Ekuilibri shqiptar midis jetës dhe punës tërheq të huajt

24 postime 2325 shikime 14 gusht 2017 në 09:53 e paradites
bsalaj

Disa nga njerëzit që e shijojnë vërtet Shqipërinë janë të huajt që punojnë këtu, për shtete, organizata apo biznese ndërkombëtare. Kombinimi i pagës së mirë me çmimet modeste dhe natyrën funksionon mjaft mirë për disa.

ACDC

Si mos e shijojne Shqiperine te huajt qe punojne ketu?
Dieta dhe rroga astronomike trajtohen si Mesia dhe bejne cfare te duan me vendasit qe ne fund te dites paguajne faturen ne nje menyre apo nje tjeter.
Edhe nje shqiptare qe punonte per OKB ne nje shtet afrikan e kishte qef ate vend.

Kthupi

Ti nuk te zhgenjen asnjehere. Gjithmone komenton pa lexuar artikullin dhe keput te trasha.

Liqeni

Kam vene re se shume nga te huajt qe punojne ne shqiperi ju hapen syte, andej nga vijne jane askushi bile ne shume raste edhe nenvleresohen per aftesine qe kane apo injorohen si qenie njerezore. Ndersa ne Shqiperi jane Italiani, Amerikani etj. Nuk paragjykohen por perkundrazi ju tregohet nje miresjellje e vecante. Plus qe nuk kane stresin apo presionin qe kane ne vendet e tyre te lindjes. Me nje fjale, nuk kane faj, shqiperia eshte parajse krahasuar me andej nga vine.

ACDC

E Iexova gjithe artikullin ore zoteri.

Albano-id

Si tha ai femija te Barcalwta, edhe une dua te jetoj ne shqiperi, zotni mesus.

Br3dharaku

ACDC nuk e ka aq keq. Edhe nje nga te intervistuarit ne shkrim e thote kete indirekt:
"Tani Berryman e ndan jetën e saj midis Shqipërisë dhe Indisë. Ajo e konsideron të parin një vend social, spontan, ku njerëzit janë mikpritës dhe i trajtojnë shumë mirë të huajt."
Edhe pervoja ime ne Shqip. e konfirmon kete. Te huajt e shumte qe punonin ne OJQte e shumta qe lulezuan nga mesi i viteve '90, benin cmos qe te siguronin fonde per vazhdimin e aktivitetit ne Shqip., edhe kur ai e kish mbushur misionin.
Shqip. eshte nje mundesi shume e mire per te huajt qe duan te lene gjurme ne dicka. Kete mundesi ta japin shume mire vendet ne zhvillim, kryesisht edhe fale mangesive qe verehen. Gjithe vendi kish vec 2 instruktore per yoga, thote ajo. Dhe kjo vete, nje amatore ne yoga, perfiton nga ky vakum dhe hap nje qender yoga. Do kish pasur te njejten ambicie ne Virixhinia? as per 100 vjet!
Sa per raportin pune/shoqeri, ky eshte relativ po nuk eshte sekret qe ne Shqip., sikurse ne pergjithsi ne Ballkan ose disi me gjere, ne Evrope, ky raport eshte me mire krahasuar me ate ne Amerike

Danieli001

Per te huajt ka me shume mundesira sepse sjellin nje culture tjeter dhe kane avantazhe vetem sepse jane te huaj dhe kane nje diplome te mbrojtur ne nje vend te huaj. Ka edhe nga ata qe e shikojne si aventure dhe ngelen aty se ju pelqen. Kjo eshte levizja e lire qe ka filluar te praktikohet edhe ne Shqiperi ska ndonje gje per tu cuditur.

korriku

ia u kemi nevojen te vijne perderisa bota nuk na le te shkojme ne tek ajo.
Vendi eshte i mire sa kohe jeton si i jashtem ne te & sa kohe ke mundesine alternative t’i ikesh realitetit te tij.
Qe dmth, hiq keta te shkrimit, borgjezine e re vendase, dhe oligarkine e pasur, kusuri qe jeton aty veshtire se dallon ndonje pune balance ne ket mes.

