pergjithshem planetar. (kjo e fundit shprese edhe e Nolit, pranej kruhej me idene e komunizmit si çlirim universal).

I modh Noli, dora jon, fuks! Fuks i Modh midis dy felesh, universalizmes sovjetike dhe universalizmes ortodokse.

Gjynof qe si ka ardhe revelata qe dy felet ishin pothuaj e njejta gje arkeseksketip. Ose edhe i ka ardhe, po s’ja majte me e thone, kishte fryke prej Konices qe ishte fuks akoma mo i modh.

Xixa-g

Ke s(h)umë të drejtë. Po ta them dhe ta pêsëris - në prag zgjedhjesh.
Por t’i lemë shakatë për një herë tjetër.

Kjo çështje është një nga më të rëndësishmet, në disa rrafshe.

Fillimisht, e ngritur si pyetje “ç’përfaqson ky vend si qendër interesi? A ja vlen të merremi me të? ç’janë këta njerëz që janë brenda? A ja vlen të kapemi me ta?” bëhet fjalë për vështrimin e Fuqive kontinentale apo botërore mbi vendin tonë dhe mbi ne që, sikundër u tha, ka ndryshuar sipas kohrave dhe në rradhë të parë, sipas motiveve që venë në lëvizje motorin e madh ekonomik botëror. Kjo gjë ndërthuret me vështrimin e pashmangshëm dhe të vazhdueshëm të fqinjëve te drejtpërdrejtë, interesat e të cilëve - përpos atyre ekonomike të tregut, shprehen në kërkesa të natyrës territoriale dhe të problematikës së popullsive ndërkufitare - me gjithë ndërlikimet e mundshme të natyrës politike apo të marrëdhënieve të tyre të natyrës klienteliste qä ata kanë me Fuqitë e mëdha.

Nga ana tjetër, si pasqyrim i pashmangshëm, bëhet fjalë për atë çka perceptojmë ne vetë si vështrim të interesuar dhe çka përjetojmë si pasoja të këtij interesi ndërhyrës, gjë e cila ndikon mbi mendimin që kemi ne për vehten tonë, dhe për vendin që na mban. Në rastin më të keq, ky perceptim vjen si fatalitet “vend i vogël, popull i vogël, armiq të mëdhenj me tafma të madhe….” dhe në rastin më të mirë si vetëmburrje " popull trim, vend i pamposhtur, armiq të pisët dhe brekmutër - çallmaxhinj, breshkaxhinj, çorbaxhinj…"

Por të mos harrojmë se bashkësia e këtyre interesave të kryqëzuara dhe pesha e pasojave të ndërsjellta ka përcaktuar në kohë edhe trajektoren e zhvillimeve të brendshme dhe të aleancave të mundshme.
Nuk mund të kuptohet rrjedha historike e këtij vendi pa patur mirë parasysh këtë ndërveprim, sikundër nuk mund të shpjegohet kjo rrjedhë historike pa patur parasyve edhe një të dhënë tjetër parësore, të cilën nuk po e përmend për të mos dekonspiruar idenë e një shkrimi më të plotë që do të vijë më vonë… ashtu osht’ nji pun…

Pjer

i modho, me dolen thinjat duke fol per energjine, ka material plot tek VQ,
per temen do thoja se teza e atij specialistit te naftes qe thonte se Albetroli nuk duhet nenndare, por te qendronte si nje trup i bashkuar siç ishte, nuk ishte teze e keqe, por une (dhe organe te EU) iu kemi dhene rekomandime pales shqiptare qe nderrmarrjet e medha shteterore, ti nenshtroheshin nje ndarjeje, prodhimi menjane, shfrytezimi menjane, shitja menjane, infrastruktura teknike menjane, etj, veç ne keto rekomandime EU iu ka paraqitur arsyet financiare te skenes, jo ato te prapaskenes, ato qe ata vet i regjistrojne e monitorojne ne bursat e tyre, gjera qe une ua kam shpjeguar tek Letrat, se nuk ka rendesi ku e ke firmen, shfrytezimin, lenden e pare, shitjen, rendesi ka tek kush Defter, tek kush Burse i luan keto asete, keto vlera/paketa.

