Ekspertët: Mos privatizoni Albpetrol, shtetëzoni ARMO-n

flm admina

flm Pjera

image

1 Like

10* As z. Pjer nuk do ta kish shkruar me mire…!

Gjemen qe i beri saliu ketij vendi duhet te pakten 2 shekuj te rikuperohet.

1 Like

kur kam qene djale i ri me takat per te lexu historira, lexo e lexo histori te Shqiperise, gazeta revista te vjetra, pata nje revelate te mbeshtetur pjeserisht ne fakte (qe gjithnje jane te paket nga nahija jone), qe krijimi i Shqiperise dhe me pas lodrat e e qeverive te ndryshme demokratike derisa u konsoliduan italianet me Zogun, vinin rrotull energjitikes se naftes, sepse kane qene te lidhura me interesat e Fuqive per naften tone. Ne fakt edhe nga pikpamja arketipale qe nuk kupton Pjeri, energjia eshte esence e botes, pra edhe e politikes. Nafta, energjia, paret, seksi Pjer. Arketipi Pjer! Arkeseksketipi! Kapuçonet e zinj!

Kjo ide me duket origjinale, e ma ha menja edhe sot si atehere, duhet te jete e vertete. E hudh kshu si ide me shprese qe e kap ndonjeri qe ka takat ta zhvilloje me tej me fakte, etj.

Rama te njeten gje beri. Mut njeri e shurre tjetri

është edhe s’është origjinale Inkuiz… përkundrejt motorit të brendshëm të kësaj bote.

Por sikundër e di, paçka se ky motor ka qenë gjithmonë i njejti - ekonomia, karburanti i saj - bomja e pares, ka lujt sipas epokave.

  • Dikur, parja bohej me anë të tregëtisë dhe tregjet kapeshin me ushtri - ja përse Shqypnia (me variantet e saj të dikurshme Illyri dhe Arbni) kish rëndësinë gjeostrategjike si rrugë kalimi…

  • më vonë, parja bohej me industri dhe me energji (me naftë), ja përse Shqypnisë i hypi pjaca në llogaritë e shteteve dhe kompanjive t’huaja…

  • sot, parja bohet me financë dhe informacjon, ja pse Shqypnisë me gjith’ naftën i ka ra pjaca m’zero!
    por paralelisht, bomja e pares kalon edhe përmes qejfit dhe ahengut, ja pse Shqypnis i osht ngrit pjaca me bar dhe me miell, dhe ktu ne ina dobiça… bon vaki, nesret ene me qejfin e plazhit apo t’natyrës, por ktu ne ina komplet kaqola!

Tamom, ktu hyn mjeshtër Pjeri me at’VQ e vet qi çan ballin. Hec Manjola… (ku osht ajo Manjola bre?)

1 Like

ku osht Manjola? Midis dy felesh eshte ne dileme per ke te votoj, si t’gjith robt ne Itali.

mir ne midis dy felesh si Manjola, po ju te Frances ç’keni keshtu qe jeni si ne te fergelluar midis dy felesh? Eshte e treta here (2 here tek tema Dartanjonit) qe thu “eshte dhe s’eshte”. Se deri tani me duket se eshte, sepse nuk di te jete trajtuar nga ndonjoni ideja e krijimit te Shqip. nga nafta.

Jam shum kurioz, a e ka trajtu njeri tjeter kete teze te energjitikes, qofte edhe me nje artikull?

Edhe kjo puna e te ditmes, eshte i çik e ngatarrume, se njerzit i dine te gjitha gjojnat, por e ditmja tamom fillo kur bo diçka per ate qe di. Psh shku ndonje artikull, e duke shkrujt, rruges zbulo gjera qe ja vlejne.

Psh ja dhe tani un shkrujta ate qe e kam pas ne koke, ti e plotsove idene qe un e disha (por edhe se disha, midis dy felesh energjitike pra). Kurse ti e formulove shum me sakte, dhe un per here te pare e kam te qarte zhvillimin me tre faza (qe un e disha :stuck_out_tongue:) ne ngritje te nivelit energjitik (tregti, industri, informacion-finance), sepse edhe informacioni eshte energji, biles energji ne nivelin me te larte, energji e sublimierunguar.