Mimoza_llastica

Vijne se u duket cudi, 45 vjet thone te mbyllur keta ollbenian people. Missionare, Kane dediku jeten neper kisha e charity organizations. Nje njeri normal si ne nuk ndermerr aventura te tilla :stuck_out_tongue_winking_eye:. Ne fakt kam my best friend ( kemi qene besties ne elementary n high school back in Tirana) ajo qe atehere i hyri ketyre gjerave e sot e kesaj dite shkon ne Afrike me muaj. Do te marrin peng ndonje dite I them me Shaka. Lol.

salben

cfare dickun flet o robo? E ke idene per ca po behet fjale ketu? lol JO se thone pastaj qe i ekzagjeroj une.

Mimoza_llastica

Me ke e ka ky salbja???

salben

Ca aventurash flet? Zyrtarisht, statistikisht, me e rrezikuar per jeten je ti atje se shqiptaret ketu o robo. me shume vrasje per 100 mije banore ka amerika se sa shqiperia. Te huajt jane edhe me te sigurt madje, sepse trajtohen me mire. Madje, zyrtarisht, raporti per turizmin tregoi qe turistet jane me te pasigurt ne amerike se sa ne shqiperi., sipas shifrave Kete po thtoe artikulli. Ne fakt te huajt ne Tirane, ngaqe cmimet jane te lira, shijojne jete me komode se andej sepse me nje rroge me te cilen andej nuk mund te bejne shume gjera, ketu kane mundesine te paguajne sherbime qe atje do t’i quanin luks, qe nga spa-te e shumta e deri te restorantet me te mira. Ke menaxhere te huaj qe punojne ketu dy-tri vjet sepse i sjell puna per te menaxhuar deget e kompanive private qe vijne ne shqiperi, pastaj blejne ndonje shtepi e bejne cmos qe te vijne ketu prape, me ndonje pune te tille, per te vazhduar ate lloj jete. Disa hapin biznese vete. Ka plot te tille, sidomos italiane e austriake. Ti vjen e flet per afrike e per rrembime.

Mimoza_llastica

Ta thashe Jane njerez qe merren me kisha e organizata humanitare keta qe vijne. Nuk cohet nje le te themi ‘normal’ ne thojza eee te vij atje se qenka me lire ushqimi. :flushed::roll_eyes:

salben

jo pra po te them qe jane menaxhere kompanish qe dergohen nga firmat e veta per te menaxhuar deget ketu, e pastaj bejne cmos qe te vazhdojne te rrine. S’ka lidhje kishat. Fetaret nuk konsumojne gje. Nje austriak qe njoh une erdhi ketu fillimisht si inxhinier i nje kompanie. Hapi nje firme inxhinierie pastaj dhe ndenji ketu deri sa vdiq, sepse jetonte si mbret. Kishte nje shtepi ne pogradec, nje ne tr, nje ne durres. Italiane te tille ke me mijera pastaj.

Mimoza_llastica

Ok po te ardhurat vinin nga Austria ama. Ej te kesh nje rroge 2 million e lart jeton mire atje. Si mbret!!

salben

Jo pra, kishte firme inxhinierie ketu. Ke mijera biznesmene italiane qe kane falimentuar ne Itali e kane ardhur ketu per te hapur biznese, qe nga restorantet, e deri te servise motoresh, klinika dentare, etj.

salben

ashtu si thua ti, ka dhe pensioniste qe vijne me pensionin italian e jetojne ketu.


Mimoza_llastica

Kam degjuar dhe pensionistet vijne te pleqerojne atje tani se eshte lire. Une ashtu e kam ne mend kur te behem 70. Ose 75 me mire se do jem e mbajtur mire deri atehere. Ketej shkojne nga 10mije $$$ ne muaj keto nursery homes. Me 10 mije dallare atje puneson 10 veta te te mbajne si princesh :stuck_out_tongue_winking_eye:

Mimoza_llastica

Lol sapo e shkruaja. Me lexove mendjen. Scary lol

Pjer

Artikulli nuk ishte keq, veç duhej te kishte bere me shume hulumtim, se sa nga keta te huaj paguhen nga fondet e te huajve (pra nga vendet e origjines se tyre) dhe sa te huaj paguhen nga fondet shqiptare, apo nga buxheti i shtetit shqiptar. Se po te zbulohen se sa paguhen nga shteti e qeveria shqiptare, dalim ndoshta ne shifra skandaloze, shifra qe regjistrohen si borxhe qe Shqiperia i ka te huajve, dhe po te hulumtojme edhe pak me thelle, dalim ne shit-blerjen e politikanve drejtues te qeverise shqiptare nga te huajt, dalim ne fushen e korrupsionit dhe abuzimeve.