Xixa-g

A dojshe përgjigje me men, o Inkuiz?

Qe ku e ke… përgjigje me kalem magazinjeri !
Zaten, qysh pri asoj pytjes arketipi, Pjeri ka morr’ nji goditje m’çaçk t’kokës sa fillon dhe fillon përçartet…
s’osht pun thinjash por çka ka posht thinjave !

Pjer

xixe, mos u kap pas fjales; … iu kemi dhene …
se rekomandimet, secili i ka dhene sipas interesave te tij, e ketu te bie barra te zbulosh interesin tim dhe interesin e atyre te tjerve, grupeve te eksperteve perendimore.

Vlonjat

Me falni per nderhyrjen por ti japin Qesarit qka eshte e Qesarit. Pavaresisht mosdakordsimet me pjerin nuk mund te mos them qi osht njeri parimor. Dmth gjithqka qi ay ka shkruar a botuar e ka bere shtyre nga parimet barazise, mireqenies kolektive dhe personale, kohezionit social dhe nacjonal etj etj. Inaot nuk e kam por hakun nuk kom pse ja mohoj!

Pjer

ketu Vlonjato, ka nje handikapt, se Xixa me shoke, nuk e kane lexuar VQ, pra nuk dijne asigjo per veprimtarine time, dhe keshtu qe jane te detyruar - fatkeqesisht - te vijne si pordha neper breke, ne vend qe te shkojne perpara me komente.

Vlonjat

Po nuk osht faji jot more zoteri qi nuk kan lexu dhe din nojigjo ato! Aty i kan pas librat, ketu i kan pas letrat e tuja te botume, intervistat etj etj. Nuk osht justifikim ky qi nuk kan lexu dhe aq din!
Nejse se nuk du te ma marresh per ndryshim menimi ndaj teje kete nderhyrjen time por nuk mund te mos reagoj kur ka padrejtsi !

Albano-id

rolin me te madh ne shkaterrimin e sektorit dhe plackitjen e paska qeverite e berishes. Ky i sotmi vazhdoi ta lere ne meshire te rrjedhes, gjithashtu nen efektin e neoliberalizmit ne ekonomi.
Absolutisht duhet te rishtetezohet ristrukturohet dhe te perdoret si aset ne zhvillimin e zones perreth. Nuk kuptoj cfare presin, eshte gjeja e zgjuar e rradhes.

korriku

jane vendime strategjish afatgjata. Rama s’i merr dot persiper me mandate 4 vjecare egzekutivi.
pastaj, te mungon shteti funksional qe garanton menaxhimin e pasurise shteterore.
Drejtesia e ligji, gjithashtu te mungojne.

InkuizitoriMoth

a di gjo njeri, kjo ndarja ne dy fela Albpetrol dhe Armo eshte ndarje felore politike majte dhe djathte, apo ndarje kot e rastit futja katunit kshu ndodhi, ku ta dish pse ndodhi?

Alba2265

Prandaj duhet ta shpallim Ramen mbret qe te kete kohe te pakufizuar per Te ndertuar memedhene :blush:

Pjer

lexo artikullin i modho, ndarja eshte bere qe shfrytezimi/nxjerrja, te jete e ndare nga perpunimi dhe rishitja e metejshme, njesoj si me energjine, ku u bene tre ndarje,

Alba2265

sektori I energjise ne bote eshte ne krize .nafta e mire dhe e lire eshte me bollek .nafta shqiptare e kushtueshme per tu perpunuar qe shitet me skonto ndaj cmimit Te burses nuk eshte me leverdi .

InkuizitoriMoth

Pjer mos u be i merzitshem. Sado i modh me qene, nuk eshte se ta ka nge njeri te nigjoje vazhdimisht fenat e tuja.

lexo komentin tim, ate bej.

