Elegji

ELEGJI

nga Johan Volfgang von Gëte

*shqipërim on construktion"

Elegji

Dhe kur njeriu në sfilitjen e tij meket, përheshtet,
Më dha një Zot të shpreh, të them atë çfarë vuaj.

E ç’të shpresoj unë më tash prej ritakimit, të riparët,
Prej sythit ende të mbyllur, prej çeljes së kësaj dite?
Parajsa, skëterra ty aty t’i mban hapur fare siparët;
Si na u luhatkan kot gjendja shpirtërore apo ndjesitë! -
Mjaft më me dyshimet! Ajo të shfaqet në t’qiellit portë,
Telart, skajeve, në krahët e saj të ngre dhe t’përlarton.

Kështu ishe pritur atëherë në parajsë ti, a thua se
Na qenkëshe i denjë përjetësisht për bukuri në jetë;
S’të mbeti as dëshirë, shpresë, as përdëllesë shtesë,
Këtu na ishte qëllimi i rrekjes skajore, asaj pa të metë,
Dhe në soditjen e kësaj bukurie të ve, të vetme, shter,
Shteret menjëherë pusi i lotëve, përmalljes për të tjerë.

Po si nuk po i shpupuriteshin ditës flatrat përkëtej,
Dukej si t’ia shtynte minutat vetes para veç për të!
Puthja me mbrëmjen, vulë besëlidhur, përnatë tej:
Kjo mbetet gjer në diellin tjetër patjetër, një më një.
Orët i ngjanin tjetrës n’atë endje të qashtër manare
Si motra i ngjan motrës, po, por jo njëra-tjetrës fare.

Puthja, e mbrama, mizorisht e ëmbël, presë therëse
Pleksje e mahnitshme fytyrash nëpër tjetrën, thurimë -
Nxiton tani, meket shputa tani, e shmang pragun n’ecje
Këmba, si ta mbante përbrenda nëpër flakë një kerubin;
Syri, i mërdhiri, mërdhirë udhës së territ, zymtuar më fort,
Shikon përpas gjer tjetrës herë, i mbyllur jashtë nga porta.

Dhe mbyllur në vetvete është tanimë zemra, si të mos kish
Hapur, të mos ishte çelur kurrë, të mos kish qenë asnjëherë,
Sikur të mos kish kaluar orë përndanë asaj porte në amshim,
Të mos kish ndrirë në tejendanë, në garën me çdo yll të qiellit;
Dhe shkurajë e ligë, pendesë, vetëqortim, mbipeshë ligështie
Tanimë ta rëndon atë edhe më n’ajri, në atmosferë zagushie.

(vijon…)

1 Like