kapo

"Të njëjtat të dhëna treguan se më shumë se 2,500 të huaj kanë leje të përhershme për të punuar në vend, ku fusha më e zakonshme e punësimit është ndërtimi (30 për qind). Rreth 52 për qind e të gjithë punëtorëve të huaj janë turq dhe 12 për qind kinezë

NE QË KEMI MBETUR

Ikën ata që shpallën pavarësinë,
madje iku edhe Haxhi Qamili,
Iku Selam Musai,
vate edhe Themistokliu.
Ikën ata që kishin bërë studimet në Firence, Romë dhe Vienë,
dërguar nga Lartmadhëria Zogu i Parë i shqiptarit,
Ikën edhe ata që më pas i bënë studimet në Moskë, Kiev dhe Leningrad,
mbetën ata që diplomohen me letra pa vlerë njomur me ujë Lane.
Madje ikën edhe ata që studjuan në Kinë, Vietnam dhe Kore.
Gjithçka në tru ka zënë kore,
ose skorje,
Mall rrethinash elbasani.
Prodhim shkretëtire e Gobit, me etIketë anglosaksone.
Ose edhe ca të tjerë nga krahina dru me pre!
Ikën gjeneralët,
ikën dallëndyshet, lejlekët dhe arinjtë nga malet.
Ikën traktoristët,
Ikën kombajnerët!
Madje ikën edhe shoferët
të skodave Albania, kontrabandistët,
Mbetën analistët,
Ikën ata që dinin latinisht.
Ikën edhe osmanologët.
Ikën ata të greqishtes së lashtë,
ikën përkthyesit e kinezces
të rusishtes.
Nuk ka më as të burgosur për të përkthyer si duhet veprat e mëdha të artit botëror.
Tani mashtruesit përkthejnë rëndomthi me google translator.
Ikën ata që dinin të ndërtonin hekurudha,
ikën ata që dinin të operonin,
Ikën ata që mbi supe dinin të mbanin pesëdhjetë vite burg,
ikën meshtarët ilegalë dhe hoxhallarët që agjëronin fshehurazi.
Ikën dhe besimtarët,
mbetën bestydët dhe ne frikacët nga vdekja.
Ikën dashnorët e serenatave,
ikën vajzat që kishin frikë mamatë,
ikën gratë që u ndruheshin burrave dhe burrat që nuk kishin frikë nga gratë.
Mbetën T-shirt-et uniseks.
Ikën edhe virgjëreshat bashkë me burrneshat.
Mbeti preshi.
Dhe kastraveci i rritur në furgone
me hormone.
Iku dhe Bulevardi i Korçës,
mbetën kërnackat korçare,
me kullën idiote.
Iku velenca prej leshi.
Iku edhe guna e grrisur mbi tela,
Mbetëm ne që tërë ditën në verë themi : uuuu sa vapë,
ne llotaxhinjtë,
mbetëm ne që u marrin votave atyre që janë pas nesh në listat e kandidatëve për deputetë.
ne hajdutët që bërtasim “Kapeni hajdutin!”
Mbetën edhe pulat që t’i vjedhim ne hajdutët e pulave.
Mbetëm ne që ikim nga sytë këmbët dhe bërtasim :
“Shqipëri të kam lënë pendët!”
Mbetëm ne të ikurit që nuk ikim dot!
Dhe nga që nuk ikim dot bërtasim :“Kam vendosur të jetoj këtu!:”
Mbetëm ne lexuesit e pornove prej të sëmurësh seksualë në gazeta.
Mbetëm ne rrenacakët që nuk e shohim hundët e pinokut te ata që na gënjejnë.
Mbetën edhe qentë e bashkive. Me vathë në vesh!
Dhe ne që na kafshojnë qentë!
Si edhe karvani që leh kur sheh se qentë shkojnë përpa
a!
A.Fuga

ca_the

Arsyeja pse keta te huaj vijne dhe u pelqen shqiperia eshte mobiliteti qe kane…cfare do qe te ndodhe ne shqiperi ne aspektin financiar, ata mund te largohen lehtesisht ne vende te zhvilluara, ndaj jane shume te qete ne sipermarrjet e tyre (ndryshe nga nje shqiptar i cili nese deshton nuk ka alternative tjeter)…kombinuar me klimen mesdhetare dhe njerez mikeprites, pse mos tu pelqeje