Pjer

kaq shpejt u merziske zotrote, ndersa plaku ka vite qe nigjon pordhet tuaja (t’gjithve), dhe nuk merzitem,

InkuizitoriMoth

e mirpres shkrimin tend si gjithnje çfare shkruan, vetem se nuk di si do te perballesh nje nderrmarje te tille kaq te zgjeruar ne disiplina te ndryshme me dy faqe shkrim blogu.

Per te mos fut ne hesap qe pa qene Fuksi i Modh, si mund te hetohet ne mes te absurdit toksor te fakteve te cilave Fajtori i ka imponuar logjiken e fajit, dmth logjiken false (qe eshte edhe koshienca false marksiste, te ciles edhe Marksi ja rrujti per ta vertetsuar)? Ne kete menyre, çfardo te thuash, shkruash apo besh, vetem shton falsitetin ekzistues.

InkuizitoriMoth

po mir atehere na nje kompliment: je i me i modhi per te duru pordhet e te tjereve pa u merzit, por je me i vogli per te lexu si duhet koment-pordhat e te tjereve pa u merzit, e per tu pergjigj si duhet.

korriku

mjaft me kaq mos te ankohem se mund te me vije “ne goje/post” llafe me te renda

Xixa-g

Inkuiz,

Përtej ndarjes felore (majt-djatht), çështja e ndarjes së industrisë së naftës në dy sektorë: kërkim-shpim-nxjerrje-transport të naftës bruto (Albpetrol) dhe përpunim-rafinim-transport-shitje të produkteve të rafinuara (Albania Refining and Marketing of Oil -ARMO) ka qenë çështje peripecie politike dhe interesash qendërikëse të strategjisë energjetike fosile të Shtetit shqiptar - me fjalë të tjera, punë rrumpalle si në çdo sektor tjetër të industrisë së nxjerrje-shfrytëzim të lëndëve të para minerale të epokës post-komuniste.
Ndryshe: shit të shesim, fal të falim, grabit të grabisim - e gjitha kjo nën prizmin e ekonomisë së re të tregut, të konceptuar si nisje nga “ground Zero” - e rekomanduar nga ndërkombëtarët e squt-kandidë dhe e zbatuar nga vendalinjtë shejtan-budallenj !

Duke ju kthyer shkrimit më sipër dhe problemeve që ai shtron qysh në titull ( mos privatizohet sektori i parë por të shtetëzohet i dyti), mendoj se ai i thotë gjërat disi nëpër të - pra dhe duhet plotësuar me disa informacione të tjera për t’u kuptuar më mirë problemi:

  • 1.Paçka se ende shtetërore, Albpetroli nuk është kompania e vetme që operon në fushën e vet të shpim-nxjerrjes-transportit. Me sugjerimin e dikujt dhe me aprovimin e aksionerit, një pjesë të vendburimeve të naftës (thelat mê të majme) i janë besuar me koncesion Bankers Petroleum , i cili na del si defiçitar dhe ngurron të paguajë taksat… Pritet që ai t’i shesë aktivitetin një kompanie kineze.

  • Më tej, për mungesë teknologjie adekuate (dhe për një sëre arsyesh të tjera) Albpetroli praktikisht ka braktisur edhe aktivitetin e saj të kërkim-shpimit të naftës gjithandej në blloqet territoriale - sikundër quhen, i cili është dhënë me koncesion të paktën 3 kompanive të huaja (anglo-hollandezi Shell, kanadezi Petromanas dhe izraeliti Navitas).

  • 2.ARMO e dikurshme e Taçit ka falimentuar komplet dhe koleksionon vetëm humbjet (700 e ca milion euro te deklarume kush e di se sa të tjera t’mçefme). Fillimisht kjo kompani u zhvesh nga pjesa e marketingut që përfaqsohej nga pompat e shitjes së naftës Taci Oil, së dyti reduktoi perimetrin e përpunimit në rafineritë e Fierit dhe të Ballshit, së treta i kaloi ato në shfrytëzim të kompanive të huaja - e fundit e rradhës ishte Ionian Refining & Trading Ltd. (IRTC) që sapo u largua nga tregu. Paralelisht, një kompani e re private RBH Beline ka ndërtuar një rafineri të re në Balldren të Elbasanit (një mënyrë tjetër për të zëvendësuar rafinerinë e Cërrikut që shkoi nê skrap).