Masanej edhe sikur te shkrush, origjinale mbetet kjo ide, sepse nuk di te ekzistoje ndonje historian shqiptar (perfshi ktu dhe klasiket Noli, Rugova, etj por edhe kta modernet qe kan studju ne Oksford) qe te kete kulture shkencash ekzakte pertej tabeles Pitagores. Eshte pune koncepti i ngulitur ne tru qe historiani duhet te jete letrar, duhet te rrefeje historira interesante. E qujne skandaloze idene qe Shqipria eshte kriju nga nafta ne Kuçove. I ke te gjithe ne nivelin e kurranjosit duke u marre vetem me linguistike e lloqe kavaje.

Ndersa persa i perket krijimit te Shqiprise dhe gjendjes se saj si pike zero, kom edhe nje ide tjeter origjinale te ardhur me revelate, vetem se e ben gjendjen pa shprese, veç ne paste nje çlirim te pergjithshem planetar. (kjo e fundit shprese edhe e Nolit, pranej kruhej me idene e komunizmit si çlirim universal).

I modh Noli, dora jon, fuks! Fuks i Modh midis dy felesh, universalizmes sovjetike dhe universalizmes ortodokse.

Gjynof qe si ka ardhe revelata qe dy felet ishin pothuaj e njejta gje arkeseksketip. Ose edhe i ka ardhe, po s’ja majte me e thone, kishte fryke prej Konices qe ishte fuks akoma mo i modh.

Ke s(h)umë të drejtë. Po ta them dhe ta pêsëris - në prag zgjedhjesh.
Por t’i lemë shakatë për një herë tjetër.

Kjo çështje është një nga më të rëndësishmet, në disa rrafshe.

Fillimisht, e ngritur si pyetje “ç’përfaqson ky vend si qendër interesi? A ja vlen të merremi me të? ç’janë këta njerëz që janë brenda? A ja vlen të kapemi me ta?” bëhet fjalë për vështrimin e Fuqive kontinentale apo botërore mbi vendin tonë dhe mbi ne që, sikundër u tha, ka ndryshuar sipas kohrave dhe në rradhë të parë, sipas motiveve që venë në lëvizje motorin e madh ekonomik botëror. Kjo gjë ndërthuret me vështrimin e pashmangshëm dhe të vazhdueshëm të fqinjëve te drejtpërdrejtë, interesat e të cilëve - përpos atyre ekonomike të tregut, shprehen në kërkesa të natyrës territoriale dhe të problematikës së popullsive ndërkufitare - me gjithë ndërlikimet e mundshme të natyrës politike apo të marrëdhënieve të tyre të natyrës klienteliste qä ata kanë me Fuqitë e mëdha.

Nga ana tjetër, si pasqyrim i pashmangshëm, bëhet fjalë për atë çka perceptojmë ne vetë si vështrim të interesuar dhe çka përjetojmë si pasoja të këtij interesi ndërhyrës, gjë e cila ndikon mbi mendimin që kemi ne për vehten tonë, dhe për vendin që na mban. Në rastin më të keq, ky perceptim vjen si fatalitet “vend i vogël, popull i vogël, armiq të mëdhenj me tafma të madhe….” dhe në rastin më të mirë si vetëmburrje " popull trim, vend i pamposhtur, armiq të pisët dhe brekmutër - çallmaxhinj, breshkaxhinj, çorbaxhinj…"