  • 3.Ajo çka mungon fare në këtë shkrim është sektori i shitjes së nëprodukteve të rafinuara të naftës që është krejtësisht i privatizuar. Bile është shumë kurioze të vihet re se, ndërkohë që ARMO falimenton dhe që Albpetroli po jep shpirt, kompanitë e tregëtimit të këtyre nëprodukteve janë nga më të lulëzuarat në vend. P.sh: Kastrati SH.A., Europetrol Durrës Albania dhe Genklaudis gjenden në top 10 të firmave shqiptare! Me fjalë të tjera: tregu i naftës vlon, shitësit bëjnë fitime kolosale me naftë importi, ndërkohë që prodhuesit e naftës brut të vendit falimentojnë!

Kaq për momentin…

Albano-id

me leke qe dalin jashte

InkuizitoriMoth

xixe, nuk e paske kuptu kerkesen time qe, pavarsisht shprehur si gjithnje ne gjuhe felore, desha me dite se ne kete rast, qe eshte rasti me i veçante dhe maje per ekonomine tone, eshte biznesi qe kontrollon politiken sipas parimit marksist, apo anasjelltas.

Keshtu nuk kam marre akoma pergjigje, megjith informacionin stermadh qe ke sjelle, e me ç’shof nuk ka pergjigje per pyetjen qe kam bere. Kaos hesapi, Kozmosi eshte vetem n’kaptine te njerzve.

Patrioti

Shtetezoni ARMOn thote inxhinjeri.

ARMO e Albpetroli ishin ndermarje shteteroree e u kthyen ne cerdhe militantesh injorante e makute.
U vodh e u shkaterua, e u vodh prap, derisa te dyja ndermarjet u kthyen ne kufoma te pakallura.
Andej nga 2012 qeveria vendos privatizimin per Albpetrolin. Privatizimit i parapriu nje fushate edhe me e eger vjedhjesh e shkaterimesh qe e vuri Albpetrolin ne pozita edhe me te disfavorshme ne tavoline. Fakti qe Bankersat kishin Wesley Klark ne bord mund ta beje shitjen e albpetrolit te duket si qoke politike… nejse. Fakt eshte, qe andej nga 2012 kur nafta ishte ne pikun e vet dhe vendburime onshore per shitje ishin pothuajse zero, pasurite u dhane ne kushte te pafavorshme per palen shqiptare. ARMO me keq akoma. U shit te VK dhe miliona $ nafte ne depozita moren rrugen ne drjtim te paditur.
Bankersat e mushen bythen me $ dhe qeverise i tregoshin gishtin. Qysh nga CEOte, te anetari shqiptar i bordit qe shiste nji vend pune per $5000 e deri ne terren ku vidhej nafta e Albpetrolit ne mbetur per llogari te Bankersave.
Qeveria tanishme boni nja dy here gam po Bankersat u mcefen mbas kontrates dhe e cuan ceshtjen ne arbitrazh. Qeveria futi bishtin ne shale dhe kompania ndroi dure per te kinezet. Gojet e liga thone se edhe kjo ishte qoke politike, u fol se kinezet do ndertonin rrugen e arbrit dhe do merrnin persiper koncesionin e aeroportit ne kushte me te favorshme per shtetin AL… nje tjeter nejse.

Jemi ktu ku jemi. AL i kane kalu shume e shume miliona $ nen hunde dhe i jane vjedhur (fizikisht) ca me shume akoma per faj te shtetit. Ta shtetezojme thote inxhinjeri.

InkuizitoriMoth

:laughing:
nga i di gjithe keto qelbsinlliqe qe ndodhin ne Shqiperi qe nga maje e Ameriqise? nga menyra e te folures tende gjith siguri dhe kopetence duket sikur ke qene pjesmarres ne kete kasaphane midis kushurinjsh.

Patrioti

Po ti ca bo ne ket ore me? Apo po pret me festu fitoren e forza talia

Xixa-g

pyetje në thelb e kotë - ndryshe pa përgjigje, thjesht për mënyrën në të cilën është formuluar.

Në teorine e filozofisë, marksizmi ( sipas Marksit) theksonte pëparësinë e ekonomisë ndaj politikës - në të njejtën frymë sikundër materja paraprinte idenë (materializmi përpara idealizmit).
Por, në praktikën me kokë poshtë staliniane (enveriane) politika përcaktonte kryekëput ekonominë - në atë farë feje sa që e shëndrroi këtë të fundit në një nonsens dhe përshpejtoi fundosjen e gjithë sistemit.

Në të kundërt, kapitalizmi aq i urryer asnjëherë nuk e humbi veriun e busullës ekonomike - motorin lëvizës të botës aty mê lart… Në këtë botë konkrete post-komuniste, pikërisht sipas parimit marksist - politika është thjesht korolare e ekonomisë - me një dallim esencial se nuk bëhet fjalë as për të njejtin kapitalizëm as për të njejtën ekonomi, si në kohën e Marksit

Sidoqoftë, në thelb, kjo gjë të jep të mendosh se ekonomisti Marks ishte shumë më konkret dhe më i sukseshëm se filozofi Marks !

Alba2265

Industria e naftes eshte shume intensive persa i perket shpenzimeve kapitale .ketej shumica e e kompanive te ketij sektori mezi po mbijetojne .

InkuizitoriMoth

me then te drejten, si edhe mund ta kesh kuptuar (por edhe un e kam thene shqeto shpesh here seriozisht dhe me te tallme), te gjitha keto lloj muhabetesh “… se marksi zotrie …” me duken te kote. Biles edhe qesharake, vetem te shikosh se si ne epoken ngambrapa na del Marksi profet i kapitalizmit ngambrapa, dmth te nje turbokapitalizmi qe po i pallon te gjithe ronshem, por nuk mjafton kjo, por tani jane marksistet qe hingellijne me teper nga qefi i pallimit. Por edhe kur ndodh qe ulerasin nga dhembja, si marksistet e llojit Stalker, Bela Tarri dhe Bela Kari ne forme Katrori rrumullak, nuk jane te besushem si qesharake, sepse kjo ulerime dhimbjeje eshte pjese e orgazmes ngambrapa sado-mazo.

Ky eshte perfundim i natyrshem i perpjekjes per te paraqitur si krejt ndryshe marksizmin nga leninizmi dhe stalinizmi, dikur perpjekje njesoj te 68-teshve per maocedunizmin. Ne fakt jane edhe te ndryshem, por kane edhe nje esence te njejte, por asnjerit nuk i intereson te merret me kete esence, sepse atehere del komunist edhe Trump, Macron dhe Le Pen, Berluskoni dhe Bepe Grillo, dhe Dasara me ACDC qe shurrojne mbi varr te Marksit.

Te gjitha keto i dor muhabete jane pa bereqet pa rene dakord per perkufizimin çfar quhet marksizem dhe komunizem. Muhabeti i perkufizimeve eshte diskutuar gjithnje ne Peshk, heren e fundit me Arbanin per perkufizim e fashizmit dhe nazizmit. Ti me mire se te gjithe ketu, meqe vjen nga nje kulture shkencash ekzakte (jo rastesisht kete muhabet e ka hedhur ne Peshk per here te pare o çimo! me kulture shkencore), di qe pa aksioma dhe perkufizime nuk mund te strukturohet asgje e as mund te behet muhabet per te arritur ndonje perfundim. Ndryshe muhabeti behet midis rrefimtaresh qe rrefejne rrefenja duke pjerdh ke votra e odes burrave.