Por të mos harrojmë se bashkësia e këtyre interesave të kryqëzuara dhe pesha e pasojave të ndërsjellta ka përcaktuar në kohë edhe trajektoren e zhvillimeve të brendshme dhe të aleancave të mundshme.
Nuk mund të kuptohet rrjedha historike e këtij vendi pa patur mirë parasysh këtë ndërveprim, sikundër nuk mund të shpjegohet kjo rrjedhë historike pa patur parasyve edhe një të dhënë tjetër parësore, të cilën nuk po e përmend për të mos dekonspiruar idenë e një shkrimi më të plotë që do të vijë më vonë… ashtu osht’ nji pun…

i modho, me dolen thinjat duke fol per energjine, ka material plot tek VQ,
per temen do thoja se teza e atij specialistit te naftes qe thonte se Albetroli nuk duhet nenndare, por te qendronte si nje trup i bashkuar siç ishte, nuk ishte teze e keqe, por une (dhe organe te EU) iu kemi dhene rekomandime pales shqiptare qe nderrmarrjet e medha shteterore, ti nenshtroheshin nje ndarjeje, prodhimi menjane, shfrytezimi menjane, shitja menjane, infrastruktura teknike menjane, etj, veç ne keto rekomandime EU iu ka paraqitur arsyet financiare te skenes, jo ato te prapaskenes, ato qe ata vet i regjistrojne e monitorojne ne bursat e tyre, gjera qe une ua kam shpjeguar tek Letrat, se nuk ka rendesi ku e ke firmen, shfrytezimin, lenden e pare, shitjen, rendesi ka tek kush Defter, tek kush Burse i luan keto asete, keto vlera/paketa.

A dojshe përgjigje me men, o Inkuiz?

Qe ku e ke… përgjigje me kalem magazinjeri !
Zaten, qysh pri asoj pytjes arketipi, Pjeri ka morr’ nji goditje m’çaçk t’kokës sa fillon dhe fillon përçartet…
s’osht pun thinjash por çka ka posht thinjave !

xixe, mos u kap pas fjales; … iu kemi dhene …
se rekomandimet, secili i ka dhene sipas interesave te tij, e ketu te bie barra te zbulosh interesin tim dhe interesin e atyre te tjerve, grupeve te eksperteve perendimore.

Me falni per nderhyrjen por ti japin Qesarit qka eshte e Qesarit. Pavaresisht mosdakordsimet me pjerin nuk mund te mos them qi osht njeri parimor. Dmth gjithqka qi ay ka shkruar a botuar e ka bere shtyre nga parimet barazise, mireqenies kolektive dhe personale, kohezionit social dhe nacjonal etj etj. Inaot nuk e kam por hakun nuk kom pse ja mohoj!

2 Likes

ketu Vlonjato, ka nje handikapt, se Xixa me shoke, nuk e kane lexuar VQ, pra nuk dijne asigjo per veprimtarine time, dhe keshtu qe jane te detyruar - fatkeqesisht - te vijne si pordha neper breke, ne vend qe te shkojne perpara me komente.

Po nuk osht faji jot more zoteri qi nuk kan lexu dhe din nojigjo ato! Aty i kan pas librat, ketu i kan pas letrat e tuja te botume, intervistat etj etj. Nuk osht justifikim ky qi nuk kan lexu dhe aq din!
Nejse se nuk du te ma marresh per ndryshim menimi ndaj teje kete nderhyrjen time por nuk mund te mos reagoj kur ka padrejtsi !

1 Like

rolin me te madh ne shkaterrimin e sektorit dhe plackitjen e paska qeverite e berishes. Ky i sotmi vazhdoi ta lere ne meshire te rrjedhes, gjithashtu nen efektin e neoliberalizmit ne ekonomi.
Absolutisht duhet te rishtetezohet ristrukturohet dhe te perdoret si aset ne zhvillimin e zones perreth. Nuk kuptoj cfare presin, eshte gjeja e zgjuar e rradhes.

jane vendime strategjish afatgjata. Rama s’i merr dot persiper me mandate 4 vjecare egzekutivi.
pastaj, te mungon shteti funksional qe garanton menaxhimin e pasurise shteterore.
Drejtesia e ligji, gjithashtu te mungojne.

a di gjo njeri, kjo ndarja ne dy fela Albpetrol dhe Armo eshte ndarje felore politike majte dhe djathte, apo ndarje kot e rastit futja katunit kshu ndodhi, ku ta dish pse ndodhi?

Prandaj duhet ta shpallim Ramen mbret qe te kete kohe te pakufizuar per Te ndertuar memedhene :blush:

1 Like