E megjithate ka nje ndryshim esencial por krejt te dukshem dhe evident (si zakonisht nuk jane esencat): ndryshimi i marksizmit nga leninizmi, stalinizmi, maocedunizmi, enverizmi, eshte se keto te fundit mbronin maksizmin me topa dhe tanke, ndersa marksizmi i sotem, si edhe i hershmi, ka vetem lloqe Kavaje tip zhizhek, stalker, albano-id, korriks-oid, duke pjerdh ke votra e odes burrave.

InkuizitoriMoth

patros, un prej kohesh qe s’mbahen mend bie te fle ne oren 12 dhe zgjohem pa gdhire. Un vigjeloj si fuks, po te flija dhe po te merresha me intrigat e kushurijve, tezes, xhajes ne aksione-privatizime Armo dhe Albpetrol, nuk do te lexonit shkrime metafizike te mijat.

InkuizitoriMoth

Ne paranteze, lidhur me perkufizimin e komunizmit qe nxjerr komuniste shumicen e antikomunisteve ngambrapa qe shurrojne mbi varr te Marksit:

Xixa-g

O Pjer,

ça don me tregu me kët lajm që po na sjell - lidhur me shkrimin qi hapi temën?

  1. Që duhet me privatizu Albpetrolin se s’ka as ushkur me lidh brekët e veta?

  2. Që nuk duhet me pivatizu Albpetroli se pikërisht ai osht enti shtetëror më i besueshëm dhe mo serioz për të nxjerr m’shitje blloqet e shfrytëzimit t’naftës?

Përfundimishht, ti je me ne apo me ariun?

Albano-id

me keq se cfare eshte bere nuk mund te behet albpetroli. Nje rishtetezim nuk mund vec ti beje gjerat me mire, nese do tregohet i njejti rigorozitet si me osshe

Pjer

:laughing: po ta kishe lexuar VQ ,nuk do ta beje kete pyetje, se do e kuptoje nga Letrat aty.
e kam thone ketu e para 15-20 vjetesh, se ndermarrjet/firmat strategjike, eshte e mira te rrijne shteterore, por edhe nese i nenshtrohen privatizimit, eshte e mira te jene ne duart e shqiptarve , dhe ç’eshte me e rendesishmja (shteterore apo private nuk kish rendesi para kesaj) qe asetet e tyre te regjistroheshin ne burse e te pesonin nendarje per te shmangur çdo krize te tyre, paketat te mbulonin njera-tjetren, te krijoheshin mundesi dubellsimi vlerash, e te sfumohej çdo lloj borxhi/kreditimi per investime te tjera, zgjerim aktiviteti, punesim, etj,etj,

Xixa-g

O Pjer, me qi ra muhabeti…

m’çer viti e ke shkrujt at far’ VQ, a s’nai i thue?

Pjer

s’paske qon i vemendshem ne mesim, kur kam thon ne nje koment dikur, qe VQ eshte permbledhje materialesh te mia, nuk eshte se eshte shkruar ne nje vit te caktuar, eshte ashtu siç e ka cilesuar nje komentator ketu, Bibla shqiptare :laughing:

Kthupi

Tepke, tepke. Do filloje ta citoje dhe Alba tani.

Xixa-g

Për at’Zot or’ Pjer,

Kur t’njigjoj qi m’flet për at’ Biblën tate VQ (Vari Qurret) or taj’, s’di ça me t’thon

  • varikart osht pak si shum…
  • varilesht osht pak si pak
    e çër ka mes njones dhe tjetres , aty pra rri…

Masanejna, o shuj’ dhe mos na i qit mo at’ VQ m’çdo dy minuta, ose vallahile, si admin qi jom’ sun hyn mo’ n’PPU sikur ça t’bohet!

InkuizitoriMoth

image

Pjer

hajde gjuhe hajde xixe, pale je dhe intelektual ,
ju adminat, sikur i keni vene detyre vetes ti largoni ter komentatoret,

Xixa-g

Pse mër Pjer,

a ka intelekt’hale m’bot qi duron ket far gjeldetlliku si puna jote?

Pjer

ku e sheh mburrjen time, ishte ti qe me pyete ;

"… O Pjer, me qi ra muhabeti…

m’çer viti e ke shkrujt at far’ VQ, a s’nai i thue?.."

dhe tu pergjigja, ç’ke qe nxehesh, pse nxjerr anet negative direkt, perpiqu te nxjerresh anet pozitive,

Xixa-g

O Pjero, o vllai jon…
Boju pak mo shum inteligjent…

Kush osht tuj e rrujt se ça ke shkrujt ti apo una me ket PPU, a ta merr menja?

A s’ishe ti atu m’nolt qi naj solle nji shkrim : Mos privatizoni Albpetrol, shtetëzoni ARMO-n ?
Pse na i solle bre burr? apo t’naj tregojsh qi ti i ke parashiku kto sende njizet vjet mo para apo për noj send tjetêr?

Pjer

e solla ate artikull per me shume informacion, te njihen edhe anet e tjera te medaljes, noten se po iki te shtrihem tani,

Xixa-g

hajt gjumin e omel e bofsh!

InkuizitoriMoth

Pjer shtrihu me fytyre poshte qe te shofesh ondrra:

InkuizitoriMoth

Patriot, mbasi u pastru tema (nxitur nga ankesa jote) nga komentet e mija jasht teme, un thash se do shifshim ndonje koment tendin per teorine dyfelore te krijimit te naftes ne origjine (minerale apo organike?, qe ndoshta korespondon me armo apo albpetrol?), mirpo hiç, asigjo, as çfar mendojne kushurirat dhe tezja per te ardhmen e energjise. Mos u anko kot biri im per ke ja mundon te mbushe boshlllekun e temes dhe te ekzistences njerzore.

tani do thush ndonje gje ti, apo t’hudhem un planzhon ne nafte?

Patrioti

O Tik, tema eshte per shtetezimin e ARMO’s. Une ca kisha per ti thone i thash. Tema (si shume here) u deviju majtas djathtas, larte e poshte kryesisht nga ty e ai Nostradamusi sommelier. Tani ti me pyt ca mendo tezja per te ardhmen e energjise…
Une mendoj qe robt (shume prej te cilave une i lexosha me qejf) nuk vine me postu ketu, se PPU shumehere vje ere si banjot e gjimnazit dikur.

InkuizitoriMoth

e ngatrro me eren e gelqeres qe ka mbulu eren e robve gjimnaziste qe lexoheshit me qef ndermjet jush.

dihet ajo pune shurra jote nuk vjen ere, biles vjen ere parfum gjimnazisti, e tjetrit mban ere.

Pjer

patrioto, flm per komplimentin :joy:
kur nje firme e privatizuar, deshton si ne rastin e ARMO-s, qeveria ka te drejte;
1 ) ose ta shtetezoje ose
2) ta nxjerri ne ankand per ta blere firmat e tjera
Kuptohet vetem per rastet si keto firma kur pronari/ret, aksioneri/ret jane zhdukur, se per firmat e tjera private ku pronaret/aksioneret jane prezent, qeveria s’ka te drejte te nderhyje arbitrarisht, ajo ka te drejte te nderhyje vetem me konsulta, bashkpunim, apo edhe mbeshtetje financiare kur eshte firma strategjike ekonomike.

InkuizitoriMoth

nuk e ke keq ti Pjer, po kshu e ka qeveria, vjedh te vjedhim, vidh nafte, vidh gelqere, vidh uje, ngelen WC e gjimnazit pa pastru, blogu ngeli pa komente. Tragjedi te medha po ndodhin.

Pjer

qe do te thote se keta hajdute duhen futur brenda , kur them une qe E. Hoxha do e bente me mire kapitalizmin se keta qelbesirat e sotem, hudhen perpjet disa.

InkuizitoriMoth

kush hidhet perpjete, Patrioti apo tezja?